Lirojeni këtë vajzë, sa pa na mbuluar turpi të gjithëve!

14 Qershor 2019, 18:20Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Sot më shokuan dy lajme: Arrestimi i Suela Mustës dhe shkarkimi i Idriz Mulkurtit

Suela Musta, një vajzë, simbol i vuajtjeve në komunizëm, kolege gazetare dhe anëtare e AMA-s. Na doli bashkëpunëtore me bandat e Elbasanit, sepse në AMA ka votuar që Çapajt të marrin licensë për një TV Cabllor në Elbasan.

Nuk ka ende shumë detaje se çfarë ka bërë Suela dhe një tjetër koleg i saj që është shpallur në kërkim. Policia nuk dha shpjegime, as prokuroria. Por ne kemi nevojë për këto shpjegime. Pasi Suela nuk u kap duke shpërndarë drogën e Çapjave, as duke vrarë ndonjë anëtar të bandës rivale.

Mbi të gjitha, licensën nuk e japin vetëm dy anëtarë të AMA-s. Dhe mbi të gjitha akoma, mos vallë ata të AMA-s do të duhej të dinin se çfarë aktiviteti kanë njerëzit që kërkojnë një licencë për të rishpërndarë internet dhe kanale televizive (kabllori nuk është stacion televiziv që prodhon e transmeton lajme)?

Po ata që i kanë dhënë Çapjave licensë për të ndërtuar dhe ushtruar aktivitet në një kompleks gjigand shërbimesh, mos vallë duhet të shkojnë në burg për këtë? Kur Çapajt nuk i arrestonte policia, apo i arrestonte në darkë e i lironte në mëngjes, çfarë do tu bënte Suela?

Lirojeni këtë vajzë sa pa na mbulur të gjithëve balta e turpit të kësaj drejtësie!

E dyta, gjykatës i krimeve të rënda, Idriz Mulkurti, u shkarkua se nuk justifikonte shlyerjen e një kredie 26 mijë Euro dhe se kishte mashtruar me qeranë e shtëpisë në Tropojë, ku kishte thënë se merrre 300 Euro në muaj, por në Tropojë qera është më lirë.

Faqja e zezë e vettingut. Dëbuan gjykatësin që mori kurajën dhe dënoi Dritan Dajtin, kur të gjithë të tjerët, gjykatës, prokurorë e avokatë, me një sms kërcënimi futën kokën nën poture dhe dorëzuan dosjen për 7 vjet me radhë.

Idriz Mulkurtit kriminelët i futën vajzën në kurth, ia treguan foton në sallën e gjyqit e ai nuk u dorëzua, por vendosi dënimin me burgim të përjetshëm duke e shpëtuar drejtësinë shqiptare nga dështimi më i madh në historinë e saj, qëkurse ka lindur.

Pikërisht këtë gjykatës e dëbuan, për aq para sa një koleg i tij në Vlorë, të cilin ky vetting e rikonfirmoi, ia lë bakshish kamarierit për “pordhë” kur shkon nëpër kazinotë e botës.

34 komente në “Lirojeni këtë vajzë, sa pa na mbuluar turpi të gjithëve!”

  1. Gazetamutet says:

    “nuk e dime cfare ka bere Suela por lirojeni”

    1. Merita says:

      Turp Mentor Kikia per poshtersite qe shkruan. Ajo eshte e pandehur per krim. Kaq mos e zgjat. Kush je ti qe ve ne dyshim lihjin.

  2. ELBASANI says:

    E DREJTE TE LIROHET SE E NJEH TI PO JETEN TI NUK JA NJEHE SHOKU NDAJE LERI EMOCIONET…
    SE ES JEUNE JAM NJE KOMSHI NE BURGE THÈME LIROHENI DHE AI TJETRI KESHTU ME RRADHE LERE DREJTESIN TE PUNOJE ASKUSH NUK KA INTERESA TE FUSI NJEREZ NE BURGE KOT

  3. billi says:

    Kurajo! Te denoncojme publikisht keto padrejtesi qe i behen sot kujdo pavaresisht statusit nepunes, punetor, sipermares. Shkrim kurajoz ky i Mentorit per te na treguar qe ‘peshku’ eshte i qelbur nga koka

  4. Lol says:

    Ik pi..dhu ne burg tw rri

  5. undefined says:

    Sepse paska vuajtur ne komunizem….qenka e thene o Kiki toci qe kjo te jete “imun” kundrejt aktiviteteve kriminale….sepse leshtu ta thote radakja ty….a je ne rregull nga trute e kokes more zullap…”gazetare” qe nuk shkohet as ne WC e jo me ne Media….nderroni mentalitet more “xhaketa te vjetra”

  6. Bilbili says:

    O Mentor QiQia do na bonesh dhe gjyqtar hetues e prokuror tashme se te gjitha i beni ju katunaria elbasonse. Maj or daj venin tat apo ke ene ti naj dore tek kjo Musta. Kush je ti or daj qe na jep men apo jeni msu me uleri ju deri tash nemen te gazetarise skazonit. Po ka bo allishverishe tshkoj nburg e marrte me vete ene ty po qe se je i ngatrum.

  7. Lexuesi gazetes says:

    Do te veme ty o Kike kokra e injorantit te besh Vettingun sic ben ato pacavuret e tua neper gazeta. Ik zhuls I ndyre se jeni bere te neveritshem.

  8. Turi says:

    Suela eshte vajze e mire por nese vjen urdheri nga Prokuroria policia duhet te beje detyren. Shteti eshte shtet.

  9. Romak says:

    hahahaha, cfare koqesh jeni, paska vuajtur ne komunizem dhe paska carta biancha te bej cfare te doje dekada me radhe.
    idiote!

  10. Fredi says:

    Ne se eshte e perfshire te vuaje pasojat. Tani kjo sikur nuk shkon. Meqe ka vuajtur ne komunizem familja e saj nuk do te thote qe kjo zonje duhet te kete dore te lire ne nje post te tille.

    Ne se jane konstatuar qe kjo eshte e perfshire direkt me Çapajt banden e te forteve qe po terrorizon Elbasanin jane provat qe do te flasin. Pasi shtypi mos jete i bindur atehere te beje peticione.

    Cfare kohesh po jetojme. Bandite me televizione.

  11. Eri says:

    Une jashte shtetit ndejta 24 ore ne komisariat pwr nje bilete qe s’kisha prere ne autobus.Dhe qe s’kisha pashaporten me vete.Ju sa e kapen thoni liroheni.Keshtu fuksionon ketu ne Shqiperi lirojeni se e njof une? Duhet te zhduket ky metalitet nje here e pergjithmon.

  12. Cna kagjete says:

    Kur si kapin e kur nuk i denojne,pse nuk ikapin…
    Kir ikapin dhe idenojneprapkeq…
    Cfare uji idhe gomariy…

  13. tomorraku says:

    Keta te “rruges”zgjedhjet po i bejne pershesh,por edhe arre vehten miredrejtesine ,qe mezi po rimekembet ,duan ta bejne edhe ate lemsh pa e mire!

  14. tomorraku says:

    Keta te “rruges”zgjedhjet po i bejne pershesh,por edhe drejtesine ,qe mezi po rimekembet ,duan ta bejne edhe ate lemsh pa e marre vehten mire!

  15. Kakia says:

    Ku e di ti se çka bere ajo … o lyrash i radhes??

  16. Azemi says:

    CESHTE KY MENTOR KIKIA QE NGA SURRATI DUKET SI PIJANEC I STAZHIONUAR. KY VETE U PALLU DUKE ABUZU ME GAZETARINE NDAJ I DJEG. SHFRYTEZON PROFESIONIN DHE POZICIONIN QE TE VJELE FONDE PER NJE SHOQATE QE E ADMINISTRON VETE DHE NJE HERE NE VIT PASTRON MBETURINAT. PARE TE MADHE GLLABERON KIKIU DHE ARRESTIMI I KESAJ TE PANJOHURES E KA TREMBUR SE MUND TI VIJ FATI I NJEJTE DHE KIKISE.

  17. Operacioni Zjarri says:

    Po sikur te kete prova qe kjo Suela te kete marre leke apo favore nga Çapajt?

  18. Gjoni.Shkoder. says:

    Kiko. Sinqerisht keni qene per mua nje nder te paktet gazetar serioz. Kiko kete here e ke dhier fare. Une nuk njoh asnjerin nga dy persona e cituar nga ju por shkrim i juaj mu duk sikur e kishte ba nje gazetaruc I panjohur ne kerkim vizibiliteti. Se paku te kishe pritur shpjegimet e prokurorise………………………..
    Duket se sindroma è metizmit po trazon gjithe shoqerine shqiptare.

  19. Eri says:

    Po prit njehere mos kerce perpjete si karkalec.Po te jete e pafajshme do lirohet.Qe eshte arrestuar dicka ka.Prit te sqarohen gjerat.Po per Capjat a e ke marre mundimin te shkruash ndonjehere??

  20. Roberto says:

    Faktikisht Suela Musten e njoh nga larg dhe kam pershtypje te mira per te edhe pse i jati mos u gabofsha ka qene i persekutuar nga rregjimi. I kam patur ne nje mehalle. Une vertet jam i majte por me vjen keq per te pasi ka qene nje studente shume e mire dhe gazetare serioze per aq sa e njoh. Nuk e di se ku e ka shkelur ligjin apo si eshte puna qe e paska arrestuar. Jam i bindur qe Suela do lirohet shume shpejt. Ndoshta prokuroria ka gjera per verifikim dhe shpresoj te sqarohen gjerat.

  21. xhoxhi says:

    Do mësohemi të shkruajmë?Të lirohet.Pse?Prokuroria policia duhet të bindin gjykatën ka apo jo faj kjo gazetare dhe gjykata pastaj vendos të dalë ose të rijë në burg.Të gjithë duhet të jemi me ligjin.Ne nuk vendosim asgjë atë e vendos gjykata ka apo jo faj.

  22. Futja kot, o Kikia, futja kot! Shteti ka Kushtetute, ka ligje. Nuk i merr malli policine dhe prokurorine qe te bejne arrestime. SEJCILI TE BEJE DETYREN. KAQ.

  23. pirdh se cfryesh says:

    e kujt i plasi trapi se ka vuajtur ne komunizem , ne po vuajme sot ne demokraci duke degjuar idjotlleqe nga ty , lubonja bushati kadri rakipi , kadri bubuzheli , kadri zheji e shume traper si ty o mentor.

  24. PO , PO says:

    Me kete shkrim , Mentor Qiqia i vuri vulen vetes , qe paska
    qene fare budalle ! Pse , ky duhet te jete kriteri qe udheheq
    drejtesine sot ? Pra , ne se ke qene i perndjekur para `90-es ,
    te lejohet te besh cfar te duash , ne se nuk ke qene i tille ,
    drejtesia dhe policia mund te te hedhin hekurat ne cdo kohe ,
    se edhe gazetaret capacule jane dakord ?! Keshtu e koncepton
    shtetin ligjor , gazetari yne lapangjoz e cfar duhet te themi
    atehere per shpellaret qe ndjekin verberisht bajraktarin ?!

  25. lisi says:

    O INJORANTE!. Mundohuni te jeni te afte e te ndershem ne punen tuaj e lereni drejtesine te bej punen e saj Kush mutin ju pyet ju ne fushen e drejtesise Jeni mesuar me kontrollin punetor e vijen e masave ANALFABETET E PERJETESHEM…………….

  26. Alban Dega says:

    ANTIKOMUNIZMI NUK ESHTE KARTABIANKE AS IMUNITET PER ASNJE LLOJ KRIMI !

    Po te ishte ashtu Adolf Hitleri, antikomunisti me I eger i Botes duhej shpallur hero boteror e jo armiku me i madh i njerzimit dhe Botes mbare, Kanibal gjakpires i miliona cifuteve te pafajshem! E mbi 100 milione viktimave te cmendurise se tij !
    Turpi qofte me oturakogazetaret e Salikekracise qe na bejne edhe kryeprokurorin edhe kryegjykatesin Suprem si Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putanini!
    Simbioza SaLikekraci oturakomediakraci duhet te marri fund sa me pare!

  27. gjeli rjepacak says:

    O kirikiki. Por cfare mendon ti o i zi se duke qene gazetar nuk ja ka qejfi te marre nje dore pare kur i krijohet mundesia? Bej te fala Anila Bashes, sepse edhe kjo , per te cilen eshte hapur tender nerkombetar per t’i gjet burre, ishte merzitur shume

  28. Zgalem says:

    Kam pasur shume besim te llogjika juridike e Mentor Kikise , por kisha gabuar rende . Kjo gazetarija duhet te lirohet se eshte e perndjekur politike , Ky gjyqtari duhet te lirohet se ka denuar Dritan Dajtin . Llogjike prej foshnje . Te perndjekurit kane tjeter linje vlerssimi , ashtu dhe gjyqtaret . meritat e njerzve , po na kujtojne ato te monizmit . Ky eshte familje mire , ai eshte bir kulaku etj etj . Shkrimi i Mentorit eshte skarcitet gazetaresk . Mentori i di vet punet e veta , por kjo gafe sehte e pa falshme . Meritat nuk jane monedha , qe t’i perdori njeriu ,per kusur . I shkelqyahem ishte reagimi i opinionisteve , per shkrimin skarto te Mentorit . Kjo nuk eshte as hera e pare , as rrast i shkeputur , opinionistet , posht shkrime ve , kane brenda llogjiken jetesore . Zgalem

  29. LG says:

    Sa te papare jeni o analista(analesha), ja keni shperlare trurin ketij populli te vuajtur sa zoti ua marrte hakun. Po kush te fut ne burg sot pa asnje lloj faji apo implikimi. Lerini njerezit te qete te punojne e jetojne.

  30. Futja kot says:

    Nuk lirohet robi se mban shami ne xhep, i ka thonjte e prera dhe eshte i dashur me shoket o Mentor.
    Ke pare ndonje mafioz te pasjellshem, te paedukuar dhe te trashe nga mendja?!

  31. Likja says:

    Kam pas respekte per ty zoti Kikia, por mos u beje edhe ti prokuror e gjyqtar, lerja drejtesise kete pune

  32. Sopoti says:

    Po si tia bejme qe kjo vajza qe lobon Kikia per lirim na qenka e lidhur direkt me nje fshirje gjobe prej 14 milione lekesh qe televizioni i mafiozeve i detyrohej AMA-s dhe me me nje mitmarrje prej 4 milionesh.
    Vajza mund te mbeshtet moralisht nga miqte. Por kjo nuk e shpeton nga krimi financiar.

  33. Populli says:

    “Nuk e dime çfare ka bere, por lirojeni.” Mentor, paske nevoje per mentor. Akome merreni me komunizmin. “Simbol i vuajtjeve ne komunizem”. Ju ka ngelur ora 30 vjet mbrapa. Per aq kohe sa e permendni cdo dite komunizmin, komunizmi i gjalle do te mbetet. Kjo tregon se e kerkoni. Edhe babai i Capajve mka vuajtur ne komunizim, a ti lirojme edhe ata? Mesa duket, gazetaret nuk gabojne, vetem populli i thjeshte pa keto profesionet e mbrojtura me unione u dashka te shkoje ne burg. Me llogjiken tende, o Mentor qe ke nevoje per mentor, i bie te lirohet edhe Aldo Bare, se fundja nuk ka bere ndonje gje, vrau ca vete qe i vrane te vellane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje