Përse Berisha i çoi njerëz tek shtëpia, ambasadorit Borchardt?

Nga Mero Baze

Ambasadori Borchardt nuk është i rrezikuar fizikisht nga opozita, edhe pse çuditërisht i kanë gjetur shtëpinë në mesnatë, duke çuar aty një njësit guerril. Nuk është besoj as i surprizuar nga përpjekja e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për ta poshtëruar, duke i treguar çfarë është nder dhe çfarë është turp në këtë vend. Ai është i vjetër në Shqipëri dhe e ka parë nderin dhe turpin që këta politikanë i kanë bërë vetes dhe Shqipërisë.

Më parë, kur Berisha ishte në pushtet, ka qenë ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, më pas në Kosovë, e tashmë prapë në Tiranë. Na njeh më mirë, ndoshta dhe më mirë se e njohim ne veten.

Ambasadori Borchardt ndoshta nuk kupton pse i shkuan tek banesa, dhe nuk e sulmuan si zakonisht në sheshe, në portale apo emisione televizive, si gjithnjë, dhe si gjithë ambasadorët e tjerë të Perëndimit, me të cilët kjo opozitë është në luftë.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë përbaltur çdo përfaqësues të Perëndimit në Shqipëri këto vite.

Ambasadorin e SHBA, Donald Lu, e shpallën thuajse “non grata” dhe e akuzuan biles se po tradhtonte dhe SHBA.

Romana Vlahutinin e kompletuan si femër me dashnorë dhe të korruptuar, pasi BE kishte marrë me qira një vilë luksoze në Tiranë, nga ato që krerët e opozitës, kanë nga tre a katër. Në fund, dhe si njeri që ja kishte me hile edhe Brukselit.

Figurën më të lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini e kanë akuzuar se puthet në buzë me Edi Ramën, duke shfrenuar fantazitë seksuale dhe duke dëshmuar edhe frustrimet e tyre në këtë pikë.

Eurodeputetin Knut Fleckenstein, që përgjigjet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, po ashtu e bënë me dashnore në Tiranë, plus të korruptuar, dhe pa harruar dhe që ai ja ka me hile Europës.

Ambasadorët pasardhës të SHBA dhe BE, janë po ashtu nën akuzë, ende pa ngrohur karriget në Tiranë.

Për kandidaten për ambasadore të SHBA, biles Basha ka paguar dhe lobistë ta diskretitojnë pa u nisur.

Ambasadorët e tjerë të Perëndimit, si ajo gjermane, italian, zvicerian, anglez etj., kanë reaguar me të njëjtin tekst, me të njëjtin ton dhe të njëjtin qëndrim, dhe po ashtu janë të sulmuar verbalisht.

Por përse i shkuan tek shtëpia ambasadorit Borchardt?

Kjo nuk ka të bëjë me specifikën e qëndrimeve të tij, por me rolin e tij për zgjedhjet. Ai i ka qëndrimet identike si gjithë kolegët e tjerë Perëndimorë në Tiranë, dhe natyrisht në sinkron dhe me aprovim të OSBE, çka u konfirmua dhe nga reagimi i zyrës qëndrore të OSBE në Vjenë.

Shkuarja tek shtëpia është një kod primitiv i Sali Berishës ndaj çdo armiku të tij në momente tërbimi. E ka bërë këtë në vitin 1998, kur ka tentuar t’i çojë njerëz natën në shtëpi Fatos Nanos, që pas vrasjes së Azemit, ta mbyllte historinë duke vrarë dhe rivalin e tij.

Është një kod primitv, i egër, hakmarrës, i një njeriu që mendon se bota jeton me kodet e tij primitive, siç është zhburrërimi kur të përdhos shtëpinë, apo kur të vjen të kërcënon tek shtëpia.

Është një përzierje e primitivizmit të tij me mafian dhe dufin hakmarrës ndaj njeriut që në një moment të caktuar, i prish më shumë punë se kushdo.

Të gjithëve ua ka çuar dikë tek shtëpia, kur ka qenë i tërbuar me ta. Fatos Nanos deshi t’i çonte falangat më 12 shtator në mbrëmje, me shpresë se do ta përcillte bashkë me Azemin, duke shpëtuar nga të dy.

Gramoz Pashkos i ka çuar banditë tek shtëpia më 1992, duke i poshtëruar dhe fëmijën.

Teodor Kekos i ka çuar banditë tek shtëpia, më 1993.

Bamir Topit i ka çuar njerëz tek shtëpia. Edi Ramës i ka çuar njerëz tek shtëpia.

Edhe mua më ka çuar banditë tek shtëpia për të djegur makinën para shtëpisë, kur mund ta digjte dhe diku tjetër.

Është kod i hakmarrjes së tij ndaj dikujt që ai e ka për momentin armikun e jetës.

Ambasadori Borchardt është përzgjedhur si armik prej tij në këto momente, jo se ka folur më shumë se të tjerët, por se ai ka në dorë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

Ai ka zhbërë dhe shfryrë si tullumbace gjithë shpikjet e Sali Berishës për të prishur zgjedhjet e vitit 2017 dhe këto të radhës.

Ai ka kërkuar reformën zgjedhore hapur, ka kritikuar Partinë Demokratike po hapur, për mungesë të vullnetit për reformën zgjedhore, dhe ka qenë pjesë e atyre ndërkombëtarëve që u ka kërkuar socialistëve ta miratojnë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, edhe të vetëm.

Ai ka mbrojtur tezën se zgjedhjet e vitit 2017 janë të pakontestueshme nga këndvështrimi i sotëm, dhe ka zhbërë pretendimet e tanishme për mungesë kushtesh në zgjedhjet vendore.

Nga ana tjetër, ai është përfaqësues i lartë i trupës diplomatike profesioniste të Gjermanisë dhe që ka ndikim shumë here më tepër se lobistët e Lulzim Bashës që tentojnë të vadisin herë pas here, me deklarata, një lule artificiale në oborrin e PD, që s’ka nevojë për ujë, pasi ka lindur e tharë.

E thënë më thjeshtë, ambasadori Borchardt është pengesa përse kauza fallco e Sali Berishës, e përfaqësuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, nuk besohet dhe nuk ngjit në Perëndim.

E kanë përzgjedhur mes të tjerëve, pasi e konsiderojnë si fatkeqësi për ta. Ndaj dhe kanë shkuar aq larg, sa t’i çojnë kode mafize dhe fisnore, që mes të tjerash na turpërojnë në sytë e Europës si vend primitiv.

Është një krim që ka shumë gjurmë të ngjashme në vite në politikën shqiptare dhe që të çon tek i njëjti vrasës serial i Perëndimit në Shqipëri, tek Sali Berisha.

Nuk do që ta vrasë ambasadorin Borchardt, as të besojë se ai do të trembet, por thjesht kur ai të mos thotë atë që pret Sali Berisha për zgjedhjet, ta zhvlerësojë qëndrimin e tij dhe të OSBE, si të motivuar nga poshtërimi dhe përdhosja e banesës së tij, që Berisha në koshiencën e tij, e di fundin e botës.

Kaq banale, kaq e pështirë, dhe kaq perverse është ajo që ka bërë me vetëdije.

I vunë një kryq tek dera si nazistët hebrenjëve dikur, për ta përdorur si arsyetim, kur ta kenë përballë.

REMOTE_ADDR:[]

41 komente në “Përse Berisha i çoi njerëz tek shtëpia, ambasadorit Borchardt?”

  1. Lelo says:

    Me kete editorial i ke thene njehere e pergjithmone STOP kazanit mediatik qe merret me shkopin e Dollapit duke lene ne heshtje çuarrjen e banditeve tek shtepia e Borchard-it!Respekt Mero per penen e holle qe mbart!Shpresojme qe me se fundemi ka ardhur dita qe Shqiperia te çlirohet njehere e pergjithnje nga bandat e rruges Berishiste duke vazhduar rrugen drejt familjes Evropiane!Faleminderit.

    1. ben says:

      Mero
      Ke bere gjithe kete artikull
      Mbi nje fake news
      Studentia e rrezikshme qe I tha ambasadorit ” te kesh turp ” e arsetuar naten si nje terroriste ( kur kujtoj qe balilin e moren me saze) eshte e LSI nuk eshte e Saliut o Mero.
      Mua mu cpua goma e bicikletes dje, besoj se eshte edhe kjo pune e Saliut.
      Ndersa nje nga gazetat me serioze ne bote dhe me e madhja ne gjermani e konsideron ed ramen bandit.
      Jam ne medyshje ke te besoj Bild ne gjermani apo temen ne shqiperi!!!!!!!

      1. Shqiptaret e bashkuar says:

        Po ata kulishat e komanduar qe bertisnin me figur e me ze te kujt ishin, ju jeni vk oooo PD-istaa , e vodhet, e shkatrruat, e damllakoset, e ballcamoset Shqiperine eshqiptaret pooor tani ka ardhur ora, shqiptari do tregoj DURIM dhe BESIM se kjo koh e veshtire do sherbej per te nje kohe me te mire TeDrejte PERENDIMORE.

      2. xhemal says:

        problem eshte filosofia fashiste e jne grupii me demek politikanesh qe mbjellin dhune e terror duke e ditur se jane te humbur.militantet eshte mire te ndryshojme e duhet te kuptojne se ne nje demokraci palet nuk jane armike por konkuruese te ideve ne interes te permiresimit te jetes. vetem me vote merret pushtet i.e bashjetesen paqesore e siguron zbatimi i kushtetutes.rruge tjeter nuk ka

      3. tani says:

        Aq i semure qenke ti o ben surratqen sa iu referoke gazetave te paguara dhe jo amerikes qe e ka ndaluar familjarisht idhullin tend kryekriminelin te preke token e tyre.Ti qenke humbje oksigjeni o kar me zile.

  2. Vezhgues cool says:

    Kete duhet ta lexojne demokratet! Demokratet e ndershem dhe me ndergjegje!
    Molotovistet besoj e kane te kot! Jane tek pjesa qe vijon procesin e evolucionit te Darvinit, dmth para-human.

    1. Olsi says:

      E ke fjalen per demokratet si puna jote 🤣🤣🤣🤣. Sa per shkrimin merr dhe lexo cfare ka shkruar Ymeri para 2008 per te njejtat gjera dhe do e kuptosh qe vetem amebat i marrin seriozisht diarete e tij

  3. j says:

    Njeriu i shpellave ,njeh vetëm gjuhën e shpellarëve.
    D.m.th intrigen ,kanosjen,vrasjen pas shpine,shpifjen dhe denigrimin.
    Princi i vdekjes njeh vetëm botën e përtejvarrit.

  4. U2 says:

    Janë sjelljet tipike të një njeriu me të cilin kanë abuzuar seksualisht në fëmijëri.
    Tipare të dhunshme, të paqëndrueshme, denigruese, psikopatike, seksofobike, ku akuzat skizofrene ndaj kundërshtarit të rradhës, shoqërohen me dialektikën që i referohet abuzimit seksual, denigrimit seksual të femrave të kundërshtarit, rrethimit të shtëpisë, torturës, vrasjes dhe abuzimit të kufomës pas vdekjes.
    Të gjithë këto veprime kriminale të Sali Berishës kanë pasur viktima, destabilizim, hedhje të shtetit në humnerë dhe një urrejtje të tmerrshme vëllavrasëse të ushqyer në mënyrë makabre nga vetë ai, familja e tij, partia që ktheu në pronë familjare dhe një grup terroristësh pseudintelektuale të korruptuar me në krye Fatos Lubonjën.
    Uroj që Sali Berisha ti marrë fëmijët e tij me vete në botën tjetër, se në këtë botë ju dogji çdo mundësi të konsiderohen njerëz. Hakmarrja mbi ta ka për të qenë ngjethëse dhe e pamëshirshme. Zoti i mëshiroftë!
    Ajo çka Sali Berisha po bën tani nuk i bën më asgjë Shqipërisë, por vetëm shton benzinën mbi fëmijët e tij.

  5. Martini , Angli says:

    Berisha, ky kriminel i lindur , duhet burgosur
    Ka kaq shumë krime mbi vete, sa duhet të kalbet në burg , pa gjyq , dhe të bëhet shembull për politikanët si ai .
    Gjyqin ja ka bër populli ndër vite .Militantët e Partisë Demokratike, do të lehtësohen pas zhdukjes së tij.

  6. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

    Mero , si e paske harruar , qe Gazidedja , me urdher te Berishes ,
    i dergoi pas mesnate Kastriot Islamit Shikasit , (per ta vrare , apo
    ndoshta per ta tmerruar) , nje tufe me bandite te SHIK-ut qe
    tmerruan banoret e pallatit nga te trokiturat , ( kur PS ishte ne
    opozite ) .Kaci i Zi i mbushi poturet nga frika dhe ne cast telefonoi
    ambasaden amerikane per ta mbrojtur . Vetem te nesermen , pas
    ores 10 , mbasi kontrolloi per rreth , nuk pa njeri dhe u sigurua ,
    Kaci i Zi , u be burre per te dale prej dere !

  7. REZI says:

    Analizë perfekte dhe që pikat i vë mbi i.
    Militantë me fytyrë të mbuluar që shkojnë në derën e dikujt, këta nuk mund të përfaqsojnë të rinjtë shqiptarë. Atyre t’ju vijë turp për këtë poshtërsi që bënë. Mbas ca viteve kur PD e Lulit dhe Berishës të jetë shuar plotësisht, kur LSI-së ti jetë harruar emri, e të shohin vehten në atë filmim do ju vijë turp. Kur fëmijët e tyre (të këtyre të rinjve kamikazë) të lexojnë për këto bëma do pyesin prindërit, po pse shkuat aty juve, kujt po i këndoni? Epo ulërijnë për Dollapin dhe heshtin për molotovin analistët, kjo është të vësh duart në kokë.
    Demokratë të vërtetë që e doni Europën e Shqipërinë vërtetë, mos shkoni pas këtyre huliganëve, mos u bëni pjesë e atyre që luftojnë për pasurinë të vënë padrejtësisht! Ndiqni idealet tuaja por jo dhunën e huliganëve që i shkon për shtat Berishës me kompani. Popull zgjohu dhe mbro atë që të përket ty. 30 vjet janë shumë për tu kthyer aty ku ishim, koha flet për Shqipërinë e re. Faleminderit Mero për objektivitetin.

  8. Cohen says:

    O merhum, njesit gueril t u duken 10 td rinj qe bertisnin “Boschardt shame on you !”. Ndoshta t u fandaks pamja e makines bmw lluksoze qe t u dogj para syve ose me mire duke e soditur nga maja e ballkonit.

  9. Lizga says:

    Z.Baze,nuhatja e juaj e holle dhe shume inteligjente spikat ne cdo shkrim tuajin…RESPEKTE

  10. Mjaft me gjueti shtrigash says:

    Deri sa partite politike nuk gjetënn gjuhën e perbashkët dhe dalja nga parlamenti e PD i bëri punët edhe më keq, na mbetëm te prisnim arbitrin ndërkombëtar. Dhe arbitri ka folur tashmë. Fjalët në gojën e Borchardt nuk janë të tijat, por te misionit te OSBE-së. Eshte e kotë qe t’i bësh presion këtij personi, se prapa tij eshte mendimi i shefit te Borchardt.
    Ata nuk i nxjerrin nga xhepi deklaratat e tyre. Sikur të guxonin, menjëherë do te shkarkoheshin dhe dikush tjeter do te dërgohej ne Shqipëri për te vazhduar punën. Prandaj me duket e kotë ndermarrja e keyre aksioneve alla debatikase, se vetëm se po na bëjnë më qesharakë në sytë e botës. Po nëse Luli vazhdon aktet e dhunës dhe mbi të bien akuza të rënda cfarë do të bëjë do të dalë ne ilegalitet. Ky eshtë turp. Po kthehemi rreth 80 vite prapa ne kohë.

  11. Ceni says:

    Mero ka kapur thelbin, kulturen primitive te Sali Berishes. I tille eshte kafsha. Nuk operon me ligje, por me kanun, te vret prapa krahve.

  12. Taku says:

    Shume e sakte, brravo! Le te lehin qente…

  13. Komentuesi says:

    Po e them edhe njehere.Kur vdiq Enver Hoxha,populli e qau me lote ne sy,por kur te vdesin Sali Berisha,populli do gezoi dhe do kete feste e gjithe shqiperia.

  14. Refugjati says:

    Në respekt te shkrimin të z. Baze do te shtoja përkrah emrit te Berishes edhe Metën,në sulmin që i bëhet z,Borchardt,si dy përfaqsuesit realë tē kauzēs fallco të teatrit politik opozitar shqiptar,që përshfaqet nga Basha-Kryemadhi dhe që Z.Borchardt është pengesë reale që nuk pranohet nga Perëndimi.

  15. Goni says:

    Si eshte e mundur o Bure qe Jo vetem kreu por te te gjithe ne ate parti Jane njesoj, kafshe doabolike.

  16. Joni says:

    Mero ok.po pse nuk mi botoni komentet.n.mire.

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Respekt !!

  18. be-x says:

    More lere Salen, se ka shkare me kohe ai. Po me zotin Dollapi cfare do te bejne? Une jam i mendimit qe t’i japin nje medalje ari per guximin qe tregoi ne thyerjen e rekordit ne 100 m. Biles ta bejme minster te sportit duke mos harruar dhe milionat qe vodhi nga cezi dhe ia kaloi PD-se. Eshte shume njeri i zgjuar, gjynahe t’na humbasi rrugeve te opozites duke bere spetakle ne 100 m. RRnofte Sali Dollapi!

  19. ke te drejte per shkrimin ! ke shkruar te verteten se dhe ti e ke perkrahur sali shpellarin ! por ne nje takim me ambasadorin e osbe u shpreh per shqipetaret : jeni te korruptuar dhe femija ne bark te nenes eshte i korruptuar ! ky eshte mendimi qe ka per shqipetaret ambasadori dhe ka te drejte sepse qeni shqiptar lef aty ku ha !

  20. ura e tabakve says:

    Pushka e trimit nuk nalet ! Bochardt-it po ja majti t’dali tek per tek n’kallabllek me trimin Sali Berisha. He t”lumt pushka Sali Berisha! Na ke neru qe besa!

  21. Vera says:

    Cdo gje qe shkruani eshte me se e sakte.
    Pyetja e madhe ;
    Si i behet ketij halli te madh per vendin
    Besoj qe me ndryshimin e ligjit elektoral duke u zgjedhur nga populli ,merr fund kjo histori dhe jo me lista.
    Shpresojme.

  22. Trimi says:

    I coi ktij ambasaforit dhe Gridare Sumen qe ta fuste ne krevat se ajo vec at pun di me be..por gjermani sja pordhi shtremses. Kto jan punt e pista te sali udb.

  23. Xy says:

    Si ghithmone brilant Mero Bravo

  24. meri says:

    Je nje nga gazetaret me te mire te Shqiperise Mero Baze.

  25. Kozmos says:

    PO TE PESHTYSH LART, TE BIE NE SURRAT .

  26. ETHEM LALAJ says:

    TE LUMT M.BAZE.I KE THENE TE GJITHA.POR DUA TE PERFORCOI:
    -PSE SB NUK LARGOHET NGA POLITIKA:
    -SEPSE NUK E KA KRYER MISIONIN E TIJ PER DJEGJEN E VENDIT ME POROSI TE UDB,KGB,E MANDEJ TE IKI NE MOSKE A BEOGRAD SIPAS METODES SE MILLOSHEVIÇIT PER DJEGJEN E KOSOVES,KUR AI U BURGOS DHE KUR SLLOBODANKA U VARROS ATJE.
    -SB NUK KA BESIM TE LULI QE TA MBROI NGA KRIMET QE KA BERE NE VITE,MBI 165 TE TILLA.15 JA NUMURON IZET HAXHIA..
    -KERKON TE PENGOI DREJTESINE E RE SA ME SHUME PER TE MBROJTUR FAMILJEN PREJ DREJTESISE SE KAPUR PREJ TIJ QE NE 1992.
    -NUK E LENE TE IKI ATA QE I VUNE PSEUDONIMIN “PENICILINA ” E ” BISTURIA” QE NE 1974..
    -PO MENDON KU DO GJEJNE PAQE KOCKAT E TIJ PASI TE SHKOI NE BOTEN TJETER,PASI 20.000 NENAT SHAMIZEZA DO MARRIN HAK…SIÇ JA BERI KY-ENVERIT.
    -SB TASHME ESHTE KTHYER KUNDER KOMBIT TE TIJ DHE BD/KOMETAREVE DHE KAM FRIKE SE MOS VRASI VETEN SI ALENDE
    ME GJITHE LIKE FLORIRIN..SA KEQ.

  27. Flutura says:

    Nje mesjetar nuk mund te kompleksoje dot nje njeri modern, po le te kenaqet Saliu me veten sepse i duket se edhe kundershtari mendon si ai.
    Edi Rama tha nje shprehje lapidar: ” nje barbar qe nuk u be dot qytetar”.

  28. Black Eagle says:

    Shqiperia qe nga Zogu, te Enverit dhe Saliu ka pasur nje problem kryesor DREJTESINE dhe tani qe DREJTESIA E RE EUROPIANE qe do ta bej Shqiperine si Gjith Europa po vjen eshte momenti qe shqiptaret te tregojne qe Jane distancuar nga kanuni dhe te tregojne se BESIMI eshte EVOLUAR ne botkuptimin tone per tu distancuar nga Opinionet dhe Paragjykimet dhe te merremi me Faktet e Arsyetimet e Argumentimet, LARGOHU PRIMITV laq kam per salehun

  29. Nexhat says:

    Sa gjynah po ku jeni gjet e gjithe njesoje si Mero gel–Bazja. Shani Saliun ndoshta edhe dikur u ka bere njerez. Si kete Gel-Bazen. Saliu ka qene dhe eshte burre Shteti keshtu e kane quajtur Amerikanet.
    Saliu erdhi vete ne pushtet i doli ne krye turmes ne 91 dhe te kishte qene vrases ai nuk do kishte vra vete po do kishte lejuare turmen qe te shkilshin me kembe mbeturinat e komunizmit qe per 50 vite i pine gjakun Shqipetareve, por ai nuk ishte vrases dhe ai eshte gabimi me i madhe qe ka bere qe nuk pastroi Shiperine nga mbeturinat e komunizmit qe akoma çojne Shiperine rreshqanas.
    Po ju gjore nuk thoni nje fjale per Ramen qe ua pru Serbi dhurate me koke pa lare e thonje pa prere nje njeri te pa shkolluare dhe te drguare te qeverise Shiperine. Nuk thoni se u ushqen ju nga parate e droges qe te lihni si zagare tere diten se nuk jeni per tjeter gje.

    1. Kuvend says:

      Ca thua trap, Saliu eshte djali Karaxhicit dhe ka pare incest ne familje, ashtu jeni dhe ju militantet ISIS-jane pas atija. Ju ka cnderuar e ju ka perdhosur e inkriminuar aq shume sa dhe shpirtin ja keni falur. Keto jane punet tuaja po lereni SHQIPERINE E SHQIPTARET TE INTEGROHEN NE UE SE DO JUA BEJN SI ISIS JU TE PD NUK JU NJEH ME ASKUSH, VETEM SALEHU ME DUSHEPUJT KRIMINEL DHE LULEN.

  30. TOMORI SHBA says:

    Respekte njemij here zoti Mero Baze, per editoeret ne Gazeten Famoze TEMA. nga bashkeatdhetaret tuaj ketu ne Amerike.
    Editorjali i sotem deshmon edhe njeher se krimet e Berishes, jane pa fund. Mjer shqiptaret qe akoma sekan kuptuar, se Berisha esht nje ndyresire, nje bastard nje kriminel, qe do vetem lufte e gjak shqiptaresh, me thirjet dhe veprimet qe ka ber e vazhdon te bej, per armatosje te qytetareve, dhune e cdo gje tjeter, qe i prish qetesine keti bastardi dhe familjareve te tij.
    E turpeshme dhe e patolerushme eshte edhe dergimi i falengave fashiste, naiziskine , per ti ber presjon ne shtepi ambasadorit te nderuar te OSBE, zotit BOshard, vetem e vetem te heq dore nga vendosmeria e tij, qe esht e forrumit qendror ne Vjene, per zgjedhjet e 30 Qershorit.
    Ndaj Organet ligjezbatuse, duhet te marin nen hetim, per dhunim, presjon e shantazh, fyerje ndaj nje perfaqesusi diplomatik, kushdoqofshin, kopackat e kerkpackat e PD dhe LSI.
    Banditeve, qe dhunojne e plagosin policin me mjete piroteknike qe u ven zjarin instucjoneve shteterore me bomba molotov, atyre qe bllokojn rruget , duhet treguar vendi , bashke me ta edhe inicjusit, e tyre, ndryshe sbehet shteti demokratik e ligjor.

  31. Kol says:

    Mero,gjithe ky viktimizim i Bochaerd i prganizuar e trumbetuar nga Tama,ka si qellim te dekurajojedyndjen e masave te zemeruara prane viles se Rames. Asgje me shime.

  32. Alban says:

    VRASESI SERIAL ….

    – Pa maska…me zerin e figuren e
    tij…!
    – Nuk ka nevoje per hetim. I
    vetkapur ne flagrance !

    – Nga Alban Dega

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit!
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. ?
    Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori!
    Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…! Qindra u plagosen.
    4000 te tjere i shpetoi Zoti nga 4000 plumba te Gardes Saliane qe u zbrazen ndaj tyre …
    …. Eshte vrases serial…
    Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij!
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo nje, as kater as 10 por mbi 15 here ne 15 vjet te sundimi te tij, SaLikekracise atdheshitese e shtetrrenuese!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave e shoresave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbjxhanit e drejt Butanit!
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte!

    Postuar më: 02-04-2012 | Ora: 14:02:27

  33. Labi says:

    Nje gabim ben Mero, qe une mendoj se e ben pa qellim. E trajton mendesine e Berishes si e gjithe te tjereve qe vine nga ajo zone, ajo nuk ka nevoje te tregohet se per ate mendesi jane bere dhe filma me producente nderkombetare. Une mendoj se Berisha duhet trajtuar ashtu si eshte, nje kopil Serb, pa nder familje, pa moral shpie, i pa bese, kjo vjen nga pislliku familjar ku ka jetuar e jeton.

  34. rexha 10 says:

    SA ME SHUME URTE TE RRIJE KY NJERI,AQE ME SHUME PLANE DJALLZORE MENDON KUNDER SHQIPRISE.PROBLEMIN ME TE MADHE E KA SE KUJTE DUHET TI BESOJ PLANIN QE PREGATIT, LULKES ME ZERIN FALLCO ,APO SAIT DOLLAPIT QE DELE SI BURRE PERPARA POLICISE ,DHE KTHEHET SI GRUA KUR E KAPE POLICIA.VETE NUKE KA ASNJE DYSHIM SE I BIEN POTURET NGA FRIKA.KETIJE NJERIU DO TI DALI SHPIRTI ME FJALEN :RROFTE SERBIA,NENA IME, PAMVARSISHTE SE E KA USHQYER SHQIPRIJA. ASE MILOSHEVICI NUKE DO TI BENTE KAQE KEQE SHQIPRISE PERFSHIRE KETU VRASJET SHKATRRIMET ,ZABTIMET DERI NE ZHDUKJEN E NJE FAMILJE TE GJITHE,SI DHE SHITJEN E TERRITOREVE TE SHQIPRISE PER INTERESA PERSONALE.BEJNE CUDI TE GJITHE SE PERSE NUKE E ARRESTOJNE KETE TRIMOSH AGJENDE TE JUGOSLLAVEVE ME ZE E FIGURE .KY DUHET TE FUTET NE BURGE PER TRADHTI KOMBETARE,.BEJENI NJE REFERENDUM PER DENIMIN E KETYRE POLITIKANEVE NE POPULL, SEPSE NGA LIGJI NE DUARTE E MALIQIT NUKE KANE FRIKE BANDITET POLITIKANE ,PORE VETEM FUKARAI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *