"Një mik i mirë në ditë të vështirë"

10 Qershor 2019, 13:47Blog TEMA

Nga Bedri Islami 

Sali Berisha për mikun e tij të sotëm Ilir Meta.

Sali Berisha ka thënë:

Për PD, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura.

Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllavërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve.

 Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit).

Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve”.

Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve”.

Për hetë të parë Sali Berisha ka akuzuar Ilir Metën për vjedhjen e floririt në Krrabë, nga ku dyshohet se buron një pjesë e pasurisë së Ilir Metës.

“Në qoftë se dikush mendon t’u vjedhë floririn shqiptarëve dhe të lajë duart si Ponc Pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogari të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës. Ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri”.

Si shumë për ngjarje të tjera, edhe për këtë skandal, një ndër më të rëndët në historinë e pluralizmit shqiptar, nuk ka asnjë përgjegjës.

2 komente në ““Një mik i mirë në ditë të vështirë””

  1. julio says:

    E tha, po kujt ja tha. Se Vasile e sorrogate dhe kamikaze ka meta, por fundi erdhi, o sot o kurre, drejtesia dhe haku i fukarase nje force mbi ate hyjnoren, se zoti vonon por nuk harron, nese zoti do harronte per nje çast Ilir meten se si bente presione dhe shantazhe ndaj njerezve qe donin ta benin Shqiperine, atehere njerezit do te besonin se Ilir Meta, ka korruptuar dhe vete zotin.

  2. j says:

    Punë malokësh,gjellë e pështirë qensh ballkanikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje