A shkakton kancer celulari? Dalin rezultatet e studimit

23 Prill 2019, 20:25Lifestyle TEMA

Shpesh herë është thënë që celulari mund të jetë një nga shkaktarët e kancerit për shkak të valëve rrezatuese.

Megjithatë, shkencëtarët kanë realizuar studime për të përcaktuar diçka të tillë.

Dhe rezultatet kanë treguar se nuk ka prova shkencore që kjo pajisje elektronike të shkaktojë dëm të tillë në shëndetin e njeriut.

Rrezatimi elektromagnetik që lëshojnë celularët është i një fuqie të ulët dhe nuk dëmton qelizat e trupit, tha ekipi i studimit në programin “BBC Health”.

Sipas tyre, çdo studim që sugjeron të kundërtën, do të thotë se testet laboratorike janë eksperimentuar në minj në nivele shumë të larta të rrezatimit.

Studiuesja Yolanda Ohene e Universitetit të Londrës shpjegoi edhe frikën e disa përdoruesve, që pjesa më e rrezikuar e trupit është koka.

Pajisjet shtëpiake, duke përfshirë dhe celularët, emetojnë fuqi të ulët, frekuencë të ulët dhe nuk dëmtojnë qelizat”, tha ajo.

Edhe profesori Malcolm Sperrin konfirmoi gjithashtu se studimet që sugjerojnë se valët e celularit shkaktojnë kancer, janë testuar në minj me nivele të larta të rrezatimit.

2 komente në “A shkakton kancer celulari? Dalin rezultatet e studimit”

  1. ¬ says:

    Ç’do gjë e re shkakton kancer.

  2. e verteta says:

    Biznesi mbi te gjitha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje