Pash zotin Edi Rama, mos dialogo!

17 Maj 2019, 10:01Politika TEMA

Nga Plarent Ndreca

Një ndër sëmundjet e shoqërisë tonë, të cilën u bë kohë që e kurojmë, dhe që fatkeqësisht shfaqet në çdo pjesë të saj, është kultura mjerane e konsiderimit të ligjit, e respektit për rregullat që bashkarisht kemi dhe e nënçmimit të vullnetit tone komun. Vlera këto që e përbëjnë dhe janë themel i atij që ne e quajme shtet të së drejtes. Çka kushtetuta jone e shpreh thjesht dhe shterrueshëm në një nen: “E drejta përbën bazën dhe kufijt e veprimtarisë së shtetit”.

Simptomat e saj më agresive, kjo sëmundje kronike, i shpreh në fushën e lojës politike, pikerisht aty ku lojtaret janë zgjedhur për ta garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, janë zgjedhur për të garantuar respektin ndaj kufijve të fushës që sovrani i ka caktuar për të luajtur, bazuar në rregulla loje që, po sovrani ia ka paracaktuar.

Si në asnje tjeter vend demokratik, politika tek ne mund të bëjë gjithcka, mund te bëjë të pamundurën të mundur, mund të bëjë të ndaluarën të lejuar. Vullneti politik del mbi atë kushtetues, perfaqesuesi mbi të perfaqesuarin dhe politikani mbi sovranin. Si në asnje tjeter vend demokratik, tek ne marreveshjet politike pranohen sa hap e mbyll sytë, duartrokiten dhe s’bëzahen nga askush, mjaft që ato të jenë firmosur nga titanët e politikës.

Shembulli me goditës dhe aktual i kesaj vijemësie fatkeqe konstitucionale, e ka do kohë edhe historike, është lënia kriminale (pa e tepruar aspak juridikisht), – kolektivisht e urdheruar individualisht, – e sovranit pa u perfaqësuar në parlament.

Veprim i cili ka shkaktuar nje situatë mërzie, trishtimi dhe zhgënjimi në vend, ka dëmtuar normalitetin dhe jetën edhe keshtu jo te lumtur te shoqerise shqiptare.

Nëpërmjet ketij veprimi parapolitik, nën moton që as qeveris vete, por as nuk le tjetër të qeverisë, tentohet t’i mbeshtillet këmbëve të shoqerisë një mantel pengues, për ta rrëzuar edhe një herë tjeter në pellgun e zdralosur të turpit, ku jemi zhytur jo pak here, në rrugen tone gjithë drama drejt integrimit euro atlantik.

Në këtë turbullirë mendore, ku budallai e ka detyruar shoqerinë shqiptare të merret me gurin që hodhi në lumë, del çdo ditë e më tej në siperfaqe si imperativ mundësia për dialog, mundësia për marrëveshje.

Merret vesh që të gjithë e duan këtë moment, perfshire dhe mua, jo se mendoj se kjo është gjëja e duhur, por se dua, si çdo qytetar i këtij vendi, të më pushojnë veshët, të më qetesohet mendja, të më relaksohet gjumi, të më paqtohet shpirti e të më rikthehet optimizmi.

Me këtë deshirë në zemër, që buron nga pafuqia jone për t’u perballur me vuajtjet tona historike tashmë, të gjithë i kane sytë nga aktoret politikë, por më shumë se tek kushdo te zoti Rama. Te dëshpëruar e të stermunduar nga kjo vuajtje ciklike i kërkojnë edhe një herë tjetër, t’ua heqë këtë lak që opozita ia ve ne fyt periodikisht shoqerisë shqiptare dhe e deshpëron atë deri në pikën që do vetëm të shpëtojë nga kjo agoni frymëmarrëse, sa me parë të jetë e mundur.

Por, pavarësisht etjes zhuritëse që kam për paqe në këtë vend, ndjej po aq etshem dëshirën që kjo  “muzike” shurdhuese të mos dëgjohet më. Keta “tinguj” mendërisht shkalafitës, të shëmtuar deri në zhgarravitje emocionale duhet të heshtin perfundimisht.

Është kjo dëshirë që me bën të këlthas fort me një lutje te moçme, me shpresën se zoti Rama e dëgjon. “O zoti Rama, pash të madhin zot mos bëni dialog”!

Ju nuk keni asnjë të drejtë për ta bërë këtë. Ju nuk keni asnje mandat sovran për të dialoguar me ata që e tradhëtuan sovranin.

Ju lutem, ju nuk mundeni ta zhgerryeni Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, deri në atë farë feje, si të jetë lavirja e çdo hamshori kriminal të përkohshëm politik, por ta trajtoni si librin tone te shenjtë, nga i cili mund të gjejme shpëtimin e shpirtrave tanë evropian.

Ju sot zoti Rama nuk keni përgjegjësinë dritëshkurter të kthimit të budallait në rrugën e zotit, por keni përgjegjësinë historike të mbrojtjes së sovranitetit tonë. Ju keni përgjegjësinë historike për të mbrojtur integritetin dhe dinjitetin kushtetues të shtetasit shqiptar. Pa integritet qytetar nuk ka e s’mund të ketë integritet shtetëror, sepse i pari krijon te dytin dhe i dyti mbahet ne kembe nga forca politike e shpatullave te te parit.

E thashë, jam i trishtuar, i lodhur, i merzitur, i brengosur nga e gjitha kjo, e do doja shumë, si çdo qytetar në këtë vend, qetësi, paqe dhe normalitet, por jo në kurriz të së ardhmes.

Më mirë një fund me vuajtje se sa një vuajte qe nuk po mbaron kurrë. E ndaj mos dialogo zt. Rama.

Mos dialogo për ditën e zgjedhjes, pasi ajo nuk është as e jotja e as e Lulit, por e jona. Ne e kemi thënë, në Kushtetutë e kemi thënë, që duam një herë në katër vjet të kemi nje kryetar bashkie, e ju nuk mundet të na e shtoni qoftë edhe me nje ore të drejtën sovrane tonën.

Pash zotin leri këta maskarenj beseprerë të paguajnë çmimin e veprimeve që ata kryen. Leri mundesinë këtij vendi, që të mos e shohë më tutje këtë vuajtje, por të perfundojë këtu.

Le të japim shembullin e parë në këtë vend, që kush tradheton njerzit e tij një herë, meriton harresën përherë.

Nëse sot dialogoni me ata që tradhëtuan qytetarët e kêtij vendi, do e bëni nesër me këdo tjetër.

Mos iu dorëzoni flakës së molotovit por dritës së arsyes dhe të dëshirës përvëluese të këtij populli për të lëvizur përpara. Sovraniteti i popullit është i pa dialogueshëm dhe i panegociueshëm, ai nuk mund të vihet në tavolinën tuaj, pasi ai është në sofrën tonë, kush tallet me të, meriton harresën.

Sot, zoti Rama, ju keni në dorë dinjitetin tonë, dinjitetin e çdo qytetari të Republikës së Shqiperisë. Ju lutem mbrojeni atë.

Pash të madhin zot mos dialogo në kurriz të tij.

45 komente në “Pash zotin Edi Rama, mos dialogo!”

  1. Kris says:

    Keni folur edhe ne emrin tim!- Dialogoni- thone nderkombetaret! Por me ke?! Me Saliun apo Meten? Kokat e krimit dhe mafies shqiptare! Me lulen dhe mona lisen?! Idiotet injorante hajdute! Na kurse inteligjencen Z.Rama! Ka ardhur koha te largohen nga skena politike dhe te dalin para drejtesise! Ju luetm mos dialogoni!

    1. Narco State Alba Nistan says:

      Dhjaksit Edvin Rama ja ka fut kembet ne nje kepuce Luli. Cadra 2 eshte realitet. Cadra qe perfundimisht do vulosi pagesen demshperblim ndaj Lulit per pallatin e shembur ne Vlore me taksat e shqiptareve dhe do instaloji perjetesine e mafjozeve kuq e blu.

    2. Koentuesi says:

      Nje shkrim i persosur.Edhe une iam qe Rama te mos dialogoi.Me ke do dialogoi? Me kryekrimnelin Berisha,me hajdutin dhe tradhetarin e shqiperise Basha,me Hajdutin e floririt Meta apo me MONIKEN QE NXORI PARAT NE AEROPORT ME KARROCE FEMIJESH.Pa le pastajna dashkan te vene edhe komisioneret,ne nje kohe qe ata refuzuan te futen ne zgjedhje.Komisioner çojne ato parti qe marin pjese ne zgjedhje.

  2. Ceni says:

    Shume e drejte! Ke thene ato qe ne mendojme. Horrat na I bene koken daulle.

  3. Rrufeja says:

    Nuk ka shqiptar qe nuk eshte plotesisht dakort me keto qe shkruan.
    Pervec z.Rama, qe ti thua se duhet te mbroje domosdo kushtetuten,duhet te bejme thirrje qe mbrojtja e saj eshte dhe detyra jone,detyra e popullit.
    Neve popupulli ç’po bejme?
    Perveç nje intelektuali ( shkrimtar),asnje tjeter nuk ka bere thirrje per nje marrshim paqesor,ku te tregojme vendosmerine tone per te mbrojtur normalitetin,per te mbrojtur atedheun.
    Ndaj,perveç “pash zotin”,shtoni sa me shume dhe “Ngrihuni te mbrojme atedheun “.
    ( duhet theksuar se rama as ka treguar me te voglin interes per te kerkuar nga populli mbrojtjen e normalitetit. Ndersa keta amerikonet qe na duan kaq shume,po te benin nje thirrje per proteste paqesore,siç bejne ne venezuele dite per dite,do na tregonin haptazi dashurine e tyre,e jo me a mori vizen ai apo ky)

  4. Lani says:

    PLARENT NJE SHKRIM FANTASTIK , ME LE PA FJALE . TE LUMTE . KJO ESHTE LLOGJIKA DHE MENDIMI ATDHETAR E ATIJ NJERIU QE E DON ME TE VERTETE SHQIPERINE . KAM BESIM SE RAMA SI NJE POLITIKAN PERENDIMOR ME BAGAZH TE THELLE INTELEKTUAL , NUK DO TA TRADHETOJE KURRE BESIMIN E ELEKTORATIT TE TIJ QE E BERI KRYEMINISTER .RESPEKTE DHE FALEMINDERIT.

  5. Flutura says:

    Inspiruese!

  6. Psh zotin mossss says:

    E bone edhe nje byjtlwprije edhe ti! Psh zotin mos me se do marresh semundje

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Shkrim kthjelles !!

  8. Xy says:

    Bravo. Kompliment per shkrimin

  9. xhemal says:

    te dalin ne shesh si q ytetare te lire te paqes e te kerkojme nga shteti. pushtetet e gjithe istitucionet .qeveria.parlamenti e presidenti te zbatojne vetem kushtetuten.mbi te nuk mund te luaje askush.ti themi ndal dhunes u rrejtjes.ndarjes keshtu mbrojme demokracise nga fashizmi

  10. tori says:

    Jam mrekulluar nga permbajtja e ketij shkrimi.Kjo eshte inteligjenca,intelektualizmi,idealizmi e patriotizmi I njerezve qe duan shqiperin,qe duan popullin e vet.Te lumte artikullshkrues.Te lutem artikullshkrues apo staf I gazetes “Tema” dergojani ket shkrim mashtruesit e manipuluesit gazetaresk te quajtur Artur Zhej apo Armando Shkullaku

  11. Gezim Voda says:

    I nderuar Plartent. Rrespekte per çfar ke thene ne kete analize. Shume bukur ke thene: “kush tradheton njerezit e tij nje here, meriton harresen perhere”. Askush nuk e detyroi opoziten tone te merte ate vendim ekstrem duke i bere karshillek dhe perçmuar votuesit e vet, ata qe u besuan mandatet e deputetit dhe neser pritet ti kete ne krye te qeverise. Jam me ty dhe me llogjiken e çdokujt qe perpara interesave te vogla dhe kapriçove te rastit qe shpesh i shohim tek femijet e llastuar, te veme interesat shtetformuese, kushtetuten e vendit, ate qe perfaqeson Sovranin. Boll jane bere lodra tallese ne kurriz te tij duke u plotesuar teket e radhes apo orekset jashtekushtetuese te te ashtuquajturve “liderve” tane. Duket sikur ke dale “kundra rrymws” se atyre qe i bejne presion Kryeministrit duke i thene se “po behesh shkaketar per nje ’97-te te dyte”, por keta qe mendojne keshtu, para se t’i thone Rames” jep doreheqie se po qan opozita”,nuk po u thone pikwrisht atyre qe e deshirojne ata ngjarje, atyre qe eshkaketeuan ate maskarade, atyre qe kerkojne te perdhoset kushtetuita dhe ligjshmeria e ketij vendi duke u bazuar tek kercenimi me bomba, tek zjarri , tek dhuna. Eshte e habitshme se si disa qe e quane veten “opinioniste” e shikojne zgjidhjen tek shperfillja e sovranit se sa tek qortimi i atyre qe e kane braktisur me ndergjegje ate. I ke thene gjwrat si atdhetar, si njeri qe mendon per seriozitetin e nje shteti e te nje shoqerie demokratike, e cila lipset ta kete mese te qarte se pakica behet shumice me vote dhe jo me shantazh, se vota mbrohet duke mare pjese ne proçes jo duke i kthyer “kurrizin” Kur thuaj “jo dialog”, te kuptoj qe e ke fjalen per “jo leshime”. Pikerisht per kete ka nevoje shteti modern. Te lumte. Edhe nje here rrespekte.

    1. bureto says:

      “Askush nuk e detyroi opozitën tonë të ndërmerrte atë veprim extrem…” citon Voda Ndrecën. Jo ‘askush’, përkundrazi ka një emër dhe vetëm një. Ai quhet Saleh Berisha, i cili në sinkron me Ilir Metën kanë gatuar skenarin. SALEHU ka dy vjet që nuk rreshtte duke u sokëlitur të vetëve, leni mandatet. Ai kufomë e pakallur është dhe nuk humbiste gjë prej tij, por mëzi i tij Luli stepej. Kur e panë se reforma në drejtësi nuk u ndal dot, siç shpresonin dyshja Saleh-Meta, nuk mund të tërhieqshin më. Nuk e kishin të vështirë ta realizonin, i pari me kukullën e tij më PD dhe i dyti me gruan, të cilët partitë e tyre tashmë sekte, i kanë pronë. Pra ‘Askushi’ ka emër. Ç’u bë u bë, por nuk duhet rreshtur për të stigmatizuar pa rreshtur këtë dyshe të rrezikshme, që për krimet, vjedhjet dhe poshtërsi të tjera të pafund vendin e kanë në burg. Rezistenca ndaj histerisë së lukunisë së tyre duhet përballur duke mos u zbrapsur. Thirrja me anën e këtij shkrimi që i bëhet Ramës, besoj se nuk do bjerë në vesh të shurdhër. Megjithatë unë besoj ai e di këtë dhe pa këtë thirrje. E fundit, edhe pak si herët, njerëzit duhet të dalin masivisht në zgjedhje. Nuk ka rëndësi për kë votojnë, bile po deshën të votojnë kundlr Ramës, por duhet të votojnë. Të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e vet. Le të sakrifikojnë dy orë nga jeta e tyre për këtë detyrë të lartë qytetare dhe demokratike. Votimi, si vullnet masiv, do të jetë e vetmja përgjigje kuptimplote dhe e merituar që do t’u jepet këtyre maskarenjve.

  12. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Zoti Ndreca, nuk i heq asnjë presje shkrimit tuaj (të shkëlqyer), por kam përshtypjen se janë pakicë ata që mendojnë (ose “që kanë mundësi” të mendojnë…) si juve…, prandaj edhe pas plot tridhjetë vjetësh Demokraci (?!), jemi akoma në këtë batak, ku çdo bandit, horr, injorant e kriminel, mund të bëhet “politikan” dhe të “shijë” si t’i dojë qejfi… !!! Mentaliteti tribal – shpellar i këtij populli, ku “i forti” mbizotëron me çdo mjet dhe pranohet nga të tjerët me servilizëm, nënshtrim pa kushte e injorancë, është pengesa kryesore për të ecur përpara dhe “zëra” si zëri juaj, ngjajnë akoma “si zëra në shkretëtirë”…!

  13. ermiri says:

    Bukur Plarent.

  14. Ilir says:

    Ne rast se do te vendoset : dita dhe ora e PAZARI-t midis Rames dhe Bashes, sic ajo e 17 Majit 20017, atehere ajo dite dhe ore te jete dita dhe ora e nje proteste qe te mos ta kete pare as Rama dhe Basha, per te demaskuar lojrat e tyre te ndyra – tallese dhe vrastare per jetesen dhe te ardhmen e shumices se qytetareve , per t’i degdisur ne Lane, sic edhe e meritojne.
    Ka ardhur koha te tregohet Forca e Opozites se Vertete kunder ketyre oligarkeve te Politikes se Shqiperise, Forca e shumices se Qytetareve , qe deri tani u ka bere karshillek veprimeve mafioze, hipokrite dhe vrastare te Politikaneve te vjeter – baballare te Politikes se bashku me sherbetoret e tyre, te vjeter dhe te rinj, dale ne skene qe nga v.1991 e deri me sot.

  15. Te pershendes ky eshte edhe mendimi tim bravo.

  16. Rita says:

    Faleminderit Plarent per fjalet tuaja. Ke folur dhe per mua dhe familjen time.

    Mafia Shqiptare ka dale ne rruge, e gjitha zbuluar. Mos dialogoni me mafien. Nese negociatat do te shtyhen per kete arsye – mos dialogim me mafien le te jete keshtu 100 here. Do te durojme vetem dhe vetem mafies mos t’i hapet rruga me kurre dhe te luaj me te ardhmen e vendit dhe njerezve.

    Edi Rama – THUAJ JO DIALOGUT ME MAFIEN.

  17. 19 says:

    nuk do koment bravo nje shkrim per tu pas zili nga kazanet e gazetarise .

  18. Kuq e zi says:

    E megjithate rama do beje pakt … natyrisht jo per popullin
    Ai lulit i flet me zerin e gjiknurit ndiqni dekleratat e tij te kuptoni lojen e ps

  19. NP says:

    Zoti Rama ndegjojeni kete thirrje, ndegjoji njerzit e ditur te ketij vendi, ruaje te paster kushtetuten, vari teneqen shehit, mustafait, bushatit, lubonjes dhe shume rronxhove te tjere, pash zotin mos dialogo.

  20. NP says:

    Zoti Rama ndegjojeni kete thirrje, ndegjoji njerzit e ditur te ketij vendi, ruaje te paster kushtetuten, vari teneqen shehit, mustafait, bushatit, lubonjes dhe shume rronxhove te tjere, pash zotin mos dialogo.

  21. Arsimtari says:

    Nje pozicion i persosur prej qytetari nga nje njeri qe vlereson si duhet rolin e individit ne forcimin e shtetit ne momente te vecanta e kritike per funksionimin e demokracise, pra te pushtetit qe buron nga populli e jo nga partite e partickat tona.Ky pozicion duhet te perkrahet nga intelektualet,njerezit e artit e te kultures, pse jo dhe ata te biznesit,dhe jo te mbeten te ngujuar ne boten e tyre.

  22. Torino says:

    Nese do te kete nje 17 maj te 2 UNE NUK SHKEL ME NE SHQIPERI dhe do te shkruaj:ta marre vesh bota e mbare-tash e mbrapa sjam ma Shqiptar(pa le per te votuar qe sbehet fjale)

  23. qazim says:

    Ekzakt,nuk i heq asnje fjale.Keni thene ate cka duan shumica e njerezve ne kete vend.Hordhia e maskarenjeve nuk do te ndalet nese i leshohet pe.se ata jane maskarenj kalibri qe kane nje kryeusta qe i ysht ne te keqen ekstreme.
    Respekt per mendjen e kthjellet.

  24. Artan Sejko says:

    Ok!!!!!!!!! Artikulli yt ne vesh te perendise!
    Ku veshi i perendise,ku veshi i Rames.

  25. Zhzh says:

    SHKRIM I SHKELQYER. BRAVO.

  26. Alban nga Toronto says:

    Amen! Zoti Rama ju lutem mos dialogo me Lulzim Bashen edhe Monika Kryemadhin dhe me asnje tjeter qe dhunon apo propagandon thyerjen e ligjit.
    Zoti Rama jeni votuar per rend kushtetues deri tani po e kryeni detyren, ju lutem mos u dorozo para bullismit dhe intimidimeve te nje dore bukeshkalesh frigacake qe kerkojne te marrin peng zhvillimin e perparimin per hesap te poshtersirave te tyre… Durim, koha do te vleresoj e nxjerr ne shesh te verteten.

  27. Agimi Diber says:

    Bravo Plarent. Ke thene mebdimin qe une kam ne koke dhe familja ime. Pergjegjesi te larte Edi Rama do te mbashe nese dialogo per daten e zgjedhjeve.Diten qe do te shtyshe zgjedhjet do te keshe protestat skoms me te medha. Ke protestuesit e 1 milion votave qe te kane dhene per te drejtuar 4 vite. Dialogo vetem se si te mos vjedhen votat e 30 qershorit. Dialogo se si te mos shiten e blihen votat e 30 qershorit. Dialogo per zgjedhjet parlamentare te 2021 qe te behen brenda parametrave te Amerikes dhe BE.Dislogo qe te ulet korrupsioni qe te zhduket droga qe te marre secili pronen e vet por ne adnje menyre per shtyrje date zgjedhje. Perse ti shtysh zgjedhjet qe te shkelet ligji i dovranit per kerkesat e jashteqitjes dhe banditeve te kombit. Perse duab ruset dhe servet qe ta kthejne shwipetine ne vend kstrahu dhe ne fund rezultsti qe te shoetojne disa koka nga SPAK DHE BYROJA E HETIMIT QE JANE ORGSNE TE DREJTEDISE PERENDIMORE. KETO ORGANE DO BEJNE PUNEN E TYRE DUKE U drejtuar nga Amerika dhe BE. Kokat e krimit qe do te predin SPAK DHE BYROJA E HETIMIT do te jete per ILIR METEN.SALI BERISHE.MONIKA KRYEMADHIN.LULZIM BASHE.FATMIR MEDIUN.RITVAN BODE.e ndonje tjeter.

  28. Mika says:

    Shkelqyshem trajtimi i dinjitetit te shtetit qe jemi qare dhe e kemi kerkuar!.
    Perballe interesave vrastare te tyre, tradhetaret qe premtuan te bejne Shqiperine si gjith EUROPA, nuk duan tja dijne edhe per veglat qorre qe i perdorin per dhune.
    Dy qellime mendoj se kane:
    1.Me negociata te riciklohen edhe nje here si ne 1997 si faktore qe kane ne dore stabilitetin e vendit d.m.th. tja hedhin paq me zullumet e tmerrshme qe kane bere.
    2.Duan ta mbajne zhele kete vend, jo serioz, duke mos respektuar librin e shenjte te cdo shteti, KUSHTETUTEN!!!, qe cuditerisht nuk e kuptojne analistet e opinionit te mbremshem te Fevziu dhe revolucionaret e shurres dhe molotoveve te opozites!!!.
    Pra duhet ta njohim vete shtetin tone pastaj te qahemi perse ndihemi te percmuar nga shtetet e tjera!!!.
    Ne asnje vend nuk ndodh ky poshterim i dhe neperkembje e ligjit themeltar.
    Dhe ne te dy rastet plotesohet akuza historike serbe dhe jo vetem “Se Shqiptaret jane me bisht dhe nuk bejne dot shtet”.
    Nga njera ane kane shkaterruar me program, kane vjedhur e plackitur, kane vrare e rivrare dhe jane ne sulm per tja nxire jeten popullit per te pllakosur “harresen” me ata felliqsira mediatike qe e duan kerme kete vend dhe na trumbetohen se jane Krishti e Muhameti dhe do e shpetojne popullin nga “krimineli” Edi Rama!!!.
    Po kush eshte krimi ose krimet qe ka bere Edi Rama???.
    I vetmi “krim” qe i ka tronditur e tmerruar, kete zgjatim te peshtire nga historia, eshte reforma ne drejtesi qe ben cmos per ta vonuar ne mos per ta bllokuar po u eci!!!.
    Z. Plarent!. Thirrja juaj eshte kushtrim per pak reflektim sidomos nga ata trulllosen apo genjehen nga larot e studiove.

  29. cccp says:

    Sakte, fillimisht ngaterrova emrin, mendova se ishte shkrim i intelektualit shume te respektuar Ardian Ndreca. U kthjellova qe behet fjale per funksionarin e Min. Arsimit,…. Respekte per principialitetin, kthjelltesine dhe kurajon intelektuale!

  30. BRSS says:

    NE MENYR KATEGORIKE MOS PRANO DIALOG ME NJERZ TERRORRIST AJO (Pd)ESHTE PARTI TERRORRISTE PO TE DUAN LE TA PROVOJN PO PATEN BYTH SE SHUMICA E POPULLIT DO JU SHKERDHEJ ROBTE KETYRE PLERAVE

  31. Qytetar says:

    Nuk ka me bukur , me drejte, me sakte, me juridikisht ,me praktikisht e njerezisht se kaq Z Rama nuk duhet te leshoje pe ne dem te Kushtetutes e shtetit ligjor se u ka marre koka ere Berishes, Metes,Lulit e Monikes Ne nje familie kur djemte rriten, punojne por ka nga ata qe nuk degjojne prindrit por bejne si u thote koka duke mos bere pone te mira ,me dhimbje po babai I ndan Edhe keta qe zgjodhen kete rruge jo se nuk e dinin, pore bene per presion (se Rama ka frike) qe te merrnin pushtetin ne tavolineTani la te rrine rrugeve derisa te mos I ndjeke njeri Opozita qe eshte pakice nuk mund te diktoje qeveri e KM Kjo lloj opozite zjarrvenese nuk I duhet vendit Si e bene le ta haneł

  32. LORA says:

    Marreveshja e 17-18 majit 2017-te ,e paragjykuar dhe anatemuar nga fake-socialistet si tradheti e Rames ,ishte vendimarrja me e shkelqyer e tij.Koha e vertetoi qe nepermjet asaj marreveshje fushata dhe votimet shkuan me rregull e paqti,,,e opozita nuk mundi te rezervoje qofte edhe nje alibi per humbjen e saj.
    Inskenimet e pergjimeve me blerje votash (Dako e te tjere) jane alibia e vetme e opozites se pas 2017-es te bindur qe shqiptaret ne shumice e rrefuzojne dhe qe ajo ka hesape te shtrenjta me implementimin e drejtesise se drejte.Vet-djegmja e mandateve qe votuesit i dhane opozites eshte akti i saj me bastard kunder projektit integrues te Shqiperise sone ,si hakmarrje tribale per rrefuzimin qe u bejne shqiptaret.Sot ,qe edhe faktori nderkombetar e ka kuptuar antikombetarizmin e te
    vet-djegurve,Kryeministri Rama eshte edhe me i lire se ne 2017-en per vendimarrjen e tij,,,qe rregullsine e procesit te zgjedhjeve vendore te mos e uaje as topi. KAM BESIM.
    Respekt per apelin social dhe politik te Plarent Ndreces.

  33. Franci says:

    Bravo.
    Brilante !

  34. Artan says:

    Shume e sakte. Pergezime per shkrimit!

  35. ermiri says:

    Plarent, bravo per llogjiken.

  36. stamo dumo says:

    Kur do zhduket njehere e mire kjo rraca e politikaneve te mbrujtur ne kinostudio me paranojat dhe dhunen e enverit. Rrace psikopatesh pa din e pa iman. Te vrasin te qajne te kercenojne dhe te buzeqeshin pa problem dhe s’merr vesh kurre se me cilin ke te besh, sepse te shqepin ne rrena. Rrace e felliqur.

  37. lani says:

    Mendim i kthjellet dhe konceptim modern i veprimit te drejtuesit te institucionit ne demokraci.

  38. Termal says:

    Lora ,ashtu eshte vertet,sikurse shkruani ju ,sa i takon lojes politike,por mos harroni se ajo marreveshje ka dy te keqija jo te vogla: e para nuk te lejon kush ti falesh gjysmen e qeverise tjetrit se ai ka frike te hyje ne zgjedhje. Keto gjera nuk mundet te jene vullnete individesh, per te bere cirqe, por vetem detyrime kushtetuese,pavaresisht rezultatit qe dha ajo e para. Eshte pikerisht ajo marreveshje qe i hapi oreksin kesaj bicim opozite , qe tani te imponoje me dhune kushtin e rrezimit te komplet qeverise per pjesmarrje. E dyta : Kur nje force politike si PD apo me sakte “mendesia Berisha” e ndjen edhe vete qe ka dale terresisht jashte loje per mungese aftesie apo qofte edhe frike ,dhe me veprimet e saj dashur padashur shkon aty ke e ka vendin,pra ne koshin e plehrave ,ti jo vetem nuk ke asnje te drejte ta riciklosh e ta rikthesh me zor ,por i ben edhe nje dem vendit pasi vetem sa i jep mundesi te reja asaj per krizat artificiale qe ajo provokon per te mbijetuar si pershembull kjo e tanishmja.Te tjerat te gjitha mire.

  39. plaku says:

    Jemi plotësisht dakord ,jo vetëm kaq por në se bëhet një lojë e tillë dhe cënohet ligji kushtetues ,të gjejnë vrimë ku të futen që nga Rama ,Basha Berisha e ,Meta deri tek Monika dhe disa kërma të tjera politike që i janë bëre ferrë Shqipërise gjat këtyre tre dekadave të tranzicionit .
    Votat nuk i kemi besuar tek ata për pazarllëqe të dala jashtë shinave të kushtetutës .
    Do të presin vetëm fundin e tyre dhe fillimin e ri të Shqipërise

  40. Qytetar says:

    E Lora, vetem nje here mund te kaloje miu ne mustaqe , po kaloi me e ben rruge Nuk duhet bere asnje leshim se ata gjithmone jane gjeneratore te krizave artificiale e kur duan ti vdesin partite ne djall te vene bshke me to Te mesojne nje here e mire se opozitat nuk zgjedhin e heqin KM e ben shumica KM hiqet vetem me vote ose per shkelje penale futet ne burg , pra flet drejtesia jo rruga Ky eshte shteti ligjor

  41. era! says:

    MOSDIALOGIMI ESHTE GUR PROVE,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje