Më erdhi gjynah për Lulzim Bashën!

14 Maj 2019, 11:00Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Mitingu i djeshëm ishte më i pakuptimti. U vendos kur Seiti ishte brenda, por për fat Seiti tani është gjallë e shëndoshë në spital duke gëzuar momentet e lavdisë së tij.

Mesa duket Basha donte ta përshkallëzonte agresivitetin e mitingjeve të tij, por i pati të gjithë kundër.

Kundër ishin qytetarët e Tiranës, të cilët nuk duan skena dhune në rrugët e qytetit. Dy kazanë plehrash të djegur dhe disa molotov mjaftuan të risjellin në kujtesë ‘97-ën. Nuk ka aleat më të madh të Ramës sesa aktet e dhunës dhe Berisha në mes të turmës.

Kishte kundër një pjesë të establishmentit demokratas, të cilët nuk e miratojnë sulmin fizik ndaj institucioneve ku nesër duan të hyjnë dhe imazhi negativ u prish bizneset.

Dhe mbi të gjitha kishte kundër Ambasadat e akredituara në Tiranë. Jo vetëm atë të SHBA-së dhe Gjermanisë, por edhe përfaqësia italiane, një mirëkuptuese e demokratëve, ishte kundër përshkallëzimit.

Dje Basha ishte për keqardhje. I lagur, në një mot aspak miqësor, i braktisur edhe nga aleatja e tij e cila mesa duket ka filluar të mendojë për veten, me një grusht besnikësh që e shumta mund të djegin një rrugë por nuk ngjallin simpatinë e askujt, mes presionit të Berishës që kërkon radikalizim dhe Ramës që është gati të drejtojë edhe nga Skrapari, por mos dëgjojë fare zërat për dorëheqje.

Këshilltarët mizerabël mesa duket i kanë thënë Bashës të sulmojë edhe përfaqësitë e huaja. Basha në vetvete është natyrë paqësore, por hajvanët që e kanë këshilluar që në ditët më të ulëta të kuatove të tij, të sulmojë pikërisht shpresën e vetme që mund t’i japë dorën dhe nxjerrin nga balta, nuk paskan as nuhatjen e një koneje të sapolindur.

Parrulla dhe demonstrimi para shtëpisë së Boschardt ishte një kërcënim tipik. Nuk lexohet ndryshe në perëndim ky mesazh përveçse “ne ta dimë shtëpinë dhe po e zgjate të gjejmë.” Interpretimet e tjera janë profane.

Reagimi i trupës së akredituar në Tiranë diti ta lexojë mesazhin dhe reagoi. Mbetet që këshilltarët mos t’i japin edhe idenë që të nisë kalamajtë e forumit rinor të PD-së me parulla “Yankee go home” para rezidencës së SHBA-së. Kjo do ta bënte groteske, por njëkohësisht qaste një pamje të vjetërsuar të PD-së.

Është e vërtetë që mungesa e pushtetit të gërryen më shumë se pasja e tij. Por të paktën djemtë e shkolluar jashtë duhet t’u punojë fantazia diçka më shumë sesa skemat e para 20 vjetëve të Berishës me marshimet e përditshme në bulevard dhe sharjet për Mariza Linon.

Në një Tiranë që nuk ka ndërmend të vritet për Doktorin, madje as Kamza përveç të punësuarve të Mziut; në kushtet kur Perëndimi as ia del të kuptojë hapin e ndërmarrë nga opozita, Bashës ose i duhet të ndërrojë strategji, ose ka për të mbetur rrugëve të Tiranës. Dhe për këtë variant Rama ka caktuar si interlokutor Sandër Lleshajn i cili ngjan se ka rezerva të mjaftueshme gazi për biseda të zgjatura me protestuesit.(Dritare.net)

29 komente në “Më erdhi gjynah për Lulzim Bashën!”

  1. syri says:

    ” Basha ne vetvete eshte nje natyre paqesore” na thote Hila? Ai qe zbaton urdherat per vrasje dhe shkaterim, eshte njelloj kriminel si ai qe i jep urdhera te tille! Hila vete ,ne vetevete ,do te thosha, eshte nje natyre paqesore,por jane medioker dhe mercenare!

    1. USA says:

      te njejten gje mendova edhe une . Keta te gjithe nuk jane ne vete, i thote bashes natyre paqesore ?! Plus qe eshte pergjegjesi kryesor i 21 Janarit. ne retoriken e tij gjen vetem fjalet krim, vrasje, bomba, lufte, shfarosje, zhdukje .

  2. ?? says:

    U zbythën me turp, por qeveris i bëjnë mirë protestat
    paqësore .
    Lavdi zotit, bota s’na tradhëton .????

  3. beni says:

    Po ik o pall, shiu litar edhe ishin gjithe ato njerez.

    PO KUSH TE BESON TY,

    1. Grigor says:

      Partia Demokratike supozohet te kete 400 mije votues. Edhe sikur 100 mije te dalin ne proteste, ata Jane votuesit e saj. Per çdo 100 mije protestues te PD, Partia Socialiste mund te nxjerre 200 mije ne antiproteste. Ku shkojme keshtu? Asgjekundi.
      Po qe per demonstrime force, PS-ja eshte me e forte ne kete moment. Pra edhe sikur 20 mije vete te kene qene ne 11 Maj, kjo nuk ndryshon gje, apo jo. Kaq fuqi e ka PD-ja.
      Puna eshte se protestat nuk fitojne votimet. Votimet i fitojne politikat, platformat, vizioni, besueshmeria.
      Rama eshte i heqshem nga pushteti, dhe shume lehte madje. Por Jo nga Lul Koqja.
      Ramen e heq me vota kur te duash, nje force opozitare e besueshme. Eshte koha per opoziten te ndryshoje veteveten, perpara se te jete gati te marre pushtetin. Perrallat e “diktatures se Rames” nuk i ha njeri. Te gjithe e dine se Rama he per he nuk ka kundershtar. Dhe ky nuk eshte faji i tij. Eshte fati i tij.
      Pse nuk behen bashke forcat e djathta – Bindja Demokratike e Patozit, FRD-ja e Topit, dhe te mbledhin rreth vetes tere intelektualet e djathte, te shkrihet PDja dhe te bashkohet me Frontin e Djathte, dhe e shikon ti se some i hyne te dridhurat Rames. Por natyrisht, sa te rroje Sali Qen Komunisti kjo nuk ndodh.
      Kush eshte palle, tani mor Ben? Dritan Hila, apo ti, qe shkon mbrapa deshtakut Lul, dhe Qenit Sali?

      1. Daku says:

        Grigor te lexova dhe me pelqeve por edhe ti kerkon shime si keta analistet. Ke shkruar se pse nuk behen bashke frd, bindja dhe te mbledhin intelektualet e djathte… Pikerisht ketu eshte problemi! E djathta ne Shqiperi nuk ka intelektuale, sepse qe te mund te rrije ne pd duhej te ishe komplet pallosh kriminel, e hajdut. Kush do ti dale kunder ne votime Rames, Bamiri?… Patozi? Pp keta me para i moren postet qe kane mbajtur. Ku dine keta te qeverisin? Keshtuqe genjeni veten zoterinj se intelektualet e vertete numerohem me gishta dhe nuk jane nga ana e djathte se intelektualet per natyre nuk jane kurre me dhunen dhe me egersine. Shqiperia nuk behet me as sot as mot per farin tone te keq

    2. prizem says:

      @beni
      Me ke sy i pe, me ate me xham apo me ate pa xham…sa qesharake jeni.

  4. rrem vogli jr says:

    mos u tremb se keta usa-llinjt e sotshem nuk do djegin Shqiperine si Lino dikur per inat te Saliut

  5. Basha nuk i lexon keto se nuk ka kohe, por te pakten ti lexojne keshilltaret e tij dhe ta ndihmojne qe te dale nga ky rreth vicioz ku e kane futur

  6. Populli says:

    O Dritan me kenaqe me interlokutorin Sander me rezervat e gazit.

  7. Wth says:

    Po ky qe te vjen gjynah sikur ishte minister i brendshem kur vrau 4 protestues. Edhe tani qe me bomba molotov e kapsolla po tremb banoret e Tiranes, bizneset, ata qe duan pune dhe te hapen vende pune, per gjynah eshte ?
    Edhe gomarin e gjyshit e kisha gjynah, po nuk e besoj se eshte taman taman si ai.
    Taman si ai e shkreti gomar jane ata qe e ndjekin, qe bashke me zellin e shkaterrimit te biznesit, te vendeve te punes, me zell po kerkojne te shkaterrojne Shqiperine.

  8. Tan_Tironci says:

    Sander Lleshaj duhet this nderroje Gazin, nga lotsjelles ne gaz per te qeshur. Art do plasi gallata. Oliver and Stan do dukeshin lule para dhembecakalles Klajda

  9. raul says:

    a mor bash ku e gjete Sahit Tritol Dollapin njeriun me te urryer ne shqiperi qe ka mare ne qafe me mijra familje dhe ka shitur OSHE- me mire jua a ka falur cekeve dhe pastaj shumen e majme qe mori nen dore nga ceket e ndau me Salen , ish ministrin dhe me Noelin e famshem , gojet e keqija e lidhin dhe me liken e floririt me kompanine nga skrapari qe vodhi miliona leke ne oshe

  10. Joe says:

    E ka koburen te koka nga plaku Mere , qe si del shpirti halese . I eshte bere si Xhebrail Jemini ketij kombi. SPAK-u eshte gati.

  11. TR says:

    PROTESTAT NUK KANE QELLIMIN TE ARRIJNE MARRVESHJE ME RAMEN , AS TE LARGOJNE RAMEN SI KRYEMINISTER . BERISHA ESHTE SKILE E VJETER , AI I BEN VETEM PER TE PRISHUR IMAZHIN E SHQIPERISE NE EUROPE . ASGJE NUK KA MUNDESI TJETER TE BEJE . ESHTE HOBI I NJE SERBI TE VERTETE .

    1. Ilirida says:

      saktë,se luan topi

  12. labi says:

    Basha beri ekzaktesisht ate qe Rama e kerkonte me kohe,pamjet e protestes me molotove Ruse ben qe Bashes ti kercente gjithe perendimi ne koke,te gezuar ishin vetem Ruset dhe mediat e tyre.Ne vazhdim pres nga Rama qe te lej kministrine dhe pa police fare,Rama kishte kohe qe priste vetem ato qe bene ndaj insitucioneve te shtetit,duke pare perberjen e turmes mendoj se fundi do jete qesharak si per Bashen ashtu dhe per ata qe i shkojne prapa,e vtmja gje qe nuk do harrohet eshte vrapi Sahitit qe u shpall deshmor nga Basha e com.Nga veprimet e bera nga lideri opozites shihet qarte se nuk i njeh Shqiptaret,ata qe sot i shkojne mbrapa po ata do i shkojne ta ngrejne zgupthi direct mbas zgjedhjeve.

  13. Jimi says:

    Gjetje interesante e te goditura ne shkrimin tend Dritan !

  14. niko says:

    basha eshte natyre paqesore ku e pe natyren paqesore

  15. Flutura says:

    Zoti Hila ju keni qene ne Cadren e famshme te Lulit, nese nuk gaboj….nga ajo eksperience jeni nisur per te bere kete shkrim?!
    ?

  16. Sali kerma says:

    Mesila Doden e kam fiksim. Vazhdon me variantin e Palmës?

  17. pa e lexuar.. says:

    Hila dhe gruaja e tij kane qene dhe jane te perkedhelurit dhe te perzgjedhurit e “nomenklatures”. Prandaj kapardisen dhe dine ta dredhin aq mire belin e kercejne vallen sipas ritmit te daulles qeveritare. Pa u skuqur fare..

  18. Arber says:

    Mire more zoteri qe hedh “bomba molotov” dritareve digjitale mos deshiron qe kryetar opozite te veme Taulant Ballen e Spiropalin? Po per shqiptare pa buke e pune, qe vetevriten a largohen , koston e rende te korrupsopnit e krimit qe shoqeria paguan nuk te vjen keq ?Po per vendin qe rrezikon te kthehet ne 1984 cmendim ke? Per keto 30 vjet na i ka fajet demokracia apo babezia e ca politikaneve per mbipushtet e jo vetem e ca halabakeve te Shqiperise per luks e para e jo vetem?

  19. Alban Dega says:

    GABOHESH RENDE ZOTI RAMA….

    LULEZIM BASHA ESHTE KOKE E KEMBE HALLAT … POR … POR I GJINISE FEMERORE …

    Fakte jo opinione!?

    TI LULEZIM BASHA JE NJE P…. MASHKULL !

    From: Alban Dega
    Date: March 19, 2017 at 04:09:24 EDT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Midis terroristit dhe rrugacit…

    Pas thirrjeve tipike terroriste te liderit te opozites se shpartalluar Lulezim Basha per te permbysur nje qeveri te zgjedhur ne menyre demokratike me dhune, sot lideri i opozites nxori edhe fyrtyren e rrugacit.
    Ai perdori gjuhen e rruges kunder kryeministrit ne detyre Edi Rama dhe qeverise ne pergjithesi. Nje grusht rrugacesh e duartrokiten kryerrugacin Basha. Nuk mund e nuk mendohet se mund te ndodhe ndryshe me nje opozite ne krize identiteti, ne krize mendesie, ne krize shpartallimi te plote nga vetvetja, ne krize alternativash e projektesh per ndreqjen e vetvetes se pari.
    Vete rruga e cadres qe kane zgjedhur eshte deshmia me e qarte e me plote e kesaj krize totale qe lindi nga kriza e vetvetes dhe e coi Shqiperine nga kriza ne krize deri ne gremine te plote ne cdo fushe e qelize te jetes politike, ekonomiko- financiare, sociale, arsimore, kulturoe, shkencore, shendetesore…
    Nuk ka shenje e simbol me te qarte te kesaj autokrize se gjuha e rruges e liderit te saj Lulezim Basha dhe kryeliderit Sali Berisha.
    Hedhja nga thirrjet lenino- staliniste per permbysje me dhune te nje qeverie demokratike te zgjedhur me vote plebishitare nga nje popull i tere ne kohe paqeje, nga gjuha e te fortit dhe e garipit se Edi Rama e Fatmir Xhafa “duhet te kaloje mbi trupat tane” tek gjuha e rrugacit duke e quajtur jo vetem liderin e mazhorances por krejt ate si “sojsez, i pafytyre …” e epitete te tjera tipike rrugacesh.

    Bllokimi i rrugeve te Shqiperise edhe drejt BE…

    Nuk pritet gjuhe tjeter pervecse ajo e rruges ne nje cader qe ka bllokuar rruget e kryeqytetit dhe dyert e Qeverise, Kuvendit Popullor, dy organizmave kryesore e jetike te nje Republike Parlamentare!
    Gjysma e se keqes!
    E keqja e madhe e se pari eshte orvajtjet e kesaj opozite rrenimtare e thellesisht antishqiptare per te bllokuar e minuar si tash 27 vjet rrugen e Shqiperise drejt Evropes se Bashkuar dhe standarteve amerikane e gjermane te ligjit dhe drejtesise, te shtetit ligjor !
    Vete cjerrjet e zerit, vete thirrjet tipike terroriste, vete gjuha e rruges dhe garipit, te fortit gjithnje me ze te shtjerrur apo mekur flasin per nje gjendje psiko- motore te coroditur deri edhe skizofrenike te Berisha- Bashes !

    Nga “Bande Gangsteresh” e Mafia jashte kontrollit ” ne. ….

    Pse !? Sepse tek Reforma ne Drejtesi dhe sidomos tek shpirti i saj Vetingu Korporata e Krimit te Organizuar Shteteror e Partiak te PDSH-se dhe Sali Berishes shikojne fundin e sundimit te tyre dhe ndeshkimin e pandeshkueshmerise se vetvdhene nga kjo korporate, nga kjo ” Cete Gangsteresh” sipas ” The Times” e “Indipendent” te Londres, te “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” sipas ” The New York Times”.
    Si Berisha dhe Basha edhe telallet dhe zhurmuesit e tyre politike e financiare, mediatike e mafioze nderkombetare kane pafytyresine ti drejtohen popullit e te flasin ne emer te tij, Pse !?
    Populli e ka dhene veriiktin e tij, Vendimi ne emer te popullit u dha pese here rradhazi.
    Populli me armen e tij kryesore dhe te vetme, voten e lire i ndeshkoi ashper dhe qarte politikisht dhe juridikisht Sali Berishen e krejt Korporaten e tij te krimit te organizuar e shteteror me nje shumice gati absolute me 23 qershor 2013 dhe me 21 qershor 2015, ne zgjedhjet lokale te parakoheshme te Dibres dhe Ersekes.
    Ate vendim qe e rrenoi korrupsioni dhe impuniteti i dhene vetvetes nepermjet nje drejtesie te sterkorruptuar pikerisht nga politika ala Luigji i 14-te i Sali Berishes, nga gjyqtare e prokurore me kontrate krimi me korporaten e tij e lexoi dhe vulosi me voten e tij plebishitare vete populli.
    Mbi 95 per qind e shqiptarevee perkrahin Reformen ne Drejtesi dhe ligjet e saj me Vetingun si ballin e saj.
    Eshte nje perputhje absolute midis perkrahjes popullore per aleatet tane strategjike SHBA- BE dhe perkrahjen e kesaj Reforme jetike per shqiptaret e Shqiperine!
    Pse !? Sepse aspirata e shqiptareve si popull e si komb ne te gjitha hapesirat shqiptare ishte ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” “E duam Shqiperine si Amerika demokratike”
    Keto aspirata ua vodhi bashke me votat jo nje por dhjetra here, keto aspirata bashke me vete Shqiperine ua vodhi dhe plackiti Sali Berisha dhe “banda e tij e gangstereve”.
    Nga “Bande Gangsteresh” e “kjo Mafia krej jashte kontrollit ” gjate mandatit te dyte te Berishes ajo u kthye ne nje Korporate te Krimit te Organizuar Shteteror dhe Partiak te PD-se ne sherbim te klanit familiar she politik te ketij sundimtari, e despoti te korruptuar. Si qeveria dhe PD-ja si shtylla e saj u kthyen ne nje garde pretoriane, ne nje repart ushtarak te familjes bio- politike te Sali Berishes.

    Korporate krimi te organizuar ne cdo hap !

    Gerdeci, CEZ, ARMO, Interkoneksioni me Kosoven, ngjyrosja e naftes… Monopoli i ilaceve, Universitetet e Plepave dhe Akademite e Domosdoves, cdo tender me peshe kalonte nga duart e Gites, Xenit, Jamserbit… me ” bonuse sukesi” te garantuar nga babai kryeminister dhe sejmenet e tij mercenare dhe sherbetore jo vetem te familjes kryeministrore por edhe te mafiozeve ala Nue Kalaj, ala Damir Fazlici, ala Taci, ala dreqi e i biri. qe tallnin sumen me ministrat e tij.
    Vetem me tenderin e naftes Shqiperia i humbi 650 milione euro qe ofroi nje kompani kineze me garanci nga qeveria e superfuqise ekonomiko-financiare e teknologjike boterore , Kines. Ne vend te saj fitoi nje sharlatan e gaztor i familjes, nje mashtrues ala Sude e ala Gjalica, ala Alimucaj e ala Gjenerali Taci Oil !
    E as Sali Berisha e as kelyshi i tij Bode nuk kishin bere asnje verifikim , nuk kishin asnje garanci nga bankat fantazme te sharlatanit Taci me kete pasuri strategjike shqiptare pa llogaritur edhe te pakten 250 milione te tjere nga TVSH-ja , prodhimi i munguar, fitimi i humbur, punesimi i qindra mijera shqiptareve.
    Vetem nga pazaret Argita- Basha- Fazlic Shqiperia humbi reth 150 milione euro investim te nje biznesmeni pakistanez!
    Vetem nga CEZ-i i Xenit Shqiperia i ka humbur ne total rreth 1 miliarde dollare amerikane !
    Vetem nga Interkoneksioni energjitik me Kosoven te dyja i humbin rreth 50 milione euro ne vit X 9 barazi me 450 milione euro per shkak te pazarlleqeve korruptive te Xenit me dajet e tij serbe.
    Vetem maja e ajzbergut te korrupsionit masiv qe p[reku dhe rrenoi cdo fushe te ekonomise, financave, investimeve te huaja etj. etj.

    Mafia italiane me e ndershme se mafia berishiane !

    Pas disa sharlataneve amerikane, gjermane, dje Basha dhe Korporata berishiane e Krimit te Organizuar sollen ne cadren e saj edhe ish- senatorin italian Di Bagio’ i akuzuar per pervetesimin e rreth 2.5 milione eurove nga fondet per pensionet dhe ceshtje sociale per te moshuar duke ringjallur te vdekurit, njesoj sic vepronte Berisha e korporata me listat e zgjedhjeve apo ndihmat sociale. me legalizimet qe fakirave shqiptare u duhej te paguanin mijera euro apo dollare, etj. etj.
    Sidoqofte De Biagio eshte mbi njemije here me i ndershem se vete Basha. Ai kishte perfituar vetem 450 mije euro.
    Basha dhe lukunia e hajnave te Berishes vodhen mbi 600 milione euro vetem ne Autostraden e Kombit. Jo vetem kaq Basha u gradua nga kapobandoja si Minister i Jashtem, Minister i Brendshem, kreyeminister i Republikes se Lazaratit, zevendeskrye-ekzekutor i 21 janarit 2011, kryebashkiak i Tiranes me votat e vjedhura te 6 majit 2011 dhe te kryekoministit fanatik enverist Hysni Milloshi.
    E ka goje e leshon be e rrufe kunder Fatmir Xhafajt, nja nga djemte, politikanet, juristet shermbullore shqiptare qe ne rini e deri ne ditet e sotme…
    Pse gjithe ky duf e zjarrmi psikopatike e kukulles se Berishes, Basha dhe vete Sales me qytetare dixhital deri edhe nga Gjermania! Qytetari dixhital Sala i shkruan qytetarit banal Berisha !
    Se pari se Fatmir Xhafa eshte nje autoret dhe regjizoret juridike te Reformes ne Drejtesi dhe te Ligjit te Vetingut, qe i tmerron, i cakerdis , po i cmend subjektet dhe objektet kryesore te saj, Korporaten e Krimit te Organizuar shteteror, familjar, politik te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes,

    Kryekusare e vrastare

    Si njeri edhe tjetri jane kryekriminelet, kryekusaret, kryeekzekutoret e krimit te organizuar shteteror, te denje per Hagen, ku me spiunimet e tyre per llogari e ne dobi te UDB-es serbe, RIA-s putiniste te liderve te luftetareve te lirise se Kosoves Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, etj,,, etj,
    Per te fituar pike tek ata por edhe te Amerikanet Lulezim Basha sajoi e trilloi edhe Shtepine e Verdhe duke i vene nje vule turpi te falsifikuar Shqiperise e shqiptareve si komb.
    Ky hor styerhori i kryehorit dhe Mareshallit te Beogradit dhe Moskes , te UDB-es e KGB-se- RIA-s sovjeto- putiniste, Sali Berishes, ky burrec i pa burre qe i shtjerret ( meket ) zeri si grave llafazane sa here flet, ky i pafytyre pa dine e iman e mashtrues i pacipe, ky dhjeracak qe mbylli dosjen e kusarise se kombit me procedure, rapport mjekesor te rreme dhe me ndihmen e gjykatesve e prokuroreve te sterkorruptuar ala Zagarnjori e Gjin Gjoni, ala Adriatik Palla e plehrat si ata te antidrejtesise Salehiane, na ben edhe trimin edhe te fortin, edhe garipin edhe Matrazovin. ndersa pshurret e mbush poturet sa here i kujtohet Vetingu e Reforma ne Drejtesi. qe me siiguri do te rihapin aferat e tij njera me kriminale se tjetra si Autostrada plackitese dhe Otrantoja atdheshiitese, masakra e 21 janarit 2011 e dhjetra megakrime te tjera te kesaj KORPORATE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR TE KRIMIT SHTETEROR E PARTIAK, te partise me te inkriminuar e politikaneve me kryekriminele ne historine e Shqipersie.
    Pas vendimit politik ne emer te tij qe dha vete populli shqiptar me voten e tij te lire plebishitare te 23 qershorit 2013, 21 qershorit 2015, te Dibres dhe Ersekes tani po bien kamanat e vendimit te drejtsise e shtetit ligjor ne emer te asaj vote dhe te vete popullit kunder ketyre kryekrimineleve qe rrine nate e dite duke u rene tupanave te ” dekriminalizimit” dhe ndershmerise ne emer te popullit qe i ka ndeshkuar ne menyren me te fuqishme.

    “Tanket” Vetingut dhe lemeria e hajnave te Saladinit !

    Eshte pesha e ketyre krimeve , korrupsioni, kusarie, plackitje, eshte lemeria e Reformes ne Drejtesi dhe e Vetingut, e jo e kaluara e Fatmir Xhafajt apo Edi Rames, Ilir Metes apo Petrit Vasilit… aresyeja e tmerrit dhe fobise paranojake te Sali Berishes dhe Lulezim Bashes qe i shikojne ato si tanke te renda qe po u afrohen perdite e me shume e qe do ti shkelin me zinxhiret e tyre.
    Eshte pshurrja e dhjerosja prej tyre qe e ben aq paranojak Lulezim Bashen e Korporaten e tyre te krimit te organizuar shteteror e partiak sa te deklaroje se Fatmir Xhafaj “duhet te kaloje mbi tru pat” e ketyre banditeve e kryekrimineleve dhe u jep ultimatume jo vetem qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike, por edhe te urdheroje presidentin e zgjedhur me vota te shit-blera Bujar Nishani qe te mos dekretoje Fatmir Xhafen si minister te Brendshem. Dhe kapterri Nishani ne fundin e palavdishem te mandatit te tij ashtu po vepron e po vonon… Ai nuk e ben as shurren pa ia shkelur syrin Berisha !
    Keto jane ligjet e xhungles se Korporates se Krimit te Ogranizuar Shteteror e Partiak!
    Pse!? Sepse tek Fatmir Xhafa shikojne simbolin e Reformes ne Drejtesi e Vetingun qe ky sherbetor me kontrate te perkohshme i Berishes dhe bandes se tij jane gati tu shtrihen poshte zinxhireve te fantazise se cmendur te tyre per ti bllokuar e mos lene te kalojne !
    Ndaj ai ben jo vetem terroristin ala ISIS, e guerilasit Kastro- Chegevara, jo vetem Matrazovin, por edhe Kryeministrin e Presidentin, Shefin e Personelit dhe bllokuesin qe emeron e shkarkon ke te doje e kur t’ja doje qejfi si Ajatollah Khomeini i Gazidede Berishes
    Mbi te gjitha arma e mjeti i tij kryesor per demokraci e politike, per Republiken e Re eshte diktati e Ultimatumi, urdheri suprem e stili liderit suprem Sali Berishe Khomeini… Envero- Stalinisti, stili Lala Kros o Lala Kros vet shkruan e vet vulos!

    As Kastro e as Matrazov… nje p… mashkull !

    Larg qofte ! Jane teper 16 vjet te kesisoj sundimi! Shqiptareve u ka ardhe ne maje te hundes me nje Sali Kadaf qe e flaken me perbuzje e ne menyre plebishitare ne koshin e despoteve dhe atdheshitesve!
    Aq me pak mund te pranojne nje sozi te tij qe ka vulen e kontributin e zi ne cdo krim e zezone qe Sali Karaxhici shqiptar u ka bere popullit e shtetit shqiptar, mbare kombit.
    Ndaj mos na bej as diktatorin ultimatumdhenes e as Matrazovin!
    Nje pshurran nga frika nuk mund te jete e as nuk mund te behet kurre as Kastro e as Matrazov e aq me pak kryeminister i nje populli krenar e trim si shqiptaret!
    Te keshilloj vellazerisht qe te vizitohesh tek psikiatri…
    Psikologu eshte per faza shume me te lehta te skizofrenise tende dhjeracake!

    E vetmja gje qe humbni jane parate e… e vjedhura shqiptareve

    Ti e me fort bosi jot Berisha keni frike, tmerr, lemeri nga hija e krimeve pa fund te Korporates suaj te Krimit te organizuar shteteror e partiak ne sherbim te klanit tuaj familjar e politik po aq kriminal sa edhe ju! Ndaj lehni si qente nen driten e henes ndaj hijes suaj… U ka hy frika ne palce!
    Nuk keni asgje per te humbur pervec parave dhe pasurive, tokave dhe pronave, gjakut e djerses qe u kini grabitur e tjetersuar shqiptareve!
    Nuk jane para djerse! Jane para hajnie e kusarie, vrasjeje e krimi!
    Jane para krimi e vrasjesh te shqiptareve dhe te Shqiperise !
    Dorezojuni Drejtesise e ligjit! U ulet me nje te treten masa e denimit te garantuar!
    Para se te kerkoni dekriminalizimin e te tjereve… dekriminalizoni veten fillimisht!
    Mos e bej si gjyshi jot hoxhe: beni cfare them une … e Mos beni cfare bej une!
    Sheroje veten Doktor Berisha! Edhe Lulin e Co…
    Ne dac lexoje Corporation ne dac Company ! Jane njesoj !
    Kurse ti Lul mos na bej as Kastron e as Matrazovin .
    Nuk je as njeri e as tjetri …. Ti je thjesht nje frikacak i pshurrun!
    Shkurt ti Lulezim Basha je nje p…jeshke. mashkull !

  20. Arbeni says:

    Ne shqiptaret jemi njerez me kujtese te shkurter dhe biem ne te njejtat gabime. Historia jone e dhimbshme na ka provuar se pas pamjes paqesore, te qeshur e te bukur jane fshehur fytyrat e udheheqesve me te pashpirtë dhe mizorë dhe Basha ne kete ekuacion nuk eshte nje perjashtim.
    Sa paqesor eshte dikush nuk duket tek pamja pergjeruese e tij por te vala e pamëshirshme e fjaleve dhe veprimeve. Bjeruni, digjini,shkaterroni. Nuk jane fjale prej paqesori.

    Edhe historia e veprimeve te Bashes tregon se ka pak ndergjegje. Ne janar te 2011 u vrane 4 vete, as nuk doli te kerkoje ndjese si eprori i atyre qe morren urdher te qellonin 4 veta me duar ne xhepa.

  21. KURRIZO says:

    Z. Hila, sa per dijenine e nje anonimi, e ka arritur cdo gje, sikurse duket nga pesha e penes se tij, me aftesine dhe qendrimet e tij krejt racionale qe shkojne ne dobi te interesit publik dhe, kurresesi te politikave partiake ditore. Eshte pikerisht ky profil qe ai ka dizenjuar, qe e bene ate analistin te cilit duhet t’i referohemi per te gjetur te verteten, kur te tjetet hedhin tyme me gjithfare sofizmash per ta paraqitur ate te deformuar. Mund te them me bindje, se z. HILA eshte gazetari me kurajoz ne menian tone per momentin. E verteta per te eshte shume here me e rendesishme se ngutja per pushtet, apo bashkengjitja njeres apo tjeteres pale. Por edhe po te kishte pushtet, do ta kishte plotesisht te merituar ! Jo te dhuruar ! Eshte pikerisht kjo vlere, qe e bene profilin e z Hila shume unik dhe te respektuar. Publiku do t’ja njohe kete sherbim qe ai po ben ne te mire te se ardhmes se vendit. Perhere !

  22. Gardiani says:

    Ishte data “ ters “ edhe mikrofoni I doli kunder , s’e kendoji dot as Himnin , qe po t’a dinte Asdreni se do e kendonte Luli me siguri nuk do e kishte shkruar .

  23. Doktori says:

    Idea me e bukur eshte qe tju hidhet gas per te qeshur…do te ishte gjeja me e bukur!…do te ishte nje cfaqje me permasa boterore,groteske..do ti shikonim demostrusit e Lulit ne skena teper te cuditshme,do qeshnin me njeri tjetrin si budallenj,mund te xhvisheshin ne bulevard,mund te ulerinin duke qeshur si histerik!…….

  24. Paqësori says:

    Me ka pëlqyer shumë ky shkrim, por vetëm kam dy tre vërejtje.

    Kjo per shembull që Basha eshtë paqësor. Po ky paqësori ishte porositësi i hedhësve te bombave profesionale.

    Ato hidheshin me flakë, ndërkohë që Basha rriste temperaturën e fjalëve. Po të ishe ti a do tu thoje ndal hedhësve idiotë te bombave me flakë të larta sa dallga e një cunami. Po. Po Bashën se pamë tu thoshte një djysëm fjale, por thoshte se ky është zemërimi popullor.

    Po Rama pse duhet të drejtojë nga Skrapari? Mesa dimë nuk ka kryer ndonjë vepër penale dhe nuk është i kërkuar nga interpoli.

    Shkrimi shume i mire . Por vetëm një korigjim. Bisedat me gaz jo me popullin protestues por militantët bombahedhës dhe shkatërrues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje