Këngëtari i famshëm anulon koncertet: Kam kancer në fyt

18 Qershor 2019, 16:43Lifestyle TEMA

Grupi Megadeth ka anuluar pjesën më të madhe të koncerteve të tyre të ardhshme, pasi lideri Dave Mustaine iu është nënshtruar trajtimit për kancerin e fytit.

Mustaine njoftoi lajmin në faqen e internetit të grupit metalik. Ndërsa theksoi se ishte optimist në lidhje me trajtimin që do bënte.

“Jam diagnostikuar me kancer në fyt. Po punoj me mjekët e mi dhe kemi një plan trajtimi që mendojnë se do ketë një normë suksesi prej 90%,”-shkroi ai.

Edhe pse shumica e datave të turneut të Megadeth janë anuluar, “Megacruise” do mbahet në tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje