Për heroin e opozitës, Admir Murataj

12 Prill 2019, 18:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një shqetësim të fortë nga opozita për vrasjen e organizatorit të tri grabitjeve në Rinas. Shqetësimi është shfaqur qysh në minutat e para pas vrasjes, kur në debatet televizive, të dërguarit e opozitës ishin gati në një gjendje histerike, për të kuptuar kush e vrau organizatorin. Disa prej tyre kërkonin verifikim të armëve të policëve që qëlluan, ekzaminim balistik të tyre dhe detaje të tjera hetimore, që të linin të kuptoje se donin ta kapnin patjetër atë “kriminel” që vrau Admir Muratajn.

Policia për fat, ruajti qetësinë dhe nuk reagoi ndaj kësaj histerie, edhe pse në çdo vend normal të botës, të bësh një shantazh të tillë mbi forcat e ndërhyrjes së shpejtë, në një situatë kriminale, është vepër penale.

Për orë të tëra policia po trajtohej si kriminele dhe viktima si hero, që i duhej gjetur vrasësi.

Kjo natyrisht ka shtuar sikletin tek ata oficerë policie që kanë gjuajtur, pasi në traditën e shpifur të policisë shqiptare, dekonspirimi është shpesh shkak për demoralizim të policisë dhe asgjesim të forcës goditëse të saj.

Por pak nga pak, skenari ndryshoi. Për faktin se policia filloi të fitonte pikë, pasi u gjend tre minuta pas alarmit në vendngjarje dhe hapi zjarr mbi kriminelët, duke u rrezikuar nga granatat dhe qitja me armë e tyre, u kalua në skenarin B.

Tani prej dy ditësh, opozita po flet për autorë të tjerë sekret të vrasjes së Muratajt. Kjo, për ta thelluar problemin dhe për ta bërë policinë vjedhëse të parave, kurse Admirin thuajse ëngjëll mbrojtës të tyre.

Marrëzia ka shkuar në ekstrem, duke i dhënë liri fantazisë, deri tek fakti që qeveria ka vjedhur lekët dhe në fund ka vrarë nja djalë të pafajshëm nga Tropoja, që qenka mbështetës i PD, që njihet me gjithë rrethin familjar të Sali Berishës dhe që një rapsode tropojane po i bën dhe këngë.

Përfytyroni tani të çmendet dhe qeveria dhe të thotë që meqëse gjithë tropojanët e PD e kanë mik këtë viktimën, paratë i ka vjedhur Berisha, për të financuar revolucionin, dhe duhet të ketë gisht dhe në dy rastet e tjera.

Kjo papërgjegjshmëri në interpretimin e asaj që ndodhi, në fakt e ka burimin tek dy halle të mëdha që ka opozita.

I pari, është që po iu dhimbset i vrari, se e kanë të tyrin. Me sa duket kanë pasur shpresa të mos kapej kurrë, por ja që u vra.

E dyta, që është dhe më konkrete, ka të bëjë me datën 13 prill.

Opozita mori një goditje të fortë nga faktori ndërkombëtar dy ditë më parë. I dërguari më i rëndësishëm i SHBA në Tiranë, abandonoi shpresat e PD për revolucionin e saj, dhe mbështeti deputetët e rinj që shkuan në Kuvend, duke theksuar se Qeveria dhe Parlamenti janë legjitimë, dhe në zgjedhje do shkohet në vitin 2021. Të njëjtin qëndrim përsëriti menjëherë dhe Bashkimi Europian.

Kështu, prej të hënës e deri më sot, kur opozita është në orët e saj më të zeza, i vetmi aleat i saj i qëndrueshëm për të zhurmuar fatkeqësinë e saj, mbetet Admir Murataj.

Ai është shpresa që militantët të mos përsërisin me vete dhe njëri- tjetrin, që janë të braktisur nga Perëndimi dhe revolucioni i tyre nuk ka më asnjë shpresë. Biles dhe një shok i Lulit që shiste kokainë, u arrestua sot.

Shpresa e vetme e tyre mbetet Admir Murataj. Edhe pse i vdekur, ai u duhet deri nesër në mbrëmje, që demokratët të mos kenë kohë të reflektojnë për budallallëkun e radhës.

Prej tre ditësh Admir Murataj është heroi i tyre, njeriu që duhet nderuar dhe mëshiruar, njeriu që i duhet hetuar vdekja, jo jeta prej gangsteri, njeriu që e njihnin të gjithë dhe me sa duket, e kishin një prej shpresave.

Nuk di si ai ka ndihmuar i gjallë, por i vdekur duket se po u duhet më shumë. Sidomos kur mendojnë se ai mund ta mbajë nesër zhurmën për vdekjen e tij.

Problemi është nesër në mbrëmje, kur në Bulevard të ketë më pak njerëz, më pak shpresë dhe natyrisht, Shqipëria një kriminel më pak. Heroi i tyre nuk i ndihmon dot gjatë. Se veten se ndihmoi dot këtë radhë.

25 komente në “Për heroin e opozitës, Admir Murataj”

  1. Juristi says:

    Te lumte mendja I nderuar Mero. PD sic lindi rrugeve po rri rrugeve e do te perfundoje si qen I vrare rrugeve.

  2. Nsbil Çika (copa e mishit) says:

    I dashur Mero, me këtë shkrim ke gabuar. Sa të më ketë mua, Partinë Demokratike nuk e gjen gjë e keqe.

      1. dardan I says:

        Kerkoni se kush fitoi nga vrasja e drejtorit te Credins Bank!

    1. Komentuesi says:

      Eksponenti i pd-ke Admir Murataj edhe pse eshte i vrar,shkoi ne te semes,per pd-ke ai ngelet nje idhull i till qe ja ka çuar breket te kembet.Ja ka rrezuar autoritetin partise,por ka demtuar shume besimin e pd-ke te elektorati.Nuk ka pd-ke shpresa per pushtet,se nuk ja jep njeri voten hajduteve dhe krimineleve.Ata kot bejne gam gam si qenet e terbuar por e kane kot,populli nuk ka besim.Kjo eshte e verteta.

  3. Flutura says:

    E pabesueshme, por e vertete

  4. Gjin says:

    Nje kriminel me pak, por miiionet e eurove ku shkuan.Dhe ne prag fushatash behen dhe me shume. Media serioze e nje vendi te varfer a sduhet te kerkoje llogari shtetit te gjenden parate e vjedhura? Nese eurot Jane vjedhur per interes vetem te bandes, ok Jane kriminele.Por nese kane vjedhur per llogari te tjeter kujt a nuk duhet tju gjejme nje emer tjeter , e jo thjeshte kriminele.Mund te konsideroheshin viktima apo fatkeqe…

  5. Taku says:

    Te zgjut te zoti kta arsen lupent shqiptar. Qeverin e ben qojle.Sillen nper Shqipri pa i ber syri terr. vjedhin nji makin halabake me targa fallco. Dinin me saktsi se kur u niste aroplani. Gjithçka e kronometrume. Dhe makina halabake e vjedhme kishte shpejtsi me te modhe se ajo e makinave te policis. Bankat parat pa asnji shoqerus. Me nji fjal lesh e li. Prandaj dhe ti varja lesht kksaj historije. Arsen lupent avullun se ku. jan jasht a mrena venit. Duhet me mar nji fallxhore ta shohi ne letra se ça bohet me ta.Tani presim tbojn vjedhjen e radhs.

  6. Zigur Qarri says:

    Policia e Tiranës në një dalje për shtyp, akuzoi kompaninë e sigurimit ICTS si përgjegjëse për ruajtjen e hapësirës brenda dhe jashtë
    pistës së avionëve.Perimetri i jashtëm i aeroportit, patrullimi nga brenda i perimetrit të aereoportit, portat hyrëse të tij, vendpushimi
    i avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe salla e kamerave CCTV, janë përgjegjësi direkte e kompanisë ICTS, e cila është
    kontraktuar nga TIA (Tirana International Airport)”, tha dje Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.Admnistratori i kompaninë ICTS
    është Eno Bushi,një nga aksionerët më të mëdhenj me 30 për qind, jurist i Partisë Socialiste në KQZ dhe avokat i kryeministrit Edi
    Rama.Vëllai i i Eno Bushit, Florian Bushi,ish punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror, u arrestua në Janar të këtij viti me akuzën
    për dhënien e informacioneve tek bandat kriminale.Është fjala për vrasjen në aksin drejt Fierit, ku mbeti i vdekur Denis Kasaj dhe
    u plagosën dy persona. Florian Bushi akuzohet se i dha informacione Ilir Memushajt, i cili u arrestua për atentatin.Eno Bushi njihet
    edhe si avokati i pilotit italian Giorgio Riformato, i cili në vitin 2015 u rrëzua me avionin e tij në Divjakë.Avokati i Ramës është
    administrator i kompanisë që akuzohet për mungesën e sigurisë në perimetrin e aeroportit.Qeveria dhe autoritetet përkatëse
    heshtin për administatorin e kësaj kompanie, Eno Bushi. Policia ka arrestuar 5 punonjës të të aeroporti si të dyshuar, nga të cilët
    3 prej tyre ishin punonjës të ICTS, por në asnjë rast nuk e ka përmendur emrin e Bushit, si administratori i kompanisë ICTS dhe
    përgjegjësi ligjor i saj.

  7. Aleatet e pedhit kane qene dhe jane kriminelet qe nga saliu qe ngjan me te gjithe Markot tropozhan qe po ndyjne edhe Londren.
    Kjo rrace e keqe vetem ka xanun Shqiperin dhe neser nen komanden e komunistit sali do zbresin ne shesh per shkatrrimin e radhes per nje sufllaqe.

  8. shkembi says:

    “Zigur”, kete koment shume i mire ke shkruar ato qe kane ndodhur,gjithashtu jep mendim se cfare duhesh bere.

  9. Qytetari says:

    Une si qytetar dua disa pergjigje psh pse Sherbimi Informativ nuk kishte informacion per te kerkuarit nga drejtesia?.Sa njerez e dinin se nje sasi e konsiderueshme parash do te tranferoheshin, sepse deri sa grupi i grabitesve ishin pergatotur duke vjedhur makina ttegon qe dinin diten e levizies se parave. Sa veta dinin me saktesi kur hapej barku i avionit? Pse parate nuk ishin ne valixhe te blinduara? Pse grabitesit nuk u ndoqen me helikopter?

  10. 666 says:

    Me qe po u djeg shume vrasja e tij del qe ai qenka financjeri i Lulit qe ju ndaka leket protestuesve . Edhe kete proteste e kane te financuar dhe nuk ka ma protesta deri sa te gjejne nje financues tjeter nga Tropoja ose nga Beogradi.

  11. Qytetar says:

    Aktivizimi i Berishes,per te “sqaruar” situaten,te kujton Post21 Janarin !
    Kjo te bind se ai vazhdon te jete “truri” i revolucioneve.

  12. Arber iliri says:

    Kam kohe qe ve ne pah se lidershipi pd nuk eshte politik por organizate kriminale mafioze qe perdor pjesemarjen ne politike per mbrojtjen e aktivitetit mafioz.ky i vrari qe deri ne momentin e fundit qellonte jo me veze por me plumba mbi policine do te quhej nje sukses eleminimi i tij ne cdo vend normal.
    Guximi publik i asaj cka kane kerkuar perfaqesuesit e pd kerkon hetim dhe eshte krimminal edhe i vetem si akt shto edhee hipotezat qe ngrihen nga profesionistet e luftes kunde r krimit te organizuar per bashkepunim.

  13. Petrit says:

    Sinçerisht nuk arrij te kuptoj nese ky njeri qe ka shkruar keta rreshta mund ta quajë veten gazetarë.
    Në vend qe te thote diçka per nje shtet I cili per te disatēn here u shpartallua nga 3-4 kriminele.
    Nje shtet qe nuk ka aftesi te ruajë te vetmen pikë qe ka ne kontakt me boten.
    Nje shtet qe në kushte normale do duhej te dilte e tu kerkonte falje shqiptarëve per ate qe ndodhi (me shume se nje here) del e thote broçkulla qe te vjen neveri kur i degjon.
    Une e kuptoj qe nj bythelepire si mero baze ka si mison ( per te cilin paguhet ) denigrimin e opozites por ajo qe eshte e neveritshme eshte qe ke rene kaq poshte saqe nuk ka rilindje e as ripjerdhje qe te te shpetoje

  14. ETHEM LALAJ says:

    TE LUMT MERO.KY SHKRIM ME KUJTON 1998,KUR A.HAJDARI U VRA PREJ TROPOJANEVE ME URDHER TE SB PER TE MARR PUSHTETIN ME DHUNE.DHE E MOREN TE MOS ISHTE SHBA QE I VURI KUFIRIN TE THANA.
    -EDHE KY KRIMINELI TJETER PO E DO SHFRYTEZOHET PERSERI PER NJE GJE TE TILLE.TE MBROHET NJE HAJDUT E KRIMINEL ND/KOMBETAR SI KY MURATI DO TE THOT SE PD ME RRENJE E DEGE ESHTE NJE BANDE KRIMONALE,E CILA QE NGA 2991 NE SHKODER..KA VRARE NJERZ DHE KA BERE MBI 20.000 NENA ME TE ZEZA.
    -NESE TROPOJANET SALIST DUAN TE NXJERRIN DHJAM NGA “PLESHTI” UNE DO TE UROJA” JU LUMT DORA ATIJ QE HOQI QAFE NJE KRIMINEL. ”
    -SALIUT TASHME I KA DAL BOJA KETU E NE AREBEN ND/KOMBETARE.NGA AI PRITET VETEM DESTABILIZIM,GJAK DUKE VENE NE ZBATIM POROSIT E USTALLAREVE TE PSEUDONIMEVE “PENICILINA” & “BISTURIA ”
    -KAM DYSHEME SE NE PROTESTEN E NATES SE SOTME AI DO PERDOR MRTODEN E UDB”VRIT NJE NGA TE TUT DHE HIDHJA FAIN KUNDERSHTARIT..” .SI ME ARBEN BROCON E SHOKET E TIJ,ME A.HAJDARIN,96,97,21 JANARIN 2011,ETJ.

  15. Edhe nese do te konsiderohen te gjitha supozimet te mirqena ….nje gje duhet te kete pergjigje.-A ka njeri qe pergjigjet per sigurine e qe paguhet nga taksapaguesi SHQIPETAR …. Ne Shqiperi ne 30 vjet mbajne ´pergjegjesi´ te
    gjithe e s´pergjigjet askush………

  16. fantoma says:

    Jam dakord me sa thua, zoti Mero, por dua të shtoj edhe diçka: “Keqardhja” e Opozitës (kësaj bande injorantësh, hajdutësh e kriminelësh dhe asgjë më tepër, me një fjalë LLUMPENI i shqiptarëve), për vrasjen e këtij banditi kriminel, nuk është thjesht “për interes”, por është dhe keqardhje shpirtërore, si shoku i tyre “i zanatit”… ! Prandaj edhe çuni i Fahros, është “egërsuar” më shumë ditët e fundit dhe … nuk do të lërë “komunist” gjallë…(???!!!)

  17. Detari says:

    te japi doreheqjen Lleshi

  18. Arifi says:

    Fakti qe duan ta bejn protesten ne dark mbas ores 18 e kane ndare mendjen te heqin ndonje nga ata qe do u vej mbrapa. Po gjynah kush do ta ket risk.. nuk ju del dita te prorestoni??? Vetem kjo u ka ngel tani te vrasin ndonje nga te tyret dhe te thon e vrau shteti

  19. lagja.brrakes says:

    Meqe qe qeka hero policia Rames e la te iki duke e pas ne sy e duke shkemby zjarr?
    Shum bajate i kujt eshte ky hero i rames i sales apo i fisit vet.

  20. Dritan Leka says:

    Je ba me te ardhur keq per juve zoti Bare nuk shprehesh sesi perseritet e njejta vjedhje ne te njejtin vend per nje kohe te shkurter dhe mund te perseritet prap neser per shkak se jemi gjithmone mbrapa ne kohe e ne organizim si shtet por merresh me terma tropojane e tepelenas (nuk eshte lapsi i nje intelektuali ky i joti)

  21. Billy says:

    Mero, ke godiur me saktesine e shkrimit tend…Kam tre dite qe e kam konstatuar kete fakt…Kam hyrr ne fb ne faqen e vellait te ketij Admitit, Ilir Murataj ( Cam Murataj) i cili dhe vete fotot ne profil i ka me PD, dhe ne njoftimin qe ka vene ky kane shkruar ndoshta 800 persona te cilet e ngusjellojne dhe e trajtojne kriminelin e vrare si hero, Robin Hud…..si trim…A e kuptoni o njerez me cfare mentaliteti kane keta….Dikur hajdutet dhe kriminelet i donim sa me larg vetes, sot keta monstra na i propogandojne si heronj…Pilerisht keshtu eshte katandisur dhe opozita proruse dhe proserbe e PD dhe LSI.

  22. ann says:

    te lumte M.Baze, je i sakte . PETRITmavria kishe shtet ne kohe te Sales qe rriti keta kriminel qe po vazhdojne te shkaterrojne e nuk na lene te qete ?Keta jane mostrat tuaja prandaj u dhimsen dhe sulmoni shtetin nga marrazi ,turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje