Çfarë sollën mediat online dhe a do t’i nxjerrin përfundimisht gazetat jashtë loje?

24 Prill 2019, 18:14Sociale TEMA

Në dy dekadat e fundit, media është përfshirë në një valë ndryshimesh të vrullshme. Zhvillimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale i ka dhënë një dorë medias dhe e ka zgjeruar tregun e saj.

Aktualisht, në Shqipëri operojnë rreth 800 portale, nga të cilat 168 kanë karakter informativ. Ndërkohë, në treg janë 16 gazeta të përditshme si edhe 68 revista periodike 3-mujore.

Mediat online iu bashkuan familjes së mjeteve të informimit masiv, duke u bërë konkurrente të televizionit, radios, por veçanërisht gazetave.

Gara e dikurshme për tirazhin sot është lënë në hije nga ajo për klikimet, ndërsa nuanca të reja i janë shtuar mënyrës së raportimit të lajmit dhe rrugës që ai ndjek për të shkuar te lexuesi.

A është kjo një garë mes të resë dhe të vjetrës? Si do të jenë raportet e tyre në të ardhmen?

Tre emra të njohur të medias në Shqipëri japin vlerësimet e tyre.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje