Shqiptarët dembelë? 31% në moshë produktiviteti jo në punë

Pagat më të ulëta në Europë e rajon, rendja drejt emigrimit dhe të ardhurat që marrin nga të afërmit jashtë, duket se i mbajnë shqiptarët me dëshirë jashtë tregut të punës.
Më shumë se 31% popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç) nuk ishte ekonomikisht aktive gjatë vitit 2018, çka do të thotë se kjo kategori nuk është në kërkim të një pune. Më të dekurajuar janë meshkujt.

Sipas INSTAT, struktura e popullsisë jashtë forcave të punës është e dominuar nga nxënësit/studentët, 38,7 %. Në këtë grup-moshë, pjesa që zënë personat e papunë të cilët nuk po kërkojnë punë për arsye se besojnë se nuk ka punë të disponueshme është 8,7 %.

Nga popullsia në moshë pune, gati 12 për qind e popullsisë joaktive në tregun janë pension të parakohshëm, ndërsa 10 për qind janë në paaftësi të përhershme për të përballuar një punë, ndërsa 10 për qind tjetër janë larguar nga tregu i punës për arsye të shumëfishta.

Ndër popullsinë e grave të moshës 15-64 vjeç ekonomikisht jo aktive 30,8 % e tyre janë duke përmbushur detyrat shtëpiake, ndërsa tek burrat e kësaj kategorie kjo përqindje është 1,6 %.

Vitet e fundit popullsia në moshe punë ka rritur angazhimin për marrë pjesë në forcën e punës, por sërisht përqindja jashtë tregut të punës është e lartë në raport me vendet e zhvilluara.

Në vitin 2018, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 28,6 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 36,6 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (11,7 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (22,0 %) ose për arsye të tjera (29,6 %).

Një punonjës në moshë pune (15-65 vjeç) në Shqipëri dhe në Ballkan harxhon në dembelizëm të plotë 20-30 vite të jetës së tij. Përllogaritjen e ka bërë Banka Botërore në Raportin e rregullt Ekonomik për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në Rajonet e tjera ky tregues është më i ulët.

Vitet e fundit pjesa e njerëzve që nuk dëshirojnë të punojnë ka rënë, por gjithsesi mbetet shumë e lartë. Madje në disa vende të Ballkanit të tilla si Kosova, papunësia raportohet në rënie pikërisht për shkak se njerëzit nuk duan të punojnë dhe për rrjedhojë as nuk raportohen si të papunë.

Por nga ana tjetër tregjet e punës në Ballkan përballen me mungesa. Kosova dhe Serbia kanë raportuan mungesa në sektorin e iT, ndërsa ne Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë dhe Maqedoninë Veriore ka mungesë mjekësh./Monitor

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Shqiptarët dembelë? 31% në moshë produktiviteti jo në punë”

  1. Detari says:

    ajo dihet, dhe jashte vendit sunitet mbushin kafenete gjithe diten dhe grate punojne i mbajne me buk.

    1. Xhixhi says:

      Dhe ti sì rbq qe je shoku tyre je

  2. Shqiptaroviç says:

    Komb shkerdhatash.
    Do marrin fund kur amerika ta kuptoj se ka t bej jo me njers por me kriminela t poshter.
    Atehere do filloj abandonimi,pas ktij do vij ndeshkimi.
    Do jet nji diçka si holokausti hebre porse kundra shqiptarve do behet me koncensus nderkombtar te miratu nga OKB nen siglen “luft pa kompromis kundra t keqes qe po mbulon dhen”
    esht thirrje biblike kjo..

    1. Sumeja says:

      Haha, e fort kjo qe thua Shqiptaroviç.👌

  3. Njutoni says:

    Shqipetar more burr
    S do te behesh
    Njeri kurr!
    Ka thon fillozofi..
    Is Mol Kadar

  4. G.Karagjozi says:

    Nje Konkluzion i gabuar.. Shqiptaret nuk jane Popull dembel. Jane po aq punetore sa dhe shume Popuj te tjere..Jetoj prej 28 Vitesh jashte Shqiperise dhe kam pasur rastin te vleresoj angazhimin dhe deshiren e Shqiptareve per punen krahasuar me vendasit (Austriaket).. Megjithese Austriaket e kane tradite te hershme edukaten e Punes dhe edukohen,kualifikohen dhe investohet per punesim sipas aftesise dhe shkollimit te tyre , kam konstatuar se edhe Shqiptaret nuk ngelen prapa ne deshiren per pune. Por kjo deshire ka edhe disa kerkesa njerezore: Se pari Puna duhet te justifikoje kualifikimin. Se dyti Puna duhet te jete e paguar qe te justifikoje jetesen personale dhe te Familjes. Se treti Puna duhet te fali kenaqesi , personalitet, dhe prespektive kariere etj.etj..Shqiptaret si i njoh une jane puntore, inteligjente,me seder e kerkuse per realizuar ate qe u mungon (Kur te tjereve ju a ka afruar kete standart Shteti dhe Gjeneratat). Pra te dyja keto burime; shteti dhe gjeneratat fatkeqesisht nuk i kane afruar asgje Popullit tone; dhe Shqipetari duhet te luftoje ti arrije popujt e tjere duke mbijetuar ne kushte jo te barabarta e shpesh kur u krijohet mundesia e hapet nje dritare jo radhe i kalon edhe Vendasit. Konkluzioni: Shqiptaret nuk jane DEMBELE; e Duan Punen sa edhe Popujt e tjere e po ju krijua mundesia luftojne e sakrifikojne per me shume…Natyrisht cdo Popull ka edhe perjashtime; dhe ne si Popull kemi dembele por keta nuk jane as me shume e as me pake se tek Popujt e tjere; dhe mos haroni se me cilet Popuj krahasohemi.(Krahasohemi me ata Popuj qe STER,STERGJYSHET e tyre kane Eksploruar dhe ndertuar Boten Moderne qe jetojme…

  5. Tironsi says:

    Kam dhe un nje statistik. Edhe ato pak biznese qe kan ngel, heqin njerezit me paga te larta e marrin ne pune njerez me paga te ulta, per te ulur shpenzimet, dhe ka boll qe punojn per pak edhe pse puna kerkon shume kualifikim e aftesi. Ne shqiperi puna dhe mendja po shiten shume me lire se me perpara, pa e krahasuar me jasht qe eshte tjeter avaz

  6. emigranti says:

    Kjo nik tregon dembelizem, por paaftesi dhe moskokecarje te qeverise per te ndjekur politika qe ndihmojne lulezimin e tregut te punes.
    Pse keta ” shqiptare dembela” punojne fort ne vende te tjera.
    Mos beni pergjithesime kaq te papergjegjshme.
    Megjithese pagat jane qesharake njerezia punon fort ne kushtet e mbijeteses.

  7. sadna babul ka bidai says:

    PERSHENDETJE SI MUND TE MENDONI PAPUNESI SE NEPER VENDE ME SHUME JANE NE PJESE GJITHE FAMILJA QE MUND TE KENI BAZE PSE NUK NDODHI NE VENDE TE PERSHTATSHME NE PUNE ME SHUME KRAH DHE USHQIM SESA NJE QE VLEN ME SHUME , SI MUND TE GJEJME TE NXISIM FJALE ME KUPTU NE RREDHANAT ANASJELLTAS MIK ,SHOKE DHE TE AFREMIT PER TE BASHKPUNU KUPTIMIN NXITES FJALE NEPER FJALE ,TE DHENE APO NE TE PADHENE ”TE INTERESIT SHTYPES DHE JETESE JEMI NE FARZA ,TE NJE TE DHENE APO TE PADHENE NE REALITET BASHKPUNIM COPEZ APO COPE NE SHIKIM KUR VE NE DISPOSICION PER ZHVILLIM JETES TE GJITHE KANE NJE VERTYT PER CKA MUND TE KONSIDEROJME NIVEL -NIVEL APO NJE GJYSME TE LEHTESUES PER CKA DEGJOJME NE REALITET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *