Në Sistemin Diellor uji është më i bollshëm nga se mendohej, madje edhe në planetin xhuxh, në Pluton ndodhet një oqean nën sipërfaqen e ngrirë, njësoj si në hënën e Jupiterit, Europa dhe atë të Saturnit, Ençelado, sipas studimit të publikuar në revistën “Nature Geoscience” nga grupi i universiteteve japoneze të Hokaidos, Kobes dhe Osakas, si dhe të Institutit të Teknologjisë në Tokio.
Ky studim është fryt i simulimeve me kompjuter të bazuara në të dhënat e mbledhura nga sonda e NASA-s, “New Horizons”, që në vitin 2015 shkrepi fotot e para nga afër të Plutonit.
Sipas autorëve të kërkimit, oqeani i Plutonit është i mbështjellë dhe i mbrojtur nga një kafaz prej metani në gjendje të gaztë, që shërben si izolues termik mes sipërfaqes së akullt dhe liqenit nëntokësor, duke e mbrojtur nga ngrirja.
Për planetologët japonezë, ky studim tregon se prania e oqeaneve nëntokësor në Sistemin Diellor është më i zakonshëm nga sa mendohej, duke e bërë më të mundshme praninë e formave të jetës.
S’do lejojm protesta në vëndin (të ligjshme, pa ligjëshme, me leje, pa leje, politike, apo ekonomike, rrethet, ose kryeqyteti, varfëri apo shëndet) para 17 tetorit. ” periudh pushimesh ”. Kush thyen rregullat, niset te Fatosi dhe djali Nishonit.
Gjithnje e me shum “zbulime” me simulime, por ne largesi, apo imtesi qe nuk mund te verifikohen. Tregim suksesi, shembull per rajonin.