Zbardhen shumat marramendëse, Flamur Noka fsheh pasurinë: Nga apartamenti tek Liqeni Artificial dhe makina luksoze

6 Maj 2019, 13:27Politika TEMA

Opozita jashtë parlamentit, çdo ditë ngre zërin dhe  për korrupsion dhe varfëri, ndërsa vetë jetojnë në luks.

Kjo nuk është përceptim por, fakt. Nëse shikojmë deklaratat e tyre të pasurisë, vërejmë, se  si nga viti në vit, luksi i tyre shtohet dhe për më tepër nuk kuptohet se si.

Vetëm ndonjë hetim i mirëfilltë, i detajuar si Vettingu, mund të zbardhë pasurinë e tyre të vënë nëpërmjet korrupsionit, abuzimit, parave të pista, apo duke shfrytëzuar postin që kanë mbajtur.

Në filtër sot do të kalojë ish-deputeti i PD-së Flamur Noka, i cili shquhet për sherre si në Kuvend apo edhe jashtë institucionit.

Si argument kryesor ndaj atyre që e kundërshtojnë, Noka, ka grushtet, sharjen dhe dhunën. Të paktën për këto gjëra lakohet.

CNA.al zbardh me fakte dhe dokumenta sesi një student me kanatjere të grisur u bë miliarder duke qenë roje në PD për 6 vite e me pas ministër i Brendshëm

Nga një vëzhgim që kemi bërë në deklaratat e pasurisë së së tij, nga viti 2012 deri në vitin 2017, Noka rezulton se ka pasuri të paluajtshme por edhe të luajtshme, të cilat kushtojnë shumë shtrenjtë, nëse i krahasojmë me të ardhurat që ai deklaron.

Në vitin 2012, në kohën që u emërua ministër i Brendshëm, Noka ka blerë një apartament tek një pallat pranë Liqenit Artificial.

Noka deklaron tre burime të ardhurash si dhe blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 190 m2, me vlerë 151 000 euro, Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë, nëpërmjet një kontrate shit-blerjeje dhe transferim kredie 5 000 000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Bëhet fjalë për një pallat të shumë te debatuar nga spektri politik për lejen e ndërtimit të dhënë nga Edi Rama, në kohën që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Leje e cila më pas u tolerua nga ish- kryeministri Sali Berisha, pas ndërhyrjes së Nokës.

Në zonën ku Noka thotë se  ka blerë apartamentin çmimet janë tre herë me shtrenjta, se ç’deklaron ai.

Një apartament në rrugën “Sami Frashëri”, që ndodhet pranë Liqenit Artificial, me të njëjtën sipërfaqe që deklaron Noka, shkon të paktën 500 mijë euro.

Pra bëhet fjalë për një pasuri që nuk mund ta vendosësh kurrë me të ardhurat që ai deklaron në vitin 2012.

Të ardhurat e tij në vitin 2012, ishin nga paga dhe shpërblime si ministër i Brendshëm dhe si anëtar i KKT-së 1 117 298 lekë, nga paga dhe shpërblime të tjera financiare si deputet i Kuvendit të Shqipërisë 1 794 028 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës 1 043 120 lekë, të ardhura nga shitja e një apartamenti me sip. 83.7 m2, vlerë 180 000 euro, në Rr. “Andon Zako Çajupi”, në qytetin e Tiranës.

Këtë pasuri ai e ka vendosur ndërkohë që nuk kishte mbaruar mandatin e parë si deputet i PD. Kujtojmë se Noka u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2009.

Nuk mund të merret me mend se çfarë ka ndodhur në vitet e tjera, në kohën që ka ushtruar mandatin e deputetit. Vetëm Prokuroria mund ta sqarojë këtë situatë.

Në vitin 2013 ai ka blerë një garazh me sipërfaqe 70 m2, me vlerë 22 400 euro, në Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë. Nuk specifikohet burimi i financimit. Gjithashtu në të njëjtin vit deklaron se bashkëshortja e tij ka blerë një automjet me vlerë 600 000 lekë.

Në vitin 2014, ka bërë pushim nga shtimi i pasurisë, ndërsa në vitin 2015,  ish- ministri i Brendshëm ka blerë një automjet 40 mijë euro, ndërsa të ardhurat e tij zyrtare shkojnë rreth 2 milionë e 4 mijë lek të reja në vit.

Një automjet kaq i shtrenjtë, normalisht nuk blihet me kredi, por ke të ardhura të mjaftueshme. Në këto rrethana janë mundësi, ose Noka ka gënjyer në deklarimin e pasurisë, ose është siç thotë populli “dhi e zgjebosur me bisht përpjetë”.

Ai nuk e ka shpjeguar në deklaratën e pasurisë se si e paguan këtë kredi, kur të ardhurat i ka dyfish më pak se sa vlera e makinës. Gjithashtu ai ka edhe një kredi të mëparshme të marrë nga Enti i Banesave.

Në vitin 2016, nuk ka shtim të pasurisë, ndërsa në vitin 2017 ai ka deklaruar të ardhura nga Kuvendi (paga, dieta, rimbursim telefoni, karburanti dhe nga komisionet), 2 344 899 lekë, të ardhurat e bashkëshortes nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, 1 006 394 lekë, të ardhura nga shitja e makinës tip ‘Volksëagen’, 2 500 euro.

Në media më herët është shkruar se nga Noka kanë përfituar edhe familjarët e tij.

Kështu, dy vëllezërit e Flamur Nokës, njëri me banim në Belgjikë dhe tjetri në Tiranë, gruaja e vëllait në Belgjikë dhe motra me banim në Kamëz, kanë marrë katër apartamente në Sarandë, pronë e Entit Kombëtar të Banesave, në kohën që Flamur Noka ka qenë kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.

Noka është akuzuar nga kundërshtarët e tij politike se ka pasuri në Gjirin e Lalzit, të cilën nuk e ka deklaruar.

Sipas socialistëve, Flamur Noka  ka në pronësi edhe gjysmën e një vile në Gjirin e Lalzit, e cila dy vite më parë u grabit dhe u morën sende personale.

Më poshtë po sjellim pasurinë deklaruar nga viti 2012-2017, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Viti 2012

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si Ministër i Brendshëm dhe si anëtar i KKT-së 1 117 298 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 1 794 028 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës 1 043 120 lekë.

Të ardhura nga shitja e një apartamenti me sip. 83.7 m2, vlerë 180 000 euro, në Rr. “Andon Zako Çajupi”, në qytetin e Tiranës.

Marrje kredie 5 000 000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave, me afat shlyerje 25 vjet.

Blerje apartamenti me sip. 190 m2, vlerë 151 000 euro, Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë, nëpërmjet një kontrate shit-blerjeje dhe transferim kredie 5 000 000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Detyrime të paguara në vlerën 198 000 lekë për kredinë e marrë nga Enti Kombëtar i Banesave në shumën 5 000 000 lekë për blerjen e apartamentit.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 668 454 lekë.

Të ardhura nga paga si Ministër i Brendshëm 1 145 364 lekë.

Të ardhura nga paga kalimtare pranë D.R.S.SH. Tiranë, 62 965 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si pedagoge pranë Fakultetit të Shkencave Sociale 901 379 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit 3 000 euro.

Blerje garazhi me sip. 70 m2, vlerë 22 400 euro, në Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë. Nuk specifikohet burimi i financimit.

Blerje automjeti nga bashkëshortja me vlerë 600 000 lekë, financuar 3 000 euro nga shitja e automjetit të vjetër dhe pjesa tjetër nga kursimet nga paga.

Detyrime të paguara në vlerën 198 000 lekë për kredinë e Entit Kombëtar të Banesave.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputet, 2 369 233 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Tiranë, 811 075 lekë.

Kredi strehimi nga Enti i Banesave, detyrimi financiar i pashlyer 3 927 000 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga në Kuvendin e Shqipërisë 2 431 949 (dy milion e katërqind e tridhjetë e një mijë e nëntëqind e dyzet e nëntë) lekë.

Interesa nga depozitat 271 526 lekë.

Bashkëshortja zonja Eva Noka paga punësim pranë Fakultetit të Shkencave 734 069 lekë

Përfituar nga shitja e një automjeti 7 000 euro.

përfituar nga shitja e një garazhi të pa hipotekuar 1 000 000 lekë.

Gjendje llogari rrjedhëse 17 021 lekë.

Gjendje depozitë 3 010 984 lekë.

Gjendje depozitë 1 648 425 lekë.

Eva Noka Llogari rrjedhëse 150 700 lekë.

Paguar gjatë vitit 2015 vlerën e kredisë së marrë pranë entit të banesave me 198 000 lekë, vlera e mbetur për shlyerje 3 729 000 (tre milion e shtatëqind e njëzet e nëntë mijë) lekë.

Shlyer kredi për blerje automjeti me 682 euro, shuma fillestare e kredisë së marrë në 2015 është 30 000 euro.

blerë makinë në vlerën 40 000 euro ku deklaron 30 000 euro kredi dhe 10 000 euro të mbajtura kesh nga një makinë e shitur në vitin 2011.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe përfitimet në funksionin e deputetit, 2 512 682 lekë.

Interesa nga depozitat, 97 183 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eva Noka të ardhura nga paga pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, 763 082 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor 43 796 lekë, shtuar me 26 775 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor 0 euro.

Bashkuar dy depozita bankare, gjendje më 31 dhjetor 4 756 593 lekë, shtuar me 97 183 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor 57 025 lekë, pakësuar me 97 635 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -198 000 lekë për kredi bankare për strehim nga Enti i Banesave. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 3 531 000 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -4 089 euro për kredi për blerje automjeti marrë në vitin 2015 me principal 30 000 euro. Detyrimi I mbetur më 31 dhjetor është 27 417 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga Kuvendi (paga, dieta, rimbursim telefoni, karburanti dhe nga komisionet), 2 344 899 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eva Noka, të ardhura nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, 1 006 394 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinës tip ‘Volksëagen’, 2 500 euro.

Gjendja e llogarisë së pagës në Bankën Credins, 53 407 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Eva Noka, gjendja e llogarisë rrjedhëse në Bankën Kombëtare të Kursimeve, 64 406.7 lekë.

Kredi strehimi marrë nga Enti i Banesave, detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 198 000 lekë, detyrimi i mbetur pashlyer, 3 333 000 lekë.

Kredi për blerjen e automjetit marrë në vitin 2015 në shumën 30 000 euro. Detyrimi i shlyer për vitin 2017, shuma 4 091.15 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 25 041.49 euro.

Shpenzime për shlyerjen e kredisë së butë për vitin 2017, shuma 198 000 lekë.

Shpenzime për shlyerjen e kredisë për blerjen e makinës për vitin 2017, shuma 4 091.15 euro.(CNA.al)

 

31 komente në “Zbardhen shumat marramendëse, Flamur Noka fsheh pasurinë: Nga apartamenti tek Liqeni Artificial dhe makina luksoze”

  1. Krahasoni kete hajdut arrogant me Pali Misken dhe bllokmenet e tjere.
    Te keqen o Pali jeni si engjej para ketyre horra te korruptuar.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Jete evgjiti.. Akoma me Enti Banesat si ndihme sociale dhe blen makine 40mije euro. Ka vjedhur thasin e parave dhe sdi si ta justifikoj.. E ka grire shtetin dhe taksapaguesit duke u dhene te aferme prona qe su perket atyre dhe I ban si kapital per ti shitur.. Zbriti nga mali e ra ne kos.. Tipa si ky ske nevoj ti degjosh per justifikim..

  3. spartak says:

    Kush e frymëzoi , e lejoi dhe kishte interes që sistemi I DREJTËSISË të përfundonte aty ku është sot , në sistemin e PA DREJTËSISË .
    Vetëm pushtetarët dhe klasa politike e donte Sistemin e Drejtësisë sa më të dobët , sa më të varur , sa më të korruptuar , që të mos mundej e mos të guxonte të dënonte asnjë prej tyre për gjithë atë vjedhje , abuzim e korrupsion që i bënë Shqipërisë , popullit shqiptar dhe pronave shtetërore , publike dhe private gjatë gjithë këtyre 28 vjetëve , madje nuk kanë fare frikë , sa që nuk po kanë të ndalur .
    Prej mbi 20 vjetësh , vetëm Kontrolli I Lartë I Shtetit ka denoncu ( ka dhe mjaft të pa denoncuara ) në organet e akuzës me qindra raste abuzimesh e shpërdorimesh të fondeve publike dhe aseteve të tjera . Ky sistem I PA DREJTESISE , as 5 % të tyre nuk çoi në bangat e të akuzuarve, e pale sa u dënuan .
    Politikanët , duke e ditur se sistemi i rregullt e i pa korrtuptuar i drejtësisë nuk do i lejonte dhe do i vinte hakut abuzimit , korrupsionit dhe shpërdorimit të tyre , i frynë gjithmonë zjarrit të padrejtësisë së këtij sistemi .
    Edhe kur u bë ligji i VETTING-ut , e zvarritën , e coptuan e goditën dhe e përfunduan në një ligj limonatë dhe qesharak , sa që paradokset janë të tilla , që edhe vetë juve , iu është pështiros kjo punë . LIGJ . Bone ç’bone me miljona euro abuzim e korrupsion , mund të mos thotë asgjë njeri , mjafton të largohesh ( japësh dorëheqjen vetë ) dhe jemi larë bashkë . Më rrove , të rrova , brisku i berberit , dhe nuk të hyn gjemb në këmbë hiç.
    Po kështu dhe këto të tjerët , nga të cilët zor se mund të bëhen një grusht sagllam , dalin me pasurira të pa justifikueshme dhe ju thonë hik . Ngadalë njëçikë , ku të hiki ? Kur ti nuk aplikon asnjë masë , asnjë sekuestro , normal që s’ke bërë asgjë . ABUZIMI , KORRUPSIONI e PADREJTESIA , që nuk dënohet , nuk do largohet kurrë vetë . Momentalisht , mund të zbythet e zvoglohet përkohësisht , por kur nuk ndëshkohet ,kurrë nuk zhduket e largohet . Paradoksi më i madh qëndron në faktin , se këta të cilët qëndruan me ju nënshtru procesit të VETTING-ut , dhe që janë ma pak të korruptuarit , po përzehen largohen e po anatemohen si kriminela , ndërsa kapot e krimit në sistemin e PADREJTESISE , me abuzimet , korrupsionin dhe padrejtësitë marramendëse , nuk i ndjek e përflet njeri më . Merre me mend , kur del pa lag kreu i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive dhe 5 vjet Krye-Prokurori i Republikës ( Ishte caktu Krye-Gardian -Krye Abuzuesi ) me miljona e miljona euro abuzime e pastrime parash të pista , rron si pasha me gjithë familjen mu në mes të Gjermanisë bashkë me paret e vjedhura e të abuzuara . Po kështu edhe të tjerët .
    MOS HARRONI : Ligji i VETTING-ut , ishte I vetmi i cili u miratua me konsensus 100 % , me 140 vota , si nuk ka ndodh asnjëherë historikisht në këto 28 vjet , madje kjo PAÇAVURE , u duartrokit me minuta të tëra nga të gjithë , bashkë me ambasadorët e pranishëm .
    MOS HARRONI : E kishin pa dhe me Komisionin e VENECIAS . I plasi Komisionit të VENECIAS për hajdutët e politikanët tanë . Këtë po mundohen ta fusin në valle edhe tani për gjoja VETTING-un e POLITIKANEVE . Pika . Tallet bota dhe K. VENECIAS me këta halldupë hajdutët tanë . Deputetë , që i njohim , veç kur ndodhin çudira dhe poshtërsi nga familjarët e tyre .
    LIGJI I VETTING-ut i mangët dhe i përçudnuar , ka nevojë vetëm për një NEN EKSTRA , që vlen për të gjithë pa përjashtim , nga I pari deri tek i fundit , nga PRESIDFENTI I REPUBLIKES , KRYEMINISTRI , etj , e deri trek ai GARDIANI i BURGUT , që u bo telef duke rruajt të burgosur e familjarët e tyre ç’do ditë . S’ka nevojë me bo dallime dhe ligje koti veçmas për prokurorë e gjykatës , politikanë , pushtetarë , Oficerë Policie , Rektorë-Dekanë e Pedagogë , shefa Klinikash , etj ,etj .
    Kryetar Parlamenti . Mblidh KUVENDIN e mos u merr me asgjë tjetër por vetëm me VETTING-un duke miratu vetëm këtë NEN EKSTRA .

    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .

    Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë , jo vetëm luan qeni i kallajxhiut tamam , por do rrijnë pa gjumë fare prej frikës DEKLARUESIT , e jo të hyjnë në siklet KONTROLLUESIT .
    Bëjani TRANSPARENTE t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo . POPULLI i thjeshtë i ka vuajtur në kurriz , madje vazhdon ti vuajë të gjithë vjedhjet , abuzimet pa drejtësitë e deri krime , kërcënime e vrasje mafioze të gjithë kësaj kaste në pushtet .
    Ligji i DEKLARIMIT me SEKUESTRO e ndan shapin nga sheqeri për mos me bo kot gam , gam kundra të gjithëve e pa dënu e i hy gjemb në këmbë asnjërit .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
    Ç’u bo ky Veting kështu .

  4. operacioni zjarri says:

    Burg!

  5. Bjeshket e helmuna says:

    Noka eshte fshatari e maloku tipik qe duhet vrare me buke ne goje. Rraca e ndyte qe mban ne kurriz ky mjere vend

  6. Tami says:

    Prandaj jemi ketu qe jemi, jane keta politikane qe kemi mbi krye. Njerezit ndjejne turp e neveri per keta horra qe shikojme dhe degjojme ne ekrane te tv.
    Prandaj vota duhet te jete e shenjte per Shqiptaret.

  7. Tami says:

    Vota duhet te jete shume e shenjte per ne shqiptaret,te mendohemi mire kur votojme, ne te kundert Flamur Noken deputet, ta mbajme me shendet.☹️

  8. likja says:

    ku ka arritur shteti shqiptar te drejtohej nga flamur noka nje alifmatrak me 8 klas osikopat sa nuk ben me qe shurros rruges mut PD Kak PS me mut Lsi jan krye hajdut te gjith bejn vetem filma

    1. shqipe says:

      Jo, beri dhe 6 muaj ne shkollen bujqesore te shishtavecit dhe e la, se s’ja priste më kungulli!… Respekt per ju z.likja…

  9. Mihali says:

    Nga halli për të varfërit ka vjedhur.!

  10. Kar derrri says:

    Merni men chave dhe kryjani pastrimin e teritorit qe I ka Noel.ose MA mire se te gjithe ju e ban MERO BAZE ,ju lutemi lerjani ketije te fundit se ky eshte ma profesionist.

  11. Timi says:

    Kete kafshe pylli eshte turp qe e nxirrni beper gazeta. Gjera qe i di edhe femija ketu, ky pabreks me gjirhe kete pasuri te vjedhur meriton burgun…mjaft mw me keto kafshe…cojini atjw ku e meritojne ne kafaz.

  12. e verteta says:

    E keni gabim te nderuar gazetare e komentues.E keni gabim pasi nuk e dini akoma qe sherbimi sekret serb qe e rekrutoi kete idiotin dhe e katapultoi tek rezidenca e ketij sherbimi ne shqiperi ,partia demokratike,i paguan hafijet e qelbura te tij me shuma marramendese

  13. tori says:

    Pse e krahasoni me Pali Misken.Krahasojeni thjeshte me E.hoxhen,R.ALIN e thithe Byron politike te marrun se bashku.Lind pyetja nje fshatar gjysem I iritun(njelloj si te gjithe tropojanet qe I sherbyen Sales) arriten ne ket pasuri marramendese?Prandaj vetingu I politikaneve asht me se I domosdoshem.Ja pse elite politike e PD e vecanti LSI nuk duan ne asnje mendyre Veting-un e ne vecanti reformen zgjedhore.

  14. Rrufeja says:

    Kur nuk do te zbardhesh asgje…i fut nje titull bombastik dhe me poshte shkruan shifra qe as nje ekonomist nuk i kupton.
    Kur do te thuash te verteten…shjegon thjeshte dhe bukur,si:
    Viti :. 1,000
    Rroga:. 5,000
    Shpenzime: 7,000
    Blerje : 8,000
    Diferenca:. -10,000
    Ku u gjendej 10,000 Lek?
    Çishtu or taj gazetar!

  15. M....mecit says:

    Ky krye plere duhej te ishte ne burg se ky duket qe na siellja si sillet, eshte nje fundurrine malok i pa gdhendur.

  16. Andi says:

    E kotë që qahemi!
    Në dorën e këtij cope kari, katunari pabuks të zbritur i uritur dhe rreckaman në qytet, kemi lënë shtetin, policinë, politikën dhe gjithçka tjetër.
    Ky copë mishi maksimumi që mund të arrinte në jetë ishte një punëtor krahu, por jashtëqitjet dhe Haxhiqamilistët si Sali bagla i bënë ministra, pasunikë, deputetë të tillë kaka qeni.
    Ky është vizioni i Sali Bagles si intelektual, si burrë shteti si perëndimor, si qytetar, s’ke ç’i bën! Prandaj edhe një motërqir i tillë si Sali bagla përfundoi që të gjithë shqiptarët t’a pështyjnë surratit. Një pabuks si Saliu, shpellar, katunar, bythlëpirës, orjental, haxhiqamilist, budalla, gomar, hajvan, çfarë mund t’i hynte në punë një intelektual apo personalitet shteti për qeverinë?! Të tillë copa mishi si ky pyka këtu, me të cilët merret vesh, mund të përfaqësonin vizionin e sali baglës prej maloku të trashë.
    Dhe ja ku janë tani në halenë e historisë, gati për pranga dhe për hakmarrje e gjaksve që mbollën duke grabitur dhe vrarë.

  17. Hazeri says:

    Po te ardhurat nga kanale te tjera (UDB) nuk i llogarisni ju!!!!

  18. Alban Dega says:

    A MUND TU BESOHET QEVERISJA E SHQIPERISE KETYRE KRYEKRIMINELEVE E KRYEKUSAREVE!?

    KY ESHTE FLAMUR NOKA STANISHICI!?

    – Pse nuk u prangos ne flagrance!? Cfare pret prokuroria dhe Kuvendi !?

    Te veproje ligji.
    Askush pervec agjencive ligjzbatuese, nuk ka te drejte te pengoje levizjen e lire te njerezve aq me pak te kryeministrit apo Presidentit te nje vendi aq me pak ne rruge kombetare!
    Po ta bente nje gje te tille ketu ne SHBA zevendeskryetarja e Bashkise se cilitdo qyteti apo shteti do ta shihte veten si nje thes leckash te Gabit dhe do perfundonte drejt e ne burg bashke me mercenaret e saj me ose pa pagese!
    Aq me teper deputeti i Saleh Ramollah Karaxhicit ish ministri i Brendshem I Lazaratit dhe UDB-se gjakatare serbe Mul Noke Stanishici qe ushtroi dhune kunder oficerit te sigurise se policise se Tiranes duke bere te fortin dhe shkelur ne flagrance te hapur ligjin per cka po te ishte edhe ne fshatin me te humbur te Amerikes perfundonte me pranga ne kyce e perplasej si nje top muti ne qeli per nje kohe te gjate e me 7 akuza !
    Shihni Partia e kujt qe e gjakosi dhe djallosi Shqiperine per 15 vjet proteston me dhune dhe kerkon te rimarre ne duart e pergjakura e te pandeshkuara akoma nga ligji e drejtesia qeverisjen e Shqiperise !?
    Cfare nuk mund te presish tjeter nga kamikaze e mercenaret vullnetare apo me pagese te SaLikekracise dhe Bandes se Gangstereve te tyre !?
    Zot ruajna!
    Askush nuk qendron mbi ligjin !

    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2019 at 12:08:12 PM EST

  19. leka says:

    nuk ka rendesi nese eshte “malok” apo jo ..like floriri me origjine nga skrapari por lind e rrit ne tirane ka bere me shume….kryesorja qe njerezve te tille ti merret gjithshka e vjedhur e te kalben ne burg….atehere ky vend do te kete te ardhme

  20. Albani says:

    Rama paska dhene nje leje te dyshimte ndertimi si kryetar bashkie kur PD ishte ne pushtet.
    Nga presioni I qeverise Rama I paska fale nje apartament Flamur Nokes dhe ceshtja u mbyll.
    Une kete kuptova,ndersa shifrat e tjera I analizon drejtesia e rilindjes,jo populli,nje shtet I zhytur ne korrupsion e fekale I han ate qe nuk thuhet Berishes me kompani.

  21. Paloka says:

    O njeri i trashe qe nuk je ngopur me gjize.
    A nuk eshte skandal te zaptosh tek liqeni??
    Prit edhe pak se ne Kukes do shkosh

  22. MALOKRIA NE TENXHERE says:

    Ne shqiperi nuk ka shtet,nuk ka Qeveri,nuk ka perendi,nuk ka diktatur,
    cdo gje ka marr fund nje Flamur Nokia nje fshatar kuksian vjen ne Tirane dhe eshte bere i cmendur, nuk ka lene njeri pa ofenduar dhe pa share dhe kush nje zagar,nje fshatar nje morracak,nje pordhac,nje maskara,nje malok i ndyre,por nuk ka zot,thuhet se ka zot por nuk ka as ne Hene dhe as ne Toke.

  23. Genti says:

    Te gjith ne shesh qe te rrezojm kete qeveri dhe te behet prap ky koqa i kanarit minister. Qe te mare dhe na nje gje tjeter se nuk eshte plotesuar

  24. Komentuesi says:

    Do qe te rrezoi Ramen ky mut muti me emrin Mul Noka.Megjitheate,Flamur Noka ka nje te mire.Ai me parate qe ka vjedhur do blej vota per partine e tij Demokratiçke.Por ama nje gje dihet,se ketij Flamuri,do t’i ngelet ne dore huri.

  25. Lediani says:

    Ndaj “miqte me gishrtin ne bythe” here pas here na thone qe keni bere perpara me demokracine!Nisur nga keto fakte tronditese kjo agjensi ose nje investigim do te tregonte se sa dollare kane shkuar per lobingje qe bisha Berishe kur vrau te shpallej edhe “butrre shteti”!Ne jemi popull qe lehim e nje fjale e urte popullore thote:Qeni qe leh nuk te kafshon!Ndaj vazhdoni te lehni e Noket qe zhgaraviten neper peme e shurrojne ne lulishtet e parmalentit pasurohen,pasurohen e vetem ky popull varferohet!Popull i dhjere por krenare !

  26. blerta says:

    Po kullen ne gjirn e Lalezit me cfare e ka blete maloku apo ja kane dhuruar…

  27. Sa bukur, si gjeli maj plehut, o rrot k… ri, trim muli me dyfek as te…. por as te vret. O palle po te pret kukesi, e ke lene jetim or debil.

  28. Gregori.Uk says:

    Mul Noken e beri te pasur Mero Baze i cili tallte bythen te antena brenda familjes dhe Sala per ti treguar Meros qe une jam zot ne kete vend e beri deputet dhe me pas minister per inat te Meros. Per ti thene Meros e more vesh kush eshte Sali Berisha qe edhe nje cop idiot e ben minister.

  29. d.didani says:

    Keta jane opozitaret qe bertasin cdo dite: Rama ik…..Nuk jane ngopur ,duan akoma!”

  30. K9 says:

    JO! JO! Nuk fsheh asnje gje. As ai, as Xeni, as Gita, as te gjithe politikanet. Te gjitha para syve i kemi. Nuk kane frike nga asgje! Eshte shteti qe ka frike. Dhjet gjak nga cdo lloj katunari, halabaku, cerri, langoje qe e vjedh diten me diell, pa ju dridhur qerpiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje