Ti nuk je “sovrani” Lulzim

4 Qershor 2019, 09:37Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Edhe protesta e radhës ka degjeneruar në dhunë dhe akte rrugaçeske të paimagjinuara, duke treguar se, Lulzim Basha e ka vendosur jo vetëm të nxjerrë jashtë loje dhe jashtë ligji Partinë Demokratike, por edhe të sfidojë hapur madje dhe dhunshëm ndërkombëtarët.

Duke u fshehur siç thotë populli “pas gaxhoit” Lulzim Basha edhe kësaj here u fsheh pas “sovranit”, madje duke paralajmëruar me zërin e ngjirrur Edi Ramën se “protesta e rradhës do të dalë jashtë binarëve sepse do të vendosë sovrani”. Pra na del se deri sot, nuk ka vendosur “sovrani” por ka vendosur Lulzimi, Gazmendi, Flamuri, apo dhe ervinët e montazheve në galeritë e SHQUP-it. Pra na del se deri sot, dhuna dhe tmerri që kanë përjetuar qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, dhuna që kanë përjetuar institucionet dhe policët, ka qenë fund e krye skenar i Lulzimit, Flamurit dhe Gazmendit të tij, dhe jo i “sovranit”.

Si mundet që një kryetar partie, një kryetar opozite qoftë kjo edhe e dalë jashtë loje, të sfidojë ligjin, të tmerrojë burrat, gratë dhe fëmijët e Tiranës, si mundet që një grup ndjekësish të papërgjegjshëm të PD së Lulzimit, të trazojnë rendin e qetësinë, të djegin dynjanë, dhe strukturat e drejtësisë të heshtin?

Lulzim Basha ka kohë që tallet dhe sfidon hapur ligjin, institucionet kushtetuese, bindjet e qytetarëve, ka kohë që kërkon tu imponohet shumicës së shqiptarëve, ka kohë që i fryn ndarjes krahinore, ka kohë që sfidon në mënyrë të vazhdueshme kërkesën e ndërkombëtarëve për ndalimin e dhunës dhe nisjen e dialogut. Duke u fshehur pas “sovranit” që ai as e njeh dhe as e respekton, duke u fshehur pas një grupimi ndjekësish me maska që plagosin dhe djegin çdo javë Tiranën, Lulzimi po kthehet në problemin kryesor të shqiptarëve dhe organeve të drejtësisë.

Lulzim Basha kurrë nuk ka qenë dhe nuk është “sovrani”, kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë pjesë e tij, sepse ai hyn tek oligarkët e politikës së vjetër, hyn tek milionerët e një partie që sa kishte pushtetin, nuk la gjë pa bërë me paratë e shqiptarëve. Ti Lulzim nuk je, dhe nuk do të jesh kurrë pjesë e “sovranit” pas të cilit fshihesh edhe kur nis dhuna në protestë, pasi ti ke qenë, dhe je kundër tij.

Sovrani nuk është ai grupi i dhunës, që dirigjon ti, Flamuri dhe Gazmendi yt, nuk është celula me maska që po tmerron Tiranën çdo javë me molotovë, gurë dhe shashka, pasi sovrani ka folur dhe do të flasë qartë me ty dhe PD tënde, në 30 qershor. E vetasgjesuar politikisht, dhe e mbetur pa asnjë përkrahje si brënda dhe jashtë vendit si opozitë, duket se misionit të Lulzimit, Flamurit dhe Gazmendit të tij trimosh, po i vjen fundi.

Të tmerruar nga sinjalet e shpeshta të ndërkombëtarëve , të cilët nuk pajtohen aspak me rrugën pa krye të një opozite pa krye, grupimi i lulzimëve dhe gazmendëve, ka vendosur të kryejë këtej e tutje aktin e fundit të dramës së paramenduar, duke nisur nga 8 qershori, kur është paracaktuar protesta e rradhës. Kanë vendosur t’ja lënë në dorë “sovranit” gjithçka pritet të ndodhë , duke shpresuar të dalin “pa lagur”.

Kanë vendosur të kryejnë aktin e fundit, sulmet vandale ndaj institucioneve dhe uniformave të shtetit me çdo çmim. Paralajmërimet e Lulzimit, janë përpëlitjet e fundit të një kryetari që nuk përfaqëson më opozitarizmin në Shqipëri, por thjesht një parti, të kthyer në parcelë eksperimentale të “ustait” të vjetër të revolucioneve që pushtetin nuk e ka dashur kurrë me votë, por me dhunë.

12 komente në “Ti nuk je “sovrani” Lulzim”

  1. Drejtesi says:

    Dhuna do te vdese bashke me SB ne kete vend, personazh antishqiptar qe konkuron fort me Enverin per nga gjemat qe i kane bere ketij populli…

  2. REMARKU says:

    shume bukur shkrimi,kjo pyetje shtrohet nga te gjithe :si mundet qe strukturat e drejtesis te heshtin ndaj kesaj barbarie??bllokohen rruget dhe behet sehir,parakalojn tokezabtusit e astirit dike hedhur shashka dhe duke u ren borijeve duke shqetsuar e tmeruar njerzit ne rruge ,femijet tmerohen..perse nuk mbrohet qetsija e qytetareve te tjer qe nuk e duan kete gje? perse? ..

  3. Agimi says:

    Kam nje habi te malle me me politikanet Holandez qe qenkan kaq shume te shqetesuar per krimin shqipetar qe i ka prishur HOLANDEN dhe nuk jane te shqetesuar per qytetarin qe e kane paisur me pasaporte per te djegur Shqiperin ( mbase eshte mire te bejne nje grup parlamentar per ti ja hequr pasaporten HOLANDESE se keshtu nuk ja ndot figuren Holandes) por me duket se i bejne komodo eurot e vjedhura te pastruara ne bankat Holandeze.

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ajo qe te shqetson ,eshte se media ,nuk po mbron demokracine,nga dhuna !
    “Analistet” jane ne mbrojtje te skalioneve partiake.
    Nuk kemi nevoj per analiza,ku tregohet, se kush i sherben me “heroizem” partise !
    Policia te bej parandalimin e mjeteve piroteknike te ndaluara,
    te sekuestroj cdo mjet te tille,ne ambjente e Shqupit,
    ti vere para ligjit pergjegjesit kryesor.
    Sasia e ketij monicioni,i futur ne dogana, duhet te parandalohet .

  5. timo says:

    Luli përfaqëson Babale Partinë. Kaq mjafton për të rëzuar Edi Ramën.

  6. Lira says:

    Strumbullari I te gjitha veprimeve qe opozita ben sot eshte Sali Berisha dhe Lulezimi eshte masha e tij.Te dy kane bere thirrje per dhune dhe destabilizim te vendit nuk e kuptojme pse organet shreterore nuk veprojne po I bejne sehir.

  7. xhoxhi says:

    Si rin prokuroria që nuk i hedh hekurat këtij qelbësire të ndyrë që për të mare pushtetin po tmerron Tiranën.Këtu nuk është punë Rame është punë të mos gjykohen nga drejtësia.Të bësh thirje për luftë tëhedhësh bëmba dhe kapsolle të plagosësh dhe të sulmosh policët dhe prokuroria bën sehir është e pafalshme.Policia mba shtetin dhe shoqërinë dhe sikur policët ti bëjnë naftën dhe të ikin atëherë çdo ndoshë?Lufta.Prandaj prokuroria duhet ti arestojë të zbullojë pse çdo javë bën protesta shkatërruese dhe nuk e luftojnë me votë Ramën.Ramës me nder i hanë munë sepse ai mund të hiqet ose me votë ose nga amerikanët dhe europianët të cilët monitorojnë Shqipërinë dhe jo nga një grusht banditësh dhe kriminelësh.Ata duhet të japin llogari pse veprojnë kështu pse sulmojnë policët në detyre?Çjanë këta pronarë të vendit?Këta duan ndonjë vrasje për të akuzuar qeverinë dhe policinë prandaj prokuroia sa më parë të mara masa…sepse po hodhën mjetet policët të parët do ta pësojnë prokurorët..

  8. Basha, zhdukuuuuu !!!! says:

    BASHA, ik !!!!!!!!??

  9. Ce says:

    Mbajeni nën vezhgim Kryperbindeshin e Shqipërisë Sali Lusha me antitank në dorë sipër tankut tek PD dhe Flamur Herman Geringun komandant i naziskineve të Mamurrasit dhe sharebajgat e leshitdhise se janë në përpëlitjet e fundit në arkivolin e leshelise që po jep shpirt

  10. basha duhej arrestuar , nqs do te kishte prokurori qysh para 3 muajsh

  11. rexha 10 says:

    ME KUJTOHET NJE THENIE: QEVERIA E KAPE LEPURIN ME QERRE.KURSE SOTE LEPURI U BE DOSE ,DHE QERRJA NUKE E MERRE MBRENDA .
    NA JANE BERE TE GJITHE NJELLOJE. TE VETMIT QE KANE NGELUR NE VENDE NUMRO JANE POLICIA E SHKRETE.PO TRAJTOHEN SI FEMIJET E NJERKES ,DHE JO SI MBROJTES TE LIGJIT. FAJI ESHTE I GJITHE I KRYEMINISTRIT SHQIPTARE ME POTURE.KURE NA ISHTE I RI NE KRYE TE BASHKISE SE TIRANES ,MERRTE NJE SOPATE ME VETE DHE BEHEJ TRIMI I MADHE .PO SOTE CFARE TI KETE NDODHUR VALLE ?.CFARE PO PRETE KY NJERI ? KUJTE PO I SHERBEN,?.MOSE PO MENDON QE TI COJE NJERZIT NE VOTIME ME DATE 30 QERSHORE SI MISHE PER TOPE.A DO TE KENE GARANCI NJERZIT KURE TE SHKOJNE NE VOTIME ,PER JETEN E TYRE.APO KA PER E NDODHUR SI NE RASTIN E 21 JANARIT KU U VRANE ME DUAR NE XHEPA 4 VETA.
    PASTAJ TI SHPALLI HERONJE ,APO PISHTARE TE DEMOKRACISE SI NE RASTIN EAZEMIT TE NDJERE . MBASI PASUROHEN QEVERITARET MENDOJNE PER TE SJELLE DEMOKRACINE.NDERSA NJERZIT QE KANE VRARE GJATE PUSHTETIT I BEJNE DESHMORET E ATDHEUT,APO HEROJTE E DEMOS.

  12. zoga e vodices says:

    Te theme te drejten shkrim shume realist dhe sidomospjesa ku thuhet thjesht nje parti te kthyer ne nje parcele eksperimentale e ustait te vjeter te revolucioneve ketu vetem nje ndryshim qe pushtetin nuk e ka fituar kurre me vote por me dhune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje