FOTOT/ Pentagoni e pranon: Po hetojmë për UFO-t

24 Maj 2019, 12:57Lifestyle TEMA
FOTOT/ Pentagoni e pranon: Po hetojmë për UFO-t

Pentagoni më në fund ka pranuar se po heton mbi UFO-t (objekte fluturuese të paidentifikuara).

Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes ka folur për një iniciativë qeveritare të quajtur Programi i Identifikimit të Avancuar të Kërcënimeve Hapësinore (AATIP), në kuadër të të cilit  janë kryer “kërkime dhe hetime mbi fenomenet e panjohura ajrore”.

Deri tani, Pentagoni gjithmonë ka thënë se e kishte mbyllur programin AATIP në vitin 2012, por zëdhënësi Christopher Sherwood pranoi se departamenti po heton ende mbi supozimet për anije kozmike aliene.

“Mbrojtja ka të bëjë me identifikimin e të gjitha mjetet fluturuese në fushën tonë të veprimit, si dhe identifikimin e çdo pranie të huaj që mund të përbëjë një kërcënim për atdheun.

Do të vazhdojmë të hetojmë përmes procedurave normale çdo sinjalizim për mjete fluturuese të paidentifikuara të zbuluara nga aviacioni ushtarak amerikan, në mënyrë që të garantojmë mbrojtjen e atdheut nga çdo faktor surprizë që mund të përdorin kundërshtarët tanë”, tha Sherwood. (TemA TV)

 

3 komente në “FOTOT/ Pentagoni e pranon: Po hetojmë për UFO-t”

  1. IVONI says:

    .. Nuk eshte e veshtire te kuptohet se “UFO”-t jane vete amerikanet ..! Na tyrisht jo populli i pa fajeshem shumekombesh amerikan ..!

  2. ufo says:

    Kam pa edhe une nje ufo por sun kisha mjet me e fotografu

  3. Kukesi says:

    Lajm i mire shum per SHQIPTARET!!!!! Bravo gazeta tema, gjithone i pari ne lajmet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje