Rama rrëfen "17 majin”: I thashë Lulit merr ç'do ti, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar. Ç'kam hequr duke iu lutur

26 Prill 2019, 18:01Politika TEMA

Kreu i qeverisë Edi Rama nga Shkodra ka rrëfyer detaje nga takimi i tij para 2 viteve me kreun e PD, Lulzim Basha, në Kryesinë e Kuvendit.

Me ironi Rama tregoi se i kishte thënë Bashës “merr çfarë do ti, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar”.

“Dy vjet si sot Luli m’u fut në çadër poshtë penxheres. 

Vinte më këndonte himnin që në mëngjes, mbante fjalimin, më pas ikte flinte gjumë, ata birra.

U dorëzuan amerikanët, europianët, vetëm unë jo, ç’kam heq duke iu lutur, nuk u jam lutur të gjithë njerëzve, sa i jam lutur atij.

I thashë merr cfarë do ti, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar.

Tani faji im është që socialistët nuk shkuan te Luli dhe demokratët erdhën te unë. Tani prapë e njëjta histori?

O Lul po pse ca do të jap unë pjeshkat dhe karamelet sa herë vijnë zgjedhjet. 

Po tani ka fallxhoren, asaj i ka thënë filxhani që ka zgjedhje të parakohshme.

Ata nuk u regjistruan në zgjedhje, nuk e di a do të shkojnë të gjithë kryetarët e bashkive pas tyre. 

Në 30 qershor ne do të marrim bashkinë e Shkodrës.

Demokratëve të mërzitur u them ruani gomat mos ua marri Flamuri, se gjë tjetër nuk bën as ai dhe as Luli. 

Ne do të donim që këtë herë Shkodrën ta fitonim duke i pasur ata përballë”– tha Rama. (TemA)

6 komente në “Rama rrëfen “17 majin”: I thashë Lulit merr ç’do ti, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar. Ç’kam hequr duke iu lutur”

  1. ¬ says:

    E këshillova Berishën që të lëri Argitën në PD., s’më dëgjoi. Tani lodhemi me lumjan.

    1. nik says:

      Kryeminister mashtrues. O ndyresire qe qelbesh ere si dhi e zgjebosur.

      Realisht ka te drejte dhe thote te verteten kur thote qe Basha nuk do ta marre me gjysmen e qeverise. Pse ? sepse i ka deputetet mbi 73 dhe nuk ja ka me nevojen LSI se se Ilir Metes si ne 2017.
      Por nje gje duhet ta dije ky kerrabe funderrina, ky edvin rama qe populli shqipetar di me shume se ai.
      O edvin rame haleja Gjysmen e qeverise Lulezim Bashes nuk ja dhe ne 2017 jo se deshte lulin dhe per kete mos e mashtro popullin, por se nuk kishe cfare i ben Ilir Metes qe ne ate kohe kishte celesat e qeverise. Ps ja kishte ne 2017 vetem 65 deputete dhe pa deputete e LSI se edvin rama shkonte ne opozite dhe nuk ishte me kryeminister. Domethene dhe per Lulezim Bashen nese edvin rama ka bere marreveshje ne 2017 e ka bere Ilir Meta.

      KUrse sot rame debili krekoset si gjeli maje plehut se i ka mashtruar ambasadoret dhe kujton se mund ta shkele opoziten dhe popullin me kembe vetem se ka mbeshtetjen e nderkombetareve. Gabon rende edvin haleja se opozita nuk perfaqesohet nga lulezim basha dhe mul noka vetem. Ka dhe shume shqipetare te tjere qe jane kunder teje dhe ndoshta nuk jane fare ne partine e mulit e mones prandaj dhe do te shporret rraca e jote e qelbur nga pushteti edvin plehu.

  2. peoples says:

    NNuk ka faj ai..ja kerkon shpirti po ti Edi Rama ti kishe futur nje te palluar qe te embelsohej me ty..Nuk e bere tani degjo pordhet e tij…

  3. Toni says:

    Hahahaaaahh e forte kjo Ed je i papam.

  4. Lira says:

    Ky eshte burri ne krye te vendit tim?!
    Ky horr, ky karagjoz?!
    Turp!

  5. rexha 10 says:

    EDO TI JETON AKOMA ME ENDRREN E 17 MAJIT .A I MORE TEPSINE ME GJITHE KAPAKE DHE PER CFARE ?PER TE TREGUAR HISTORI ,A THUA SE JE ATY PER TE BERE TEATER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje