Muç Nano: Sikur të gjithë shqiptarët të ishin përmetarë, Shqipëria do të ishte më e mirë se sot

8 Maj 2019, 09:11Sociale TEMA

Nga Mustafa Nano

Ka ca gjëra shqiptare që mua më bëjnë të ndihem mirë, e që në ndonjë rast ma bëjnë me kuptim edhe atë shprehjen “oh sa mirë me qenë shqiptar”. Janë gjëra të së shkuarës dhe të së tashmes:

-Më bëjnë të ndihem mirë intelektualët shkodranë të paraluftës së dytë botërore, të cilët,me çfarë shkruajtën, dhanë para të tjerëve provën se shqipja ishte gjuhë si gjithë të tjerat, që do të thotë se me të mund të bëhej art i rafinuar e mund të kultivohej kulturë.

-Më bën të ndihem mirë besimi fetar i shkujdesur, mbi të cilin ngrihet ajo që ne gabimisht e quajmë harmoni fetare, por që në fakt nuk është harmoni fetare. Sepse harmoni fetare nuk ka e nuk mund të ketë. Rrofshin besimtarët e shkujdesur, duhet thënë. Këtë janë një soj i bukur shqiptarësh. Mpu!

-Më bën të ndihem mirë Korça, që është e vetmja gjë e denjë e botës urbane shqiptare. Dhe kur them këtë, më shumë sesa rrugët e pastra të shtruara me kalldrëm e shtëpitë e ulëta, kam parasysh fibrën civile e civike të njerëzve që banojnë atje.

-Mua më pëlqejnë vallet e gegëve.

-Më pëlqen, si një dokument i jashtëzakonshëm historik, Kanuni i Lekë Dukagjinit. Më pëlqen edhe tradita orale e malësorëve të veriut. Kjo traditë orale mund të mos jetë e jona burimore, por ç’rëndësi ka kjo? Kjo traditë është një prodhim shqiptar, sidoqoftë. Mjaft ta lexosh në gjuhën tonë dhe ti fillon e mendon se nuk ka mundësi të mos jetë shqiptare.

-Më bëjnë të them oh sa mirë me qenë shqiptar Zarifja nga Tropoja që gjeti vdekjen prej një mine në Letoni, ku shërbente si ushtarake shqiptare e NATO-s, Petraq Kolevica, të cilin kam vite pa e takuar, dhe të cilin dua ta përshëndes nga kjo studio, Saimir Repishti, me të cilin do ta kisha pirë me shumë dëshirë një kafe (siç themi ne shqiptarët), Kolec Topalli, i cili nuk jeton më, blogu “Peizazhe të Fjalës”, kënga qingji i vogël pse mendueshëm, korsitë e biçikletave në Tiranë, ai ministri që shkon në punë me autobusin urban (në fakt, nuk ka asnjë ministër që shkon në punë me autobusin urban, unë e thashë se më pëlqen si fabul; është thjesht një ëishful thinking),

-Më bëjnë të them “oh sa mirë me qenë shqiptar” shqiptarë të kohëve të ndryshme, të gjallë e të vdekur, si Thomas Strakosha, Vaçe Zela, Tano Banushi, Zef pëllumbi, që nuk munda ta takoja sa qe gjallë, Robert Ndrenika, të cilit i uroj jetë të gjatë, doktor Adnan Kastrati, doktor Mentor Petrela, Dhimitër Anagnosti, Pëllumb Kulla, kompania “EHË”, Gianni de Biasi, që është shqiptar gjithashtu, Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, Lasgush Poradeci për munxosjen, të huajtjen e zvjerdhjen ndaj regjimit komunist që ai e manifestoi pa bujë, në mënyrën më elegante të mundshme,

Mikel Koliqi që teksa ishte i internuar në Savër të Lushnjës, e kishte bërë zakon të dilte jashtë në një ditë të javës, në një orë të pasditës, pranë altoparlantit të kooperativës prej nga ku dëgjohej programi me muzikë klasike i Radio Tiranës. Edhe kur binte shi, ai dilte atje, i vetëm, rrinte në këmbë, për të dëgjuar Bahun, Bethovenin, Shopenin, Vivaldin, Wagnerin, etj.

Musine Kokalari që në gjyqin që i bënë komunistët “guxoi” të bënte pohimin më të thjeshtë e më logjik që mund të përfytyrohet: nuk ka nevojë të jem komuniste për ta dashur këtë vend.

-Më pëlqejnë përmetarët, që janë ashtu si unë do doja të ishin shqiptarët, janë tolerantë, janë mendjehapur, dhe janë të tillë prej natyre, domethënë janë të tillë pa u sforcuar fare, janë patriotë të pabujshëm, janë me një qasje e vokacion urban edhe në rastin që banojnë në fshatra të thellë, janë shtetas shembullorë. Sikur të gjithë shqiptarët të ishin përmetarë, edhe pogradecarë do të thoja, ne do ishim… shumë më mirë sesa jemi sot.

30 komente në “Muç Nano: Sikur të gjithë shqiptarët të ishin përmetarë, Shqipëria do të ishte më e mirë se sot”

  1. Tironci says:

    Ke permetaret e ke qa me lot. Permetaret jane me shpirtbutet ne republike, njerez te embel te dashur te qete. te respektueshem ne palce. dine ti duan grate e tyre dhe i mbajne ne pellembe te dores.

    1. Hoxh Armandi says:

      Muc…mjafton mos te jene turkoshqiptare. Vetem aq mjafton.

      1. Ne Permet ka me shume “turkoshqiptare” sec ta merrja mendja ty…

        1. Hoxh Armandi says:

          Nuk jane nga PREMETIS atehere.

  2. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Me këtë të fundit për përmetarët, e ke qarë fare, zoti Mustafa…! Plus atyre që ke thënë për përmetarët, duhet shtuar se Përmeti ka gjuhën shqipe të folur, më të pastër dhe më afër gjuhës letrare/zyrtare, nga të gjithë krahinat shqiptare… Me një fjalë, përmetarët janë ASHTU SIÇ DUHEJ TË ISHIN të gjithë shqiptarët dhe …., këtu nuk është se i bëjmë qejfin Mero peshtanakut… !

  3. Flutura says:

    Do te hashe e te beshe qejf
    Sofren shtruar si per mbret
    Punetor e per hysmet
    Te tille gjen vec ne Permet
    F.s.Noli

  4. L.R says:

    Respekt per permetaret dhe per kete njihet si vendi i pare per krimet me te ulta ne Shqiperine tone dmth per te mos u zgjatur dominon puna,respekti, edukata,kultura,ndergjegja,atedhedashuria etj etj etj.

  5. olimpia says:

    Nese shqiptaret do te ishin si permetaret ,por punetore edhe si korcaret dhe dibranet ,Shqiperia sot mund te ishte e barabarte me ZVICEREN ,ne kuptimin e qyeterimit .Perpara 90 ..s policia ankohej se nuk kishte pune.Kudo qe takoje nje permetar ,dalloje menjehere edukaten ,humanizmin dhe kulturen .

  6. ? says:

    Po i nxirni komentet, sa pa skaduar koha…

  7. Përmetari says:

    Respekt edhe nga unë për njeriun e nderuar,gojë ëmbël, të ditur dhe të veçantë Petraq Kolovica.

  8. e verteta says:

    O Permet o xhenet, Buke shume e Uje det.Kush erdhi dhe nuk mbetet.Ne kohen e komunizmit vetem ne Permet e Durres gjeje fytyra te qeshura edhe pse ishin si gjithe shqiptaret ne nivel te dobet ekonomik.Respekte te pa fund per keta njerez etalon i miresise.

  9. Torino says:

    E mor Muc.Ti vetem ke degjuar,une jam rritur che edhe sot e kesaj dite rrezatoj kulture aq sa me pyesin;sei davvero Albanese?(megjithmend je Shqiptar).Respekt per bashkqytetaret e mi kudo qe jetojne.

  10. Al says:

    Pikes i le rone o Muc…..sidomos me Permetaret….une Jan Tironc vete…por jane vertet te mire.

  11. mik says:

    Permeti me te vertete asht nje zone per tu admiruar per kulturen e saj qytetare .
    Permeti ndoshta ka popullsine ma homogjene ne Shqiperi. Te jesh homogjen, do te thote qe e gjithe vendi te kete te njejten kulture, dmth te njejten fe’, te njejtat zakone dhe tradita. Pastaj edhe popullsia e Permetit asht e vogel per tu llogarite ne statistika.
    Perzierja e popullsise me kultura ose me nen-kultura te ndryshme, gjithmone sjell mosmarveshje shoqnore ( sociale ).
    Permeti ka pas fatin e vet gjeografik qe nuk ka pas perzierje te tille .

  12. Abdullaj says:

    Shqiptar!?
    Me mir zezak afrikan,
    Me mir majmun amazone me bisht si stek bilardo
    Me mir krymb toke
    Me mir mushk e gomar
    Sesa qoftlargu shqiptar.
    Ka thon Qif Qifqi Qifimani nga Amsterdami

  13. straboni says:

    Po permetart jan helen mor ti,
    Ata s jan arrnauta si pjesa tjeter perreth.
    Shko n Kelcyr.10 minuta driving.
    Shko edhe 30 minuta te tjera n Tepelen dhe 15 më shum minuta n Memaliaj!
    Esht sikur t shkosh nga parajsa,n ferr.
    Nga permet parajsa shkon ne ferrin allvanos te ndotur plot me shqiptare si copa muti vetlëvizës.

    1. Hahahahahaha says:

      Nuk mund te jene “helene” edhe nje permetare i bardhe edhe nje bithe zi nga Ponti i Aanadollit qe qelbet si Qen kazanesh duhet ta ndash punen ore vlleh bithe shitur….ose njeri ose tjetri te dy nuk shkojn

  14. Cen Rromaduci says:

    Sikur t kishte Sala byth,πdh dhe cica
    Ktu do ishte Amerika.

  15. Pajdhany Me čibuk says:

    Sikur t kishte pidhi bole

  16. muci-muci says:

    keni drejte per permetaret…
    ne lidhje me gjuhen zyrtare, mendoj se eshte bere ne menyre te njanshme dhe eshte perjashtuar pothujse 100% gegerishtja…
    librat e pare shqip jane gegerisht (gegnisht), Homeri Shqiptar (Gjergj Fishta) nuk kuptohet sot sikur te ishte shkrimtar Grek e jo 1 patriot Shqiptar dhe drejtuesi kryesor i Kongresit te Manastirit….
    tosket e quajne gjuhen stadarte shqiptare te “paster” ?! te paster nga kush ??? nga turqishtja, greqishtja, serbishtja, apo nga gegerishtja…
    nuk mund te punoje “organizmi” nesen punon vetem 1 “mushkri”, por duhet “sheruar” qe te punojne te 2-ja…
    bashkimi fillon nga gjuha…

    1. Gjergji Simaku says:

      O rrusho te ka ngel sahati ne 44, jemi 75 vjet me tutje, m a para. Ngaqe nuk je i lecitur a i kenduar duhet te dish se Kongresin per standartizimin e Gjuhes Shqipe e kryesonte nje Prof nga Kosova. Gjuha nje standart ka jo 10, dialekte ke sa te duash, cdo fshat ne dac ka te fomo te vecante. Dhe boll me viktimizimin e gegnishtes se eshte troti percarese serbo-sllave. Nuk eshte toskerishtja gjuhe standarte. Ik edhe lexo, ndricohu pastaj komento (ose llap ne dislektin e popullit)

  17. Saliu 100% DJALI I kARAXHICIT says:

    Muci…ke thene nje te vertet

  18. NjeQytetarOptimist says:

    Permetaret jane djepi I civilizimit shqiptar..

  19. Star says:

    More Muc po cfare eshte ajo tradita orale e malesoreve te veriut? Kjo fjala orale ka nje ngarkese specifike. Nuk po them qe Ti je nga ajo rrac qe pelqen oralet,por perdor fjalen e duhur per kete kuptim dhe qe eshte ne leksikun e shqipes dhe ka kohe qe perdoret me sukses. Trashigimia gojore per cdo gje qe vjen nga goja e popullit.

  20. NDRYSHE says:

    Ore Muc ! A ke jetuar ne Permet “para ” dhe “mbas” ??? Permetaret u “zdruguan ” ne ate luft klasash sa akoma sju ka dal ajo “raki ” e hidhur e “” huqet” qe ju la ajo koh, (spiunime, dhunime, pabesi, ambicje ,e hakmarje ) akoma nuk ju ka ber “intoksikimin” e plot ! Nikoqir e njerez te but , se ndonese bukuria qe natyra ju ka falur , pozicioni dhe vendosja i ka izoluar nga rremujat dhe zhvillimet e medha ! Nje qytet me popullsi te vogel ku thash e themet edhe “pordhen” e komshiut e mer vesh gjith qyteti ,ben qe ta kesh zili ti e shum te tjer qe jetojm sot ne Tiranen e madhe te “pushtuar ” e te panjohur ma ! Permeti sot ngjan me Tiranen e viteve 50 ku mbreteronte qetesia e mirkuptimi ! Po te nenvizoj se Permetaret nuk ndryshojn shum nga ter shqiptaret e Shqiperis , qe jan mbledhur ne qytetet e medha dhe duken ndryshe nga permetaret ! Mos u nxitoni pra te glorifikoni e tju varni “medalje “e nuk thot kot proverba “me mir syri se nami “e po te jetoni aty, do e kuptoni shum mir ate cka po dua te them ! Ka dhe te tjera qe spo dua ti permend , por o zoterij mos u ndjeni inferior e as mos ju kini zili !

  21. lisi says:

    Vete nuk jam katolik por kam jetuar ne shume zona te vendit e me te drejte te zotit them qe shqipja e shqiptaret mbijetuan vetem ne saje te katolikeve Kjo eshte e vertete absolute kuptohet per abinicio vitae,.Pastaj per te tjerat qe mollois Nanua jane relative per cdo njeri Personalisht nuk do fusja ne vlerat qe permend autori i shkrimit duke u nisur nga nje njohje racionale jo empirike e tyre Menbdoj se eshte e padrejte ne mos turp te dallosh si vlera Mentor Petrelen,Kolec Topallin,Zef Pellumbin apo Mikel Koliqin Jane preferenca e Nanos por jo imja Plus qe pastaj perpara ketyre qe permend autori ka xhevahire e visare fenomenale raca jone Ne fund te fundit dikush ka thene se Gustoja personale nuk diskutohet . Te kaluara nonooo.!

  22. Filip says:

    Para ca kohesh doli nje statistike se krimi me i rende qe kishte ndodhur ne Permet ne 40 vite para se te nderrohej sistemi kishte qene vjedhja e 1 televizori.Kurse Laci qyteti qe kryesonte per krime deri dhe vrasje.Respekt per popullin e Permetit.Me te vertete njerez punetor,zemer mire dhe patriote.

  23. Arben says:

    O Muçi mendoj se jane me te mire Kolonjaret e Korçaret, pothuajse ne te gjithe aspektet. Megjitheate edhe Permetaret jane per tu marre shembull.

  24. Aleks says:

    Po ashtu si Permetin duhet vlersuar edhe Nano-n qe ve ne pah vlerat e races shqiptare, nje dite kur shqiptaret do dallojne te miren nga e keqja, vetem atehere do behet mbare per ne.

  25. T. Voda says:

    .—- ‘’…Qe TE JESH TAMAM SHQIPTAR, DUHET TE JESH EDHE PAKE PERMETAR..”
    –…. ”PERMETI, ZVICRRA E SHQIPERIS”
    — Vite me pare me shok e te njohur, kam kaluar gati ne gjithe Shqiperin , ne qytete e qyteza, zona te thyera e lartesi.
    — Kur vinte rasti e prezantohesha …”Jam nga Permeti ” ose” ”Permetar”…ne shume krahina a njerez te ndryshem , krahasuar me te tjeret, jam ndier me i ngrohte , , me i afert, me komod e i vleresuar, kur nga ata njerez te pa njohur ndegjoja vleresimet me pozitive per PERMETIN dhe PERMETARET.
    — Po vecoj vetem dy prej tyre ;
    — Ne Mirdite;- …”QE TE JESH TAM SHQIPTAR, DUHET TE JESH EDHE PAK PERMETAR”…
    –Nga nje DIBRAN ;– ..” PERMETI , ZVICRRA E SHQIPERIS”. … Vleresimin e pare , puna e donte ta kundershtoja , sepse SHQIPTARIZMI eshte e duhet te jete TEK CDO SHQIPTAR E BIR SHQIPTARI.
    –Ndersa , per vleresimin e dyte ; – ”Permeti , ZVICRRA E SHQIPERIS”, kerkova spjegim, perse JU mendoni keshtu. ? ..!!.. Do mundohem qe ndodhine ta sjell dicka te plote. …
    — Ishin ditet e para , Korrk 1990. Vapa e atyre diteve, dhe ngjarjet e Ambasadave gati i kishin dhene ”FLAKEN” Tiranes.. Rreth orres 11, isha nisur drejt rruges Kavajes , ne takim me dy shoke ne qender [ sahati]. Afer ”Mihal Durit ” vendosa te shikoja nga afer te dynduriit neper ambasada….
    — Police me SHKOPINJ GOME,[ paisur me kete lloje ”arme” te re vetem disa muaj me pare] , dhe ca ushtare me lopata brezi, gjoja pengonin hyrjen ne bllokun e Ambasadave. Njerez te shqetsuar qe hynin – dilnin, bisedonin e u luteshin atyre qe kishin hyre brenda te dilnin . Era e keqe, e rende sundonte jo vettem afer gardhit Ambasadave, ne vecanti te asaj Gjermane. Nje polic te njohur , me origjine Permetar , e pyes se sa permetare ishin futur . Deri tani me tha , asnje …..
    —I tronditur sa pashe , duke hecur, parandjeja dite edhe me te veshtira. . Kur po kaloja trotuarin ne krahe te monumentit te Skenderbeut, ne cep te rrugres per nga xhamija nje djale ri , ne ate pisk vape, me nje karroce tradicionale te asaj kohe, po shiste akullore,[zakonisht me ate punesoheshin burra te vjeter].
    — Ne pritje te radhes, nje grua e re po i bente vrejtje shitsit, perse lugen e akullores e linte pake bosh . Ai, i pergjigjej me nje gjuhe ofenduse, e paperdorur deri ateher….. Ajo e keshillonte ti sherbente popullit me korektes , edukate. Ai, me karaduzllik i pergjigjej…… ”HIKU DHE KOHA JOTE,.. MOJ SHOQE…!! ..”[me gjithse skishin diference moshe]. U largova pa pritur akulloren e ketij djaloshi , gjuha e sjellja e te cilit , mbas 1-2 vjetesh do sundonte Tiranen, dhe gjithe Shqiperin.
    — Dy shoket , qe kishin dale para kohe prane sahatit,, ne krahe te Lulishtes ”1 Maji”, ben shenje te nxitoja . Njerezit kishin vershuar porsa qe hapur ora 12 , dhe veshtire te gjenim vende . Kish 2-3 vjet qe BIRRA gjate veres nuk i perballonte asnjehere kerkesat. . Ju drejtuam te vetmes tavoline me 1 person. . Na mirpriti me buze qeshje . Me dashamiresi na afro edhe paketen e cigareve , sikur te njiheshim prejkohesh. . U krijua nje atmosfere gazmore , e keshtu, filluam ti prezantoheshim njeri tjetrit. . Shokun tim nga Shkodra , Ai e ngacmoi me te folmen e embel, dhe humorin e holle shkodran. . Shokun nga NDRENIKAT e Bregdetit e ngacmoi: ”TI je kusheri me ne verjoret. Tek ne , ka edhe NDRE , edhe NIKA .
    — Ndersa , sapo ndegjoi qe une isha PERMETAR…. mori nje pamje me serioze , duke ushprehur… ..’ AH … , PERMETI , ZVICRRA E SHQIPOERIS” … E kundrshtuva. A e shikon c’behet. ??..!!. Nese Permeti, do te ish ZVICERRA, shqiptaret nuk do dyndeshin neper Ambasada , apo te rrezikojn jeten maleve per kalim kufiri. — Per aq sa kam pare neper foto dhe TV ,terreni, pjesa malore e zvicrres , me shume ngjan me alpete veriut tone, se sa me jugun e SHQIPERIS. Aq me teper qe PERMETI rreththohet nga malet KRESHTE BUTE e te LEMUAR , ASHTU SIC JAN NE SHPIRT E ZEMER PERMETARET .
    —- Por , bashke biseduesi me nderpreu e tha:
    Une jam DIBRAN . Gati 20 vjet , me ”Albanien ” time kam udhetuar ne shume shtete te Evropes . Krahsova Permtin me Zvicrren , se dhe Shqiperia eshte e vogel si dhe zvicrra . DIBRANI, (fatkeqesisht i kam harruar dhe emrin ) na foli e tregoi per sjelljen , edukaten , kulturen zvicerrane, per vetite e virtutet njerezore te atij vendi , per normat, rregollat e ligjet se si kontrolloheshin , ndiqeshin e zbetoheshin nga vete shtetasit dhe shteti.
    — Mbasi la ”Albanien” , Dibrani vijoi me makinen e Ndermarjes Trregetare [transpedicion], furnizonte te gjitha magazinat kryesore te Shqiperis, me embelsira , biskota te gjithe llojeve,. Gati ne te gjitha rrethet e Shqiperin , thosh Ai , ne nje fare menyre me kishin vjedhur apo demtuar. Ja si e kujtonte Dbrani udhtimin e pare per Permet.
    — Ishte hera e pare qe e beja ate rruge. Sapo u futa ne Gryken e Kelcyres me mori frika. I vetmuar, ne ate rruge nen ato shkrepa e kanione aq shume te thella ku rralle shkembeheshe me ndonje makine, mendja ku ste shkonte. Ne Kelcyre ndalova per te mare ”Vulen” ‘(ishte rregull.Ndaloje ne cdo vend ku kish axhensi).
    Zura radhen , por her pas here dilja, shikoja makinen se mos vjedh kush. Njerzit te merzitur me thane: Ore mik , perse leviz kaq shume. O rri, o ik. U thashe per friken qe kisaha. Dikush nderhyri. …Ore lakoo, po rri o rehat a dere bardhe , nuk te ngacmon kush ketu. Do ti paguajme ne. Ndenja gjithe frike , dhe vertet , asgje s’ndodhi.
    — Ne Permet arrita vone tregonte DIBRANI, e magazinen e gjeta mbyllur. Vendosa naten ta ta kaloj ne makin. Duke ardhur verdalle te gjeja materjale te siguroja mire mushaman e makines, dikush nga mbrapa me bylli syte,….Gjeme , kush jam..!! Filloi te me tregonte histori pikante te kohes sherbimit ushtarak . Mbas shume pyetjesh e gjeta. Ishte njeri nga PERMETARET qe kasha kryer sherbimin ushtarak 20 vite me pare. Vitet kishin bere te tyren . Me beri ftesen ti shkoja ne shtepi . E falnderova, por i thashe do merem me sigurimin e makines.
    Me gjithe kembenguljen time, duke me terhequr prej krahu nuk me la te vija dore ne makine. Ju luta , te pakten sa te hiqja pasqyren e makines , Por sme la ta hiqja asgje . TE GARANTOJ UNE. NUK TE VJEDH KUSH NE PERMET me tha.
    —- Ne shtepine e tij , me priten gjithe respekt, sikur e isha mik i hershem . Kujtuam shoket, oficeret, , ditet e veshtira apo te gezushme te sherbimit ushtarak. Kur ora po kalonte 10 e nates, kerkova leje te largohesha. Me gjithe kembenguljen e tyre qe te qendroja aty , dhe garancine se asgje sdo te ndodhte ne makin., une, [vazhdonte refimin Dibrani] nuk qendrova.
    — Rruges,… duke u afruar , mendoja se ne c’gjendje do gjeja makinen. Qe larg , pashe se mbrapa s’ish prekur asgje. . Dola nga krahu i pasqyres , gjithashtu .. Gjitheshka e pa prekur. Ne mengjez , me magazinierin mbarova pune shpejt duke vijuar rrugen per LESKOVIK. Magazinieri PERMETIT , duke kontrolluar dhe nje here gjendjen e mallit, kish konstatuar se Dibrani kish dorzuar teper nje arke te madhe me llokume me arra. Bente gaxha leke per ate kohe. Me gjithe se mjetet e komunikimit nuk ishin kurre si tani, ai kish bere te te pa munduren per lajmerimin e magazinierit te Leslovikut, perpara se Ai te mbrinte atje[ tregonte DIBRANI]. …
    —Ai tregonte edhe mjaft histori , ngjarje , te dhena te tjera , jo vetem te asaj dite e nate , por edhe nga udhetimet e 15 viteve te me voneshme . Ne PERMET thosh AI , dyert e shtepive kuceshin rralle , dhe asnje here ndaj komshijve. Ne qytet e ne fshatra nuk kish vjedhje e grabitje te natyres si ne qytetet e tjera Nuk kishte rrahje , vrasje , kriminalitet, arratisje jasht kufijve. NDONJE VJEDHJE ne DYQANE, , SHTEPI apo BALLKONE , kurre nuk kish ndodhur nga vendasit., por nga ndonje ushtar, apo i ri, I ardhur prej rretheve te tjera [ose Tepelena, Memaliajt ] . ESHTE QYTETI, VENDI ME NJEREZIT ME TE EDUKUAR, ME TE QETE , ME BUJAR , PUNERTOR MIKPRITES E PATRIOT. ….JA ,…perse e krahasova PERMETIN ME ZVICRREN thosh DIBRANI , ne Bar-Lulishen ‘’1 Maji’’ , [prane sahatit –xhamis , Tirane], NE KORRIKUN e AMBASADAVE te vitit 1990…..
    zzzzzzzzzzzzzz
    — Ndjes,per kete koment te stergjatur. Pak me i plote , eshte botuar ne koment e dates 24 prill,ne TEMA , Dosjer . [Shkrimi ku flitet per ngjarjn e vitit 1997 ne Permet ].
    — E falnderoj z. MUSTAFA NANO per kete ngacmim , vlersim e nderim qe u ben JO vetem Permetit e Permetareve por dhe mjaft rretheve te tjera.
    — Dote isht me vlera ne se Media, , Studjusit e intelektualet e shendetshem, njerezit e artit e cultures etjer… te hidhnin veshtrimin, se si mundet e duhet te studjohen e pergjithesohen ne shkalle kombetare [jo vetem per Permetin] keto konstatime e vleresime positive,dhe jo vetem per permetaret larg frymes politizuse, nihiliste , percarese , vetehelmuse, vetembytese, vetazgjsuese, ku duan ta fusin Shqiperine qarqet te caktuara…
    —– Permeti me dy qyteza e mbi 120 fshatra , eshte per te mare shembull edhe ne fushen e tolerances , bashke jeteses fetare e te rrotacionit te forcave politike. Permetaret, gjate tranzicinit ne keto 30 vite , kane treguar pjekurin e kulturen ne shkallen me te larte, kudo qe ata ndodhen e banojne. ,..brenda e jasht vendit. Por,…por sic thone dhe vete Permetaret …”pyll ba derra nuk ka ‘’ qofte dhe disi me te zbutur . Permetaret e kushdo tjeter vetite e virtytet e trasheguara duhet te dine ti perciellin e kultivojne tek femijet e brezat pas ardhes , ne te kundert , cdo gje sa do e mire , degradon ne te kundert , edhe vdes.
    Pershendetje—Tomor Voda , — NY- USA. — 9 . Maj, 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje