Vrima e zezë ekziston, tani kemi edhe foto

10 Prill 2019, 22:15Lifestyle TEMA
Vrima e zezë ekziston, tani kemi edhe foto

Astronomët kanë arritur të kapin pamjen e parë të vrimës së zezë, që ndodhet në një galaksi të largët. Ajo ka një diametër prej 40 miliardë kilometrash, tre milionë herë më e madhe se sa diametri i Tokës.

Shkencëtarët e kanë përshkruar si një “mostër”. Vrima e zezë ndodhet 500 milionë trilionë kilometra larg (ose 55 milionë vite-dritë larg) dhe u fotografua përmes një rrjeti prej tetë teleskopësh të vendosur në vende të ndryshme të globit.

Kjo është dëshmia e parë vizuale që vrima e zezë ekziston, thonë studiuesit. Në fotografinë e bërë publike, pjesa e madhe e zezë rrethohet nga një unazë drite që duket disi më e çelët në njërën anë.

Vrima e zezë ka një masë 6,5 miliardë herë më të madhe se sa dielli, më e madhe se orbita e Neptunit, planetit që i duhen 200 vite për të realizuar një cikël rreth diellit. “Kemi parë atë që mendonim se ishte e pamundur të shihej”, tha Sheperd Doeleman, drejtori i “Event Horizon Telescope Collaboration”. “E kemi parë dhe madje i kemi bërë edhe një fotografi vrimës së zezë”.

Vërtetimi i ekzistencës së vrimës së zezë mbështet edhe më tepër Teorinë e Relativitetit të Albert Einstein, dhe mund të ndihmojë edhe në zbulimin e një pyetje që mundon shkencëtarët prej vitesh, si fakti që vrimat e zeza herë pas here nxjerrin objekte apo materiale të ndryshme.

8 komente në “Vrima e zezë ekziston, tani kemi edhe foto”

  1. Baliu says:

    Vrimes se zeze nuk i shpeton asgje, madje as drita, por megjithate rrezaton drite!!! Tash gjoja eshte gjetur nje ‘donut’ qe ka nje vrime te zeze, sa per ta arsyetuar jeten luksoze si hulumtues deri ne pension. Ne nje epizode te serise se animuar “The Simpsons”, kryepersonazhi i serise Homer Simpson duke pire birre ne nje lokal me fizikanin e njohur Stephen Hawking thot se universi e ka formen e nje donut-i. Stephen Hawking ia kthen: kjo ide me duket e mire, me duhet te ta vjedhi. Dhe ja tash qenka zbuluar nje ‘donut’ ne univers. Tregim suksesi, shembull per rajonin.

    1. Detari says:

      Vazhdo shko ne xhami ti se nuk jane per ju anadollaket keto shkencat. Te kendovi hoxha e lagjes akoma?

      1. shqiptar sunit, ortodox, katolik, bektashi says:

        Shume e sakte “Detari”. Keto shkencat nuk jane per anadollaket, por per torollaket, qe besojne çdo lloj perralle qe tjerrin “shkencetaret” qe i kane kthyer mashtrimet dhe teorite boshe pa asnje lloj vertetimi ne profesion.

  2. Partizani i Sheqeres says:

    Vrima e buthes se Lulzim Bashes

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    ajo qe duhet te bejne tani shkencetaret eshte te saktesojne nese kjo eshte vrima para apo vrima mbrapa, se qe ne paskemi shkuar ne te semes kjo duket qarte edhe nga fotot…

  4. Popull says:

    Diku lexova se ka edhe vrima te bardha !!!!! Kjo eshte te tallesh menderen me njerezit. Ne te vertete, nuk ka gjera te tilla,

  5. saturni says:

    Sa shume gezojet dhe qetesohet populli shqiptar nga ky zbulim, sot dielli shendrit me qarte, hena eshte me e plote

  6. Abdyllahu says:

    Dmth ka drite ne fund te tunelit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje