Çmenduria: 16-vjeçarja vret veten, pas një sondazhi online në rrjetet sociale ku 69% kishin votuar pro vetëvrasjes së saj

Një 16-vjeçare u gjet e vdekur në një qytet të Malajzisë, pasi kishte hapur një sondazh në internet ku i pyeste ndjekësit nëse duhej të vetëvritej apo jo.

Vajza kishte postuar një mesazh në Facebook ku kishte thënë: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës.”

Më pas ajo kishte përdorur një aplikacion sondazhesh në Instagram, për 24 orë.

Vdekja e vajzës ka hapur debate të shumta në lidhje me kujdesin që jepet nga autoritetet për shëndetin mendor.

Mendohet se një nga arsyet se pse ishte vetëvrarë, ishte martesa e të atit me një grua tjetër.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *