Nga Alfred Peza
Ilir Meta sot është një njeri në hall. Ndaj, gjithkush jo vetëm që duhet ta mirëkuptojë, por edhe ta justifikojë. Edhe ta besojë. Edhe tia qajë hallin. E mundësisht të gjithë bashkë, të mundohemi që ta shpëtojmë nga vetvetja, Presidentin e Republikës sonë.
E them këtë, pasi kemi hyrë në muajin e 4 të djegies së mandateve të deputetëve të “Opozitës së Bashkuar”, daljes së tyre nga Parlamenti dhe firmosjes së marrëveshjes për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 Qershorit dhe ai ende bën sikur nuk po e kupton se çfarë po ndodh realisht. E si të mos mjaftonte kjo, në vend që të paktën të heshtë për kushtet ku me sa duket dodhet, Ilir Meta flet duke thënë gjëra që dashur pa dashur, e fyejnë inteligjencën e qytetarëve të këtij vendi.
Formulën e deridjeshme të tangos së tij “interesante”, të një hapi pas nga njëra palë e dy hapave prapa nga pala tjetër politike në Shqipëri, Presidenti e zëvendësoi me një formulim të ri. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën me temë: “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, Meta tha se “dy partitë e opozitës në mënyrë të papranueshme kanë lënë mandatet… Por sistemi ka qenë jo funksional, edhe kur kanë qenë ata”.
Nuk është e qartë se çfarë ka parasysh Presidenti i Republikës sonë me fjalën “sistem”. Interesante do të ishte nëse do e shtjellonte më tej këtë frazë. Por, nisur nga konteksti i gjithë fjalës së tij në këtë event, u kuptua se e kishte me mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Sigurisht që nuk është se ska ndodhur gjë, pavarësisht se pas pak javësh, ajo do të bëhet sërisht funksionale. Sqarimin e plotë për këtë çështje e ka bërë Kryeministri Rama.
Por, që të nisesh nga ky rast e të thuash se “sistemi ka qenë jo funksional, edhe kur kanë qenë ata” në Parlament (pra PD, LSI e aleatët), kjo është jo vetëm krejtësisht e papranueshme. Por edhe cinike, dashakeqe dhe e pavërtetë. Tregues ky se Ilir Meta është tashmë hapur e publikisht, palë me opozitën jashtparlamentare.
Për ta kuptuar më mirë këtë, le të sqarojmë se çfarë është sistemi politik i një vendi?
Sipas “Enciklopedia britanike”, e konsideruar si botimi më serioz i këtij lloji në botë, sistemi politik përcaktohet si “tërësia e institucioneve formale që së bashku përcaktojnë një “qeveri” ose një “shtet”. Kompleksiteti i konceptit konfirmohet edhe në përkufizimin e mëposhtëm të sistemit politik: “Në kuptimin e vet më të përgjithshëm, shprehja sistem politik i referohet një tërësie institucionesh, grupesh dhe procesesh politike të karakterizuara nga një shkallë ndërvarësie reciproke”.
Në këto kushte dikush duhet ti thotë Kryetarit të Shtetit tonë, qoftë edhe si “përfaqësues i unitetit të popullit”, se e ka tërësisht gabim kur flet për mosfunksionalitet të sistemit. Sepse përveç Gjykatës Kushtetuese, për shkaqe përjashtimisht madhore (pas 30 vjetësh drejtësia po reformohet rrënjësisht), të gjitha ato që përbëjnë “tërësinë e institucioneve formale të qeverisë dhe të shtetit”, kanë funksionuar dhe vazhdojnë të funksionojnë tërësisht pa asnjë ndërprerje.
Edhe tre pushtetet; ai ekzekutiv (qeveria qëndrore e lokale), pushteti legjilsativ (Parlamenti), drejtësia (prokuroria e sistemi i gjykatave) e kanë vijuar punën pa u ndalur. Sikundër kanë funksionuar në vijimësi çdo orë të ditës dhe çdo ditë të të gjitha këtyre viteve, agjensitë, entet dhe institucionet e tjera kombëtare, shtëtërore e publike. Duke mos penguar për asnjë çast sistemin, si “tërësia e proceseve politike të karakterizuara nga një shkallë ndërvarësie reciproke”.
Kaq mjafton për të kuptuar fare qartë se Ilir Meta bën një përcaktim tërësisht të gabuar, duke dashur që ta përdori rastin e Gjykatës Kushtetuese, si “gozhdën e Nastradinit” për të varur xhaketën e interesave të tij politike, të cilat në këtë rast dalin jashtë kornizës kushtetutese të të qenurit Presidenti i Republikës. E si të mos mjaftonte kjo, Ilir Meta vijoi:
“Po dëgjoj njerëz duke thënë se çfarë bën Presidenti? Unë kamë bërë atë që më takon. Presidenti nuk mund të ulë disa persona që thonë nuk ulem me këtë se është kryeministër, ndërsa tjetri thotë se 30 qershori do të jetë sukses”. Pyetja që lind pas kësaj është: Kë konsideron Ilir Meta bërje të asaj që i takon, atëherë kur ai i ul apo kur nuk i ul në dialog Ramën, Bashën e Kryemadhin, të cilët dukshëm nuk pajtohen në qëndrimet e tyre në lidhje me zgjedhjet e 30 Qershorit? Se të thuash “kam bërë atë që më takon”, e menjëherë pas kësaj të deklarosh se “Presidenti nuk mund të ulë disa persona që thonë nuk ulem…”, kjo çdo gjë mund ta ketë emrin. Por vetëm qasje Presidenciale dhe sjellje prej Kryetari Shteti, nuk mund të quhet.
Meqë opozita jonë jashtparlamentare ka marë rrugën pa rrugë dhe fundi i saj është i kuptueshëm, të paktën të shpëtojmë çfarë mund të shpëtojmë, në gjithë këtë histori absurde. Ndaj, po gjej rastin këtu për të bërë një thirrje shumë të sinqertë: “Shpëtojeni Presidentin Ilir Meta”, sa jemi në kohë. Më vonë, me siguri që do të jetë shumë vonë. Jo vetëm për ata që ai sot nuk i ulka dot sepse i thënkërkan se nuk ulemi. Por, edhe për atë vetë!
Nuk ndihmohet dot. ?
I varni nje gure ne qafe dhe hidheni ne dete te Gjiri i Lalzit prane Lura 1,Lura 2 .
E ka pazarin shume te larte. Nuk e ndihmojme dote.
Ky është një teatër që kuptohet. Çdo veprim i opozitës është i ideuar me hollësi nga Iliri dhe Sala. Këtë e kuptojnë edhe fëmijët. Vetëm këta e kanë në dorë t’a fusin opozitën në zgjedhje
Presidenti nuk është në në lartësin e detyrës .
Vendit i duhet një president dinnitoz dhe mbi palët .
Ilir Meta eshte NDYRSIRA E Politikes Shqipetare…Ilir Floriri, Prishi Ballancen e Politikes duke bere Koalicjon Hajduterie me PD-e Berishes::
Familje Bastardesh…sipunesh te Ndyre..
Ne Proteste duhet te NGRIHEN TE GJITHE SHQIPETARET QE TE HIQET NGA Presidenca Ndyrsira Ilir Meta…E DIME DHE PAME MEZE DHE FIGURE..kur kerkonte 800-mij Euro…KJO NUK TOLEROHET..lol
Duhet te flasesh me euro qe te jete me I hollesishem Floriri..
Është i pashpresë!
S’e ndihmon dot njeri .
PRESIDENTI , PARA DREJTËSISË .
Sot çdo shqiptar e ka kuptuar pse u krijua lesh flija, leshelija u krijua për të mbrojtur liken
Shpetimi I vetem Like floririt eshte ne bangon e te akuzuarit .Vetem keshtu shpeton presidenca dhe shqiperia.
Vec I korruptuar, ky eshte dhe budall, njeri me intelligjence te ulet. “Une kam bere ate qe me takon” – thote. Kur nuk ka bere asgje dhe kur me shkakun e krizes fle ne nje krevat.
Shpetojeni ushtarin Metaj nga rruga qorre dhe labirinthi ku eshte futur, vetem vrima e miut ka mbetur per te dale
Bravo zoti Peza,e ke thar kete artikull.Vertete presidenti sote eshte ne hall te madh dhe duhet shpetuar,duhet ndihmuar qe te mos vrasin vehten si Salvatore Alende te Kilit.
Edhe ju si beni o njerez! Kini pak meshire,se,kushedi si e ka patur hallin me MONIKEN,ndoshta nuk ja ka dhene ajo njehere dhe ai eshte merzitur, doli sot te flasin mbroçkulla,ndoshta pa dashje,nga sikleti, nga inati i te shoqes. Ore,ate qe ta bene gruaja nuk ta bene perendia,veçese PARTIA.
KETI SHKERDHATES DO VAJTUR ME DINAMIT TE GJIRI LALZIT TI HEDHIN NE ERE VILEN SE ME PARAT TONA ESHTE BER PO BRENDA TE JET DHE AJO KURVA QE DEL E BERTET RRUGVE TE TIRANES
AMAN ORE PEZA ,A MUNDE TE SHKOSHE ME I SHKRUJTENE NJE VENDE TE SHENJE DHE VARI NJE KILE HUDHRA NE QAFE SE MEZI E KEMI SALI PROTOPAPEN. NA I BEJE NDONJE DERMAN ,PERPARA SE TE NA LEJE SHENDENE.
Lereni rehat Peshngritsin President ate lloj kualifikimi ka ai. Jepini ndonje shtange ta ngreje?
Thriteni Jozin se e ka kollaj Plumin Ballit Metes e Bashes, Mesila i var ke Palmat Monen,Salen Dashin,Camin varses se Fierit ,Camin e Tiranes qe e dredh sa here ja do bidoni,,,, etj,,,,, mos u sikletosni,
Veramente Testa di Cazzo….
BRAVO PEZA. Nuk mund ti heqesh as nje pike as nje presje. Ky REZHA 10 me ka shkrire me lote per komentin qe ka bere.