PD e LSI, ose kur moralin e zgjedhje e bëjnë dy parti të zhytyra në llum

18 Qershor 2019, 09:06Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Kanë kaluar 4 vjen nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore të vitit 2015. Atëbotë LSI-ja ishte pjesë e mazhorancën qeverisëse me PS-në. Ato zgjedhje do kishin shkuar pa asnjë incident nëse nuk do ishte shfaqur befas një zell i paparë i LSI-së për të bërë një betejë “Vaterloje” me PD-në për një qytezë me emrin Vorë, e cila ndodhet midis Tiranës dhe Durrësit. Kjo qytezë me rreth 26 mijë banorë u kthye në qëllim në vetvete nga LSI-ja për t’u fituar me çdo kusht.

Askund tjetër në zona të lëna të lira nga PS-ja, LSI-ja nuk u investua për të fituar siç bëri në Vorë, ndonëse aty nuk bëhej fjalë për ndonjë bashki qendër qarku. Në ato zgjedhje LSI-ja pretendoi se dy persona kishin akuzuar kryebashkiakun demokrat se kishte dashur t’i blejë me 10 mijë lekë të reja, ndonëse më vonë ata rezultuan se ishin pjesë e shtabit drejtues të PD-së në atë bashki. Aty u investua fuqishëm vetë ish-kryeparlamentari Meta, aq sa të krijohej bindja se prej përplasjeve për të fituar atë bashki, s’do të kishte më kurrë bashkëpunim PD – LSI.

Më herët, gjatë zgjedhjeve të vitit 2013, përplasja politike e mbështetësve të PD-së në pushtet e LSI-së në opozitë, kishte prodhuar në Kurbin një të vrarë e dy të plagosur nga radhët e tyre.

Dhe ja ku vijmë në kohët e sotme ku këto dy parti i shohim në të njëjtën llogore dhe po të dyja kanë marrë flamurin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. U harruan ç’i thanë njëra tjetrës, u harruan edhe akuzat e ndërsjella për blerje votash e frikësim votuesish. Tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe të rreshtuar në të njëjtin front, kanë vënë në tabelë akuzash Partinë Socialiste.

Një nga argumentet më domethënës që thotë kryeministri Rama është kur ai shprehet se: “Ne e kemi mundur Sali Berishën kur ai ishte vetë në pushtet e ne në opozitë, ai me të gjithë arsenalin e fuqishëm që të jep pushteti nëse vëren se kundërshtari po bën ndonjë manipulim të mundshëm, e ne pa asnjë masë mbrojtëse veç besimit tek vota e popullit. A ka shans që të mos besohet që pasardhësin e tij, Lulzim Bashën, të mos e mundim dot sot kur ne jemi në pushtet?” 

Në historikun e saj, Partia Socialiste nuk e ka pasur asnjëherë në plan të parë se si të fitojë zgjedhjet, sepse ato dihet që i fitonte. Problemi i saj ka qenë se si do të ruante votën e popullit. Nëse ndokush ka dyshim se cilat ishin skuadronet e Berishës të cilat ai i përdorte për të marrë vota, mjafton të shihni sot pjesëmarrësit gjatë protestave në Bulevard.

Janë po ato horra me maska që hedhin molotov e kapsolla dhe mbajnë leva hekuri poshtë xhupit; janë po ata banditë që i zënë pritë kryeministrit në turin e tij elektoral; janë po ata kriminelë që sulmojnë KZAZ-të e përleshen me policinë për të bllokuar procesin zgjedhor. Janë edhe ajo kastë vagabondësh politikë që u thotë funksionarëve të lartë të policisë: “Jua heqim pantallonat nga koka”.

Ky model vemjesh kanë qenë kontigjent i rregullt i PD-së në çdo proces zgjedhor. Teksa dëgjon në publikimet e dosjes 184, ku deputeti Gjiknuri i thotë koordinatorit të PS-së në terren që: “Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë, por gjithsesi të jenë aty për çdo rast”, mos pandehni se e ka fjalën që ata do përdoren për të frikësuar ndonjë votues. Asfare s’ka të bëjë me këtë.

Ai grup të rinjsh që konsiderohen problematikë, dhe me problematikë fare mirë mund të kuptohet që janë djem gjaknxehtë që s’ta përtojnë grushtin po i provokove, kanë qenë aty vetëm për një qëllim: Si kundërpeshë e huliganëve të PD-së, pra si garanci që ata të mos u shkonte ndërmend që të sulmonin qendrat e votimit e të tjetërsonin rezultatin.

Ndokush mund të thotë: Në pushtet ishit e jeni, pse nuk përdornit policinë? Dihet se me ligj Policisë së Shtetit i ndalohet që të rrijë afër qendrave të votimit. Ajo ndërhyn vetëm në kohën kur ka ngjarje kriminale dhe kur thërritet nga vetë komisionerët. Dihet nga historiku i zgjedhjeve, që ndërhyrjet e policisë janë përdorur politikisht si ndërhyrje e shtetit për të manipuluar zgjedhjet. Prandaj policia është munduar në maksimum që të evitojë prezencën pranë qendrave të votimit.

Dihet po ashtu se PD-ja ka një grup të gatshëm deputetësh që mezi presin që të ketë përplasje me policinë për ta bërë ngjarjen kauz të madhe për të akuzuar qeverinë. E vetmja mënyrë për t’i bërë ballë kësaj force destruktive, është që t’u vësh përballë disa djem muskulozë dhe me përbërje të gjerë fisnore, me qëllim që pala që ka ndërmend sherrin të mendohet mirë përpara se të ndërmarrë hapa të gabuar. Horrat e PD-së s’e kanë fare problem përballjen me policinë sa kohë që në krah u del një parti politike. Por ata janë të vetëdijshëm se po nisën sherrin me personazhe që kanë fis të gjerë, e dinë se kështu do hyjnë në një bela gjaku brez pas brezi.

Këta analistët që flasin qesim studiove televizive, janë nga ajo rracë që jo vetëm që s’votojnë fare, por edhe ditën e zgjedhjeve rrinë po në studio e bëjnë moral. Pa të dalin njëherë ata në terren e ta provojnë në kurriz se sa e egër zhvillohet lufta politike atje. Le të marrin ata përsipër drejtimin politik qoftë edhe për një qendër votimi me 800 votues e ta shohin mirë se sa rezultat do arrijnë. Ta shohin kur t’i vijë votuesi e t’i thotë troç: Më ka thënë ai i PD-së se po fitoi do më fusë në punë në filan drejtori, ai i LSI-së më ka dhënë kaq lekë në dorë, plus një iPhone dhe pas fitores kam vendin e punës të siguruar në filan ndërmarrje. Po ti i PS-së, çfarë më ofron që ta jap votën time dhe nja 20 të tjerëve në fis që më binden mua?   

Të flasësh nga studiot televizive të Tiranës është kollaj, por të shkosh në periferitë e Shqipërisë e në zona të thella, është një aventurë e rrezikshme. Është e lehtë të flitet për parime nën dritat e prozhektorëve, por atje në bazë ujqit e PD-së bëjnë kërdinë po nuk dite si t’i neutralizosh. Një deputet i PS-së nuk e çon nëpër mend që të rrahë e t’i vërë pistoletën në kokë një votuesi apo komisioneri të PD-së, ama Muli i PD-së jo vetëm që e bëri këtë në vitin 2016 në Dibër kundër përfaqësuesit të PS-së D.I., por doli pa u lagur nga ajo histori kriminale.

Është për të vënë kujën teksa sheh se si na bëjnë moral për blerje votash dhe përdorim administrate Partia Demokratike dhe LSI-ja. PD-ja që ndërpriste deri edhe procesin mësimor me qëllim që nxënësit të merrnin pjesë në mitingjet e Salës, apo simotra e saj e majtë që përdorte fondet financuese në bujqësi për ta mbajtur fermerin nën presionin e votës për partinë.

Po si mund të heshtë PD-ja përballë një LSI-je që ia bjerri elektoratin asaj, ose duke ia anëtarësuar në radhët e veta në këmbin të vendit të punës, ose duke i hequr fare prej pune nëse tregoheshin të pabindur?!  

Sado të mundohen të bëjnë pis zgjedhjet e vitit 2017 e kanë të kotë. Sepse ka një fakt të pamohueshëm që në asnjë qendër votimi nuk ka ndodhur incidenti më i vogël. Se po të kish ndodhur diçka, do ishin të parët komisionerët e PD-së që do ta kishin shkruar në proceverbal  këtë gjë. E pra, në asnjë procesverbal nuk ka asnjë akuzë se në qendrat e votimit e në ato të numërimit të votave, të ketë ndodhur diçka, sado e vogël, që të cënojnë besueshmërinë e zgjedhjeve të vitit 2017.

Nuk them se nuk ka problematika. Po s’mund ta pranoj kurrë që parti të tilla si PD e LSI të hiqen si të virgjëra, si qelibar i këtij tranzicioni 29 vjeçar zgjedhjesh, e ta drejtojnë gishtin vetëm ndaj PS-së. Kanë qenë ato të parat që kanë dhënë shembujt më negativ të organizimit dhe tjetërsimit të vullnetit të popullit, prandaj përpara se të tregojnë me gisht tjetrin, duhet ta drejtojë atë pikë së pari nga vetja. Nuk e bëjnë dot, sepse e dinë shumë mirë se janë të zhytura thellë në llumin e metodave antiligjore që kanë përdorur po vetë. Prandaj edhe sot bërtasin më shumë se kushdo tjetër. Thjesht, u kujtohet vetvetja.

(TemA)

12 komente në “PD e LSI, ose kur moralin e zgjedhje e bëjnë dy parti të zhytyra në llum”

  1. prishtinasi says:

    Koment shume i qelluar i nderuar.Me te vertete socialistet kane bere nje standard te ri.Me siguri se po te ishte PD tamam demokratike siq thote se eshte dhe LSI te ishte më socialiste nuk do te kishim kete katrahure per bojkotim te zgjedhjeve.Me bindje te plote ju them se gazeta Bild eshte nje dore e zgjatur e ndikimit prorus qe po deshiron destabilizim ne rajon e kete me siguri se do ta ndalin sidomos SHBA,e cila ka pergjigje per te gjitha. Fakti se kreu i opozites pritet te ballafaqohet ne gjykata eshte ndikimi amerikan sepse klasa politike ne Shqiperi dhe tek ne ne Kosove jane para fundit si klasa qe kane dominuar te gjitha poret e jetes.Me siguri se tashme demokracia do te kete efektin e vet te orientimit sepse perendimi eshte lodhur me papergjegjshmeri,me vjedhje ,me krim te organizuar nga lart etj.Andajdo te kemi gjithnje e me shume akuza te nivelit me te larte,zgjedhje me standard te ri,reforma zgjedhore pa deshire te partive(ndikimi perendimor do te imponoje)kurse tek ne ne Kosove shume shpejt veting .Nuk ka rruge tjeter,drejtesia mbi te gjitha.

  2. Redi says:

    Një parti si L.S.çintegrim që kishte 4 deputet për 4vjet u bo me 19 deputet. Si është e mundur kjo ma shpjegon dot njeri. Po mos të kishte blerë vota. As likja nuk do të ishte deputet pa ndihmën e Edit në 2013.

  3. Amy says:

    MESE E SAKTE ZOTI KETRO, BRAVO ! ARTIKULL I NJE REALITETI TE VERTETE, PS-SE I JANE TJETERSUAR VOTAT RRADHE, DHE PS-JA ESHTE MUNDUAR TI MBROJ ATO.
    PD DHE LSI JANE PARTI KRIMINELE QE PO TE ISHIN NE NJE VEND DEMOKRATIK PSH NE USA DO I KISHIN NXJERRE TE JASHTELIGJESHME. KETE RRADHE ATO DO ZHYTEN NE LLUMIN E TYRE, QE KANE PREGATITUR PER PS-ne, POPULLI SHUMICE ESHTE ME PS, DHE DO VOTOJ E DO TA MBROJ VOTEN NE CDO KUTI, QENTE LE TE LEHIN.

  4. Vjola says:

    TE LUMTE ,TE LUMTE,TE LUMTE………………..Kete mendje kane 80% e popullit te ndershem mos te the mi me shume .

  5. FLUTURA says:

    Kjo eshte panorama e klases sone politike. Kur i bkeu votat OD dhe LSI ne 2009, keta kadrinjte e kolltuqeve thoshin hapur fare, perse nuk i ruajti Edi Rama votat????!!!!
    Ja pra Edi Rama i ruajti votat dhe hajdutet profesioniste kane perdorur prokuroret e tyre dhe e kane vene nen pergjim. Pse prokuroria nuk ka pergjuar edhe PD e LSI?!

    1. Bureto says:

      Përgjimet nga prokurora, sipas ligjit, bëhen vetëm me autorizim gjykate. Për këto raste dhe për të tjera a e ka patur ajo autorizimin? Duhet një përgjigje për këtë, se përndryshe prokuroria nga një organ kushtetues në mbrojtje të shtetit kthehet më varrmihës të tij. Rol që siç po duket po e luan, sidomos sot.
      Kush dhe si duhet ndërhyrë në këtë rast kur edhe presidenti që duhet të luaj një rol pozitiv, doli hapur palë me të keqen që ka kapluar vendin.
      Duhet veprim energjik, por sipas mendimit tim, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, nuk mund të bëhet nga vetë ne, që jemi zhytur në llum deri në fyt prej 28 vjetësh. Duhet filluar pa humbur kohë nga monstra Berishë, shkaktari kryesor i tërë kësaj gjëndjeje. Nuk duhet shumë mund. Mjafton vetëm hapja e dosjes për një, vetëm një (ama ajo më e kopsitura, e tillë që të mos ketë avokat e studio avokatije që ta mbrojë) prej qindra të krimeve e aferave të tij të pista, për ta marrë të pandehur. Me të nis fillimi i fundit të kësaj klase politike të rrezikshme për fatet e vendit nga sot e për të ardhmen.

  6. B.G says:

    Bravo Altin !Ky eshte realiteti, analize perfekte

  7. Kris says:

    Me vjen turp qe jam shqiptar. Shqiptar “njelloj” si Saliu dhe Likja! Mona me Lulen dhe militantet kriminele te tyre!

  8. Taraboshi says:

    Nje bravo te madhe per kete shkrimklasik.

  9. ducati says:

    o z MERO te theme te drejten rralle shkruaj per te dhene mendimin tim,po u lodhem edhe ne duke lexuar, ne cdo minute del dhe nje skandal i ri,ngelem nga skandali ne skandal,nga kercenimi ne kercenim,nga vjedhja ne vjedhje,me vjen shume keq por ne nje vende kaq te vogel qe jemi bihen menjehere ne sy skandalet e gjithe administrates shqiptare nga i pari der tek me i vogli,Po jetojme ne kohen e frikes dhe te kercenimeve,po ju theme njerezve mos kini me frike lufta politike qe behet eshte kush te vjedhi me shume,jo per ne neve na ka marre lumi qe ne komunizem edhe pas kominizmit nuk me vjen qe te shpre fjalen (demokraci)me falni kur isha i vogel haja buke misri me pak vaj kule dielli,sot akoma me keq barkun e kam plote por ha domate,mish ,shalqi,te gjitha te mirat,po jane komplet me kancer,ilace gjilpera te behen shpejt shkurt me ormone,akoma me keq edhe nga komunizmi.e thyeni friken o njerez te mire i lerni partite,shikoni femijet tuaj te shkollohen te edukohen te vishen te mesojne gju te huaja ,personalisht jam, kam qene, do ngalem pa asnje parti politike shqiptare,nuk votoj kurre,vetem po u be demokracia si vende Danimarka, Suedia,Finlandia vetm keshtu do jap voten dhe de mendoj shume here. Flm

  10. lexusi says:

    Keta te ndershmit e dynjase , qe s’kane lene , akuze e sharje deri me liber shtepie , per njeri tjetrin , na tregojne se sa te pergjeruar jane per ”VOTEN E LIRE” , a thua ne vime nga ndonje planet tjeter !
    Do ishte me e ndershme t’e na theshit , QIMEN VERTET S’E KEMI NDRUAR , PO ZAKONIN (vesin) E KEMI HARRRUAR !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje