Ne, ‘kriminelët’ e Holandës?!

17 Prill 2019, 09:08Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Ashtu si pritej, parlamenti holandez ka votuar pro propozimit për kthimin e vizave me Shqipërinë. Arsyeja: kriminaliteti i shtuar, një nga sfidat kryesore për Hapjen e Negociatave, lënë si detyrë një vit më parë. A thua të jenë shqiptarët e Shqipërisë shqetësimi më i madh për shtimin e kriminalitetit në një vend, që ka të liberalizuar shumë gjëra për të cilat bota e errët përfiton? Mbase. Le të mos bëjmë hipokritin, shqiptarët nuk janë vërtetë shenjtorë apo qenie të kulluar. Jemi shpesh në krye të listave për të keqen në Evropë, por edhe për ikjen e braktisjen e vendit. Ne nuk duam të rrimë në vendin tonë, ne nuk duam shpesh askënd.

Dhe, gjendja e keqe ekonomike dhe mos aklimatizimi me Demokracinë po i jep pasojat e veta. Shqiptarët nuk gjejnë dot strehë dhe s’bëjnë dot rregulla loje në vendin e tyre. Ne e kemi të pamundur të ndërtojmë një shtet si duhet, t’i ngremë mirëqenien si ballkanasit e tjerë dhe ta adhurojmë, përveçse kur jemi në stadium dhe në mitingjet e partive. Ne, ende, e kemi për krenari dhe adhurojmë cubin që dhunon pronën e përgjithshme. Ne, kënaqemi me fatkeqësinë tonë. Ne…Ne…

Kështu, ende pa u tharë në letër verdikti i inincuar nga 5 parti politike në Holandë që kërkuan në emër të grupit votimin për rikthimin e vizave të përkohshme për Shqipërinë, tek ne kinse politikanët ishin të hidhëruar sepse arsyen e kemi: Edi Rama është shkaktar i të keqes dhe duhet hequr një orë e më parë. Që ky i fundit është një nga njerëzit që e ka nxirë imazhin e vendit me propagandën e fryrë, me gjendjen ku po ikin të gjithë nuk ka as edhe një dyshim, as ajo që ka bërë zoti Berisha me katrahurën ku e solli vendin tonë.

Por, një gjë është realisht shqetësuese: pse kënaqemi kaq shumë dhe pse Shqipëria e vogël e tremb kaq shumë Evropën?! Të mendosh, brenda kufijve të saj jeton një komunitet jo i vogël njerëzish që duan përparimin, integrimin evropian dhe janë investuar me të gjitha mundësitë për vendin e tyre.

Partitë holandeze VVD, CDA, PVV, SP, CU arritën t’i bëjnë bashkë 92 deputetë, nga 150, duke votuar kështu me shumicë të plotë votash kërkesën për kthimin e vizave për Shqipërinë, por veçse vendosjen e vizave nga vendet e hapësirës Schengen nuk e përcakton thjesht Parlamenti i Holandës, por Bashkimi Europian, të cilit i mbetet të thotë fjalën e fundit.

Është radha tani e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i përbërë nga Ministra për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane nga vendet anëtare të BE-së dhe Komisioni Evropian, që në takimin e radhës në qershor të vitit 2019 të vendosë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë, pas shtyrjes me afat të vendimit për progresin e arritur nga të dy vendet më 26 qershor 2018.

Duket se pas këtij vendimi të parlamentit holandez do të jetë e vështirë për të gjetur frymën dhe hapin e duhur, por Shqipëria ende beson se “Ne” nuk mund të identifikohemi me ata pak që identifikohen si shqiptarët kriminelë. Për të ardhur keq, është fakti se: sot shqiptarë në masë i thonë vetes me krenari ata që mbajnë me nder pasaportën e Republikës sonë, por edhe ata pak që e përdhosin atë, ata që janë me origjinë shqiptare dhe mbajnë pasaportat fqinje, por edhe lloj-lloj sorrollopi.

Do jetë e vështirë të bindet paskëtaj Franca, Holanda dhe Danimarka, po për një gjë jemi të bindur: Shqipëria e meriton t’i hapë negociatat, ashtu si e meriton të fillojë të angazhohet si vendet e tjera simotra të kontinentit për të ardhmen. Ne, “kriminelët” për Holandën jemi aspak më të këqij se të gjithë “kriminelët” në vendet tuaja, që e kanë njohur demokracinë dekada më parë.

19 komente në “Ne, ‘kriminelët’ e Holandës?!”

  1. Tung says:

    Holanda, vendi ma anti shqiptar ne Europe per 1000 aresy, po nuk e pyet Europa per dashakeqsine ndaj nesh

    1. Hoxh Armandi says:

      C’ka per tu habitur turkarnautet kuntrollojne prostitucionin ne Hollande dhe Belgjike

      1. ben says:

        Hoxh Armandi-Je bo si Shabon Qosja. Nuk te rri bytha pa e kruajtur qe ne mengjes.
        Prostitucioni ne Hollande, eshte legal dhe nuk ka pse te kontrollohet nga kriminaliteti.
        E keqja eshte se zotrote, me dy klase shkolle aq mend ka dhe aq flet.

    2. Komentuesi says:

      Holanda eshte antishqipetare si rezultat i lobimit te Berishes dhe Bashes kundra vendit te tyre,shqiperia.Per kete qe miratou parlamenti Holandez per heqien e vizave,eshte derdhur dollari lum.Keta jane krimnelet e Shqiperise.

  2. Kolona says:

    Të lumtë dora o ben. Luli le të presi si dhelpra koqet e dashit që ti vije fitorja nga hollanda. Kriminela sipas Lulushes nuk janë ata që vrasin në bulevard por refugjatët. Luli duhet ta shikojë veten në pasqyrë dhe do i duket më e zezë se vetë e, ezeza.

  3. Shkodrani says:

    Ti o atdhetar i madh qe je vertet ne meritojm te hyjme ne europe por pasi te kemi shporur nje here mire kelyshet komunist qe kane mare peng vendin nga 1945 e deri me tash 2019 ku jeton ti zotni un per vete jwtoj ne europe ham nga te paret qe kam ik nga ai vend me keqaedhje i lig tash kam terheq te fundit te fisit tim po e di qe ato pseudopatriotet do fillojn te hiqen si hipokrita qe jane shqipja jon eshte vend i mire por themi nje fjale popullore na qe kapelen ta qwpin sipas kokes dmth ju vazhdoni me te fjale por aty keni saliun nanon rucin meten ramen bashen qe jane te gjith kelyshat e komunisteve edhe kerkoni te hyjni ne europe ju as ne afrike nuk meritoni o pushta te kuq investiva ne ate vend te zi si gkith shqiptaret qe kane vite ktej edhe cfare u bo vec duhet me bashkpunue me pushtetin me pas sukses po jo rob se nje jete kemi jo 10 ma mire ktu si njerez normal e jo si buthlepirsa aty qw vec mashtrijn njeri tjetrin hipokrizia ne majat e saj ne djall shkofshi o kelyshat komunisteve zoti jua qifte faren tuaj fara juaj ma e keqja e njerzimit poshte pushtat e kuq rrifte demokracia reale ne eu e usa

    1. am says:

      O Shkodran. Aty nga ora pese pa dhjete merr nje brisk e hajt hiqi nje tegel se me jane trashur pak lesht poshte e perpjet. E teksa ma rruan me brisk o Shkodran po te shpjegoj qe ne europe liria e shprehjes dhe liria e ideve eshte principi qe mban paqen gjalle. Ndaj ti o shkodran nuk e kupton qe pikerisht kjo gjuha dhe dhuna qe perdor tregon qe je barbar i anadollit dhe nuk meriton te jesh ne evrope po c’ti besh qe njerezit e qyteteruar te tolerojne megjithse je kokdru.

    2. Alseku says:

      Kthehu prape ne fillore te mesosh piken o balli i injorances se kombit. Nje jashteqitje si ti ben mirre qe rri jashte bashke me qelbesit e tjere si puna jote.

  4. studenti i vjeter says:

    konkluzioni i artikullit nuk ka lidhje me brendesine e artikullit.

  5. Flutura says:

    Perralla me kriminele. Eshte lufte e vjeter fetare muslimanet me te krishteret. Ne jemi ne shumice muslimane dhe kete duhet ta konsiderojme vlere. Edhe po nuk u hapen negociatat jeta vazhdon. Jemi nje shtet i ri, demokraci e brishte dhe eshte normale te kemi probleme….por eshte fatkeqesi qe nuk kemi dot ne te dy krahet e politikes burra te mencur, te vene te parin interesin e vendit. Kete e kemi peshqesh nga Ramiz Alia. Shqiperia eshte vend ne ngritje, kjo eshte tendenca, ndersa zhvillimi natyrish ka zikzake.?

    1. Te them te drejten jane shume krenare qe nuk ndaj te njejtin vend me plehra is puna jote. Cfare krenarie ke ti si myslymane: qe ben martesa qe ne djep, per urrejtjen tipike ndaj grave apo per prapambetjen e madhe qe ke ne vend? Po pse hollanda ta ka fajin ty ? Lexoje edhe njehere komentin qe ke shkruajtur e te kuptosh sa injorante je!

  6. PIRDHSESHFRYHESH says:

    mbreme italia uno kishte nje program se si ne Amsterdam hollandezet japin me qera server pirate per te vjedhur sinjalin e platformave te tjera online dhe ky quhet krim mafioz ne te njejtin nivel me drogen e prostitucionin….bythq e hollandez, shoket e lulit

  7. Bobi says:

    Bythecepuareve hollandese po i iken truri se ju jan futur shqiptaret ne pjese e madhe te trafikut te kokaines qe behet nga hollanda. Trafikantet hollandese jan te vetmit trafikant ne bote qe i shijojn pasurin qe bejne, se shteti hollandeze nuk i preke.

  8. Dash says:

    E kemi te keqen brenda , sbehemi kurre bashke …lexo gazetarin dhe dicka kupton

  9. naimi says:

    arsyeja e ketij vendimi drastic eshte se u perzine varietetet. nuk ka me cokollate lazarati, eshte mikes nga albanistani…

  10. 666 says:

    Ò ti deputetja hollandeze a din gje ti qe Luli eshte kriminel se ka vrare 4 qytetar me 21 Janar , a din gje qe Luli eshte hajdut qe ka vjedh ne rrugen e kombit dhe nuk eshte gjyku akoma , a mos keni deshire edhe ju ta shoqroni deri ne burg , prandaj mos i beso .O ju parti fashiste te Hollandes , a dini gje qe me kete veprim ju denoni popullin e thjeshte dhe te ndershem se kriminelat vet i keni paisur dhe i paisni me dokumenta gjithashtu ato paisen me pasaporta te kujdo shteti se kane lek me thase . Po keshtu ankohet edhe Anglia qe vet i ka pais me pasaporta angleze . Ju dhe anglezet keni edhe nje çudi tjeter qe kur hyn ne angli ne menyre te jashtligjeshme qe ka bere nje vrasje ne shqiperi ju ate nuk e dorzoni ne shqiperi dhe i jepet leje qendrimi se gjoja ju kercenoka jeta , ndersa kur vjen tek ju p.sh velkaj i viktimes ju e ktheni ne shqiperi dhe i thoni ti mos merr gjak . Po mire more ju hollandez anglez a tjeter shtet qe vepron keshtu qe krimineli edhe duke qene ne hollande ose ne angli ai porosit vrases duke i paguar ata se pare kane me thase dhe p.sh vret edhe vellane tjeter qe ju e keni kthyer . Ja te tilla veprime kryeni ju .

    1. Dima says:

      Nje artikull jashtèzakonisht bindes!

  11. Alushi fluturues says:

    Ne Shqiperi ka filluar zbatimi i ligjit dhe hajdutet e kriminelet si puna e komentuesit “shkodrani” po qerohen nga vendi yne dhe shtegetojne rrugeve te botes duke u marre me pislleqe mbasi nuk dine te bejne gje tjeter. Fatkeqesija eshte se disa politikane, duke spekulluar me ndjenjat antiislam dhe antirefugjat te nje pjese te Europianeve, per nevoja elektorale i identifikojne Shqiptaret ne shumice dermuese pozitive me tipa si ky “shkodrani”. Por ky tip qe do ti terheqe gjithe te afermit (dhe shyqyr) nuk ka nevoje per vize dhe as ka per te kerkuar. Keta jane fatkeqesija e kombit.

  12. asd says:

    Vendet si Holanda, Zvizra, por edhe Gjermania e Britania jane vende shume strikte me qytetaret e tyre, dhe per kete nuk tolerojne askend. Pikepamja e tyre mund te duket e ashper, por per ta eshte normale qe ta dhane shancin dhe nuk dite te sillesh. Mos harrojme qe ka edhe kosto shume te larte qofte monetare, qofte lodhjeje dhe humbje energjie, qofte ne shperberje demografike.
    Droge, krime, dhune … A kane te drejte hollandezet ?
    Behu hollandez vetem per nje minute… dhe me siguri e ke pergjigjen gati edhe ti Ben

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje