Ish futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, Redi Jupi: Veliaj superkapiten, pse zgjodha të jem pjesë e ekipit

3 Qershor 2019, 22:16Politika TEMA

Një nga emrat e njohur publik që i është bashkuar ekipit të Erion Veliajt në këto zgjedhje si kandidat për anëtarë të Këshillit Bashkiak është edhe ish-futbollisti i Dinamos e Kombëtares, njëherësh dhe analisti i çështjeve sportive, Redi Jupi.

Ai vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës në këto 4 vite në drejtim të sportit, duke filluar që nga shtimi i korsive të biçikletave, pista e vrapimit nga liqeni, ambientet sportive nëpër lagje si dhe rikonstruksionin e palestrave. Ndaj ai falenderoi kryetarin e bashkisë së Tiranës që e bëri pjesë të këtij ekipi të suksesshëm.

“Në fakt kushdo nga pjesëtarët e grupit do të mund ta mbante shumë mirë këtë fjalë, por duke qenë se unë kam luajtur me 3 ekipet e kryeqytetit, dhe kam fituar trofe me të gjitha do i përfaqësoj siç duhet, ashtu siç edhe Bashkia e Tiranës ka përfaqësues qytetarët e saj në 4 vitet e kaluar por edhe në 4 vitet në vazhdim. 

Unë do të doja të falenderoja Erionin për përzgjedhjen por edhe PS-në e Tiranës sepse jam edhe zgjedhja e tyre në këtë post për kandidat.

Për sportin në Tiranë janë bërë gjëra, ka pasur vëmendje. Korsia e biçikletave që është një gjë shumë e rëndësishme, pista e vrapimit në liqen, janë minifushat sportive dhe ambientet e palestrave në shkolla, është bërë shumë në këtë drejtim.

Dua ta mbyll këtë fjalim të shkurtër duke iu uruar shumë suksese kësaj superskuadre që ju keni ndërtuar dhe këtij superkapiteni sepse një superskuadër pa një superkapiten nuk ka kuptim, Erion Veliajn”, tha Redi Jupi.

6 komente në “Ish futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, Redi Jupi: Veliaj superkapiten, pse zgjodha të jem pjesë e ekipit”

  1. BRAVO ! JEMI ME TY ! says:

    ?????

  2. Tanaj says:

    Nje lepirje e neveritshme.

    Te gjitha keto ” investime” jane per te mbulu zullumin e kullave oa fund qe jep mjeshtri i fiqve.

  3. blerta says:

    JA SI DALLOHEN NJERZIT ME KULTURE, REDI JUPI SUPER INTELEKTUAL…..

  4. Lizga says:

    Per njerez te tille ka nevoj Shqiperia…..RESPEKTE dhe BRAVO

  5. Drejtesi says:

    Spo dime nga te shkojm, djathtal Luli/Sala me marrezine e tij, majtas ky kapiteni me teorine “nje peme nje pallat”. E ka marre e keqja kete vend ?

  6. Lali 20 %-shi says:

    U bere dhe ti leshko o Redi ! Apo te ka bere magji lali fiku ?
    Cna duhen pistat e bicikletave ? Kur te vjen uji me orar ne vitin 2019. Cme duhet liqeni ! Kur po mbushet me pallate te shemtuara.
    Cme duhen te gjitha nese ti i paguan 100 fish. Dhe ste pyet njeri per asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje