Nga Carlo Bollino
Tek kriza që ka shpërthyer mes mazhorancës dhe një pjese të rëndësishme të opozitës, ajo çka të habit nuk është radikalizmi i protestës nga PD dhe LSI, por indiferenca që po vazhdon të tregojë komuniteti ndërkombëtar. Kriza, edhe të rënda, Shqipëria ka përjetuar shumë në këto 27 vjet demokraci dhe nuk mbahet mend asnjë prej tyre që të jetë zgjidhur vetëm nga protagonistët shqiptarë. Paaftësia kronike e këtushme për të gjetur një kompromis, gjithnjë është zgjidhur nga ndërhyrja e ndonjë ndërmjetësi të huaj, i cili ka detyruar palët të ulen rreth një tryeze e të gjejnë marrëveshjen.
Ndoshta është për faj të një vëmendjeje kaq të madhe të marrë në të kaluarën nga të huajt përballë kapriçove tona, që një pjesë e politikës shqiptare ka refuzuar të evoluojë. Si provë e re e kësaj prapambetjeje kulturore, historiani Kastriot Dervishi solli në kujtesë se gjesti i djegies së mandateve parlamentare, që bëri opozita sot, ka vetëm një precedent dhe, për ta gjetur atë, duhet të kthehesh në kohën e Asamblesë së parë Kombëtare, në vitin 1920, kur 25 deputetë, nga 38 të tillë, dhanë dorëheqjen, për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme. Pas 100 vjetësh, duket se nuk ka ndryshuar asgjë.
Prej kohësh në kancelaritë evropiane nuk po fshihet bezdia që kanë ndaj karakterit përsëritës të krizave shqiptare, në të cilat protagonistët, shkaqet dhe dinamikat nuk ndryshojnë kurrë. Ndërkombëtarët tashmë e shohin si të kotë ndërhyrjen e tyre, pasi e kanë kuptuar se, në këto anë, asnjë krizë nuk vlen si antidot kundër krizës pasuese, deri në atë pike, sa që konflikti i këtyre muajve të fundit është, praktikisht identik me atë të shpërthyer, përsëri nga Partia Demokratike, vetëm dy vjet më parë. Dhe marrëveshja komplekse politike, e cila edhe atëhere u arrit pas një presioni të fortë ndërkombëtar, përfundoi në koshin e plehrave, bashkë me iluzionin se klasa politike do të kishte kuptuar dhe do të dinte të tregonte një pjekuri më të madhe.
Por përse këtë herë, ndryshe nga herët e tjera, askush nuk ndërhyn? Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet dhe për të nisur protestat në shesh, diplomatë dhe liderë të huaj janë kufizuar vetëm në bërjen të njohur të opinionit të tyre mbi krizën, por pa imponuar asnjë zgjidhje. Të gjithë kanë qenë unanimë në dënimin e sjelljes së opozitës dhe në mbështetjen e veprimit të qeverisë (duke theksuar edhe legjitimitetin e zgjedhjeve të vitit 2017), por askush nuk ka shkuar më tej se kaq. Pse?
Arsyeja e parë e dukshme është se “Dosja Shqipëria” i ka lodhur të gjithë. Asnjeri nuk ka më dëshirë të dëgjojë të flitet për zgjedhje të kontestuara, për standarde që duhet të arrihen e që nuk arrihen kurrë, për politikanë që nuk arrijnë të lëshojnë pe’ drejt një kompromisi dhe për kundërshtarë, që vazhdojnë të trajtohen si armiq.
Arsyeja e dytë është se akuzat bombastike, që Basha, Berisha dhe Monika bëjnë në çdo takim, po kthehen në bumerang. Në fakt, ato, jo vetëm që nuk bindin asnjë vëzhgues të pavarur, por janë aq të ekzagjeruara (dhe zgjidhjet që pretendohen, janë aq radikale), saqë e bëjnë çdo kompromis të paimagjinueshëm. Nuk ka ambasador në botë që të pranojë të nisë një negociatë, kur nuk duket në horizont një zgjidhje e mundshme e cila mund të pranohet nga të gjitha palët. Dhe ajo që kërkojnë PD dhe LSI, nuk ka sens nga pikëpamja diplomatike.
Arsyeja e tretë është se komuniteti ndërkombëtar ka të tjera kriza, shumë më të rëndësishme, për të zgjidhur. Me përfundimin e luftërave etnike, Ballkani doli (për fat të mirë) nga agjenda e emergjencave dhe nuk do të jenë 5 mijë vetë në Tiranë, që do ta bëjnë atë të hyjë përsëri aty. Ajo çka ndodh në Venezuelë (me Maduron e vërtetë), në Libi, në Lindjen e Mesme, në Korenë e Veriut, në marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë dhe, madje, edhe brenda për brenda Bashkimit Evropian, i cili rrezikon të shkërmoqet, alarmon shumë më tepër se sa ambicjet e pangopshme të Berishës plak. Pra, indiferenca diplomatike është një mesazh për t’u kujtuar shqiptarëve se nuk janë qendra e botës.
Arsyeja e katërt është se shantazhi që bën opozita, domethënë bojkoti i institucioneve demokratike si kusht për të bërë që të pranohen kërkesat e saj, shihet si një precedent i rrezikshëm, që nuk meriton asnjë lloj njohjeje. Të nisësh një negociatë ndërkombëtare për të çmontuar atë shantazh, rrezikon të paraqitet si një legjitimim i tij dhe ajo, të cilën komuniteti ndërkombëtar kërkon ta shmangë me çdo kosto, është që kjo metodë do të dukej e efektshme e kështu do të mund të zbatohej në pafundësi, jo vetëm në Shqipërinë e ardhshme, por edhe në vende të tjerë, e jo vetëm në këtë rajon.
Ka, më në fund, edhe një arsye të pestë, e cila ndoshta është sinteza e gjitha të tjerave. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian këtë herë duken të vendosur të testojnë në terren aftësinë për integrim të Shqipërisë dhe të liderëve të saj. Përveç standardeve, që duhet të respektohen dhe reformave që duhet të zbatohen, në botën perëndimore ekziston një ide e demokracisë, e cila nuk matet nga raportet, dhe as në negociatat për bashkim, por që duhet gjetur në sjelljet. Është si aroma e pranverës, e cila ndjehet në ajër dhe që të bën të kuptosh, edhe pa shikuar kalendarin, kur ka ndryshuar stina. Ndoshta Shqipëria, për herë të parë në 27 vjet, është lënë e vetme në mes të detit për të kuptuar nëse me të vërtetë ka mësuar të notojë. Një provë kjo, që ka të bëjë me politikën, mediat, institucionet, opinionin publik. Një provim pjekurie, në të cilin, pa e ditur, ndoshta po marrim të gjithë pjesë. Kush nuk e kalon, fundoset për gjithmonë.(Shqiptarja.com)
e gjithe kjo krize ka vetem nje mere te pervecem, dhe ky eshte SALI BERISHA, le ta heq Europa dhe USA kete monster, dhe cdo gje ne kete vend do zgjidhej. mos i biem shume rreth eperqark. Kjo do duhet bere , qe ky njeri te abandonohet nga te gjithe, dhe do shikohet ndryshimi.
PD po bëhet raciste dhe alergjike ndaj PS-së. Vendimet e qeveris Rama i hedh poshtë në bllok, kundërshton çdo initiative dhe agresiviteti i 2019-ës është në rritje.
Ka dhe një arsye të gjashtë, zoti Bolino, që “miqtë” tanë Prendimorë, kanë vendosur t’i lënë shqipot në “ambjentin e tyre natyral”, në gropën e halesë ku “llokoçiten”, sepse … dhe gropa e halesë u duhet… për të dhjerrë… (???!!!)
Pd, lsi nje bande filo ruso serbe.
Turp kush I shkon nga mbrapa.
Jo se Rama esht I mir se shqipria esht I vetmi vend qe Ska opsionin me I miri I mundshem, por vec opsionin e keqja me e Vogel, qe esht rama
Faleminderit Carlo
Në 1920 nuk u lanë mandate të dala nga ndonjë palë zgjedhje. Deputetët dolën nga Kongresi i Lushnjes si një përfaqësi e përkohshme e emëruar ashtu dhe një qeveri të përkohshme, që do funksionononin deri në zgjedhjet e para që do kryheshin në muajt e ardhshëm. Divergjencat ishin për qeverinë dhe ‘mandatet’ u ‘dogjën’ që të shpejtoheshin zgjedhjet dhe si rezultat të krijohej një qeveri e re tashmë legjitime, pra e dalë nga zgjedhjet. Pra krahasimi çalon shumë, për të mos thënë që shërben si precedent për gomarllëkun e rradhës të Berisha-Meta, për të arritur sipas tyre, qëllimin e mospërballjes apo së paku të shtyrjes së përballjes me drejtësinë, qëllimi kryesor. Ujqerit mjegull kërkojnë, rregull që mund të vlejë vetëm në pyll, por jo në kushtet e një shteti që minimalisht ka institucie demokratike të ngritura nga një kushtetutë po demokratike.
Nuk nderhyne se nuk eshte krize, opozita doli vullnetarisht nga parlamenti dhe perseri parlamenti po mbushet nga radhet e kesaj opozite sipas ligjeve ne fuqi…..
Nje shkrim prej analisti me pervoje. Mbyllja e tij eshte veçanerisht reflektuese per institucionet demokratike shqiptar:
“Lene vetem ne mes te detit qe te tregojne ne se dine te notojne”.
Fantastike!
Maxhoranca dhe shtetit te tregojne se dine te sillen e te menaxhojne nje krize, me mjete qe demokracia ti ofron, me tolerance, por edhe pa bere asnje hap mbas ne respektimin e ligjit e te Kushtetutes. Mbi te gjitha do te fitoje gjakftohtesia, llogjika e ftohte, njerzit institucionale qe nuk duan t’ja dine per teserat e partive, por vetem per ligjin.
Urime zoti Bollino!
Analize per tu studjuar ne fakultetin e gazetarise.
Pergezimet e mia per komentin, do ti shtoja ato dhe per perkthyesin/pershtatesin qe kete shkrim na e ben ta lexojme shqip, po shqip me te vertete
Sepse eshte krize artificiale
O nikoll, O rrote K… luli me monen skane fuqi te pjerdhin tani, jo te bejne lufte. Mjaft na cave trapin perdite, budalla muti.
Carlo, si gjithmone, OK.
Respekt zoti Bollino.Shkrim brilant.Te pesta arsyet jane te verteta dhe qendrojne.E keqja me e madhe eshte Sali Berisha qe nuk po vdes te shpetoi ky vende,te shpetoi ky popull.Nderkombetaret,vertete jane lodhur me kete opozite fashiste ne vendin tone Shqiperi.Opozita shqipetare ka ne krye njerzit me te korruptuar,me agresiv,me te keq,armiq e agjente te zbulimeve te huaja,qe per nje plesht djegin jorganin.Per inatin e Edi Rames (i cili po punon mire),opozita kerkon te djegin shqiperine si ne vitin e zi 1997.
Pjeserisht e sakte. A dhe Zh e qendrimit te nderkombetareve eshte pozicionimi i opozites kunder sistemit. Mbasi e kaleruan per tridhjet e ca vjet kete sistem, tani nuk e duam?!?! Kjo eshte nje shenje qe fajin nuk e ka pasur e nuk e kane sistemet
Bravo Bollino kurse une medoj se Europa me levizjen qe bene PD & LSI jane te kenaqur qe te zhduken njehere e mire si Parti qe vetem qe keqija I ka sjelle popullit te vet
ESHTE E GJITHE OPOZITA QE KERKON DESTABILIZIM,PORE MUNDE TE JETE EDHE MBRENDA POZITES QE KERKOJNE PO TE NJEJTEN GJE.TANI JANE BERE TE GJITHE BASHKE SEPSE JANE EDHE KRUSHQI EDHE POZITE _OPOZITE.
TE VETMIT QE KANE NGELUR PA MARRE PJESE ESHTE POPULLI.VUAJTJET DO TI HAJE GJITHMON POPULLI.TE TJERET, HAJDUTET BERTASIN KAPENI HAJDUTIN. NUKE E DI SE CFARE MENDON RAMA PER KETE PROBLEM. KURE NUKE DONI VENDIN TUAJ ,KURRE NUKE DO JU DOJE EUROPA,KJO ESHTE MESE NORMALE DHE KA DALE ASHEQARE ME LOBIMET E PARTIVE POLITIKE APO PERSONA TE VECANTE POLITIK KUNDER SHQIPRISE .
KETU KEMI TE BEJME ME TRADHTI KOMBETARE,QE DUHET TE DENOHET ME 10 VJETE BURGE .KJO VLENE PER TE GJITHE KRIMINELAT POLITIKE TE TRANZICIONIT TASHE 30 VJETE. NE BURGE NE VENDE TE HAJDUTEVE QE VJEDHIN BANKAT ,DUHET TE FUTEN KETA QE VJEDHIN E VRASI PER DITE ,DHE TI HIDHEN CELSAT NE DETE.APO PRESIN QE TE COHET NJE ENVERI DYTE DHE TI VENDOSI TE GJITHE NE RRESHTE SICE E BERI 45 VJETE.
VETEM AI MUNGON ,TE GJITHE PO E KERKOJNE.AI ISHTE BURRE SHTETI QE DILTE XHIRO PA JELEKE ANTIPLUMI,DHE JO KETA SHARLATANE TE GREKUT ,TE SERBIT ,APO TE RUSIT.POLITIKISHTE JEMI TE PUSHTUAR NGA AGJENTURAT E HUAJA.
Analize e mire. Ne fakt nderkombetaret kane bere mbyllje plage pa e kuruar ate asnjehere. Plaga ka marre gjithe trupin tashme dhe shume prej nderkombetareve po ferkojne duart e presin te vazhdoje katrahura e duke lene te nenkuptohet per te semurin se eshte I pashprese megjithe perjekjet e tyre!! Por Shqiperia me njerezit e mire te saj e me mbeshtetjen e fisme te Shba , Do tja dale, dhe pse BE gjeti alibine se ka hallet e veta e nuk merret me ne! E ulet! Cte presesh nga Mogherini qe ne moshen 14 vjece ka milituar ne radhet e rinise komuniste italiane?
Me kete analize Carlo Bolino , etregoi veten cili eshte : Analist politik I rralle dhe modest . meriton falnderime nga shqiptaret dhe keshilli I ambasadoreve . Zberthen nje realitet absurd te politikes ballkanike , Zgalem
Se nuk ka krize ka vetem koke krisur.
Tek ne gjerat jane aq te qarta e te dukshme saqe mjafton mendja e ftohte. Vetem ne po bejme te mençurit qe mblidhen te nxjerrin gurin e budallait nga lumi.
Bravisimo Carlo! Me kenaqsi te veçante i lexoj shkrimet e tua. Dhe e verteta eshte kaq e trishte. Kur baballaret e pavarsise se Shqiperise themeluan para 100 vjetesh shtetin tone, ju desh te bindnin fuqite e medha se e meritonim pavaresine se ne kishim aftesi te vetqeveriseshim. Dhe ja ku jemi perseri sot mbas 100 vjetesh perballe fuqive te medha te Europes qe mesigueri vrasin mendjen “morpo a mund te vetqeverisen keta shqiptaret në mënyrê demokratike (se ne menyre diktatoriale e kemi demostruar qe mundemi) apo duhet qe si gjithmone ne t’ua zgjidhim problemet?! ” Cfar teishtimi.