VIDEO/ Mediat e Putinit vëmendje protestës së Bashës, “Russia Today” raporton çdo detaj: PD do bojkotojë zgjedhjet, kërkohet largimi i Ramës

12 Maj 2019, 11:41Politika TEMA

Televizioni ndërkombëtar rus “Russia Today”, ka pasqyruar çdo detaj nga protesta e opozitës.

RT i ka kushtuar një hapësirë të veçantë duke transmetuar aktet e dhunës, përleshjen e protestuesve me policinë dhe bombat molotov drejt institucioneve.

Rrjeti televiziv i financuar nga qeveria ruse i ka kushtuar rëndësi pamjeve ku përpos përcjelljes “live” të zhvillimeve, ka publikuar edhe disa video në faqet zyrtare në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që aktet e opozitës shqiptare gjejnë pasqyrim në këtë media.

Prej kohësh, kryedemokrati Basha akuzohet për lobim me rusët, ndërkohë që Rusia akuzohet se kërkon të destabilizojë Ballkanin perëndimor.

Siç dihet, qëllimi i RT-së është të shpërndajë për audiencat e huaja propagandën shtetërore ruse dhe interesat që Moska Zyrtare ka në vende të caktuara.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje