Van Dami jonë kundër të gjithëve

Nga Sokol Balla*

Kriza aktuale deri të martën, kishte një pikëpyetje të madhe: kush e nxiti atë? Kush shtyu Opozitën në aksionin e saj ekstrem politik të djegies së mandateve? Kush I dha idenë të braktisë zgjedhjet? Dhe me e rënda: kush po e fut atë në kurs total përplasjeje me Perëndimin? Dhe për cilat arsye?Teoria konspirative sot u vërtetua. Jo thjesht nga darka e Doktorit me Metën dhe pranimi që I ai I bëri asaj publikisht. Por nga argumentet që kreu I shtetit përdori të martën në daljen e tij të dytë publike në 24 orë, pasi kreu për herë të tretë në gjashtë muaj një tjetër akt të paprecedentë ndaj kushtetutës: shfuqizimin e zgjedhjeve. Basha tha sërish të martën në darkë të vetëve, se shfuqizimi i dekretit ishte fitore e Opozitës. Por në dritën e asaj që tha presidenti të hënën dhe të martën, më lehtë është të besosh se në Tokë ka alienë. Përse?

Të thuash që Basha detyroi Metën të ç’dekretonte zgjedhjet është një gjë qesharake. Që mund ta detyronte Monika do ishte më e besueshme, por të gjithë e njohim Metën. Meta nuk është reaktiv, por aktiv. Meta nuk është pasoja. Është shkaku. Meta e tha vetë. Ai paska bërë dekretin vetëm pak minuta para protestës dhe i kishte telefonuar Bashës për të qetësuar “uraganin” e opozitës. Por fjalori i tij i 24 orëve nuk lë dyshim se është ai Lideri i Vërtetë i kësaj lëvizjeje. Megjithëse njerëz pranë tij prej javësh tentojnë ta portretizojnë si të mërzitur për djegien e mandateve dhe absolutisht kundër tyre, këto dy ditë ai tregoi se është më shumë i mërzitur se në aksionin opozitar, ai është i vetmi institucion që e mbështet, brenda dhe jashtë vendit. Një aksion që në fakt nuk lindi në 16 shkurt, por që në janar, kur kreu i shtetit me një praktikë jo bindëse dhe të dyshimtë kushtetuese, u fut direkt në konflikt me kryeministrin për dekretet e dy ministrave, duke zgjuar opozitën e fjetur që dështoi të krijonte një uragan me të vetmin skandal të provuar të qeverisë, atë të Astirit.

Por tani së bashku me dekretin për anulimin e zgjedhjeve, ai krijoi për herë të parë precedentin e ri: që një kryetar shtet bashkon retorikën politike me aksionin institucional. Një gjë që nuk e bëri paraardhësi i tij, Nishani e nuk guxoi ta bënte as Berisha gjatë 7 viteve si president. Meta shpëtoi aksionin opozitar, pasi me dekretin, ai e çoi konfliktin nga politik, në juridik. Meta mori përsipër pasditen e të martës të thoshte publikisht atë që në korridoret e opozitës flitet nën zë: qëndrimin kundër ndërkombëtarëve e veçanërisht Uashingtonit, për mbajtjen apo jo të zgjedhjeve në 30 qershor. Edhe këtu Meta me një guxim shqiptari (ose të marri varet nga këndi i vështrimit) mori përsipër që këtë retorikë anti-amerikane ta bënte publike.

Bile nën petkun e Presidentit të Republikës së shtetit të 52-të të pashpallur amerikan, shqiptarëve. Një retorikë e një presidenti shqiptar kundër Amerikës daton kohën e Enverit. Ndoshta i fundit që sulmonte amerikanët nga pozitat e kreut të shtetit, ishte Haxhi Lleshi. As Ramiz Alia nuk guxoi ta bënte si President në vitet 1991-1992. As Berisha nuk guxoi ta bënte këtë, por nxori Bashkim Gazideden të akuzonte amerikanët se po përziheshin në punët e shtetit dhe se ishin shkaktarët e 1997. Por duke njohur Metën, vështirë që të jetë Luli që ta ketë bindur edhe për këtë.

Sepse të martën pasdite, Ilir Meta bëri ofertën finale: të largohej pasi të zgjidhej kriza. Dhe ai e lexon krizën siç e thotë përmendësh Basha. Ai nuk iu përgjigj pyetjes së Thimi Samarxhiut se çfarë ai paska negociuar me Bashën që të tërhiqej, kur dihet se Basha ka vetëm një pikë që duhet të tërhiqet që palët të ulen në tryezë: fjalinë të ikë Edi Rama. Në fakt Meta s’mund të negociojë me Bashën një fjali që ai e ka vënë vetë në fjalorin e kreut të PD, si një kusht të pamundur në ekuacionin e krizës dhe që bën të pamundur çdo negociate Rama-Basha.

Sepse ai, më shumë se të gjithë, u mërzit kur Basha bëri marrëveshjen me Ramën në 2017-n, në kohën kur Rama ende ishte zyrtarisht aleat me LSI. Kur ai hante darkë me Bashën dhe i thoshte “nesër do vij në çadër”, por në fakt shkoi te Pazari I Ri dhe mbylli pazarin e vjetër për zgjedhjen e tij si president. Në kohën kur ai zgjidhej president nga Rilindja, por pastaj u fut në fushatë për të nxjerrë në opozitë ata që e zgjodhën në majën e shtetit. Ilir Meta është në krye të lëvizjes opozitare, pasi ai s’mund të lejojë Lulin të jetë negociator për çështjet e familjes së vet. Ndaj loboi për vendosjen e Nishanit në një post vendimmarrës në PD, si garanci për mosbërjen e pazareve të tjera Basha-Rama, duke tërhequr në këtë paranojë edhe Sali Berishën, që është edhe ashtu shumë paranojak për familjarët e tij.

Ndaj kur dëgjova se paska bindur Kryemadhin dhe Bashën të mos bëjnë protestë të dhunshme me 8 qershor, unë e besova Presidentin tim. Sepse më në fund në subkoshiencën e tij, ai na tha të gjithëve, se nuk e kishte bindur bashkëshorten dhe aleatin e saj më herët, jo se s’mundej, por se s’donte. Por tashmë gjërat kanë shkuar në një pikë kritike. Zgjedhjet po afronin dhe ndërkombëtarët mesa duket kishin arritur një sukses jo të vogël: të bindnin Bashën dhe Kryemadhin që t’u thoshin shefave të tyre politikë, Berisha dhe Meta, se dhunën “nuk e bënin më dot”, sa kohë që Uashingtoni do t’i quante ata fajtorë nominalë.

“Spurdhjakër”, do ketë thënë Meta. “Tani do më shihni mua”. Ashtu siç thuhet u tha të dyve që në 16 shkurt. Se nëse dështonin ta hidhnin Ramën atë ditë, atëherë do të dilte vetë në krye të protestës. I fali e toleroi për pesë muaj. Por mesa duket pilafi nuk mbante më. Arsyet e vërteta i di vetëm Meta. Nuk e kuptova përse tha “nuk kam frikë”, kur i përmendën gazetarët ngritjen e SPAK (çuditërisht një ngritje që përkon edhe ajo me fundin e qershorit). Që është trim e dimë, por nuk thotë asnjëherë se përse nuk ka frikë. Që është trim e ka treguar gjithmonë në politikë dhe jashtë saj. Kur Gruevski iku si legen nga Maqedonia, Meta nuk e fshehu marazin për ish mikun e tij dhe tha fjalinë legjendare: “Burrat nuk ikin dhe nuk i frikësohen burgut”. Meta ka dhënë gjithmonë spektakël kur ekzistenca e tij politike është vënë në dyshim.

Në 2001 kur iku nga kryeministër, por shkarkoi kryeprokurorin që po hetonte ministrat e tij. Në 2005, kur Nano desh ta zhdukte nga politika, por e nxori atë vetë. Në 2009 kur Rama tentoi të njëjtën gjë dhe për pak humbi dhe PS-në. Në 2017, kur kësaj tentative të Ramës, iu bashkua edhe Basha, por edhe ky përballë Ilirit, desh shkatërroi PD-në. Paradoksalisht sot i ka këta me vete dhe përballë në dukje ka vetëm Ramën. Por çfarë rrezikon atëherë Meta që është kaq aktiv, kaq agresiv dhe kaq i gatshëm të shkelë Kushtetutën? Ka vetëm një përgjigje dhe këtë na e tha sot ai vetë. Janë këta ngatërrestarët e huaj: OSBE, SHBA (dhe vonë, pasditen e të martës edhe vetë Jean Claude Juncker). Por Meta i ka dalë edhe atij përballë si Jean Claude Van Damme dhe është gati për përplasjen finale. Në të shkuarën të tilla beteja i ka fituar. Këtë të fundqershorit akoma. Dhe s’i referohem asaj të zgjedhjeve. Jo të gjitha gjërat zgjidhen me dekret. Dhe sa për luftë? Atë e fitojnë gjithmonë amerikanët.

Van Damme kundër tyre fiton vetëm në filma.

*RealStory

REMOTE_ADDR:[]

26 komente në “Van Dami jonë kundër të gjithëve”

  1. turi says:

    Hahaha Portret me te sakte e me te bukur nuk o behet dot , portret floriri per Like floririn

  2. FLUTURA says:

    Se njeriu eshte njeri dhe nje dite do t’i vije fundi…
    MAJAKOVSKI

  3. Deshmitari. says:

    Kesaj i them analize une…te flasesh per ato qe nuk duken e nuk thuhen ne mejhanet mediatike. Analize e shkaqeve dhe levizjeve te verteta, jo ato qe propagandohen bajatshem perdite
    Ato qe intuita popullore i ndien thelle por nuk arrin ti artikuloje… Bravo z. Balla! E ke zberthyer Like floririn deri aty ku i dhemb me shume. Aty duhet rrotulluar thika me shume. Tek nervi qe ngacmon SPAK-u.

  4. Nikolini says:

    Te lumet sokol shume analis e Saket por shpresoj ksaj rralle ilir hajduti the sali vrasi te marrin denimin e merituar

  5. Klorea says:

    Po Sokol!
    Me qarte dhe me sakte se kaq, veshtire ta thote nje tjeter.
    Te gjithe e dinin, e dinim por askush nuk e thoshte.
    Ky na qenka ” luani,, !
    Ka tepruar zullumi me kohe !!

  6. Rezi says:

    Me pelqeu Balla…me kete je futur ne treshen e arte te gazetareve….Bollino, Minxhozi, Balla….

  7. e verteta says:

    Sokol,
    Njihemi bashke qe nga Klani i diteve te para e me tej te News24 kur moderoje nje reality show….
    Pa shume fjale desha te te them se je nga te paktat pena racionale, objective me vokacion te djathte.
    Per ty para, te qenit i djathte apo i majte vlen me shume analiza objective dhe referenca karshi fakteve.

    Bravo Koli!

  8. Seli says:

    Sokol njw analize perfekte. Bravo.

  9. shqiptar i vuajtur says:

    Saliu ka mbaruar ose me mire te themi “shpetoi”,(per kete pyesni profesor PETRELEN).Ndoshta ky eshte shkaku qe presidenti
    nga peshengrites eshte kthyer ne “balerin”qe cdo dy tre dite ben pirueta para publikut?

  10. Alb says:

    E ke bere analizen sikur shvesh qepen shtrese ps shtrese. Tani po i shohim te gjitha. Bravo!

  11. Gani says:

    Ja dallimi, si Nata me Diten, e nje real gazetar /analist dhe chicken shit, si rrakillari and Co.
    Gjithmone realist….!

    1. xx says:

      Vetem nje gje eshte uleritese ne kete mes? ::: qe as shtypi e asnje tjeter nuk i ka dhene rendesi faktit qe Meten mund ta kapin tek konflikti i interesit.Pse nuk ja dha partine atij mostres ,Vasilit,apo kishte frike se si mund te rridhnin ngjarjet dhe i shkiste LSI nga duart.Por te gjithe shqiptaret i beri budallenj qe e lejuan kete gje.

  12. Urjah Hipi shqiptar-like floriri says:

    Brilante! Kalim ne skanerdhe cfare skaneri,i modelit te fundit ,i sheikut te skraparit,poseduesit te floririt shqiptar (Pyesni Saliun per kete,se ai i thoshte ne 1998-ten like floriri…),te pacipit te videos se 7%-shit.Eshte duke u hequr si trim,sepse e ka siguruar nga Rama me firme dhe vule futjen ne kushtetuten e re te amenduar qe ceshtja e tij nuk mund te rigjykohet me synimin e rendimit te pozites se tij.Eshte shejtan budalla dhe Rama e ka ngrene sapunin per djathe me Liken,pavaresisht se thote qe eshte tre levizje perpara tij.Likja ka arritur ne finish,kurse Rama sapo ka bere hapat e para ne gare.Te gjitha ndryshimet kushtetuese jane per te tjeret o Rame…jo per liken,se ai e ka kaluar lumin tashme dhe i ke ngrene me nder mutin.Te tjeret po,qe s’kane hyre ne lume apo sapo kane hyre.Likja trimohet sepse ja ka lene pendet ne dore popullit dhe Edi Rames.U ka thene by bye! Ndaj eshte trim like pehlivani,sepse e di qe ceshtja e tij eshte vendosur te mos rihapet…deri me tani.Por me vone,them une,nuk ka mundesi qe te ndryshohet ai paragraf i shkruar ne ndryshimet kushtetuese dhe kete mafjoz te tipit Espinoza ta shohim para gjykatesve te rinj?!!!!! kjo duhet pare avash avash dhe ky mut i pegere te perfundoje ne burg,megjithese ka dhe ceshtje te tjera ku implikohet ky lepurush i pjerdhur koketul,ka ate te cezit te hapur akoma…pervec pasurise miliardeshe qe ka bere gjate ketyre 30 vjeteve,pasi erdhi nga skrapari me nje valixhe druri dhe ky si Sali serbi e me nje pale pantallona te perdorura brenda.Kurse sot eshte bere njeriu me i pasur ne shqiperi dhe jo vetem e tallet me para e me popullin shqiptar.Me procesin e vetingut shume gjyqtare e prokurore jane skualifikuar per ndonje dokument te pasakte pasurie apo para te pajustifikuara.Po ky mut,qe ka bere miliarda per disa breza,do dale palagur,bashke me te cmenduren,qe eshte per tu lidhur,gruan e tij?A ka mundesi te ndodhe kjo ?Sa per kushtetuten,ai lere se c’thote,e di Berisha se sa e respekton ai dhe e shoqja kushtetuten,e ka per ta vene nen bythen e tij te pegere.E keshtu tall bythen dhe me shqiptaret ketu e 30 vjet ky bythepegere mafjoz i tipit Urjah Hip,te cilet i etiketonte si kokepalare,kur u ngriten per shkak te tij ne demonstraten e 21 janarit e ti vriste kapobanda akoma i padenuar i ketij vendi,agjenti i UDB-se Berishovic.Problemi i tij i vetem jane keta ngaterrestaret e huaj,amerikane e europiane,te cileve si Urjah Hipi i politikes sone qe eshte perpiqet qe tu rrembeje ndonje premtim qe nuk do e gjeje gje ate si person dhe vrromen qe ka per grua,pavaresisht se eshte nje e cmendur e veshur me rroba te shtrenjta,gati per ne spitalin 17 te Vlores.Asnje hap pas ndaj ketij shefi politik te Monikes dhe shefit politik te Bashes e gjithe banditeve te grumbulluar ne PD,te cilet pergatisin trazira ndaj zgjedhjeve e pengimin e rrugetimit te shqiperise drejt bashkimit europian.

  13. drino says:

    Kol Balla je gjgand, kjo eshte gazetari e vertete…..
    Meso o Yll gagaci…..

  14. Inxhinjeri says:

    Bravo Sokol,me kete shkrim brilant e me kete analize te sakte ke treguar nivelin tend si gazetar,si njohes i politikes shqiptare dhe i kulisave te saj.Duke u fokusuar mbi figuren me tipike e me okulte te saj ,qe me ndryshimet politike e ekonomike ne vendin tone, i ke bere nje skanim me te gjitha pamjet e mundeshme kesaj politike te mbrapshte qe luhet ne kurriz te ketij populli nga keta zuzare qe mendojne vetem se si te sundojne kete vend nepermjet pushtetit qe u sjell para e parave qe u sjell pushtet.

  15. faro says:

    Shumë interesant!
    Të LUMTË!

  16. Vjosa says:

    Shkurt dhe sakte. Nje gazetar qe nuk shkruan dokrra por radhit fakte dhe te verteta. Ky eshte Sokol Balla

  17. Tironsi says:

    Urja hipi shqiptare… ja ke futur kot fare, Rama po e luan ne tel, i ka vene kundra te gjithe nderkombetaret nga BE e deri ne AMERIKE.
    Te gjithe zhulsat e kazanit u munduan ju versulrn, e baltosen, e ofendojne sipas tyre neper studio por ai nuk e uli koken. Ju tregoi se Perendimi eshte me te eshte me popullin shqipetare.
    Me duket se do ti hedhi ky popull ne balte te gjithe plehrat politikan e gazetare qe bejne genjeshtren te vertete dhe plasen duke u tallur me ne.
    Mallkimet e NERITANIT shkofshin te gjitha per ta, gazetaret e kazanit dhe per ata politikan qe vdesin te cojne ne kaos vendin per te mbajtur pushtetin.

  18. Ali Pasha says:

    Hahaha me kujtohet filmi kur te kapen duke i rene me dore hahaha…

  19. Realisti says:

    SOKOL NJE BRAVO E MADHE.
    JE SHUME I SAKT NE ANALIZE KONKLUZIONE E PARASHIKIME.
    JE GAZETARI ME I MIRE . I KTHJELKET DHE ATDHETAR.

  20. Po cfar Van Dami ore ?? Ky eshte Don Kishoti i Shqiptareve Ato qe ti ja permend si fitore jane konjuktura politike qe per fatin e keq te gjithe shqiptareve ne ate periudhe ishin ne favor te tij ??? Kuptohet kur ai mezi kishte 4 deputete dhe ata te blere ..!! per shkak te tradhetise qe i beri te majtes ja dha pushtetin krimineleve te kryekriminelit sali …ky i fundit ja shperbleu duke i dhene 20% te pushtetit dhe meta pa shume veshtiresi kete 20% perktheu ne vota .duke mare afersisht 20 deputete …. ky likja le ti mare tani ate nr deputetesh kur nu7k ka asnje shans as ti mashtroje shqiptaret per vende pune ????

  21. MAJAKOVSKI says:

    Me se I kendshem. Sakte dhe bukur.

  22. anonim says:

    ndoshta ne shkrimin e rradhes do mund te jepni nje opinion per Motivacionin !!!! Si ka mundesi qe po i njejti personazh gjendet rregullisht ne qendrat e krizave politike sot e 30 vite???

    1. anonim says:

      dhe mbas çdo” Krize”, i drobitur, fëmijët e tij pa ushqim e strehë, mjekër dhe flokegjatë në kerkim te Shkurres Në Zjarr që flet në mal (si Moisiu), ose në bregdet, duke pritur që të hapet oqeani, dhe të çojë popullin e tij të shumëvuajtur nga perandoria Romako-Gjermano-Franceze- drejt Tokës së Premtuar….!!!!!!!

  23. shpetim says:

    Bjeri me dore tastieres o Kol. Po Van Damme neper filma ka lujt rol amerikanesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *