Nga Spartak Ngjela
Faktori më i fortë për pranimin e Shqipërisë në BE është ndërhyrja ruse për të destabilizuar botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sidomos, Shqipërinë në fillim dhe Kosovën më pas.
Por a i ka mundësitë politika ruse që ta bëjë këtë destabilizim?
Politikani i lartë amerikan, Palmer, para një muaji deklaroi në Tiranë se “targeti rus ndaj Shqipërisë është shumë i vështirë”.
Kuptohet se politika amerikane mu në Tiranë ua tha këtë forcave destruktive që kërkojnë destabilizim, hordhive të Partisë Demokratike, e cila u duk se pas kësaj, sikur u revoltua edhe më dhe e sulmoi gjendjen me granada Molotov. Të pa para kurrë në historinë e Shqipërisë.
Por çndodhi pas kësaj që në protestën e fundit hordhitë u bënë “pula të qytetëruara?”
Bashës i erdhi kërcënimi nga Uashingtoni: politika e lartë amerikane i tha: “nëse nuk hiqni dorë nga dhuna, Partinë Demokratike do ta shpallim parti terroriste”.
Në fakt ky ishte fundi.
Edhe Moska u habit me xhiron paqësore dhe me dritë telefonash të të “revoltuarëve të Tiranës”.
Por mos mendoni që Rama u ndje komod. Është i shqetësuar por tani nuk i ndihmon dot më hordhitë destabilizuese, se sigurisht që e di kërcënimin deklarativ të politikës amerikane për shpalljen e partisë terroriste.
Të gjitha këto bashkohen dhe na çojnë në përfundimin se pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është sot domosdoshmëri e politikës globale perëndimore.
Ky është mendim i prerë i politikës korente amerikane dhe gjermane. Koha e solli që politika e lartë gjermane, anëtarëve të Bashkimit Europian, kundërshtues të hapjes së negociatave me Shqipërinë, t’iu kujtojë që “ky kundërshtim është interesi rus në Ballkanin Perëndimor”.
E pra, ky duhet të jetë argumenti më i fortë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian shumë shpejt pas çeljes së negociatave.
Po opozita jashtëparlamentare e antiteformë, çduhet të bëjë? Duhet të ketë shumë kujdes: Shqipëria nuk mumd të destabilizohet, kjo është pamundësi absolute…
po si ka mundesi mor “ZEDHENESI WhiteHouse”, cdo mut nekete bote do e lidhesh me ramen
edhe nderhyrjen ruse peshqesh nga rama e kemi
Sa keq “takCIA” apo ben si injorante. Po ka kaq kohe qe po diskutohet e po hetohet paraja ruse qe ka perdorur Lulezim Basha qe nga Amerika e deri ne suedi, apo nuk e ke degjuar. Sa keq qe ne kete demokraci del ne shesh se sa njerez te semure nga mendja paskemi dhe s’jane pak e behen kontigjent kunder Shqiperise. Bjere dhe ngrehu, eshte kjo jete.
”………pranimi i Albanistonit [me 90% sunits and shiits] ne BE eshte sot domosdoshmeri e politikes globale evropiane[gjithe globi qenka evropian ,sipas te tredhurit]!!!!…………o Zot cfare tjeter do te na shohen site!!!!??? nje psikiatro,avokado qenka sh.keq…………..!
E Taku, “ e pive kafen” per sot?
Ato që thotë për presionin amerikan tek PD e besoj por që Rama është kundër reformës dhe pro destabilizimit, këtë nuk e besoj. Se nga vjen avokati në këtë përfundim nuk e di.
Timi,avokati eshte njeri i zgjuar dhe ai e di mire qe,po nuk i shave te gjithe – nuk quhesh budalla! ?
FAKTORI KRYESOR I SHQIPRISE PER TU BASHKUAR ME EUROPEN ESHTE:POZICIONI GJEOGRAFIKE I SHQIPRISE NE BALLKAN.
SHQIPRINE E DONE JO VETEM EUROPA ,PORE EDHE AMERIKA.PERSA I PERRKET POLITIKANEVE ,ATA MENDOJNE VETEM TE ZGJIDHE APO TE FITOJNE ZGJEDHJET E TE DREJTOJNE PO QE NEVOJA EDHE PER 30 VJETE RRESHTE,.PER KETA INTERESA ATA CFARE MENDOJNE NE DARKE NUKE E THONE NE MENGJEZ.PER INTERESAT E TYRE JANE TE GATSHEM TE BASHKEPUNOJNE EDHE ME DJALLIN.
Mose i humbe dijet AVOKAT. LUFTA PER SHQIPERINE ESHTE E CDO LLOI SHTETI,PRANDAJ EUROPA E COPTOI NE 4 PJESE.
ISHTE ANGLIA DHE AMERIKA QE E NDALOI ME TE MADHE KETE KATRAHURE TE EUROPES PLAKE. KUJTOJE PAKE HISTORINE E SHQIPRISE.
Perderisa kryeministri merret akoma me ca terroriste
qe nuk perfaqsojne asgje ,dhe jo me opoziten ne parlament,te le te dyshosh se edhe ky ben te njejten loje me rrugacet qe dogjen mandatet sikur keto mandate ti kishin personale.