Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpjeguar në emisionin “Repolitix” në Report TV, pëgjimet në dosjen 978 kundër Kastriot Ismailajt, në të cilat ka dalë edhe përfshirja e Presidentit Ilir Meta, në atë kohë, në opozitë, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Një njeri me imunitet siç ishte Ilir Meta, nuk lejohej të përgjohej, dhe oficeri i Policisë Gjyqësore në dosjen e Prokurorisë, thotë se nga përgjimet për biznesmenin Ismailaj nën akuzë për pastrim parash, ka dalë i përfshirë edhe një person i ekspozuar politikisht. Numri që ka dalë në përgjimet ndaj Kastriot Ismailajt, në atë kohë ishte në përdorim nga Ilir Meta, (0682031701) ndërsa aktualisht nuk përdoret më prej tij, pasi Presidenti ka numër tjetër.
Përgjimi mban datën 22 qershor 2009, dy ditë para zgjedhjeve. Sipas përgjimeve, të cilat edhe pse janë asgjesuar, disponohen nga gazetari Hoxha, Kastriot Ismailaj ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro.
“Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”, thuhet në mesazhin dërguar nga numri i Ilir Metës drejt Kastriot Ismailajt.
Sipas gazetarit investigativ, bëhet fjalë për një dosje me 8 mijë faqe të transkiptuara, ku pikërisht nga kjo dosje e madhe ka dalë edhe në biseda të tjera, përfshirja e Ilir Metës, jo vetëm me mesazhe por edhe me biseda telefonike.
Dosja në fjalë, është pushuar, dhe të gjitha përgjimet e traskiptuara dhe disqet janë asgjësuar me një vendim gjykate në dhjetor 2010.
Ajo që bie në sy, është fakti se dosja është pushuar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Ilir Metës, që në atë kohë bëri aleancë me Partinë Demokratike, me kryeministër Sali Berishën.
“Pas zgjedhjeve të qershorit 2009 situata ndryshoi, Meta hyri në koalicion me PD, dhe cuditërisht hetimet ndalojnë, dosja është pushuar më 27 dhjetor 2010”, tha Artan Hoxha i ftuar në Repolitix.
Në vendimin e pushimit, – tregon gazetari Hoxha, sërish përdoret një shprehje nga prokurori Gentian Osmani që fakton përfshirjen e Ilir Metës në këtë çështje, edhe pse jo drejtpërdrejt me emër: “Nga procesverbalet e transkiptimeve midis shtetases amerikane dhe biznesmenit del në pah gjendja ekonomike, nga njëra anë nuk ka lekë për të paguar një biletë avioni nga njëra anë flitet për transferta në vlera të mëdha. Ata kanë punuar së bashku dhe kanë lidhje shoqërore në rangje të larta politike në vend dhe në rajonin e Ballkanit”, tha Hoxha.
Edhe pse hetimet janë rihapur për këtë dosje në vitin 2015, provat nuk mund të përdoreshin më, pasi përgjimet ishin asgjësuar.
“Nga gjithë dosja e përgjigjeve kur është bërë pushimi në 2010, ka dalë një vendim ku është kërkuar të bëhet asgjësimi i transkipteve se çështja ishte pushuar, ky fakt ka bërë që kjo pjesë e transkipteve të asgjësohen. Kur është rihapur çështja në 2015, ato prova nuk ekzistonin më. Kur i kemi publikuar në 2016, na është thënë që është e vërtetë që ka ndodhur, përgjimi është i vërtetë, por nuk mund të përdoret më si provë, pasi përgjimet janë asgjësuar”, tha gazetari Artan Hoxha.
Gazetari Hoxha tha se edhe pas përfshirjes së një personi me imunitet, përgjimi ka vazhduar, por kjo çështje nuk shkoi në gjykim.
Objekti i hetimit të dosjes kanë qenë tranferta të mëdha në vlera 7-8 milionë dollarë, me dyshimin që po vinin në Shqipëri për tu pastruar, përmes Kastriot Ismailaj ish-administratori i DIA, që ndodhet në burg, i dënuar në lidhje me skandalin CEZ-DIA, në bashkëpunim me një shtetase amerikane, Rebeca Gaskin Gain.
Kastriol Ismailaj i kërkonte Shqipërisë 130 milionë euro, por dënimi i tij e shpëtoi Shqipërinë nga humbja në arbitrazh.
“Kur ishte në hetim dhe u arrestua ndaj tij në atë kohë ka pasur disa herë lajme të cilat referoheshin që politikanë të rëndësishëm, deputetë, edhe të Komisionit të Sigurisë, kishin hyrë në burg dhe e kishin takuar këtë person dhe i kanë kërkuar të mos flasë. Kur ka kuptuar që do dënohet ka kërkuar të flasë, por trupi gjykues nuk e ka lejuar më se kishte kaluar afati për të folur. Gruaja e tij e larguar nga Shqipëria për shkak të kërcënimeve me gjithë fëmijën, ka dhënë intervistë në Vjenë. Ka një dëshmi të drejtorit të administrativ të kompanisë DIA, Ervis Mata, që edhe ai u largua edhe pse ishte në mbrojtje nga RENEA, nuk dihet se ku është dhe në çfarë rrethanash iku. Ai ka bërë një lidhje tjetër, mes mesazheve që kemi kapur”, tha Artan Hoxha.
Për hetimin e nisur për pastrim parash në vitin 2008, që u pushua në 2010 dhe më tej u hap sërish në 2015, Kastriot Ismailaj, është dënuar me 11 vjet burg. “Hetimi ka nisur për pastrim parash, kur nuk donin ata lart, çështja pushohej, kur donin, ky burri është në burg 11 vjet, dhe gruaja me fëmijët është jashtë Shqipërisë, i kanë bllokuar edhe pensionin e nënës së tij”, u shpreh gazetari investigativ Artan Hoxha.
Artan hoxha
—-nese dosja eshte asgjesuar me vendim gjykate , ti si paske ne dore nje dosje qe ligjerisht nuk egziston???????
—- nese dosja eshte asgjesuar mund te na thuash se si mund ta vertetojme se ti nuk genjen, se orgjinalin nuk e paska njeri ne dore ?????
—-nese dosja eshte asgjesuar ligjerisht mund te na thuash se si mund te meret i pandehur dikush me teori ne ajer ?????
—-nese rilindja me nje dosje qe nuk egziston mendon se do fusi ne burg ilir meten , po me dy dosje qe egzistojne dhe nuk i fshin dot me njeri 339 dhe ajo e dibres si mendon se mund te shpetojne personat e perfshire?????
—- e fundit dhe me e rendesishmja
kastriot ismaili per nje dem qe nuk ju be kur shqiperise prej 140 milione euro u denua me 11 vite burg, sa vite burg mendon ti se denohet ai qe vertet i ben nje dem shtetit prej 140 milione euro??????
artan ti paguhesh per kete pune te shperndash brockulla ku zakonisht perfitojne banditet, kete rradhe e ke shume te trashe gejeshtren ose ” fake newsin” , mgjth sic tha dhe Paskal Milo rilindasit dele jane cdo gje qe ju e hedh e hane!!!!!!!
po vetem rilindasit ama !!!!!
Mos na i trego neve keto o Artan, tregoja atij te gjatit qe na e beri president. Naltgjatesia e tij hodhi posht edhe Tom Doshin kur e akuzoi presidentin si mafioz dhe qe po i bente plane per ta likujduar. Ne te gjithe e quajtem Tomen lolo,por ja qe ku ka tym ka dhe zjarr. Likja e ka patur mik per koke Ismailajn e ka patur edhe shef kabineti kur ka qene kryeminister dhe kur si duhej me e hodhi posht dhe familjen ja degdisi.
Zoti Adriatik Llalla bej dosjet bashk dhe nxirr ne skene krimet e Sali Berishes dhe Ilir Metes ,besoj e di vete sepse je kryepokuror kush Jane peshqit e medhenje.
Presidenti i Shqiperise, sipas kesaj fotoje, po ben shurren!
Ky eshte i dyti ne radhe pas Sali Berishes si krimineli me i keq ne Shqiperi. Ky dhe klani te cilin ky i pafytyre perfaqeson kane vjedh pa fund djersen dhe gjakun e popullit Shqiptare. Pas renies se komunizmit Shqiperine e ndane ne klane. Klani i Serbve me Salen, klani i dashnorit te Nexhmijes, Sulo Gradeci me lidhjetne Rusi dhe qe quhet Lsi, dhe partia e popullit PS. Eshte momenti qe te arrestohen dhe te shpetoje Shqiperija nga keta shkerdhata te cilet po luftojne me forte se kurre kunder Shqiptarit te mire Edi Rama . Edhe pse eshte i pashmangshem korrupsioni per momentin, Edi Rama po i ben nje nder Shqiperise qe brezat qe do vine do e vlersojne perjete. Flm Amerike…..God bless you.
Ah te fala oficerit nderlidhes te Rusise ne Shqiperi…. shokut Luan Rama.
Kjo eshte nje nga njemije vjedhjet qe ka bere hajduti Ilir Meta. Prandaj bucja e tij (mona) nuk pushon se lehuri. Funderina
Prandaj u zbath Mona ne parlamant, pikerisht ne diten kur u shkarkua Llalla e u emerua zj Marku . Sa te thella paskan qene gjerat mor amani. Llalla byth e breke me LSI-ne (Meta, Balili). Po tani??? Cdo beje Tit Vasili, Nora Malaj, Ylli i shuar Manjani, Xhixhat e kompani??
Ujku qimen e nderron , vesin kurre. Likja ne 2009 kerkon 200 mije euro ne 2011 blloku 7%.
Jep doreheqjen Likeeeeeeeee
Ps ka fajin kryesor per zgjedhjen e tij si president,apo nuk ka qene ne dijeni per kte dosje?!!Veshtire ta besosh.Te njejte jeni te gjithe,ps+pd+lsi+pr+pdk+pbdnj+pag+…= te rrezikshem per Kombin
ESHTE E TMERRESHME, CFARE SKANE BERE META BERISHA KY CIFT KRIMINELESH HAJDUTESH QE POLLEN ME PAS MONEN ME LULIN, DHE MENDO QE KETO GJERA TE ISHIN BERE NGA NJERZ TE SE MAJTES, TE POZITES SOT, O ZOT NUK DO KISHTE VEND KU TE FUTESHIN ??? DHE KETA KANE FYTYRE E GOJE TE DALIN DHE TE AKUZOJNE TE TJERE PER BLERJE VOTASH, KUR KETA KANE QENE NENE E BABE PER SHITBLERJE VOTASH DHE KRIME TE TJERA, MENDO VFARE GJYKATESISH QE KEMI PATUR DHE SA JANE PASURUAR ATA ME DOSJET E KETYRE KRIMINELEVE QE I KANE MBYLLUR, DHE HAJDE MENDO TE SHKOSH MBAS KETYRE, !!!!
Artan Hoxha je me te vertete nje gazetar i rralle, nje pyetje kam Edi Rama a e di kete fakt…..