PD: Nga e enjtja nisim bllokimin e rrugëve në të gjithë vendin, ne sot jemi mazhorancë në këtë vend, por PS-në me Ramën nuk e mundim dot

23 Prill 2019, 19:28Politika TEMA

“Nuk do të ketë zgjedhje farsë pa u ndëshkuar krimi elektoral dhe pa u vënë përpara përgjegjësisë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij Dako dhe Gjiknuri”.

Kështu ka deklaruar Lulzim Basha menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me aleatët për bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, i cili e ka quajtur këtë vendim të opozitës një tjetër vetëvrasje politike, duke deklaruar se zgjedhjet as ndalen as shtyhen.

Nga ana tjetër, po sot, kryetari i prezencës së OSBE-së, Bernd Borschart, i pyetur nga gazetarët u shpreh se zgjidhja duhet gjetur brenda vendit.

Sa për shtyrjen e zgjedhjeve, data është, shtyrja do të ishte një proces i ndërlikuar.

Çfarë do të bëjë opozita në kushtet kur kryeministri prerë thotë se zgjedhjet nuk do të shtyhen? Çfarë do të bëjnë partitë opozitare për ta ndryshuar këtë?

A do të ishte vetëvrasje politike përfshirja e opozitës në zgjedhjet lokale pas një kompromisi? Cili është elektorati që do të gjejë shpresë në partinë e re të krijuar nga Astrit Patozi, Bindja Demokratike.

Për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve ishte i ftuar në “A2 Debat” Edmond Spaho.

Sapo nuk e sheh aspak të nxituar marrëveshjen e nënshkruar nga partitë opozitare këtë të martë.

“Lëvizja për të nënshkruar marrëveshjen me aleatët nuk ishte e nxituar.

Ne kemi deklaruar që pas mbledhjes së këshillit, duke paraqitur 3 pika në opinionin publik për mosregjistrim.

Një nga pikat tona ishte se nuk do të regjistrohemi në zgjedhje sa kohë nuk garantohen kushtet për zgjedhje të lira.

Ne do të punojmë për një platformë, ku së pari, të përcaktohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qeveria duhet të lejojë hetimin për ata që kanë vjedhur zgjedhjet në të kaluarën.

Dy dosje janë aktualisht të hetuara kryesisht nga ndërkombëtarët, por janë bërë të gjitha përpjekjet për të sabotuar hetimin”, tha Sapo.

Më tej, Spaho u shpreh se opozita nuk bojkoton zgjedhjet, por kërkon kushte për mbajtjen e tyre.

Ai tha se protestat do të përshkallëzohen dhe nga e enjtja do të bllokohen akset kombëtare.

“Qëndrimi ynë po vjen duke u përshkallëzuar. Opozita është sot mazhoranca reale.

Kemi përshkallëzuar qëndrimin tonë këto ditë, duke deklaruar se nuk regjistrohemi në zgjedhje për sa kohe të realizohen kushtet.

Ne nuk jemi kundër mbajtjes së zgjedhjeve vendore.

Ne do të ishin të gatshëm të hynim në çdo palë zgjedhje pa Edi Ramën.

Por zgjedhjet e 30 qershorit tashmë janë djegur, nuk ka më kohë për t’u mbajtur.

Ne nuk po bojkotojmë, por duam kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ne do të vazhdojmë me protesta dhe ato do të përshkallëzohen.

Duke filluar nga e enjtja do të fillojmë me bllokimin e rrugëve, akseve kombëtare në të gjithë vendin për një periudhë kohe të caktuar, një orë. Më vonë, do të rritet edhe koha e bllokimit”, tha Spaho.

14 komente në “PD: Nga e enjtja nisim bllokimin e rrugëve në të gjithë vendin, ne sot jemi mazhorancë në këtë vend, por PS-në me Ramën nuk e mundim dot”

  1. Alumi says:

    Kush blloken rruget duhet te penalizohen rende. Cfare mendojne se jane keta rrugeqer? Shqiperia eshte e shqiptarve dhe jo e maskarenjeve dhe hajdutve.

  2. Go west says:

    Po ata qe shkojne ne hall e ne pune te tyre dhe nuk duan as pushtet dhe as karrike, çfare borxhi ju kane qe tu zini rrugen?

  3. rrema says:

    Boll me bllokim rrugesh, qeveria duhet te veproi me forcen qe ja njef ligji……

  4. Kozmos says:

    MJAFT ,ME BLLOKIM RRUGESH , NUK JU KANE BORXH QYTETARET E VENDIT ,TI BLLOKOHET JETA AKTIVE E TYRE ,NGA NJE GRUSHT KERMASH ,QE JANE TE PA PUNE DHE DUAN TE BEJNE SPEKTAKEL .
    POLICIA DUHET TE VEPROJE NJESOJ SI NE ANGLI . MAKINAT UJSE TI LESHOJE ZAGAREVE DHE KELYSHEVE TE BASHES E MONIKES .
    E PAPRANUESHME ME PROTESTAT E TYRE , QE NUK PRODHOJNE ASGJE.

  5. Monitor says:

    Ky me duket si teveqel servil! Keshilla vijo punen dhe studimin per platformen!
    Vete neper rruge mos dil se tash s’ke as imunitet dhe policia gjobite me emra dhe arreston ca.
    Nxirrne rruve ata qe duan te behen deputet duke i premtu se jeni ne Liste mbi numrin 140! Qe kur te ndodhi prape si tani, pas fitores se ERames , ata futen ne parlament.
    Shikoni qe te kene pare mire! Qe gjobat qe do vendos policia, te mbulojne gjysem rrogat e tua ne parlament! Bllokoni rrugen per ne Vucidol dhe thoni se e bamun njerst e E.Rames per provokim.
    Hidh mdonje sy aandej nga Tit Patozi. Mos u tremb politika keshtu e ka! Ti e di mire parimin: Poshte mbreti, Rrofte Mbreti!

  6. denoncusi says:

    o rrema o punonjes i qeveris !!o go west je rrogetar me duket ! alumi edhe ti je ne kasten shteterore !!

    1. arberkaonya says:

      denoncusi duket qarte se cfare lloj paste je , qe nga denoncusi , eshte krejt pasaporta e personit tuaj , nese doni protesta , futuni ne seline e pedes dhe as mos hani e mos pini deri Sa te mbyllni syte te veni ne gop te semes , por te mbyllni rruget , e te paralizoni jeten e ketij populli e te paralizoni shtetin ligjor te votuar nga sovrani , eshte enderr e keqe per ju kjo , nese nuk ka shtet dilni e shini , Se nje ligjor serioz Dhe funksional , do ju tregoj vendin qe nga momenti I pare Dhe sdo dini nga do mbani frymen , besoj Se ju erdhi fundi .

  7. artan kurt says:

    O Sphia nje pyetje nones dhe motres tende ,vajzes,mbeses do ja bllokosh rrugen o idjot bashke me ata te tjeret.Mos harro se njeri e ka ngrene prasin me duket se ju do hani trangullin.Mos bllokoni rruget ne qoftese jeni fitues futuni ne zgjedhje dhe fitoni o idjota.

  8. Babale says:

    Provojeni tu bllokoni rrugen njerezve te ndershem dhe keni per te pare se cfare se c’do te ndodhe! Jo policia qe e ka per detyre qe te mbroje rendin nga terroristet, por populli ka per t’ju bere ate qe nuk u’a prete mendja more plehra.

  9. Gardiani says:

    Ju po te jeni bura, zerini rrugen Rames , c’pune keni me popullin?!!

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Bllokojini bllokojini rruget qe te kene halle njerzit e thjeshte qe as duan t’ja dine per politike kur t’ju fillojn e t’ju versulen.. Te plasi dhe arma dhe vrisni ndonje te pafajshem vetem e vetem se deshte te kalonte rrugen per hall dhe do ta shihni.. Keta nga shiu ne bresher shkojne.. Karavidhe opozite I thencin..

  11. ¬ says:

    Njerëzit e kanë ekonomin e mirë dhe lek kanë ekonomizuar., ndaj shpikin trazira për të shkelmuar depresionin dhe t’ju hapet oreksi seksual. Sensation

  12. Visi says:

    Ta bllokoin, dhe ti vene flaken, se ska shtete, deri dje thonin skemi cfar tu bejme se kane imunitet, dhe tani qe jane pa imunitet rrine e shohin, per mendimin tim qeveria eshte bere bashke me hajdutet e opozites

  13. Raldi says:

    Mjaft me me bllokim rrugesh! Policia duhet te veproje me forcen e Ligjit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje