Basha refuzon të shkojë në Prokurori: Thirrja ime si i pandehur, është në shkelje të ligjit. S'mi keni bërë letrat mirë

17 Qershor 2019, 09:30Politika TEMA
Basha refuzon të shkojë në Prokurori: Thirrja ime si i pandehur,

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, kanë refuzuar të paraqiten në Prokurori për lobimin me para ruse në SHBA.

Ata e kanë konsideruar në shkelje të ligjit thirrjen e tyre në Prokurori.

Në një letër drejtuar Prokurorisë së Tiranës, kryetari i PD shpreh gatishmërinë për t’u paraqitur në Prokurori, sapo ajo, sipas tij, të zbatojë me përpikmeri ligjin.

“Në njoftimin e Prokurorisë së datës 12 qershor nuk është zbatuar kërkesa e ligjit për prezantimin e fakteve qe kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë arsye, kryetari i PD i ka kërkuar prokurorisë plotësimin e njoftimit për paraqitje sipas ligjit.

Ju nuk keni parashtruar në njoftimin tuaj asnjë fakt që ka dalë nga hetimet, duke mos plotësuar detyrimet ligjore”, shprehet në letrën e tij kryetari i PD, Lulzim Basha.

Ai e mbyll letrën duke theksuar se “duke kërkuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria, që të bëjë të njëjtën gjë.

Në keto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës oër paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”.

Ashtu si me rastin e hetimeve për “Rrugën e Kombit”, edhe këtë radhë Lulzim Basha kërkon t’i shmanget drejtësisë me procedura.

Këtë radhë thotë se nuk ia kanë bërë mirë letrat, ndaj refuzon të shkojë në Prokurori.

Kjo e fundit ka kërkuar paraqitjen e tij me forcë në Prokurori, në rast se refuzon të paraqitet.

Tani pritet të shihet se çfarë do të ndodhë.

Letra e plotë

Jam njohur me aktin “Ftesë për paraqitje” datë 12 Qershor 2019, përcjellë me shkresën nr. 645 Prot. të datës 12 Qershor 2019, nga ku kam konstatuar se më ftoni të paraqitem në vendin, datën dhe orën e caktuar, “për të më njoftuar akuzën dhe për t’u marrë në pyetje me cilësinë e të pandehurit”.

Siç ju dhe opinioni publik jeni në dijeni, unë jam paraqitur në organin e prokurorisë mbi këtë çështje sa herë është kërkuar, në përputhje me ligjin. Këtë e kam bërë në respekt të plotë të ligjit, pavarësisht se në të gjitha rastet, thirrja e Kryetarit të Opozitës në prokurori mbi këtë çështje, është bërë gjithmonë pas paralajmërimit disa ditë përpara nga Qeveria dhe sa herë kjo e fundit ka qenë nën akuzë publike për skandale kriminale apo korruptive.

Në lidhje me Ftesën për Paraqitje të datës 12 Qershor 2019, ju informoj se njoftimi juaj nuk përmbush detyrimin ligjor të Kodit të Procedurës Penale (KPP), neni 308, pika 3, i cili kërkon që ftesa për t’u paraqitur duhet të përmbajë “parashtrimin e përmbledhur të fakteve që rezultojnë nga hetimet e bëra deri në atë çast”.

Ju nuk keni parashtruar asnjë fakt që ka dalë nga hetimet në njoftimin tuaj, duke mos plotësuar detyrimet tuaja ligjore.

Për këtë arsye, akti juaj i njoftimit është absolutisht i pavlefshëm, sikurse përcakton neni 128/ pika 1 shkronja c, i KPP-së që parashikon se “aktet janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me thirrjen e të pandehurit, viktimës ose praninë e mbrojtësit kur ajo është e detyrueshme.”

Për sa më sipër, duke konfirmuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria që të bëjë të njëjtën gjë. Në këto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të ri të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin.

LULZIM BASHA

(TemA)

27 komente në “Basha refuzon të shkojë në Prokurori: Thirrja ime si i pandehur, është në shkelje të ligjit. S’mi keni bërë letrat mirë”

  1. Cudia says:

    Kapeni prej zhelesh dhe cojeni ne prokurori!!

  2. Shqiptaret e bashkuar says:

    Do fakte per tu paeaqitur per tu pyetur kur kerkesen e ka bere SHBA ndersa dystandarteshi per Tahirin me kerkes te Hadarmataj & Co donte ta BURGOSTE PA GJYQ DEPUTETIN ISH MINISTRIN QE U SHKATERROJ GJITH BIZNESET SALIUT DHE LULIT .

  3. Presheva says:

    ????
    Kapeni prej zheles

  4. gardiani says:

    Me mire luli te thote , te gjithe te barabarte para ligjit , pervec nesh , kjo eshte ”republika e re ”, qe luli do krijoje !
    Luli nuk shkon ne prokurori , jo se ka frike se s’ka c’te thote , po se eshte ”TRIM”.

  5. arberbrooklyn says:

    Nese nuk e marrin prej leckash e ta cojne zvarre para ligjit kete maskara , se Ky e solli kete loje ne politiken shqiptare , atehere shteti qeverria kryeministri dhe krejt strukturat ligjore jane farse , cdo gje eshte per sy e faqe , jane lojra te pista , dhe keta qelbesira jane te gjithe bashke , atehere nga Ky vend duhet ikur sa me pare !!!!

    1. Eri says:

      Pse duhet te ikesh sa me pare. Cohuni te gjith ne kembe, dhe Vini njerez te sakte. Duhet te kuptoni qe ju e keni fuqin te gjithe bashke. Boll I late keta te pangopur aty, cohuni merni vendin tuaj, dhe per kete duhet te jeni te sigurt, eshte vendi juaj. Shqiperia eshte e shqiptarve

  6. eli-tiv says:

    ..te kishe edhe ndonje raport..apo e ke lene per me vone..Pizeveng ..

  7. fantoma says:

    Kur do të bëhet shtet i vërtetë, ky mut vënd, sepse na e sollët në majë të hundës….!!!! Dhe pastaj qarraviteni sespse ikin njerëzit …!!!

  8. Emiljano says:

    Rraseni brenda bushtren… Cili je ti more qe për interesat e tua vetjake ke mare pasaportë holandeze… Do të bëhesh edhe kryeministër

  9. Saliu says:

    Nese nuk ARRESTOHET rama te japi DORHEQJE nuk ka shtet po vetem KRIMINEL se nuk pyesin per ligjin

  10. Koba says:

    Numrojani te gjitha Yneret qysh nga Rruga e Kombit,21 Janari ,Protestat e Paligjshme e te tjera e te tjera.Boll ma Bani Drejtesi siç e kerkon LIGJI.

  11. Arber says:

    Me mire eshte te shkoni vete ne prokurori ne Tirane. Se mund tju arestojne Amerikanet kur te dilni nga Shqiperia. Do perfundoni ne ndonje burg ne New York qe do ju nxjeri bytha tym prej zezakeve aty.

  12. Poradeci says:

    O trim, po pse ke kaq frike o dordolec. E di sime dukesh ne kete foto, si Jovan Bregu, qe vdise per pak magazinier, edhe ti vdes per pak k/minister, por te mungon statura more idiot i lindur, je vetem nje spurdhjak, i cili trash zerin kot, pasi e ka ate si femer. Behumashkull e poi….

  13. salihu says:

    Mos u merzit lul se me sa duket i do letrat per atje ku del me veshtiresi. Kapeni qenin e rasnie brenda, hajdutin e kriminelein, por harroni salen e meten se edhe ata atje e kane vendin.

  14. Gani says:

    O kryeminister, prokurore, polici, ose zbatoni ligjet njesoj per te gjithe, ose qerohuni dhe ju sa me pare… Si nuk keni TURP qe vazhdoni me fushata dhe talleni me njerzit… Asnjeri nuk ka per te shkuar ne zgjedhje, PA arrestuar kete vrases te perkedhelur nga ju vete…. TURP!!!!

  15. Jeff says:

    Kalleni brenda, tregoni qe shteti funksionon, rrisni besimin ne popull .

  16. Berti says:

    Nqs sali berisha don te beje diçka pozitive per Partine dhe çunat e vete ,ky eshte momenti, ai duhet te shkoje ne Prokurori dhe te merret vete i pandehur ne vend te çunave te tij duke deklaruar qe keta çuna i kam komanduar dhe kane bere vetem çfare i kam komanduar une

  17. Arifi says:

    O Edoooo po ti c’far ke ne dore te besh?? Apo te besh teater te zgerdhish njerzit andej nga vete.. nuk po te marim vesh per c’far te zgjodhem KM. Po ta bejn vendin rremuj po bejn cu do bytha me molotova me mosbindje me bllokime ti rri e ben sehir . Dergoja policine ta marin me forc se te ishte ndonje hallexhi e kishe pataksur. Para ca kohesh na nxoret qe ky ka ber ndertim pa leje dhe asnje mas nuk moret. Hallexhinjve per 1 gardh ja coje policin te dera. O Edoooo nuk ke qaf ti ta tundesh ate kembor plako..

  18. Mona Baxhella says:

    Mereni me zor, edhe shpojani mormiten ketij lululshkes..

  19. Franci says:

    Opaaaa filluan proçedurat !

  20. A says:

    Te gjithe duhen te jane te barabarte kundrejt ligjit. Drejtesia nuk duhet te jete e njeanshme.Prokuroria kishte kohe te mjaftueshme per te hetuar Gjiknurin qe pregatiti grabitjen e milionat me komp.fantazma .Ne vend qe te jete nen hetim Gjiknuri eshte duke bere fushaten electorate te PS.Majtas e djathtas,cfardo qe predikojne kane nje problem madhor -nuk jane me te Besueshem nga shoqeria civile!

  21. Pedagogu says:

    Une them qe te mari avokat mbrojtes zotni Zigur Qarrin.

  22. MH says:

    Don letrat ky dordoleci i politikes shqiptare.Hekurat ne duar,nj shqelm bythve dhe si ceco pronto para prokurorise.Apo nuk ka djegur edhe patenten ,mandatin.

  23. $$$$ says:

    Luli nuk shkon dhe nuk do te denohet nga Prekuroria hiqeni nga mendja o shqiptare eshte vetem loje politike….eshte marreveshje midis SHBA -RUSI qe ruset te marrin ne Ballkan pjesen e tyre…dhe ketu ne kete pjese te tyre ne Ballkan eshte edhe ardhja e opzites ne qeverisje….dhe kjo do te ndodhi se shpejti me rotacion ne tavoline kete e di Luli …Edi…Saliu …Monika …Likja…

  24. ceni boston says:

    Lodra fjalesh,dosja eshte plotesuar ne Amerike dhe ska nga levizen! Do ta shikoni si do qyravitet mbas disa ditesh ky trimi!

  25. beso says:

    He plere, mendove se do besh si te duash, beje nje vend Ilir Metes, leri krevatin lart, meqenese ai rreh vetem per te qene lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema