Çi bëre opozitës (PD) Lulzim

23 Prill 2019, 20:34Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Çi bëre opozitës ose më saktë Partisë Demokratike zoti Basha, duke e molepsur keqas me partiçka pa anëtarësi, identitet dhe pa asnjë peshë në skenën politike. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim duke e defaktorizuar përfundimisht si forcë e gjallë politike, duke e futur në ulli pa krye, dhe duke i shuar vulën dhe simbolet e saj. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim duke e telendisur lart e poshtë, në rrugë, bulevarde, sheshe e oborre, duke i larguar ajkën dhe militantët e paepur të saj, për ti zëvëndësuar me …asgjëra. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim duke e afruar me parti që ikin lart e poshtë, sa herë që vjen interesi i pushtetit, duke e personifikuar partinë e dhjetoristëve me partinë e freshistëve, dhe lloj-lloj soji dhe sorrollopi.

Kjo nuk ishte rastësi, por ishte një skenar i mirëmenduar nga ustallarë të sprovuar në “beteja” të hershme. Shkatërrimi i opozitës (PD) ka ardhur ashtu pa u ndjerë, duke e katandisur partinë e idealistëve, në parti lodër, apo letër bixhozi. Individë të rastësishëm, kanë vite që bëjnë gati diskreditimin e PD, kanë vite që presin ta shkelin me këmbë partinë e Azemit. Ata që deri dje e quajtën “Hero i Demokracisë”, sot i janë sulur Rudinës, të bijës, deputetes më kurajoze që ka patur ndonjëherë PD në krejt historinë e saj.

Çi bëre opozitës (PD) Lulzim, duke mos lënë njeri pa përjashtuar dhe damkosur “tradhëtar” nga kryesia, Këshilli Kombëtar, degët e rretheve, e deri grupseksionet e lagjeve, pasi edhe kryetarët e vegjël kanë nisur të ngjajnë nga ty. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim, duke e telekosur çdo të enjte dhe çdo 2-3 javë rrugëve dhe shesheve të Tiranës, duke e kthyer partinë e idealistëve dhe dhjetoristëve 20 vjet mbrapa, në ditët e kapsollave dhe shisheve molotov, në ditët e qametit. Çfarë të ka bërë PD e dhjetoristëve Lulzim, që po hakmerresh kaq gjatë dhe kaq ashpër, duke i marrë asaj gjithçka kishte, dhe duke e hedhur tek duart e Monikës, Fatmirit, apo dhe Vangjelit.

Ndoshta duke harruar hallet dhe problemet që kanë mbuluar PD tënde, tani do të nisësh të merresh me partinë e re, ndoshta duke bërë opozitaristin me “Bindja Demokratike”. E ke gabim, sërish ke marrë këshillën e keqe. Këtej e tutje ajo do të jetë opozita reale e kësaj qeverie Lulzim, sepse u procesua në mënyrë të natyrshme, pa u sforcuar majtas apo djathtas. Çi bëre opozitës (PD) Lulzim, duke mbetur besnik dhe fanatik i leksioneve të marra përpikshmërisht nga “Ai” por në një kohë tjetër.

Ndoshta duhej të ishe treguar më shumë se duhet “kryetar i fortë” Lulzim, ashtu siç bëre me listat e ligjvënësve paçka se humbe thellë në zgjedhje, dhe pastaj asaj partie i preve edhe trungun, duke mos e menduar se degët i le jashtë. Ato “degë” u bashkuan e po bashkohen edhe më shumë se kurrë sot zoti Basha, duke arritur tek “Bindja” e madhe se PD e vjetër e ka mbyllur misionin e saj, fatkeqësisht në opozitë. Ç’ka ti përjashtove dhe flake tutje nga PD, padyshim do ti bashkohen “Bindja Demokratike”, për të nisur pa vonesë opozitën e duhur, për të kapur kohën e humbur të cilën opozita juaj pa patur asnjë kauzë e shpërdoroi në bulevard, duke shpenzuar para me kapsolla e flakadanë.

15 komente në “Çi bëre opozitës (PD) Lulzim”

  1. Zyri Bajrami says:

    Shkruhet Cfare ose C’ i …….
    Turp!
    Z. Bajrami

  2. Zyri Bajrami says:

    Shkruhet Cfare ose C’ i …….
    Turp!
    Z. Bajrami
    Ju lutem mos e masakroni gjuhen. Shkruhet Cfare i …. ose C’ i….

  3. po cfare i beri more z Ajazi
    e dhjeu , e perrdhjeu dhe e ndau ne copa ashtu sic kishte menduar qysh kur erdhi nga hollanda.

    jepi astrit patozi, merrja opoziten lulit

  4. Zambi says:

    Sa te mire qe jane keta te majtet. Shqetesohen dhe per kundershtarin. Ja duan te miren. Nuk duan qe te shkaterrohet. Edhe suedezet do jua kishin zili.

    1. O zombi nuk i plasi njeriu per kriminelet e pedhit se ju te gjithe jeni njesoj ,nga sali komunisti e te gjithe sigurimsat e cunat e fahri bajges,por pyetja duhet te ishte :cfare i bete Shqiperis dhe shqiptareve more kriminel sepse keni 30 vjet qe vrisni e vidhni

  5. Ben says:

    Me sakte është pyetej ase çfarë deshi PD të mbajë këtë dhe qelbesira të tjera në gjirin e saj. PD ja U kthye në parti e krimineleve qysh pasi Berisha humbi referendumin e kushtetutës në 1994.

  6. ¬ says:

    PD bojkoton parlamentin, pastaj thonë jemi nxituar, tani merr një vendim radical për të mos marrur pjesë në zgjedhje duke harruar që PS-ja do hakmerret nëse PD kthehet në pushtet (një ditë)

  7. Aspirantja says:

    C’e paske qare me lige si ne Laberi PD-ne dhe Lulin.

  8. Veshgues says:

    Lere o z.Ajazi!
    Luli ka hallin e b….. se vete!
    Duke mos u paraqit ne zgjedhjet vendore fiton edhe 2 vjet kohe per te qene Kryetar i PD.
    Atij si interesojne zgjedhjet politike te parakohshme se del nga politika dhe SPAK eshte ne prag. I duhet statusi i KP sepse cdo implikim qe mund kete me Spak apo edhe me te tjere e fut ne hulli politike sipas parimit Kryetari i Opozites nuk mund te burgoset aqe lehte. Tjeter, ruan gjithsesi pozite dominuese formale ndaj S.B. dhe per koken e tij do te shes gjithe ata dallkauker qe sot i ka rrotull. Ju ka hequr imunitetin qe PS te mos beje lojra ne kurriz te tij. Ai biles mund te luaj shume lehte dhe ti jap mundesi vehtes per t’ju shmangur rradhes se thirjes ne prokurori.
    Opinionet qe jepen per aktivitetin e tij ne Kosove si dhe ato cka kane dal deri tani per implikim te terthorte me ruset, tregojne se ai, eshte mjafte i zgjuar dhe ne kete funksion do te ishte gafe po te lere pushtetin mbi Pd. Numri i Turmes informale me koncepte mjerane per demokracine, qe kenaqet me pagesa dhe lug te zbrazet vazhdon te jete ende i madh ne Shqiperi. Per kete ai po shfrytezon dhe manipulon edhe SB, mjeshtrin e Turmave.
    Te gjitha keto jane avantazh per Lulin, pasi PD nuk ekziston! Ate e shkaterroi S.B. per interesat e tij sipas parimit ” qameti u befte mbas meje”! Kerkesa jote per ti kerkuar brerjee ndergjegje dhe moral L. Bashes eshte e pakuptimte. Ai eshte i perdorur. Tash po lufton per vehte. Prandaj e ngre steken larte duke thene KM i ardhshem. Qe te mbaj te mbaj larte nje profil te i mundeson te mbroj vehte, ti jap vehtes nje imunitet te pashpallur politike, qe ne cdo rast sherben per te mbrojtur pasurite e tij. Gruevski eshte rast i fresket!

  9. Jariju Degjon says:

    Luli ka toger jarin shtylle çeliku te partajs, bujari iu degjon.

  10. Babale says:

    Te qafte nenia moj lule, po cfare na bere keshtu, qe mos te zente dreka!?

  11. Babale says:

    O Lulo c’i bere vetes o !?
    Ti thoshje vetes burre o Lulo
    vare veten me ushkure o Lulo!
    O Lulo te qafte Mona o!

  12. sali halja says:

    ore fai sesht I lulit por i KOQES SALIIIII……Lere lulin ne hadhin e vet

  13. Daku says:

    Nuk arri te kuptoj si kte shkrim dhe si disa shkrime qe shume gjoja gazetare bejne neper gazeta. Pyetje koti, fraza koti. Si ju dhe gjithe ne populli Shqipetar e dime shume mire qe gjithcka behet per para’. Lulit nuk i eshte rruajtur kirre per asnjeri, vetem per para’ e pushtet. Problemi i ketij individi dhe shume individeve ne Shqiperi eshte se pervec se jane te paafte, jane dhe genjeshtar karriere. Pra as nuk skuqen dhe as nuk nxihen nga pallavrat qe thojne perdite. Edhe pse genjeshtra i del ne 5 minuta, nuk kane fare turp. Keta jane si puna e kurves qe i thote kurve te ndershmes.
    Pra keto lloj shkrimesh vari lesht, nuk kane kuptim me tipa ordinere si lul basha apo shume te tjere qe rrine me te. Te fjithe i dime se sa pare ka dhe harxhon luli, apo sa ka vjedhur, apo sa ka vrare apo sa ka spiunuar,. Pra ç’kuptim ka te besh pyetje sikur te kishe perballe nje njeri te padjallezuar qe se di se ç’po ben?
    Mjaft me keto rrangalla shkrime po pyete lulin se kur do japi llogari per sa ka bere keq me dashje ne ket shtet dhe se kur do te organizoje zgjedhje te lira e te ndershme ne partine e tij? Na hapet barkun, na lodhet, na konsumuat. Nuk hapet dot televizori se na dalin keta hajdutet e kriminelet duke na fut gishtin ne byth e duke thene se kjo eshte e mira per ty. Po shkoni w mbytuni bashke me keta gazetaret e leshit qe s’kane turp e vrasin kohen me plehra njerez

  14. it says:

    Luli aq e ka. Është budall. E zgjodhën për këtë punë, që të jetë qen i bindur. Problemi që s’e kishin bërë hesap Berisha dhe horrat e tij është se ai qen i bindur s’di t’i dalë për zot situatave. Kishte PD burra, si Sokol Olldashi dhe shumë të tjerë. Berisha i vrau, i rrënoi, i diskreditoi. Deshi vetëm Lulin, që thonë se është dashnori i Argitës. Tani e lini rehat Lulin. Thjesht mbaroi filmi për PD-në, dhe le të shikojnë të gjithë hallet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje