Nata e fundit e Sabihasë, një prej vajzave më të bukura dhe intelektuale që u pushkatua nga komunistët!

Diti Biçaku rrëfen qelitë e ftohta të burgut të grave intelektuale… Pak çaste para se Sabiha Kasimati të pushkatohej, të fundit dorë që shtrëngoi në këtë botë, ishte dora e Ditit

Diti Biçaku sapo i kishte mbushur 25 kur natën e 26 shkurtit të vitit 1951, e pa veten pas hekurave të burgut të Tiranës, midis grupit të të arrestuarve për bombën e Ambasadës ruse. Ishte një vajzë e re me ëndrrat e saj që do t’i burgoseshin përgjithmonë në kampet e tmerrshme të diktaturës komuniste. Një ndër momentet më të vështira do të mbetej ndarja me miken e saj të ditëve të vështira, intelektualen e shquar Sabiha Kasimati.

Pak çaste para se Sabiha të pushkatohej, të fundit dorë që shtrëngoi në këtë botë ishte dora e Ditit. Kur xhelatët komuniste erdhën për ta marrë, Sabiha tentoi të kundërshtonte, nuk donte të ndahej nga Diti se kishte frikë për të, kishte frikë ta linte vetëm.

Nuk e dinte pse Diti po qëndronte ende brenda hekurave të burgut të ftohtë e pse ajo po largohej prej andej. Sabiha ndoshta nuk e dinte se ky do të ishte takimi i fundit me të e se kurrë më nuk do ta shihte miken e saj të ngushtë. Sabiha nuk e dinte se duke lënë pas hekurave të burgut të ftohtë, miken e saj të ditëve të vështira, do të shkonte vetë drejt një fati edhe më të tmerrshëm, do të mbulohej në dheun e ftohtë pas plumbit që diktatura kishte rezervuar për të e fishnjen e saj në bark…

Është një ndër krimet më të tmerrshme të diktaturës komuniste vrasja e Sabiha Kasimatit. E ka rrëfyer Diti Biçaku atë natë të fundit të Sabihasë, në qelitë e ftohta të burgut të Tiranës dhe çastet e fundit të saj para se të shkonte drejt pushkatimit.

Në një intervistë dhënë disa vite më parë, Diti Biçaku rrëfen ditët në burgun e  Tiranës dhe  ndarjen me Sabiha Kasimatin, para se ajo të pushkatohej.

Ajo është një prej grave intelektuale që u burgosën gjatë regjimit komunist. Është një ndër ato gra që vuajti kalvarin e kampeve të tmerrshme të diktaturës komuniste. Ishte mike e Musine Kokalarit, Sabiha Kasmitatit, e të tjera gra intelektuale që u burgosën në fillimet e diktaturës komuniste.

Zonja Diti Biçaku Maliqi, ju jeni dëshmitarja e vetme okulare e arrestimeve, burgosjeve dhe vrasjeve që pasuan me ngjarjen e hedhjes së bombës në Ambasadën Sovjetike. Si e kujtoni atë natë?

Ishte ora 12 e natës kur ra dera e shtëpisë sime. Ishin tre të Sigurimit, të cilët të armatosur hynë brenda. Erdhën dhe më pyetën: Kush je ti? – Unë jam Diti Biçaku, iu thashë. – Në emër të popullit je arrestuar! Më vunë hekurat. Bënë një kontroll të imët nja një orë e ca në shtëpi, por nuk gjetën asgjë. Ashtu e lidhur u hodha sytë prindërve që po qanin me lot. U thashë të mos kenë gajle se unë isha pa faj e se do kthehesha prapë. Në ato momente nuk e di, por Zoti më dha forcë. Dola bashkë me ata të Sigurimit, të cilët ishin tre veta; njëri më rrinte majtas, tjetri djathtas e i treti përpara. I fola njërit që kisha në krah: Ku po më çoni? – Mos fol! – më bërtiti.

Thatë se ishte ora 12 e natës. Ku ju çuan?

Drejt e në qendrën e qytetit, ku është Sahati. Pastaj na drejtuan te burgu i ri (kështu i thoshin atëherë). Por kur dolëm te sheshi “Skënderbe” ishte mizëria me të burgosur. Rrugët ishin të mbushura me plot të arrestuar e drejtimi i të gjithëve ishte drejt burgut të madh. Të gjithë të burgosurit shoqëroheshin me nga tre të Sigurimit dhe kështu ne nuk mund të kthenim kokën as majtas, as djathtas që të shihnim njëri-tjetrin. Te burgu i ri pritëm shumë sepse nuk mbaronte radha e të burgosurve. Unë nuk e di në isha e fundit apo e parafundit. Kur më erdhi radha hyra te dera e parë. Një kërcitje e tmerrshme nga pas. Pas saj ishte një tunel shumë i errët që ndriçohej nga një dritë e zbehtë. Kaluam derën e dytë dhe pastaj më futën në një birucë. Biruca ishte pus. Nuk kishte fare dritë. Më lanë aty dhe i vunë llozin derës. Unë nuk e dija ku isha. Në atë moment u ndez një fije shkrepëse në mes të 5-6 vetëve që ishin të gjitha gra. Mes tyre ishte dhe Sabiha Kasimati. Ishte ajo që ndezi fijen e shkrepëses. Kush je?- më tha, se nuk shihej mirë. – Jam Diti Biçaku, iu përgjigja. Në vend që të më thoshte “obobo”…se më kishin arrestuar, tha “o shyqyr”, ngaqë i doli një e njohur në atë tmerr. Unë, Sabiha Kasimatin e kam njohur që kur kam qenë në Elbasan.

Sa kohë ju mbajtën në qeli?

Nuk e di, se nuk e kuptoje se kur ishte ditë e kur ishte natë. Ngaqë bënte shumë ftohtë u futa në dyshekun e Sabihasë dhe u mblodhëm të dyja për t’u ngrohur. Ajo ishte me temperaturë. Ndërkohë që po bisedonim kërciti dera. Erdhën ata të Sigurimit. U futën brenda dhe thirrën emrin e Sabiha Kasimatit. Sabihaja dridhej nga të ftohtit se ishte sëmurë. Unë hoqa pallton time të madhe dhe ia hodha në krah. Me atë pallto është pushkatuar. Doli Sabihaja. Pas pak erdhën dhe thirrën edhe emrin tim. Të dyjave bashkë na futën në një dhomë ku ishin dhe disa persona të tjerë. Ishin ata të hetuesisë. Na ulën në një tavolinë që ndriçohej nga një fener. Ishte Mehmet Shehu dhe ca që nuk i njihja atëherë, por tani i njoh. Mehmet Shehu përplaste dorën në tavolinë duke thënë: “Këto janë armike të popullit. Këto deshën të na përmbysnin pushtetin tonë popullor. Nuk duhet të kemi mëshirë për to, por t’u japim dënimin maksimal se e kemi fitu me gjak pushtetin popullor”. Në këtë moment unë dhe Sabihaja i shtrënguam dorën njëra-tjetrës dhe e kuptuam se ishim shumë në rrezik.

Çfarë ndodhi pas kësaj me ju dhe Sabihanë?

Pasi mbaruam aty na larguan nga dhoma. Pas pak dëgjuam zhurmën e një makine të madhe. Ajo makinë vinte gjithmonë aty e mbuluar. Edhe sot e kësaj dite zhurmën e makinës më duket se e dëgjoj. Erdhi makina te dera dhe i futën të gjithë të lidhur. As kokën s’e ngrinin dot. Ne nuk e mendonim kurrë se po i çonin për t’i pushkatuar, por mendonim se ata shpëtuan dhe po i lironin. Ne ishim të gjithë të pafajshëm. Erdhën dhe morën edhe Sabihanë që e hipën në atë makinë. Në atë moment ajo më tërhiqte që të shkoja me të. Unë doja të shkoja me Sabihanë, por një nga gardianët më tërhoqi dhe makina u nis. Me sa duket unë nuk isha në listë për t’u pushkatuar. Nuk e di si shpëtova, por në atë kohë pyesja o Zot, pse nuk shkova dhe unë me Sabihanë, sepse mendoja se atë e kishin liruar.

6 komente në “Nata e fundit e Sabihasë, një prej vajzave më të bukura dhe intelektuale që u pushkatua nga komunistët!”

  1. realisti says:

    Memeti ka theksuar se pushtetin e fituam me gjak. Me duket se ka thene te verteten. Pra eshte çeshtje pushteti. Kur fitohet me gjak qe te mbahet ne kembe duhet te ushqehet me gjak. Ne momentin qe nuk e ushqen dot ai bie. Sa per miletin gallat do . Ne vendet europiane shkonin njerezit ne sheshe ku beheshin egzekutime me prerje koke. Shqipetaret qe mbanin dhe ushtronin pushtetin me emer te komunizmit nuk ishin as me te mire e as me te keqinj se ata qe egzekutojne mjerez sot ne emer te pushtetit qe kane. Dhe ja ku vijme tek dilema a duhet te aplikohet apo jo denimi me vdekje. Nese diskutojme per cilin do person ne bote do te gjejme gjithmone anen tragjike te nderprerjes se jetes me vendim nga njerezit (gkykata, shteti, pushteti,) Ndersa kur kjo vjen nga natura (Zoti) nuk e konsiterojme kriminale. Vdekja eshte destinacioni. Stacioni yne i fundem. Sa me larg ne kohe qe te kerkojme fajtoret e nje vdekjeje aq me shume e humbet kuptimin akuza qe bejme.

    1. VFLP says:

      Grupet terroriste, te lidhura me forcat qe kishin humbur pushtetin ne Shqiperi, vazhdonin aktivitetin e tyre ne vitet e pas Luftes! Jemi vetem 5 – 6 vjet pas Clirimit te ardheut nga fashizmi dhe kolaboracionistet e fashizmit! Te gjitha mbeturinat e reaksionit, qe kishin ngelur ne Shqiperi (pasi nje pjese e tyre ishin larguar bashke me nazistet) ishin organizuar dhe ishin futur ne sherbim te agjenturave te huaja qe kishin interesat e tyre ne Shqiperi. Keto grupe parapolitike, paraushtarake dhe terroriste kishin gjetur aleate te rinj, pikerisht ish armiqte e dikurshem (anglo-amerikanet). Keta, pra anglo-amerikanet, i perdornin si mish per top ne interes te tyre ne kuader te Luftes se Ftohte, qe kishte perfshire gjithe boten. Keto grupacione njerezish ishin mall qe shiteshin e bliheshin, qe ne cdo kohe te historise jane bere sherbetore te interesave te te huajve, nuk e kishin harruar (dhe nuk e kane harruar as sot) zakonin e vjeter te KOLABORACIONISTIT. Ata i sherbenin dhe i sherbejne kujttdo, vetem per interesa vetjake pasurore dhe pushtetore (turqve, serbve, grekeve, italianeve, gjermaneve, anglezeve, jugosllaveve, ruseve …). Keta njerez te felliqur gjithmone po gjithmone ama, i justifikonin veprimet e tyre ne emer te “patriotizmit”. Medemek edhe Hamza Kastrioti per “patriotizem” bashkepunoi me turqit 😛 Keshtu edhe fara e ketyre, e ndyre! Por pushtetin pas Luftes e mori ne dore POPULLI dhe bijte qe dhane jeten per lirine e Atdheut. Atehere ketyre kolaboracionisteve te perjetshem ju duk brima e miut si kanali i La Manshit!
      VDEKJE FASHIZMIT
      LIRI POPULLIT

  2. Rita says:

    Loni duhet te besh shume vizita tek nevrologu se nje vizite s”te mjafton . Ne gjendjen qe je as meshira e as perbuzja s”te ndihmon .vec …..doktori e nje therapi e vazhdueshme .

  3. Kuriozi says:

    Kjo diti bicaku maliqi MOS ISH e dashura e sabihase?
    Sabihaja ISH e pamartuar, shoqerohej ne licene e korces me djem dhe ne vitet tridhjete vishej me pantallona Alla Marlene Dietricte gjitha jeto i kam menduar nga nje artikull i vjetet online Po nga kjo diti

    Pse diti qe e fündit qe e Pa.

    Thuhet e vrane ne beben ne Bark…
    Shume cudi per Ato kohera.
    Bebe ne vitro?????

    Thuaj te vertreten diti nese je gjalle.
    Se shume na ngaterove me theniet thashe

  4. Rita says:

    Kjo diti bicaku maliqi MOS ISH e dashura e sabihase?
    Sabihaja ISH e pamartuar, shoqerohej ne licene e korces me djem dhe ne vitet tridhjete vishej me pantallona Alla Marlene Dietricte gjitha jeto i kam menduar nga nje artikull i vjetet online Po nga kjo diti

    Pse diti qe e fündit qe e Pa.

    Thuhet e vrane ne beben ne Bark…
    Shume cudi per Ato kohera.
    Bebe ne vitro?????

    Thuaj te vertreten diti nese je gjalle.
    Se shume na ngaterove me theniet thashe

    1. Na myten karnat says:

      E kishte lene Sabihaja me barre Ditin pra.
      Sa bole qe je a i zi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *