Një ditë pas protestës së dhunshme, reagon Edi Rama, publikon shkrimin e medias franceze

12 Maj 2019, 08:57Politika TEMA

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur mëngjësin e sotëm me një postim në rrjetet sociale,një ditë pas protetës së dhunmshme e cila u shoqërua me dhunë, bomba molotov, gaz lotësjellës, trazira, arrestime dhe gurë.

Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një shkrim të mediave franceze, në të  cilën u bëhet thirrje turistëve që të vizitojnë Shqipërinë.

 “MIRËMËNGJES, dhe me këtë artikull të medias franceze për thesaret tona të trashëgimisë kulturore, biodiversitetin dhe gastronominë si disa ndër shumë arsyet për të vizituar Shqipërinë, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.

Shkrimi në median franceze, “20minutes.fr”:

”Që nga hapja e kufijve të saj, Shqipëria duket origjinale, e ruajtur dhe tërheqëse. Një kthesë e vogël për këtë vend interesant, të cilin bota nuk e ka njohur për një kohë të gjatë.

Shqipëria ka plazhe mahnitëse dhe limane të qeta.

Për një kohë të gjatë, Shqipëria mbeti nën petkun e një diktature që përzihet me marksizmin dhe kultin e personalitetit. Sunduesi i saj i vetëm, Enver Hoxha, e izoloi vendin nga pjesa tjetër e botës deri në mesin e viteve 1980.

Si një paranojak që ishte,ky tiran shpërndau gjatë bregdetit bunkerë duke menduar se pushtimi ishte afër. Edhe pse tashmë shumë prej tyre janë shkatërruar, një numër i konsiderueshëm i këtyre ndërtesave të këqija mbeten ende të dukshme. Një film i vitit 1996 “Kolonel Bunker”, i drejtuar nga Kujtim Çashku, të ringjall këtë valë delirante.

A dëshironte Hoxha të mbronte regjimin e tij, apo të ruante në mënyre strikte thesaret e vendit të tij? Kjo pyetje lind që nga hapja e kufijve dhe zbulimi i gjurmëve të pabesueshme të lashta. Shqipëria ka tërhequr me të vërtetë lakminë e qytetërimeve të mëdha: greke, romake, bizantine, osmane dhe ilire, ku me këta të fundit, shqiptarët e konsiderojnë veten pasardhës të drejtpërdrejtë, kanë lënë shenjën e tyre aty.

Në udhëkryq të kulturave

Si një mozaik historik, Shqipëria është një parajsë për të pasionuarit pas arkeologjisë. Vizita në Butrintin e lashtë që ndodhet pranë qytetit të Sarandës, anulon rrjedhën e kohës. Ky port i vogël që bashkohet me ishullin grek të Korfuzit të lë përshtypjen e një tempulli, ky amfiteatër çuditërisht i vendosur në anë të një kodre dhe një manastiri madhështor.

Virgjili dhe Racine aty kanë imagjinuar takimin e Andromakës, Helenusit dhe Eneas. I banuar që nga kohët parahistorike, vendi reflekton tërheqjen e shumë kulturave për këtë vend strategjik me një atmosferë magjike, tashmë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Qyteti i Apolonisë, i nxjerrë në dritë pas Luftës së Parë Botërore nga Leon Rey, është i famshëm për portikun e tij të jashtëzakonshëm. Muzgu që bie mbi detin Adriatik ofron një shfaqje magjike në një heshtje që mezi thyhet nga erërat që fryjnë nëpër pemët e ullinjve.

Qyteti i ri, dekor i ri. Durrësi, qyteti i dytë më i madh në vend, është shtëpia e një prej amfiteatrove më të shquar – më i madhi në Ballkan – që daton në shekullin II. Kripta e tij, ndërtuar nga të krishterët e hershëm, tregon një mozaik kompleksiteti të rrallë. I njohur dikur si Epidamnus, qyteti ishte një port imponues në rrugën tregtare Egnatia ndërmjet Romës dhe Bizantit. Ky qytet është sot një vendpushim bregdetar shumë popullor për turistët.

Flora dhe fauna në harmoni

Përveç bregdetit të saj jugor dhe mrekullive të lashta, Shqipëria është në dy të tretën e saj e përbërë nga pyje, livadhe dhe relieve të ndryshëm. Natyra që ende gëzon të gjitha të drejtat e saj, ku mund të gjejmë ujqër, arinj, dhia e egër dhe rrëqebulli që jetojnë në harmoni në rezervate natyrore të mëdha.

Mali i Tomorit është simboli i kësaj bote të egër që ende ruhet. Është shtëpia e qytetit muze, Beratit 2400-vjeçar. Kalaja, kishat bizantine dhe xhamitë madhështore dëshmojnë për të kaluarën e pasur. Më tej në veri, Gjirokastra, një nga qytetet më të rëndësishme në jug të vendit, është shpallur gjithashtu një qytet muze për shkak të shtëpive të vogla mesjetare që kufizojnë rrugët e saj të ngushta.

Një kryeqytet i këndshëm

Natyrisht, Tiranën gjithashtu ia vlen ta vizitosh, veçanërisht për ndikimet e saj ruse dhe sheshin e saj mahnitës “Skënderbej”, emri i heroit të rezistencës ndaj turqve, të cilit shqiptarët i detyrohen flamurin e të tyre të kuq me një shqiponjë me dy koka. Aty gjejmë dhe xhaminë e vjetër të Et’hem Beut, si dhe Kullën e Sahatit, Pallatin e Kulturës me opera, teatër, bibliotekë dhe shumë muze që do të na mësojnë më shumë për vendin.

Një ndalesë në kryeqytet gjithashtu fton turistët të zbulojnë kuzhinën shqiptare, që vërtet ia vlen të ndalosh. Pjata kombëtare është tava e kosit, mish qengji i gatuar në kos. Një mrekulli, sidomos nëse shoqërohet me verërat më të mira të vendit. Llokume dhe kafetë e stilit turk do ta mbyllin këtë largim në vendin e shqiponjave.

Çfarë të hamë?

Kuzhina shqiptare është e ndikuar nga gastronomia turke dhe greke. Aty gjejmë dollmatë, perimet e mbushura dhe mbizotërimin e mishit të deles.

Qëndrimi

Meqenëse turizmi është relativisht i ri në Shqipëri, infrastruktura hoteliere është kryesisht e vendosur në qytetet e mëdha dhe në vendet turistike. Akomodimi është mjaft i lirë, edhe pse në Tiranë çmimet janë më të larta. Ka edhe disa hostele dhe fushata të rinjsh me tarifa shumë të volitshme. Sidoqoftë, mikpritja dhe ndjenja e të qenit i mirëpritur janë vlera kryesore në të gjithë vendin. Një proverb afirmon gjithashtu se “shtëpia e shqiptarëve është e zotit dhe e mikut”. Qëndrimi tek banorët vendas është një aventurë për t’u provuar”,

9 komente në “Një ditë pas protestës së dhunshme, reagon Edi Rama, publikon shkrimin e medias franceze”

  1. L.R says:

    Nzirrni ushtrine ketyre bandave kriminale te drejtuar nga Sali ndyresira… dhe beni dicka tu nderpritet lumi parave qe perdoret ne keta protesta pasi Jane leket e droges qe i bejne te forte… dhe protesta te tilla me lume parashe mund te zgjase per shume vite…
    Eshte rruga e vetme qe po ndjekin per keta bandite per te larguar qeverisjen e Edi R me qellim nje qeverisje teknike… ku do bejne lufte per te marre dy ministri ate te DREJTESISE dhe te Rendit… e para per ti shpetuar Drejtesise dhe e dyta per te marre ne dore Policine dhe ushtrine…
    Prandaje me forcen e LIGJIT dhe shumicen popullore qe te kane besuar me vote Edi R mos u largo derikure te varrosim antishqiptarin -kriminelin sb.

  2. Arbëror Epiroti says:

    Z. Rama. Nga ju presim të na ndihmoni që Vendi ynë të hyjë në normalitet. Bukuritë e vëndit në gojën e të tjerëve le tu shërbejnë të tjerëve, mbasi ne i kemi dhe i dimë.
    Z. Rama nga ju presim të na siguroni qetësinë, të na hiqni streset që na janë krijuar këto 28 vjet nga politikanët vrasës, hajdutë dhe të etur për pushtet, të cilin e kanë përdorurr për të vjedhur dhe rrjepur nga të gjutha drejtinet.
    Z.Rama nga ju oresim ti lini mënjanë reçlikat me krahun tjetër mbasi me replika ju i siguroni kushtet palës tjetër që të vazhdojë të mbajë Shqipërinë në rrëmuja, në shkatërrime dhe në krijim të konflikteve “gjoja”, të cilat mesaduket edhe pala juaj i përdor plr të mbajtur ata nën sqetull. Por këto forma dëmtojnë më shumë se sa ata.
    Z.Rama. Nëse ju dnth shteti ynë që shumicën e ja e majta dov( të vazhdoni të lejoni veprimet vandale të opozitës apo të kujtdo, të jeni të sigurni se jo vetëm që bëheni palë për shkatërrim të shumicës së cilësuar të sgqiptarëve, por do nënkuptohet se edhe paka juaj i bën shërbim edge padurimit të kupolave të të dy palëve.
    Z.Rama. Nëse ju dmth shteti nuk do mbani qendrim serioz dge ligjor për ngjarjen e mbrëndshme, do të thotë se nuk ka shpresa për stabiluzim në kltë vend, sepse të katër pushtetet, pavarësisht aparencave në përmbajtje synohet për të njljtin qëllim, i cili ka 28 vjet që vepron.
    Z.Rama dhe sistemi i drejtësisë ngjarjen e mbrndshme duhet ta trajtojnë ligjërisht duke fuëilluar nga vendisja e orangave. Populli është dakort me mesazhin e Ruçit i cili mbrëmë ja dlrgoi Lulzimit. Ai mesazh është i duhuri dhe duhet të realizohet duke filluar nga maha e deri tek rrënjët e këtyre gruonjerëzve që e ëndërrojnë Shqipërinë si plaçkë pasurimi.
    Duhet vepruar me prangat, ndryshe na forcohet zhgënjimi . Zhgënjim i cili reflektohet edhe tek largimi nga vendi, rrjedhojë e frikës, prapambetjeve, konflikteve dhe vrasjeve.
    Z.Rama Opizitën e re që na bderon ne prezencën në parlament, mos u përpiqni ta tallni, por e falënderoni për ky)urajon dhe vetëdijen që treguan për të sjellë ndryshimin e sjelljes që instaloi opozita e berishëve dhe lulërve. Matu 100 herë dhe fol një herë. Shqipëria do prosperitet dhe jo ironi, as retorika. Ju, shumica dhe pakica e re e keni mundësinl të sillni ndryshimin e shumëpritur.
    Edhe një herë për ngjarjen e mbrëmshme, presim vendosjen e”Prangave”, të paktën për 10-15 persona të kupolës së politikës së keqe.
    Arblror Epiroti

  3. blend says:

    Po leni keto postime se na shpife dhe na hape barkun , nuk po shikon se çfare po ndodh ne qender te Tiranes ,apo je qorruar dhe nuk te vjen per shtat , .Dëmi qe po i behet shtetit , institucioneve te tij ,humbjeve te panumerta te vlerave materiale dhe monetare ,diskretitimi dhe denigrimi i pafund i policise te shtetit si institucion mbrojtes jane te lidhura pazgjidhmesisht me fuksionimin e qeverise,pra demton shtetin ke demtuar qeverine qe i ka dale per zot shtetit ne te gjithe instancat e tij dhe jo shfajsime qe qeveria ashte e forte dhe skane çfare te na bejne ( a eshte llogjike kjo).Mos mendon se turisti nuk shef ,nuk ndjek lajme , nuk pyet me perpara se çfare te beje , apo ata kane para te teperta dhe te dale ku te dale, se na pelqen ne te reklamojme qofte edhe ndonje shkrim.

  4. Rea says:

    Na cave …… Pederast tallesh me popullin. Po te kesh ndertuar shtet se like Sahitin Te lire, po I tregoje vendin qe e meriton.

  5. Bert says:

    O Edo,Stambolli digjet kurva krifet i thone kesaj.Shko zbato ligjin me keto zagare qe duan te djegin Shqiperine.Kaq shtet langaraq jemi?

  6. Deep State says:

    Asgje origjinale nga Mashtruesi me i madh i Shqiptareve.

  7. Detari says:

    domth per sa kohe ramuti eshte ne pushtet kushdo mund te hedhi molotov cdo dite te kryeministria etj.
    Ajo garda me pleq pse rrin atje han gur kot, te dalin dhe ata ne protest ne te njejten kohe.

  8. Jo per gje... says:

    Keto Jan budalleqe. Ty po te digjet Shqiperia nga rusia dhe rri si matuf…

  9. Korabi says:

    Une mendoj qe objektet e rendesise se vecant,duke filluar nga ministrite e deri tek presidenca, duhet te meren ne ruajtje nga garda e Republikes. Ushtari me arme ne dore ,si dhe te ket nje perimeter te caktuar per tu afruar. Po ,po si e kishte diktatura. Kujt ia mban le te afrohet se ha plumbin kokes. Jo mor sotrinje demokracia nuk eshte anarshi. Nuk veprohet si me do bytha mua,apo me shqip si i do bytha Saliut dhe Ilisit. jemi te bindur se regjizoret e kesaj maskarade jane po keta,sepse dune te mbrojne milionat e grabitura. Luli e Monika jane masha ,pastaj te tjeret jane xholet ,apo lovacet qe perdoren per t’mos djegur duarte. KU je ,o president , o uniteti i popullit! Hape ate te shkrete goje ! Je kryetar shteti,apo noter per shkresa…. Po nuk ke faj. Ty s’te puet gruaja ,pa le Saliu qe s’ta vare teneqene. Si ka mundesi qe bashkeshortja e njeriut qe ruane unitetin ne popull eshte me luftexitesja , me goje corapja ,me e urryra femer ne tere shqiperine? Bespoj se Saliu eshte krimineli numer nje i Shqiperise,por nuk kam degjuar qe bashkeshortje e tij ,Liria,te urrehet ne popull edhe pse dihet lidhja e saj me Serbine. Si pranon ti te quhet njeriu me i vleresuar jo vetem ne Skrapar,por ne gjithe Shqiperine, Kareman Ylli , kriminel i popullit shqiptar nga nje koketul si Agron Tufa? PO edhe per te tjere? Po gjyshi yt nga nena ,ka qene kriminel ? Pergjigju !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje