Meta do jetë nga të parët që do arrestohet nga SPAK, akti i tij për anulimin e zgjedhjeve është nul

9 Qershor 2019, 13:40Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Meta ka rënë në qerthullin kriminal- krimi ndjell krimin.

Qëkurse u shfaq me forcë tragjedia shekspiriane, doli kjo aksiomë që u quajt: krimi ndjell krimin.

Kështu po i ndodh edhe Metës. Duke dashur të shpëtojë nga krimi i vjedhjes që e ka mbi shpinë – se Meta do të jetë nga të parët që do të arrestohet nga SPAK – shkon dhe bën edhe një krim shtetëror.

Ai po kërkon që me një akt administrativ të shtyjë datën e zgjedhjeve, të cilën e ka dekretuar vetë. Dhe data madje është edhe një kërkesë kushtetuese.

Por duhet të theksojmë se aksioma “krimi ndjell krimin” vjen për faktin se i inkriminuari gjithmonë kërkon që me krim t’i shpëtojë ndëshkimit. Kjo po i ndodhi edhe Metës.

Dhe ka folur dje se të hënën do të nxjerrë dekretin e tij antidekret. Domethënë asgjë. Mendon se me asgjënë mund të destabilizojë Shqipërinë që ky vetë të shpëtojë veten dhe gjënë e vjedhur.

Mafia dhe krimi i organizuar ka pasur dhe ka si natyrë terrorizmin për të shpëtuar nga ndëshkimi. Por edhe kjo e Metës është në fakt një akt Terrorist. Akti i tij administrativ, nëse vërtet del, është nul. Është i tillë sepse nuk ka forcë juridike. Domethënë nuk jep pasojë juridike.

Nëse maxhoranca dhe Parlamenti nuk e përfillin. Nuk ndodh asgjë.

Por, a mund të shkarkohet Presidenti për këtë shkelje? Sigurisht që po. Në një vend Perëndimor mund edhe të arrestohej në flagrancë.

Nëse politika e lartë perëndimore e kërkon këtë, sepse do ta quajë një akt destabilizues në një vend sensibël të NATO-s, Meta edhe mund të arrestohet, se maxhoranca dhe qeveria aktuale e ka për detyrë.

Shqipëria është një vend i NATO-s në një zonë me rrezik destabilizues nga ndërhyrja Ruse. Po Metës, Moska ia ka kërkuar? Këtë duhet të na i thotë Uashingtoni.

Po Meta, a mund të tërhiqet? Fakti që nuk e nxori dekretin kërkon që të testojë ndërkombëtarët.

E mira ishte që ta kish nxjerrë dekretin që shqiptarët të shpëtonin nga një i korruptuar ordiner që e kanë dhe President. Po shenjat janë që nuk do ta bëjë.

67 komente në “Meta do jetë nga të parët që do arrestohet nga SPAK, akti i tij për anulimin e zgjedhjeve është nul”

  1. Kronikani says:

    KUR ARMATOSEM UNË EVGJITI…

    ***
    I dashur Ilir Meta!
    Edhe unë që po ju shkruaj quhem si ju Ilir Meta, por jam evgjit dhe, siç mund ta marrësh me mend, ndryshe nga zotrote, jam pak i zi në paraqitjen e jashtme. Para shumë vjetësh, kur isha kalama dhe më çonin në shkollë, shokët, për të më ofenduar, më thërritnin me mbiemrin tim të parë “Muti” sepse, gjyshi im që quhej Mete, kish qenë dikur pastrues i gropave të mutit të qytetit. “Ku je Ilir Muti? Do vish të luajmë o Ilir Muti?” – më thërritnin gjithmonë ata. Kur isha në klasën e gjashtë, aty nga mesi i vitit, desha ta lija shkollën fare, por nuk më lanë ata të këshillit popullor të lagjes. “Shoqja Hava! Po nuk e dërguat Ilirin të mbarojë tetëvjeçaren, do të hani gjobën!” – iu kërcënua një ditë gjyshes sime kryetari i këshillit kur shtyu derën e oborrit të barakes sonë e na pa të dyve aty tek vija e ujit… Ishim duke larë plëncin dhe zorrët e një derri dhe po prisja, që pasi të mbaronim punë me ujin, të ndihmoja gjyshen kur, para se ta hidhte në kusi, do të duhej t’i thurte gërshet zorrët e lara. Po të mos mbaja dy duart e mia të shtrira drejt saj, ajo s’mund ta bënte kukurecin… Unë, nga gjithë ç’tha kryetari atë ditë, nuk kuptova vetëm fjalën e fundit “gjobë”, atë që do të hanim… Por, duke parë fytyrën e prishur të gjyshes dhe kur dëgjova përgjigjen e saj: “Të na hash mutin o kryetar!” e mora me mend se, gjithsesi, “gjoba” duhet të ishte diçka më e pashijshme se plënci dhe zorrët e ziera të derrit. Era e asaj fjale të çuditshme duhet të ishte afër erës së mutit dhe shumë larg aromës së mrekullueshme të gatimit të gjyshes time ezmere që nuk e kursente rigonin për t’ia hequr plëncit e zorrëve grahmën e ndyrë të derrave… “Kur isha e re, kam qenë më e bardhë, por më nxiu jetën yt gjysh, Mete Muti që ngrysej mes mutit e gdhihej me kurva” – thoshte ajo për të shoqin e vdekur dhe e përfundonte rrëfimin për të: “Deshën ta bënin dhe anëtar partie, por ai, si evgjit muti që ishte, iu shmang duke u justifikuar se në parti nuk mund të hynte, pasi u tha se: “Vërtetë kam ton, por nuk kam shprehje””…

    ***
    Gjyshja ime emrin e plotë e kishte Havadane dhe i vinte shumë inat kur dikush ia shkurtonte në “Hava”. Lëre pastaj po t’i vije përpara atë fjalën “shoqe” që gaxhinjtë e Partisë së Punës e kishin në majë të gjuhës… I dukej se e tallnin… Prandaj atë ditë ajo ishte gati që t’ia vishte me zorrët e derrit surratit kryetarit të këshillit kur iu drejtua ashtu si idiot: “Shoqja Hava”… Ajo pranoi të rikthehesha tek shokët, vetëm kur një nga anëtarët e këshillit i tha asaj me të mirë: “Moj Havadane! Çoje djalin në shkollë sa për sy e faqe, sa të duket që vete!..”

    ***

    Gjyshja ime thoshte se nga i ati e kishte pasur llagapin “Kapedani” dhe e qau me lot ditën kur u martua me tim gjysh dhe e ndërroi në “Muti”. Një herë, gjyshin tim Mete, e kishin thirrur të zhbllokonte nevojtoren e kinemasë së vetme të qytetit dhe, si shpërblim, e lejuan të shikonte pa biletë filmin që shfaqej atë ditë… Pasi doli nga kinemaja dhe kishte parë për herë të parë në jetën e tij një film, im gjysh, 16 vjeçar atëherë, ishte sjellur tamam si personazhi kryesor “Raxh Kapuri”: Shkoi e kapërceu avllinë e ulët të barakes ku jetonte bukuroshja Havadane dhe, duke kopjuar melodinë e këngës së indianit Raxh, i tha asaj me të kënduar: “Të dua për nuse moj Havadane kapedane!”… Gjyshja ime, që atëherë nuk i kish mbushur ende të 14 vjeçët, u mahnit nga bukuria e zërit që dëgjoi dhe, aty për aty, vendosi ta ndjekë pas trimin e zi që binte era mut… Më pas u pendua shumë por s’kishte ç’bënte. Ku të shkonte? Për tetë vjet Mete Muti e bëri me dhjetë fëmijë. Që të dhjetë djem… Unë jam i atij të parit fare dhe, që ndryshe nga të tjerët, mbaj llagapin Meta. Më ’91-shin u meremeta disi nga ekonomia, se fitova jo keq nga privatizimi i nevojtores publike që trashëguam nga gjyshi… Më 2011-n ia shita dikujt që më tha se nevojtoren do ta bënte hidrocentral dhe nuk i bëra zë kujt… Paratë, siç ma kishte lënë amanet gjyshja: “O Mete, për vete”, i mbajta të gjitha për vete… Pra, ma mbante xhepi dhe iu drejtova zyrës së gjendjes civile e kërkova që të mbaja për mbiemër emrin e gjyshit, dmth Meta. Pagova dhe, me thënë të drejtën, jo pak… Nëpunësja më la të kuptohej se, që të regjistrohesha si “Ilir Meta” kryetari i LSI-së, do të duhej të paguaja shumë… Nëpër dhëmbë dëgjova vetëm shifrën shtatë… E kuptova dhe nuk e zgjata. Pagova 700 mijë lekë dhe mbeta pa asnjë dysh në xhep. As për të blerë sapun nuk më mbetën më para… Të më besosh! Që nga ajo ditë nuk e kam larë kurrë kokën… Por i kam bërë hallall të gjitha. Shpëtova nga llagapi “Muti”…

    ***

    I dashur adashi im!
    Kam marrë vesh që të kanë zgjedhur President. U gëzova dhe m’u bë qefi shumë. Jo për gjë, por duke qenë në atë post të lartë, me fjalorin tënd, na përfaqëson edhe ne evgjitëve të varfër… Veç kësaj, besoj se do të flakësh tej edhe racizmin ndaj ne lëkurzinjve e kokëpalarëve, prandaj më lejo të të kujtoj nja dy gjëra që ju si President duhet t’i keni parasysh!..
    Ne evgjitët jemi kokë-ulur sepse jemi të ndërgjegjshëm për mëkatin që kemi bërë ndaj Krishtit… Qysh prej atëhere ne akuzohemi se gozhdët që u përdorën në kryqëzimin e tij në vitin 33 i kishin prodhuar të parët tanë zeshkanë… Jemi në 2017-n dhe sot bëhen plot 1984 vjet që, vetëm për atë, ne evgjitët paguajmë haraçin e atij mëkati…
    Ah!.. Për pak më doli nga mendja e ndjera gjyshja ime Havadane dhe një porosi e saj: “Ilir! Mos u kthe në shtëpi pa i hedhur një sy kazanit të plehrave! Ç’të gjesh aty që mendon se na shërben, sille në shtëpi. Edhe mut të jetë… Jashtë hedhurinave jo! Sado të çmuara të jenë. Edhe florinj po të gjesh në rrugë mos i prek kurrë me dorë!..” Tani, ju Presidenti Ilir Meta, jeni i lutur të pranoni edhe një porosi tjetër vëllazërore nga unë Ilir Meta evgjiti: Mos harro, se edhe ty, ashtu siç “Raxh Kapuri” gjyshërit e mi, një film të ka marrë më qafë!.. Ai filmi me Dritan Priftin më 2011-n… (Mos harro! Njerëzit na kujtojnë ende gozhdët tona që kryqëzuan Krishtin 1984 vjet më parë…) Fjalori që përdorje zotrote në atë film ishte tamam si (ndjesë pastë!) i gjyshit tim Mete Mutit …
    Dhe e fundit: Sado lart që të ngjitesh, mos i kërcëno kurrë njerëzit! Mos na thuaj, se pas 25 qershorit, po s’të deshi mender bytha ty, nuk do të dekretosh kryeministër askënd tjetër përveç Petrit Vasilit tënd!.. Mos na bëj thirrje që të armatosemi! Sidomos, me ne evgjitët bëj pak më shumë kujdes, se kur kemi pushkën në dorë ne, nuk dimë se ç’bëjmë?!. Mund të vrasim edhe babanë… Se vërtetë, shprehje nuk dimë të lidhim (siç bëjmë me gërshetin e kukurecëve), por ton kemi sa të të përgjigjemi si (ndjesë pastë!) gjyshja ime Havadane dhe të themi: “Të na hash mutin o Ilir Meta!”.
    Ç’është e vërteta, ne evgjitët jemi pak gojë qenefë dhe lëkurën, vërtetë, e kemi të zezë, por shpirtin nuk e kemi të keq… Prandaj, për të mos ju nxirë sado pak juve, tani që u zgjodhët President, unë po e zëvendësoj llagapin “Meta” dhe po përdor si të tillë emrin e një katundi që ka një minierë me qymyr të zi… Atë të Mborjes e jo të Krrabës, se te kjo e fundit, siç mund ta dini më mirë se askush tjetër ju adashi im, thonë se qymyri kishte ngjyrë të verdhë, si e floririt…
    Me përulje evgjiti, Ilir Mborja.
    ***

    1. FLUTURA says:

      @Kronikani
      ????

    2. Detari says:

      I modh…..sa kam qesh

    3. alban2019 says:

      wooooooooooooow!!!! Super!

    4. Lida says:

      Talent. Ti je shkrimtar, patjeter. Aman, bej nga nje shkrim te tille per cdo figure te politikes. ??

    5. Be-x says:

      Kronikani_- je i madhe, respekt!

    6. Kela says:

      Je i papam kam qesh me lot

    7. lana says:

      Eeee tu kthefte Miniera e Mborjes ne Flori o Ilir Mborja!
      Na shijoj me shume kafja duke te lexuar

    8. Sa per dijeni says:

      ??????? me lot o Kronikan.

    9. Roberto says:

      Ilir Mborja je i madh????. Jam i mendimit qe kete leter t’ja u japim neser per debat anal-isteve te News 24 dhe Ora News si p.sh Ylli Rakipit,Fatos Lubonjes,Andi Bushatit,Artur Zhejit Sonila Mecos se e ka qejf ajo vdes per ate mikun,Bejdo Malos,Koke lopes se Radio Moskes,avokatit te familjes Berisha se e qan ai nga ana juridike po pse jo Agron Markagjonit dhe atij lopcarit Ervin Salianji. Nese marrin dhe Grida Sumen nuk do bejne keq. Kemi edhe nje kokerr deliranti si Ilir Demalia qe flet nga New Yorku a thua se Artur Zhejit i duket vetja se po flet me shtepine e bardhe. C’tju them me shume sec tha ILIR META uuuuu me falni ILIR MUTI por ai MUTI i LSI.?????.

    10. dona says:

      Bravo…..nje koment brilant….

    11. Ben says:

      Na shkruaj ndonje liber o vella.Qenke talent

    12. Petriti says:

      Faleminderit je i shkelqyeshem…

    13. Xx says:

      Njish njish. Perle

    14. Miku i fcb says:

      Komentin tim e shkruaj për lexues-komentuesit e tregimit satirik të z. Ilir Mborja (alias Kronikani). Ilir Mborja, dua t’ju them, është emër i vërtetë dhe është shkrimtar e poet. E kam mik në fcb. Ka këtë stil ironik e therës edhe në komentet apo postimet shoqërore që bën në faqet e fcb. Më pëlqeu shumë edhe mua.

    15. Kruja says:

      Kronikan me stilin e huazuar nga Cehovi ky shkrimi ka vlere por tregohu i hapur me lexuesit sepse ka shume nga ne qe e kemi lexuar Cehovin. Metes nuk i nxihet shume bytha, nuk pjerdh nga ajo ane sepse po te pirdhte nuk e nxinte faqen duke u bere hajdut ordiner.

    16. Kunadhja says:

      Na kenaqe… Pene e holle…

    17. xha teme sateme says:

      @Kronikani
      Me lot e me qurre…….

    18. Alba says:

      Brilliant, ilir muti

  2. SHKELZENI says:

    NUK TE KAM SHUME QEF PO ARTIKULLI ESHTE I SAKTE META DUHET ARRESTUAR PAS TIJE BERRISHA LE KOMPANI

  3. E keqja ne kete vende eshte se ka vetem dallkauke dhe kane vdek burrat.
    E keqja eshte se te gjithe hiqen si patriote dhe te gjithe jane antishqiptar.
    A e shikoni bythecin lul qe kendon hymnin me ze te cjerr si gjeli maj plehut,pasi djeg dhe shkatrron..
    A e ndegjoni baxhelen ordinere qe pergjerohet per popullin(jo per karriket tona thote) dhe shton vilat me hale per macet dhe femijet ne Londer…
    A ndigjoni kryekriminelin komunist te bllokut qe ben thirrje per lufte dhe per gjak si vampir qe eshte….

  4. shqiptar says:

    Dhe ky eshte vllah, coban e do lufte ne Shqiperi e te haje pushtet e para si hiene.

    1. katarakti says:

      Pse eshte vllah e çoban? Sepse quhet Spartak Kiço Ngjela? Po te quhej Mhamut, Kasem, Zyber etj etj do te ishte shqiptar?_

    2. shqipo says:

      Ti “shqiptar”
      nuk je shqiptar
      se je CAR!

  5. luani says:

    Avokat. Rralle here te kam thene bravo, por kesaj radhe vertete e meriton.

  6. Londer says:

    Iku ne pith te sèmes edhe likja.

  7. rroku says:

    Nuk eshte faji i Ilir FLORIRIT z. Njgjela por i Ed palles qe beri hajdutin president, perse mos ishit ju president…..??

  8. Operator1 says:

    Po ik o avokat ngjala e gjinkalla se le kokrren e nomit je bo riva riken fare je shum qesharak vetem prralla trregon tere jeten or bole sa ke saliu e sa ke rame ngele duke e shit bythen tashi sta var me asnje edhe keput brrocukulla je dhe avokat zoterote por edhe nga juridiku je pyke vetem llafe e pallavra boshe ke

  9. Landi says:

    A ishte ky qe me 21 janar tha se mund te vriteshin edhe 13 mije? Po tha ky se Meta nuk do e nxjerre dekretin, eshte e sigurt qe do e nxjerre.
    Beson njeri se ky perfaqeson SHBA-te ne Shqiperi? Po ky na tha se Amerika do bente Rudina Hajdarin kryetare te PD-se dhe…asgje nuk ndodhi. Pra per SHBA-te ky nuk ekziston fare!
    Mendoni te ishte bere ky minister drejtesie se cfare do kishte ndodhur!
    Rama nuk mund te ndryshoje dekretin e presidentit, aq me teper qe e ka zgjedhur vete. I duhet Gjykata Kushtetuese. Ne vendin tone nuk ka nje te tille. Dhe nuk mund te ngrihet pa aprovimin e Presidentit.
    Ai ra ne gropen qe hapi vete.
    Kurse Spartak Ngjela nje avaz ka, askush nuk e beson, sidomos ne Korce…

  10. Riojam says:

    Hajduti. …te arrestohet!

  11. Vangjeli says:

    Te lumte goja avokat Ngjela.Arrestimi i Metes do te jete nje shenje e qarte e pjekurise se demokracise ne vendin tone.Arrestimi dhe cuarja e tij para drejtesise do te hape nje faze te re ne jeten demokratike te vendit tone.

  12. Tropo says:

    Alende I date. ..marrte me vete lulin dhe Salen. ..so monika nuk pjerdh si rebele. .

  13. xhoxhi says:

    Që të qetësohen shqiptarët duhet të fillojnë arrestimet.I pari Berisha,pastaj Meta,pastaj Basha e kompani dhe të na shpjegojnë pa demokracinë e tyre.Ku e kanë lexuar që duhet shkatëruar vrarë për tu kthyer në pushtet?Do mare guxim ndenje prokuror apo jo?Është moment që ndenje prokuror të behet hero dhe të shpëtojë Shqipërinë nga këto qelbësira…

  14. Life is game says:

    Flm KRONIKAN ose ILIR ” MUTI”!

  15. Ilir Mborja says:

    Nje shkrim shume i madh i Avokatit qe ndonjehere flet dhe “ marrëzira “ Por natyrisht komenti I @ kronikanit eshte nga me te bukurit qe kam lexuar ndonjehere.

    “Je suis evgjiti”

  16. Shaqo says:

    Fantastik kronikani, asgje avokati para tij, kronikani artikulli, avokati komenti.
    E ke telendisur me keq se Merua, bravo.

  17. ANDONI says:

    PO.ILIRI A DO TA KUPTOJE .SHKRIMIN BRILANT.
    APO SKA ME E LEJU MONIKA
    TE PAKTEN LE TE QESHI

  18. Shvejk says:

    Kronikan te pershendes dhe te ftoj te vazhdosh te shkruash keshtu, madje dhe me emer e mbiemer. Pavaresisht se tema e shkrimit tend vertitet rreth mutit, te jesh i sigurt qe tingellon me e fresket se analizat e Zhejit, Bushatit e kompani.

  19. A a…vajte ne gop te skraparlleshes o Ilir Mut Mavria, se i thane sateme ate dite qe u ngjize ti, mos ta lante pocarin
    me rraki te sapo dale ballkazani ,po ajo, jo qe jo thoshte ” dua te me vine med e gopit verdalle” dhe ja cna beri , ne la kismet ty, te veremosurin , asaj i erdhen verdalle mend e gopit, ty po te vine verdalle kafazi me shufra hekuri. Gojet e liga thone se, Mona ka kohe qe e pecellon pocarin neper cepat e pallateve dhe se jini divorcuar ….nuk e di gojet e liga e thone

  20. Arifi says:

    O Kronikani !! Je i madh. Kam qesh me lot..

    1. Kostanca says:

      E ka shkrujt kaq bukut sa e ka qa o zot te lumte ajo dore

  21. Love Live Life says:

    Ju lutem, vendoseni komentin epik të “Kronikanit” te artikujt e webit tuaj. Ilir Mbirja – TI VLEN?

  22. Remi says:

    Do jetë dita ma e lumtur për Shqipërin nese arrestohet Ilir Floriri ,Sali Berisha dhe Lul Basha

  23. pokeristi says:

    Z.Mero!
    Vetem nje keekese kam.
    Komentin e kronukanit,mundesisht neser vere ne editorialin e Temes,lere gjithe javen,kaloje te antena dhe lere aty deri ne nje korik.

    1. Niko Shpiragu says:

      Te lutemi Mero, bej sic thote komentuesi”pokeristi” Sa per z. Ngjela, bravo i qofte.

  24. ermiri says:

    Bukur avokat.

  25. pokeristi says:

    Taku!
    Sakte dhe korekt.Jane momente decizive per ecurine e reformes teresore ne sistemin e drejtesise dhe faktor primar per ecurine e demokracise ne Shqiperi.
    Eshte detyre e cdo shqiptari patriot te prononcohet hapur,eshte obligim i domosdoshem per cdo intelektual per me teper profesionist te flasin hapur dhe te demaskojne hordhite shkateruese te Xhingis-Kahnit nga Vicidoli

  26. Demokrati says:

    Ha ha ha haaaaa kam qesh …….bravo kronikani dhe bravo avokati.
    LIke floriri duhet te shkoje para drejtesise….eshte bere pale me Lulinn e Monen qe duan te marrin pushtetin me dhune e shpifin brockulla….mendojne se i beson njeri …sepse ashtu eshte instrukruar nga plaku “Mere”….kryekrimineli SAL RAM BERISHA

  27. MH says:

    Keto peshkaqej te qelbosun me thirrjet “mos bindje civile) tu vihen hekurat dhe te arrestohen me vullnet e ndershmeri me “bindje civil” se na kane trazue zemren dhe shpirtine gjithe kohen e tranzicionit e posace keto 5-6 muaj te keti viti 2019.

  28. Koba says:

    Z.Mero po na mban gjalle dhe ne jete me mundesite qe na jep per te shprehur mendimet tona.Pergjithsisht e mbeshtes Z.Ngjela.Inshallah i degjon perendia Profecite e Tij.Duam ti shohim pas Hekurave te gjithe tradhetaret dhe te korruptuarit si Likja,Saliu,Lul-Sumkapuci ,Mona Baxhella dhe te tjere dhe te tjere.

  29. Shkodra Loce says:

    Hajde SPAK,ardhsh si vera…!

  30. Land says:

    Masturbimi eshte i lejuar, jo rralle i keshilluar edhe nga mjeket.
    Duroni, kete jave do shihen dhe kuptohen shume gjera. Po Presidenti nuk do shkarkohet, neser do nxjerre dekretin dhe do vazhdoje te pershendetet nga aleatet europiane.
    Brockullat e avukatit Ngjala, ai eshte avokat qe nuk ka fituar qofte edhe nje gjyq te vetem, do vertetohen si brockulla te porositura nga Rama.
    Reagimi i politikaneve gjermane, shkrimi i revistes Spigel qe e goditi prape Ramen, njelloj si Bild, do ia ulin turravrapin.
    Ku jemi katandisur qe merremi me nje te mare si Spartak Ngjela.

  31. Realisti says:

    BRAVO AVOKAT NGJELA.
    LIKE FLORIRI SHKELI KUSHTETUTEN.
    DUHET TE VEJ NE BURG.
    KETU DO E TREGOJ EDI RAMA SA BURR SHTETI ESHTE. SE LETRAT I SHKRUAN MIRE.
    SHTETI KOMBI NE KETO MOMENTE DO MENDJE POR EDHE BYTHE TE FORTA.
    LE TE PRESIM ….LOJA TANI SA KA FILLUAR.!!!!!????

  32. Ralfi says:

    Avukati kujtoi se u be deti kos dhe tha te fus edhe une lutem ta provoj çar shije ka, por I doli mut. Ishte pergatit te merry ca keshilltar nga votimet se per te zgjedh ska hedh njeri quartet ketij. Ky trap ka ngel si mut s qe i zoti te krijonte familje shamikuqte e pjerdhur presin qe ky te drejtoje shtetin.

  33. Koba says:

    O Land ke Ejakuluar me Tepri.Neser do te degjosh per Tope Madhin e LSI.Do te pshurret ne Poture.Ka 4 vjet qe u thote bashkepuntoreve te vet :NUK ME DO AMERIKA!!! Po ne fakt Amerika nuk e do se eshte Hajdut ,se eshte i korruptuar ,se eshte i lidhur me Ruset dhe Serbet.Ne tullum e Ka.

  34. spesialisti says:

    Kronikan..te lumte…por kuj ja thua…
    Brilante dhe shume ç’lodhese…

  35. Kunadhja says:

    Na kenaqe… Pene e holle…

  36. Pati says:

    Krye veper .. Kam qesh me lot..

  37. Marigoja says:

    Shkrimi eshte brilant, por vlera me e madhe e tij eshte tek parashikimi dhe aktualiteti i tij i jashtezakonshem. Merita e Kronikanit eshte qe ai i parapriu me kete shkrim te gjitha ngjarjeve qe ndodhen me pas. Trima mbas beteje behemi te gjithe, por trim i vertete eshte ai i betejes.

  38. Land says:

    @Koba…qe perdor pseudonimin e Stalinit…je qesharak ne argumente, aq sa je dhe injorant!
    Meta eshte kapur me nje bllok ne dore prej 700 mije euro. Rama eshte kapur me nje biblioteke te madhe qe po shkon ne nje miliard dollare. Rama po e falimenton kete vend, kete e dine tashme shume njerez, jo me kot sondazhet e IPR Marketing, te cilat e nxirrnin fitues me pare, tani e japin humbes.
    Te shoh shoesh ne komente dhe je midis komentuesve qe paguhen nga Rama. Jeni te njejtet emra ne cdo faqe interneti te gazetave te ndryshme. Ja, edhe ne 11 e 30 te nates, e bere detyren.
    Masturbimin e ke te zakonshem cdo dite. Edhe une, biri i Perendise, ejakuloj por ne nje akt normal te dashurise dhe jo duke i bere gojore pushtetit.
    Une jam per ndryshim te Kushtetutes se vitit 2008. Ti dhe Rama nuk jeni…prandaj vazhdoni masturbohuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje