Jo vetëm Berishës e Vasilit/ SHBA iu heq vizat edhe politikanëve shqiptarë të Kosovës

16 Maj 2019, 19:22Rajoni TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovës ka njoftuar se nuk do t’iu lëshojë viza biznesi apo turizmi, individëve nga Kosova që janë të përfshirë në raste të mëdha të krimit dhe korrupsionit.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mban individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese.

Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve, të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit, të mos iu lëshohen viza për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

Në deklaratë, ambasada përmend disa raste të korrupsionit dhe krimit, për të cilat shprehet shqetësimi sesi askush nuk po vendoset para drejtësisë.

“Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk po vihet para përgjegjësisë, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar, që janë qartësisht të pranishme në rastet ‘Pronto’, ‘viza italiane’, ‘ikja nga burgu i Dubravës’, ‘Toka’ dhe ‘Apex’, si dhe në raste të tjera të ngjashme”, thuhet në komunikatë.

Ambasada sqaron se zyrtarët konsullorë shqyrtojnë faktet për çdo aplikim për vizë, duke përfshirë edhe informatat negative për aplikuesit.

“Sipas nevojës, ne vazhdimisht i peshojmë akuzat dhe dëshmitë për korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë vendimmarrjes për viza, në mënyrë që t’i kufizojmë ata që kontribuojnë në këto probleme nga marrja e vizave për udhëtim në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në komunikatë.

10 komente në “Jo vetëm Berishës e Vasilit/ SHBA iu heq vizat edhe politikanëve shqiptarë të Kosovës”

  1. Timi says:

    Dalëngadalë po vjen vetingu edhe në Kosovë. Është vonuar edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Amerikës duhet ti bëjmë monument në Tiranë e Prishtinë.

    1. shpellar me toke te xanum says:

      Amerika po behet njesoj si Shqiperia e Kosova.Trump po kerkon te jete i paprekshem nga drejtesia dhe te behet nje Putin i dyte.

    2. Deep State says:

      Po Metes, Rames dhe Bashes pse nuk ja kane hequr akoma kur keta ishin te paret qe e meritonin? Pse me cirronkat po tregon trimeri Amerika?!

  2. Genti says:

    Po Cizmja gruaja e Likes mos valle nuk jane superhajdute e te korruptuar????Amerika disa te korruptuar i mban me hater dhe disa jo.Amerike hesapi.Vari lesht.Prralla dushku.

  3. Absurdi says:

    Po kokes se Medusa’s te krimit Edvinit si nuk ja vizen keta Hamerikanet i ka blere ai me 0,1 ha te mbella hashash, aaahaha

  4. ⚖️⚖️ says:

    ??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??

  5. undefined says:

    Me duket se i sosi durimi Amerikaneve…..me “kembe te lehta” o politikane….

  6. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    sa keq me qen……………korrak sunit!
    e forta eshte se te gjthe non grata-t e Amerikes jane totalisht muslimon brothers por keta vec bayrakut turk mbajne prane edhe ate amerikon..!!!! pis miliet………..

    1. Hahahahaha says:

      Shko pi ilacet “kasemo” se te kaloj ora

    2. Do vij dita qe toka e ARBERIT te jet e LIRE. Fuck by…ire te EGJYPTIT ne vendin tuaj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje