Kriza e Bashës me Perëndimin dhe fenomeni "Doris Pack"!

5 Maj 2019, 20:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Doris Pack është një pensioniste gjermane që e do Shqipërinë. E ka lidhur karriera si ish politikane në vitet ’90 dhe fillim të viteve 2000, miqësia me disa politikanë atëherë të rinj në PD, veçanërisht Genc Pollon dhe tani si pensioniste ndoshta klima e mirë e vendit, vrasja e vetmisë dhe sidomos përfillja si ish politikane. 

Nuk bëjnë keq që e thërrasin në Tiranë dhe e bëjnë pjesë të veprimtarive të tyre. Eshtë një gjest që u bën mirë të moshuarve që kanë pasur jetë aktive politike.

E kam vënë re se tani është dhe më e lirë në deklaratat e saj dhe në raport me Bashkimin Evropian. 

Dikur ka qenë politikisht korrekte. Mbaj mend që kur Europa e izoloi Sali Berishën pas vitit 1997, ajo bëri çfarë mundi, të ishte simbol i atyre përpjekjeve për izolim dhe promovuese e Genc Pollos, Edi Ramës dhe Ilir Metës, si politikanë të rinj që duhet të zëvendësonin Berishën e Nanon. Çfarë nuk bëri ta përjashtonte PD-në nga Partitë Popullore Europiane dhe ta zëvendësonte me partinë e Genc Pollos. Dhe dukej që ishte e bindur për këtë, pavarësisht ndonjë dobësie që kishte për Pollon.

Tani është më e lirshme. është kundër mbështetjes që Bashkimi Europian ka për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, kritikon Komisionin Europian në Tiranë, flet për arsimin, shëndetësinë, kullat, dhe biles dhe për transportin urban dhe është gati të thotë që e ardhmja e Shqipërisë është Albana Vokshi.

E kuptoj që disa njerëz që e marrin seriozisht dhe mund të irritohen, por në fakt ajo e ka pa të keq. Në fund të fundit është njeri i lirë dhe shtyn moshën e tretë me këtë punë.

Ajo që nuk kuptoj është që Lulzim Basha në përpjekje për të krijuar iluzionin, se nuk është i izoluar nga Europa dhe Perëndimi në përgjithësi, modifikon axhendën e Partisë Demokratike në funksion të shetitjeve të Doris Pack në Shqipëri.

Një kolegu im më kujtoi sot një detaj interesant në kulmin e protestave studentore në dhjetor të vitit të kaluar.

Kur të gjithë aktorët dhe faktorët politik në Shqipëri, ishin të foksuar tek protesta e studentëve dhe rrugëzgjidhja për to, Basha njoftoi urgjent se do të kishte një forum të rëndësishëm të nesërmen në “Hotel Tirana”. Dhe kur të gjithë prisnin që ai të shpaloste ndonjë alternativë për arsimin dhe studentët, ai foli për …lirinë e shtypit. Albana Vokshi tashmë si e preferuar nga Doris Pack, vuri alarmin për lirinë e shtypit, pasi sulmoi gjithë shtypin që nuk kontrollon Lulzim Basha. 

E marr me mend si duhet të ketë turfulluar Sali Berisha kur e ka parë atë tryezë ditën që studentët kishin rrethuar kryeministrinë.

Dy ditë më parë në ditën e Lirisë së shtypit, Lulzim Basha thirri përsëri një tryezë por tani për…arsimin. Meqë kishte ardhur Doris Pack në Shqipëri, dhe të dukej sa më serioz aktviteti, Basha shpalosi idetë e tij për arsimin, u betua për zhbërjen e reformës në arsim, dhe hodhi disa teza puniste, për të adhmen e arsimit në Shqipëri. 

Doris Pack që jeta nuk i ka ofruar ndonjë shans të madh për t’u arsimuar, pasi ka qenë një mësuese modeste dikur në Gjermani, mbështeti idetë e Bashës dhe Albanës.

Dhe aktiviteti u mbyll.

Vetëm Lulzim Basha mund të ketë talentin të bëj idiotësira të tilla, pikërisht në kulmin e aksioneve, që ai vetë i shpall si revolucion. Vetëm ai mund të flasë në kulmin e protestave studentore për lirinë e shtypit dhe në ditën e lirisë së shtypit, për arsimin e lartë, vetëm se ka “goditur” që Doris Pack të jetë në Tiranë.

Doris Pack nuk ka haber nga arsimi dhe as nga problemet e arsimit në Shqipëri. Ajo ka vetëm një problem, që Genc Pollo nuk është më ministër Arsimi dhe ndoshta bëhet përsëri, edhe pse koha e tij është koha më e zezë e arsimit shqiptar, pasi është licensuesi i “fabrikave të diplomave” që futën në krizë dhe Perëndimin.

Vetë Lulzim Basha është një njeri i cili akoma nuk denjon t’u tregojë shqiptarëve diplomën e bachelorit për të cilin, Universiteti ku ai pretendon se ka mbaruar, nuk e konfirmon. Ai nuk denjon të zbatojë as të drejtën e publikut për informacion, pra vepron kundër lirisë së shtypit, duke mos kthyer përgigje për të bërë publike diplomën e tij.

Tani ky njeri vetëm që t’i bëjë qejfin Doris Pack që do akoma Genc Pollon ministër Arsimi, organizon një tryezë, pa kokë dhe pa këmbë për asimin, që të duket se ka të huaj që e mbështesin. Njësoj si me një gjerman tjetër, që e paguajnë si lobist pranë PD dhe thonë është “këshilltari i Merkelit”, ndërkohë që nuk ka qenë kurrë i tillë, por thjesht pjesë e kompanive të lobimit që kanë punuar dhe për partinë e saj ndonjëherë në fushata. 

Tani Basha është mirë ta ndajë mendjen me Perëndimin, nëse do që të jetë i qartë dhe i vendosur në rrugën e tij. Rruga që ai ka zgjedhur, djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve, është rrugë anti-Perëndimore dhe nuk mbështetet nga Perëndimi. Për mua është vendimi më i guximshëm edhe pse i imponuar nga Berisha, që Basha ka ndërmarrë ndonjëherë në jetën e tij. Por meqë budallallëkun e ka bërë, tani duhet t’i shkojë deri në fund, dhe të sillet si trim ndaj Perëndimit, jo të përpiqet të jetë dhe anti-Perëndimor dhe të paraqesë si përfillje nga Perëndimi praninë e ndonjë pensonisti apo të papuni gjerman, që marrin honorare në PD. Se ata më shumë se sa përfillin Bashën e PD, janë të lumtur që përfillen prej Bashës e PD. Biles duhet t’i jenë shumë mirënjohës. Basha nuk ka pse u vë në shpinë dhe gjëra që nuk i mbajnë dot, siç është ky roli i të qënit përfaqësues të Perëndimit në opozitën shqiptare. Ata janë politikanë të perënduar, por jo çdo gjë që ka perënduar, është Perëndim.

22 komente në “Kriza e Bashës me Perëndimin dhe fenomeni “Doris Pack”!”

  1. kodra pas bregut says:

    Ironia e Meros bje ne vesh te shurdher .
    Me mire se kaq nuk mund t’ia beje “Apollogjine “ Tranvestite((i))t Doris Pakos .
    Maçja Plake kerkon minj te njome por Genc Pollua ka rene nga takemet .
    Turp per PD-ne qe eshte mpakur ne Aksin Kamez-Fushe Kruje-Mamuras -Laç.
    Edi Rama me kete lidership te PD-se i ka te sigurte dhe 2 mandate te tjera sepse ata Rrigeçer , ish Deputete qe bllokojne Rruget e bejne sepse u ka ardhur Mandata .
    Turp te paguash Rrugeçer me leke qe te vijne dhe te blllokojne rruget .

    1. Skypion says:

      Si zakonisht, ne raste te tilla, kur personalitete te politikes Perendimore, kritikojne qeverine e korruptuar socialiste te Edi Rames, analisti yne vjen me nje shkrim ne stilin e njohur tashme te tij: shpifes dhe denigrues.
      Eshte ironike, qe nder te gjithe ata gazetare qe po i sherbejne besnikerisht Edi Rames keto kohe diskretituese per te, eshte pikerisht analisti yne, ai qe ka marre persiper te sulmoje, shpife dhe denigroje politikanet perendimore qe jane te neveritur nga Kryeministri i cmendur i Shqiperise.
      Eshte ironike, sepse po ky analisti yne ishte i vetmi nder te gjithe gazetaret, qe dikur i sherbenin besnikerisht paraardhesit te Rames, ish-Kryeministrit Berisha, qe pat marre persiper te denigroje Edi Ramen, asokohe Kryebashkiak i Tiranes.
      Dhe e pat bere ne nje menyre te tille, sa vete zoti Rama atebote, qe shprehur: ” djali im, fshihet poshte tavolines nga frika e tmerrshme, kur degjon shpifjet e Bazes per mua, babane tim dhe familjen time…”.
      Shkrime te ketij lloji, nuk kane asnje lloj vlere ndikuese tek lexuesit normale, perjashto ato merhumet e fandaksur qe besojne me te vertete cdo gje qe tu hedhin.
      Nuk i besojne socialistet e ndershem, qe nuk ia falin kurre analistit tone berishizmin e skajshem, ne kohet me te veshtira qe paten kaluar kur ishin ne opozite; eshte fjala per BErishen e pare ne pushtet, por edhe ne opozite deri me 2005.
      Nga ana tjeter, kjo sherben per mire, sepse te gjithe po shohin se deri ne c’pike ka katandisur Edi Rama, te cilit i kane mbetur vetem njerez te tille te diskretituar per t’i sherbyer.
      Jo vetem kaq, por kjo nxjerr ne pah se c’njeri udheheq socialistet sot; nje i pacipe, nje sojsez, ne dilenxhi e edepsez, qe eshte bere both e brek me ata qe e kane degjeneruar publikisht, duke i atribuuar turpe te tilla te tmerrsheme, sic jane ato te akuzave ndaj babait si perdhunues te gruas dhe te refuzimit te njohjes se te birit per kete shkak.
      Natyrisht qe te gjithe i dine keto qe po them une, por eshte e domosdoshme qe t’i sjellim ne kujtese herepashere, sidomos per socialistet, per te pare edhe keta , se jane njesoj si Udheheqesi i tyre qe adhurojne: kerma te gjalla!

      1. korçari says:

        O Skypion je i gjithi i mbuluar me helm sa te ka shkateruar dhe llogjiken dhe se fatekeqesia e ketij kombi jane vete shqiptaret si puna jote qe per hir te ideve apo pakenaqesive punojne kunder ketij populli,dhe kami 30 vjet qe vijme rrotull si çifutet ne shkretetire…

      2. Pk says:

        Skypion, te gjitha ti pranoj, po sojsez nuk mund ta quash Ramen, te pakten po ta krahasosh me ata “sojllinjte” e PD-LSI!

    2. Amy says:

      Basha nje kryeidiot i lindur, nuk e kuptoj si mund ti vesh rendesi nje personi te tille, deri tani nuk na i kane zene syte dhe veshte te pakten ne shqiperi qe te kete qene lider i nje partie, ky eshte kokra e budallait dhe njerez mos e merrni seriozisht, me ate do kete pune vetem drejtesia, si dhe me Monen, per te tjerat qe kane bere dhe po bejne ti mbajne vete pergjegjesite, nuk jemi cmendur ne ti shkojme pas njerezve si basha e mona, KETA jane TURPI I KETIJ VENDI,!!!!

  2. Lenci says:

    Ironi ideale per nje manikin te Berishes!Sa per Doris Pakun dhe pranine e saj ne funerlin e PD eshte njelloj si ajo qe beri Bujar kapteri i PD kur u pyet nga nje drejtues emisioni si i ftuar se perendimi i ka kthyer shpinen PD si e shihni ju kete?Kapteri Bujar nderhyri dhe e kundershtoi kete deklarate te drejtues se emisionit duke i thene se nuk eshte e vertet kjo qe propangandohet se ja tha ai:Ne na mbeshtet “zeri i Amerikes” seksioni shqip i anglezit qe ne vitet 90 vinte ne presidence e bente takimet trepaleshe Ramiz Berish e Biberaj!Ndaj z.Baze jane pune te holla keto qe bene Lulezimi ,lere te qete se po shkon me kembet e tia drejt vorezave te politikes shqipetare!

  3. Durrsaku says:

    Hahahahahah ! Po si nuk doli nje gazetar qe tja thot ne sy keto gjera bashes kur jep ato intervistat perpara selise se pd ! !!!

  4. Guroja says:

    “Jo cdo gje qe ka perënduar, eshte Peeendim! Kesaj i thone batute! Duhet te jete batute e muajit!

  5. Naim Frasheri says:

    Doris Pak eshte Dashnorja 100% e Genc Pollos, Saliu ka Videopergjime nga Pallimet qe Dorisi ka kenaqur Pjeshken ,me Gamorin Genc, Tiranasit i thone Genc Hajdarit ,dhe Dorisi kthehet gjithmone te Dashonri Genc, edhe pse Genci eshte Hajdar nga trute

  6. PDR says:

    Dorisi ishte veshur si adoleshente, per mashallah , do kete akoma ndonje renje ne goje !

  7. Mero !kjo eshte ironi therese,por lulashi eshte i vetmi udhedreqes qe do i mari paret pasanikeve dhe do ja shperndaj te varfereve(gjej nje tjeter robin hud shqiptar qe e ka ber kete premtim)
    Lulashi mbledh mjeket dhe i premton se do ja bej rrogen 1200 euro dhe debilat duartrokasin.
    Mbledh pensionistet dhe i premton se nuk do kete pension nen 250 mij dhe ata te shkretit e hane.
    Mbledh tregtaret dhe u premton ulje drastike taksash…..
    Ky eshte bere nje nastradin me thesin bosh qe duhet tja filloj nga thesi i tij qe e ka plote me paret e vefes

  8. ?????????? says:

    ‘Mos ja vini re zonjës Pack .E bën nga debulesa që ka për
    Pollon , se për Lulin , s’pjerdh hiç ajo .

  9. Ledion says:

    Vini re: Ne editorialet e Meros, qershia mbi torte eshte fjalia e fundit. Mos e lini pa lexuar te gjithe artikullin.

  10. e verteta says:

    Vertete pikante Mero Jo cdo gje e perenduar quhet perendim

  11. Denis says:

    Korrupsioni dhe ekonomia e dobet , mungesa e dialogut politik e mungesa e nje vizioni te qarte per te ardhmen e vendit mbeten rrenjet e te gjitha krizave. Perendimi thuajse ka deshtuar ketu. Rrofshin emigrantet e trafiqet qe mbajne me buke miletin. Dhea ata dy leke qe mezi mberrijne ne buxhet avullojne ne xhepa politikanesh e mercenaresh poitike e nepotike.Aksioma e hajduteve te Shqiperise eshte ;”Hajdut eshte ai qe kapet jo ai qe vjedh!” Ndaj ata qe kapin, agjencite e zbatimit te ligjit jane shuar a kapur.Kontroli larte i shtetit etjjj.Ne vazhdojme e vazhdojme e qajme hallet e udheheqesve sidomos te atyre qe per momentin nuk kane asgje ne dore.

  12. Flutura says:

    Jo cdo gje qe ka perenduar eshte perendim !!!!
    ????

  13. ~ o ~ says:

    Po, fundi i nje karriere mund te jete lindje per nje karriere te re. Une Lulin e shoh aktor ne filmat e Hollivudit. I bukur eshte edhe floket i mban te lart te lepira. Ka nje dhunti per aktrim. I ka perenduar koha si politikan por mund ti hapet rruga si aktor. Se marr vesh se ça ben mes atyre Nishaneve e Palokave. Ky ndrit i teri para tyre.

  14. Elisabeta says:

    Qe politikanet te luftojne per pushtet , pa mohuar edhe ndonje doze idealizmi me kete kuader, e kuptoj por qe njerezit Te bejne tifozllek per njerin apo me duket e tepert . Po demtojme veten cdo dite. Le ti kthehemi punes dhe vleresimi le Te behet vetem diten e votimit. Secili te votoje i lire si tia ndjeje zemra duke respektuar vetem veten e tij dhe e fitofte me I miri. Aktoret qe jane me skene jane me se Te njohur per ne. Kthehuni tek puna dhe familja dhe votoni vetem me forcen e logjikes dhe adkush nuk do guxoje t’ju neperkembe. Dhe nje keshille te fundit investoni me edukimin e femijeve me virtytet jetesore qe me barking e nenes sepse sa me vone me e pamundur behet. Respekt per ty qe po e lexon edhe nese nuk ndan Te njejten mendje me mua

  15. ETHEM LALAJ says:

    SHUME SAKTE.ME KUJTOHET MIRE KUR ZGORA PACK NE FUSHATEN E ZGJEDHJEVE 2017 NDODHEJ NE KUKS DHE MIDIS TE TJERAVE THA:”..PSE AKOMA NUK ESHTE RREZUAR QEVERIA E EDI RAMES..”
    -POR PER ÇUDIN E SAJ E.RAMA FITOJ JO 71,POR 74 DEPUTET.PSE:
    1-SE POPULLI E DI ME MIRE SE DORISI SE KUSH ESHTE PD,SALIU,LULI E MULI I KUKSIT QE KY I FUNDIT ESHTE FOTOGRAFUAR DUKE URINUAR NE BULEVARDIN D.E KOMBIT.
    2-SE POPULLI DI TE VLERESOI MIRE SE KUSH ESHTE MIK,MIKE E TIJ APO TE PARTISE SE INTERESAVE PER PUSHTET.
    3-SE POPULLI E KA NDAR MENDJEN QE NE 1992 KUR VOTOI SI PROVE GJENERALE PD DHE PAS 6 MUAJESH I VURI DRURIN PER TE MOS E VOTUARE KURRE,KURRE MË.
    4-DHE KTE E DI MIRE SALIU QE SIDOMOS NE ZGJEDHJET LOKALE PD NUK FITON SA TE JET GJALLE AI DHE SHPURA E TIJ.

  16. SHQIPE-FREE says:

    i Nderuar Mero:Karta e “Fundit” ose mbase jo ..Doris Packe na e “Shesin” ne Shqiperi per “Mbeshtetje” te Bashes….Personalisht Lulezim Basha eshte bere sa i Neveritshem aq edhe i Felliqur per Shqipetaret qe jetojne Jashte Shqiperise…dhe e Shikojne Politiken e Deshtuar te Bashes, sepse kete e bejne me Forcuese Komentet me Njerezit qe kane ne Kontakte,qe e shikojne Politiken Shqipetare me syrin e te Huajit..
    Nje Qytetare Gjerman me tha:Ju Shqipetaret nuk e doni vendi tuaj…Per se i them..nga dole ne kete Perfundim…SEPSE KETE MA THOTE Qiraxhiu Shqipetare perdite me tha….
    Keshut edhe BaSHOVICI Lulic….Nuk ka kene pa Shpifur per Shqiperine dhe Shqipetare, sa ka Infektuar edhe te tjere ne Europe..lol

  17. BRSS says:

    DORIS PAK NJE KARAPUTAN NDERKOMBETARE ,TANI SE PJERDH KUSH DHE KETA BEJN GABIM QE NUK E PERZEN PUTANEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje