Tendera të minutës së fundit: Voltana Ademi bën "kërdinë para se të lërë mandatin

3 Qershor 2019, 19:53Politika TEMA

Nga 1 qershori ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë më datë 10 maj për pezullimin e përkohshëm të të gjitha procedurave të prokurimit nga ana e njësive të qeverisjes vendore dhe autoriteteve kontraktore në varësi të tyre.

Vendimi në fjalë përcakton se do të qëndrojë në fuqi deri më 30 qershor, por në deklaratën e Qeverisë pas VKM-së thuhet se ai do të qëndrojë në fuqi deri në marrjen e detyrës nga ana e kryebashkiakëve të rinj, apo rikonfirmimit në detyrë të kryebashkiakëve ekzistues.

Qeveria tha se një vendim i tillë merret për të eliminuar çdo mundësi, apo alibi të keqpërdorimit të pushtetit dhe të parave të taksapaguesve në muajt e fundit të detyrës për kryebashkiakët në ikje. Nga ky rregull përjashtohen prokurimet me vlerë të vogël dhe procedurat që kanë si objekt produktet ushqimore, që të dyja të lidhura me shpenzimet e funksionimit të njësive të qeverisjes vendore.

Të vëna në dijeni të hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, një pjesë e bashkive kanë nxitur për t’i paraprirë duke hapur një numër rekord tenderash brenda datës 31 maj.

Rekordin e mban Bashkia e Shkodrës, me 69 tendera të shpallur në dhjetë ditët e fundit të muajit maj, 46 prej të cilëve nga data 29 deri më 31 maj. Pjesa dërrmuese e tenderave kanë si objekt mbikëqyrje punimesh në përmirësimin e infrastrukturës rrugore të Bashkisë, vlera e të cilava në total shkon në disa qindra milionë lekë.

Bashkia e Tiranës pason në vendin e dytë për nga numri i tenderave të dhënë. 33 është numri total i tyre përgjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit maj. Edhe në bashkinë e kryeqytetit, pjesa më e madhe e tenderave të dhënë ka si objekt mbikëqyrjen e punimeve në infrastrukturën arsimore, atë rrugore dhe rehabilituese të blloqeve të pallateve.

Bashkia e Durrësit ka dhënë 19 tendera në 10 ditët e fundit të majit, ndërsa Bashkia e Elbasanit renditet e katërta me 16 tendera të dhënë nga data 21 deri më 31 maj. Objekti i tenderave në këtë bashki është kryesisht në infrastrukturë.

Bashkia e Fierit ka hapur gjashtë tendera në dhjetë ditët e fundit të majit, ndërkohë që Bashkia e Beratit, ajo e Vlorës dhe e Korçës kanë patur një aktivititet minimal sa u takon procedurave të prokurimit.

Tendera të minutës së fundit janë dhënë edhe nga bashkitë më të vogla, si ajo e Devollit, Mallakastrës, apo Bashkia e Belshit.

9 komente në “Tendera të minutës së fundit: Voltana Ademi bën “kërdinë para se të lërë mandatin”

  1. E verteta says:

    69 tenderat e Bashkise Shkoder jane me vlere sa rruga te garda e bashkise Tirane, keshtu qe mos dilni me tituj bombastik sikur u be nami ne Shkoder. Bashkia Shkoder i ka fondet nga takspaguesit lokal dhe nuk ka asnje financim nga qeveria keshtu qe mos u merakosni se nuk jane tu hanger leket tuja

    1. Po pra mire e ky ky miopi... says:

      E hongren vetem taksapaguesit e Shkodres

    2. Andiani says:

      Kur thua leket ‘tuaja’ ke ke para sysh?

  2. Polici says:

    Ja pra qe krisma nuk ka patur.

  3. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Shum puntore Voltana. Deri nmoment tfundit punoi per Shkodren.
    Ka lan alamet emnit.
    I lumte , ma kaloi edhe mu.
    Tash po na i xjerr hardheqet Valdrini.
    Un kam vjedh pak, po Voltana ka ba namin.

  4. E drejta says:

    Parate e qytetareve te Shkodres (qytetare te Shqipërise ) po vidhen diten per diell.Perse nuk rreagon shteti?

  5. Maliqi kiras says:

    Po leket e kuj jane tuj hanger O @e Vertet e ku**ve te qifsha ca te permaje pragu i deres !!!!A mos je edhe ti apo motra /gruaa jote perfitues ote shkerdhefte Kina robt!!!!!!

  6. Komentuesi says:

    Mire kane bere.E kerkojne vete burgun.Pas votimeve,me marjen e detyres nga kryebashkiaket e rinj,do behen kontrolle,esapet mire e mire dhe ata qe kene abuzuar me ligjin do shkojne ne burg.

  7. Jaku says:

    A mun me vjedh nja pak se masanaj si dihet a ka rast ma me vjedh a me marr nanji rrushfet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje