FOTOT: Grabitja e pabesueshme në Gjermani e një Ferrari 288 GTO, me vlerë 2 milionë euro

Policia gjermane po kërkon për një hajdut i cili në një mënyrë shumë dinake ka rrëmbyer një Ferrari të vjetër dhe të shtrenjtë – 288 GTO.

Një super-makinë italiane, me vlerë dy milionë euro, është në pronësi të një tregtari të moshuar nga Düsseldorf i cili u kontaktua nga një blerës i interesuar.

“Blerësi” kërkoi të bënte një test-drive të hënën pasdite, por me praninë e tregtarit. Por në një moment, kur do bëhej ndërrimi i drejtimit të automjtetit ndodhi një skenë pothuajse e paimagjinueshme.

Shitësi u Ferrarit doli nga makina dhe blerësi i dyshuar i dha gaz dhe u zhduk në rrugën kryesore B9 në drejtim të Dormagenit.

Kërkimi për këtë automjet ekskluziv ka dështuar deri më sot. Red Ferrari 288 GTO u regjistrua për herë të parë në vitin 1985 dhe mban targat D-06073.

1 komente në “FOTOT: Grabitja e pabesueshme në Gjermani e një Ferrari 288 GTO, me vlerë 2 milionë euro”

  1. vdiqem tuj qesh says:

    edhe une prandaj nuk shkoj ne Gjermani se me vjedhin… red Ferrarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *