Të dashur protestues, ju ma shpifni!

19 Qershor 2019, 17:26Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Të dashur protestues, ju ma shpifni!

Të martën në mesditë unë pata regjistrimin e “Provokacijas”, që u transmetua mbrëmjen e po asaj dite. Ishte një ditë pas publikimit të përgjimeve të bëra nga Bild-i lidhur me zgjedhjet lokale në Dibër. Dhe më duhet t’ju them se isha i mbushur me zemërim për shkak të manipulimit industrial të votës në ato zgjedhje (siç dilte prej përgjimeve). Nuk është se u kapa në befasi, të kuptohemi. Gjërat që dolën prej përgjimeve, edhe pse nuk kemi qenë në gjendje t’i provojmë me fakte e dokumenta, i kemi marrë me mend. E megjithatë, monologun e zakonshëm timin ia kushtova kësaj ngjarjeje. Dhe u bëja thirrje socialistëve që të ndaleshin te kjo dukuri e shëmtuar, dhe të mos kërkonin ta shmangnin diskutimin me pretendimin se “është vjedhur sekreti hetimor” (hahaha!) e të mos e relativizonin rëndësinë e çështjes duke thënë se “edhe të tjerët kanë bërë po njësoj”, apo se “demokratët e lsi-stët kanë bërë më keq”. Dhe aty hidhja idenë se në këto rrethana nuk do të ishte mëkat që të merrej në shqyrtim ideja e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Duke tentuar një negociatë me palën tjetër.

Sapo mbylla regjistrimin (diku nga ora 14.00), pashë që portalet kishin si lajm kryesor sulmin që demokratët e Tropojës i kishin bërë një KZAZ-je me synimin për të penguar e sabotuar procesin e përgatitjes së zgjedhjeve. Ajo dhunë më shqetësoi, dhe aty për aty m’u bë se me monologun tim po i shërbeja një strategjie të dhunës. Dhe aty për aty u thashë njerëzve të post produksionit në ABC News të mos e nxirrnin monologun tim në transmetim. Pata një ndërdyshje të vogël, t’ju them të drejtën, por erdhi mbrëmja, dhe kur pashë disa shkodranë që po i vinin flakën një shkolle, u ndjeva mirë që e kisha anuluar atë monolog. Në ato kushte, i thashë vetes: Nuk është koha për t’i thënë të gjitha të vërtetat.

Është koha për të thënë vetëm një të vërtetë, që është më e rëndësishmja: “Disa shqiptarë janë çmendur, kanë lajthitur. Ata kanë vendosur t’u binden urdhërave të shefave të tyre për të ushtruar dhunë.” Nuk di nëse mund të ketë ndonjë përplasje civile (nuk ka pse, në fakt; socialistët nuk e kanë në plan të mbrojnë me duart e tyre rendin kushtetues), por zgjedhje nuk është çudi të mos ketë. Ato mund të pengohen. Një numër njerëzish e kanë marrë seriozisht këtë betejë. Dhe mund t’ia dalin. Lëri të tjerat, por zgjedhjet duken si të paligjshme, ngaqë janë të anuluara prej një dekreti presidencial, që nga ana e vet është gjithashtu i paligjshëm, antikushtetues. Jemi futur në një valle të çartur paligjshmërie e papërgjegjshmërie.

Për çfarë po e bëjnë këtë betejë këta njerëz? Për demokraci. Për votën e lirë. Kundër korrupsionit. Kundër diktaturës që është instaluar. Kështu po thonë. Dhe kjo – duhet ta themi me plot gojën – është një gjepur kolosale, është rrena më e madhe që mund të na kenë dëgjuar veshët. Vini re: Nuk po them se nuk janë të vërteta pretendimet e tyre. Jo, janë të vërteta (me përjashtim të pretendimit se po instalohet një diktaturë). Po them tjetrën, po them se ata njerëz që kanë dalë në protesta, e që tani po djegin shkolla e po sulmojnë KZAZ, nuk kanë ndjeshmërira të tilla nazike. Ata janë thjesht horra që kanë humbur pushtetin, dhe që nuk pajtohen dot me faktin se atë, pushtetin, mund ta kenë ca horra të tjerë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për udhëheqësit e tyre politikë. Kush beson se Berisha, Meta, Basha, Kryemadhi janë të merakosur për votën e lirë, demokracinë, bukën e fëmijëve të varfër, është një horr, gjithashtu. Nëse nuk është budalla. E di, mbështetësit e Ramës nuk janë më të mirë në këtë drejtim, por sherri nuk bëhet për këtë. Sherri po bëhet mbi idenë se Rama e Co. ka vjedhur votat, ka plaçkitur vendin, ka ndërtuar një diktaturë e një pushtet të korruptuar, dhe se Berisha, Meta, Basha e Kryemadhi janë aty si një bekim nga Providenca, për të na shpëtuar nga kjo e keqe, të cilën duan ta mposhtin edhe me një gjakderdhje, nëse kjo e fundit do të jetë e nevojshme. Sherri pra po bëhet mbi bazën e besimit se Rama është djalli, dhe ata përballë tij janë engjëj. Në këto rrethana, kush është me Ramën, është me të keqen, është i lig, është i korruptuar. Deri dhe ambasadorët, mbi të gjitha ambasadorët, janë shpallur të korruptuar.

Ou? Po sikur t’ju them unë që ata që janë kundër Ramës janë edhe më të korruptuar, dhe se i vetmi motiv zemërimi që ata kanë kundër Ramës është se ky i fundit ua ka mbyllur dyert e përfitimeve e favoreve të paligjshme, ato dyer që Rama ua ka hapur katërkanatash miqve të vet? Po sikur t’ju them unë që vuajtja e madhe e tyre është vetëm e thjesht që nuk janë në rrethin e atyre që janë duke e mjelë pushtetin e sotëm? Nuk ka diskutim që është kështu. Të ishte ndryshe, të ishte se do ishin njëmend të shqetësuar për demokracinë, votën e lirë, qeverisjen e ndershme, etj, do e kishin treguar këtë gjë me kohë e me vakt. Mirëpo, nuk e kanë treguar në asnjë rast. Merrini me radhë ata që sot janë kundër Ramës, dhe bëjuni pretendimeve të tyre një vetting (po e përdor në mënyrë të sforcuar këtë fjalë, dhe qëllimisht, ngaqë është shumë në modë sot).

Ata pretendojnë se Rama ka vënë dorë mbi zgjedhjet, dhe kjo është e vërtetë (përgjimet e Dibrës e tregonin qartazi këtë), por pyetja është: Çfarë kanë bërë këta kur Berisha e vodhi (për të mbetur tek veprimi i fundit i tij kundër votës së lirë) bashkinë e Tiranës në sy të të gjithëve, mú sikur të ishte duke na bërë një escamotage me letra bixhozi? E mbani mend, apo jo? Basha, kandidati e kanakari i Berishës, humbi garën me 10 vota. Dhe Berisha, nëpërmjet gangove që kishte në KQZ, nxori urdhërin për të rinumëruar votat. Dhe rezultati u përmbys. Basha u bë kryetar bashkie. Më thoni një prej këtyre që bërtasin sot për votën e lirë të ketë lënë me shkrim a me gojë atëmot një rresht kundër asaj vjedhjeje spektakolare të postit më të rëndësishëm të vendit, pas atij të kryeministrit.

Tjetër: Ata pretendojnë se Rama po plaçkit vendin, dhe kjo është e vërtetë (Rama është më i pacipi e më i papërgjegjshmi ndër kryeministrat shqiptarë kur vjen puna te menaxhimi i parave publike. Prova më e fundit është tenderi mbi 200 milionë euro për rrugën Milot-Balldren. Vetëm një si ai mund ta bëjë këtë pikërisht në momentin kur sapo i është zbuluar një aferë e shëmtuar korruptive, siç ishte ajo te Unaza e Re), por këta duhet të na japin një provë që e kanë ngritur zërin po njësoj kur në pushtet kanë qenë Berisha e Basha. Apo janë me mendimin se Berisha e Basha janë të ndershëm? Vërtet?

Tjetër: Ata pretendojnë se Rama është diktator, se ai po shtyp popullin e vet, se ai ka përdorur gazin lotësjellës kundër protestuesve. E shihni se sa lëkurëhollë janë ndaj dhunës? Dhe mendja të shkon që këta kanë bërë namin kur Berisha vriste protestues në bulevard. I mbani mend se çfarë bënin atë ditë (21 janar 2011), e më pas? Bënin sofizma në mbrojtje të vrasësit. Dhe nuk u vinte hiç turp. Dhe nuk u vjen turp as sot që nuk u vinte turp atëherë. Dhe shenja më e qartë që nuk u vjen turp është thirrja që po bëjnë për ta rrëzuar me dhunë e me luftë e me gjak “diktaturën e Ramës”. Hëm, kjo puna e Ramës diktator është një sendërgjí në fakt. Një sendërgjí, asgjë më tepër. Sot, nën hyqmin e diktatorit Rama, janë trimëruar edhe intelektualë që kurrë nuk janë shquar për guxim publik, intelektualë që rëndom kanë frikë edhe nga hija e tyre, janë trimëruar edhe pedagogë të mefshtë, studentë dhjaksa, edhe gazetarë, edhe aktorë, edhe të gjithë. Ramën nuk e ka njeri frikë. Sepse Rama nuk është diktator. Rama është një njeri që abuzon me pushtetin, por jo diktator.

Ecim më tej: Ata pretendojnë se Rama po shtie në dorë sistemin e drejtësisë. Dhe kjo është e vërtetë, s’ka gjë se këtë plan ia kanë lehtësuar njerëzit e opozitës që në fillim u rreshtuan hapur kundër reformës, e më pas hoqën dorë prej çdo roli e kontributi që mund të jepnin në kuadrin e zbatimit në praktikë të saj. Por nuk është kjo çështja. Çështja është tjetër. Pse kjo ndjeshmëri i kapi tani? Ku ishin këta dashnorë të mëdhenj të dokumentit mesjetar Magna Carta, të praktikës apo parimit “Habeas Corpus”, të sistemit check & balance, të institucioneve të pavarura, kur Berisha edhe të vetmin institucion që i kishte mbetur pa marrë, atë të Presidencës, e mori pa e vrarë ndërgjegja fare, apo kur sistemi i drejtësisë ishte i gjithi në dorë të tij, në dorë të Metës, e të gjyqtarëve të korruptuar? Jua them unë ku ishin. Këtu ishin. Por nuk bënin zë.

Sepse zëri atyre u vjen me sezone. Kur sistemi i drejtësisë është në duart e Berishës, nuk ka problem. Problemi lind kur është në dorë të dikujt tjetër. Kur Berisha vret të pafajshëm, nuk ka problem. Problem është kur Rama lëndon lehtë ndonjë protestues rrugaç. Kur Berisha abuzon me pushtetin, nuk ka problem. Por kur dikush tjetër e bën këtë, bëjnë sikur po ndodh diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk ka mbetur njeri pa folur për vilën misterioze të Surrelit, që Rama e ka ndërtuar me paratë e emigracionit (hahaha!), por askush nuk ka folur për vilat e Berishës e të Metës në Lalëz, të cilat nuk janë hiç misterioze. Ndër figurat publike, nuk ka mbetur njeri pa kaluar para atyre vilave, e pa shqyer sytë para madhështisë së tyre, të cilat janë gjëra sheikësh. SHEIKËSH.

Shkurt, në gjitha lëvizjen anti Rama nuk ka asgjë parimore e asgjë që të ketë të bëjë me interesin publik. Në rastin më të mirë, e gjitha ngrihet mbi një animozitet personal ndaj Ramës. Në rastin më të keq (dhe ky është rasti më i përhapur, më besoni për këtë), ka vetëm vuajtje që Rama po vjedh me të vetët, e që këtyre nuk u është lënë asnjë shans të vjedhin. Por në këtë pikë, më duhet të them diçka që më duket e rëndësishme: Edhe sikur motivimet t’i kishin të fisme, edhe sikur këtë dashuri për parimet të mos e kishin sezonale, mua prapëseprapë nuk do më lidhte gjë me ta. Sepse këta janë duke lëshuar thirrje për luftë.

Sepse këta janë duke konsideruar si zgjidhje përplasjen civile. Dhe po e bëjnë me ngazëllim këtë gjë, sikur fjala të ishte për një orgji të padëmshme. Çfarë çmendurie! Që pas lëvizjes së Haxhi Qamilit pak më shumë se 100 vjet më parë, nuk ishte parë ndonjëherë që marrëzia shqiptare të shpalosej rrugëve në mënyrë kaq arrogante e të pacipë. Dhe ky haxhiqamilizëm, që unë po e përkufizoj si “emocione, nostalgjira, halle, sëkëlldira e interesa individuale të njerëzve të lidhur me një ancien régime e të ngritura në nivelin e një kauze të madhe kolektive”, përfaqësohet nga udhëheqës politikë që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse premtime makabre të tipit “do ta tërheqim zvarrë”, “nuk do gjejë vrimë ku të futet”, “luftë do, luftë le të bëhet”, por edhe nga gazetarë që nxjerrin flakë nga goja, intelektualë publikë që nuk ka ditë të mos çaprashitin (“me nerv të pashoq civik”) diçka kundër “diktaturës”, ish pushtetarë që marrin poza idealiste, kodoshë që veshin kostumin e patriotit, e lloj-lloj palaçosh që shprehnin habi, madje edhe neveri, ndaj atyre që nuk i bashkohen kauzës së tyre të dhunës e të gjakut.

Ata që nuk i janë bashkuar kauzës së tyre, për fat, janë shumica dërrmuese. Dhe unë jam njëri prej tyre. Kur opozita zhvillon protestën e vet, masa e madhe e shqiptarëve është duke bërë jetën e vet, në shtëpi, në kafene, buzë detit, në parkun e Liqenit, e kudo tjetër, jashtë rrethit me rreze të gjatë të protestës. Dhe masa e madhe e përbuz këtë protestë. Gjë që nuk do të thotë se janë me Edi Ramën. Jo domosdoshmërisht.

Për sa më takon mua, po them atë që e kam thënë vazhdimisht: Edi Rama përbën një problem për vendin, por ai duhet mundur me votë. Pikë. Nuk e mund dot me votë? Aty le të mbetet. Dhe jeta vazhdon. Por unë kam bindjen se ai mund të mundet me votë. Nëse Basha nuk e bën dot, dhe kuptohet që nuk e bën dot, ka një zgjidhje tjetër, që duhet provuar. E unë ua sugjeroj demokratëve: Zëvendësojeni Bashën me dikë tjetër. Dilni e bërtisni: Basha ik! Pse nuk provoni këtë që e keni në dorë, por kërkoni të bëni pikërisht atë që nuk është në dorën tuaj, dmth të përzini Ramën? Largoni edhe Berishën, sidomos Berishën, nga ajo parti, në keni perëndi. Ndryshe, asnjë betejë e juaja nuk do të ketë kuptim.

Sepse për çdo betejë që ju mund të bëni në krah të tij, të tjerët do t’ju hedhin syve të paktën një poshtërsi të bërë nga ai njeri, dhe këto poshtërsi janë aq të mëdha e të shumta, sa çdo betejë e juaja do të rezultojë qesharake. Dhe sa më bujshëm ta shprehni shqetësimin në protesta të tilla, aq më qesharakë do të dilni. Përfytyroni me mijra Avdylaj e Shullazë që dalin në rrugë për të kërkuar rend publik, me mijra Artan Fuga që dalin rrugëve në mbështetje të Skënder Gjinushit, me mijra Rudian Zektha që dalin rrugëve për të shprehur mospajtimin e tyre me zërin e Ezanit që del nga minaretë e xhamive në Tiranë, me mijra kosovarë që dalin rrugëve duke i kënduar lavde Mustafa Nanos që titullin e programit të vet e ka vënë “Provokacija”, me mijra Myslim Murriza që dalin në rrugë në mbrojtje të të drejtave të gayve, etj, etj. Janë situata të pamundura dhe absurde, apo jo? Dhe qesharake. Ja, kështu është edhe kjo protesta e berishianëve për votën e lirë, për demokraci, për shtet ligjor, për qeverisje të ndershme. Qesharake sa s’ka ku të shkojë më shumë. Madje, edhe e ndyrë. Mbi të gjitha e ndyrë.

Përsëris: Rama është një problem për vendin. Por tek fundi juaj, të dashur demokratë (sepse me këtë rrugë që keni zgjedhur, dihet fundi: PD-ja do shpërbëhet; nëse ndodh e kundërta, nëse PD-ja ia sheh qarin kësaj rruge që ka zgjedhur, atëherë ky do të ishte lajmi më i keq që mund të merrnim), unë shoh edhe fundin e Ramës. Fillimisht ai do të dalë më i fortë. Mirëpo, kur ka ndjesinë se është më i fortë, ai bëhet edhe më i papërgjegjshëm. Pasi ta fitojë edhe këtë betejë me ju, ai do të largojë Spiropalin, Xhaçkën, Taulant Ballën, e hiçër të tjerë që ka rreth vetes, e do të nxjerrë nga xhepi Spiropalë, Xhaçka e Balla të tjerë.

Dhe do të qeverisë më keq sesa ka qeverisur. Dhe kjo do të bëjë që të shpërthejnë edhe socialistët nga brenda. Nëse Berisha zhduket nga qarkullimi, socialistët do fillojnë të flasin. Mos t’ju duket çudi. Ka gjithnjë socialistë që e ngrejnë zërin. Por edhe pjesa tjetër e shoqërisë, që është mësuar t’i masë gjërat me metrin e së keqës “Berisha”, do të çlirohet nga ky kompleks. Edhe vetë berishianët do të çyshten shumë shpejt prej magjisë që u është bërë këto 30 vjet prej zgjyrës më të madhe që ka prodhuar ky vend pas Ali Pashë Tepelenës e Enver Hoxhës.

Më në fund, edhe vetë partnerët e huaj do t’i shpëtojnë ndikimit të Ramës, e do të “çkorruptohen”. E kështu do të krijohet një fluks i madh anti Rama, një fluks njerëzish më në fund të çkompleksuar prej maktheve e paranojave të lidhura me Berishën. Dhe Rama do të bjerë fare kollaj, mú siç bie një frut i kalbur nga pema. Sepse, për fat, ai nuk është një diktator.

Post Scriptim: Deri sa të marrë fund kjo situatë, personalisht nuk do të bëj më asnjë kritikë ndaj kryeministrit të vendit. Sepse çdo kritikë do deligjitimonte strukturat e shtetit e të qeverisë, gjë që është gjëja e fundit që na duhet në këtë situatë.

38 komente në “Të dashur protestues, ju ma shpifni!”

  1. ?? says:

    BASHKOHEM ME NANON .!??

    1. Prind says:

      Vetem Edi nuk i hedh si hiçer ,ju kujtoj qe,pa perjashtim te gjithe drejtoret e Bashkise ne kohen e kur Edi ishte kryetar bashkie, i ke sot ne postet me te larta dhe kyce, si ministra dhe drejtore institucionesh te rendesishme.

  2. strap says:

    Te mungon vetem nje element, me i rendesishmi: shqiperia eshte me mire sot se ne vitin 2013? eshte njelloj? apo me keq? Keshtu do te matet suksesi i rames dhe jo me miderat dhe opinionet pa fakte te tipave si ty o muc skrapari katunari

  3. lisi says:

    KTHJELLOHU AKOMA MOR EVLAT,KTHJELLOHU! Llogjika jote ka vlere per njerez te kallepit tend por duhet te besh ende nje katarsis te thelle te trurit tend gjersa te kuptosh dy gjera te pakten E PARA- duhet te flasesh e japesh mendim per dicka vetem kur ke njohuri e aftesi ne ate fushe ku punon pra nese Rama eshte hajdut e vendos gjykata e jo ti apo dikush tjeter -ashtu sic duhet te flisje edhe per skandalin e Metes me Priftin dikur dhe E DYTA- o gazetaruc ,ti bashke me gjithe koleget e me gjithe popullin e ndershem duhet t’i vini gishtin kokes e ta kuptoni se -DO TA KERKOJME RAMEN O NJEREZ POR NUK DO TE VIJE ME KURRE NJI LIDER SI AI-(gjithmone duke pasur parasysh se njerez si Enveri i madh sistemi demokratik i lufton) HANIBAL ANTE PORTAM! DIXI ET SALVAVI ANIMAM MEAM!

  4. Trimi says:

    Rama i ka hapur dyert 4kanatsh Ulajt qe esht i Saliut…30 milion eur me 2 tendera shpejt e shpejt.

  5. Billy says:

    Le te flasin po deshen kunder Berishes, nese duan te perfundojne ne ndonje kanal, aksidentalisht. Jo vetem kur ishte ne pushtet, por edhe sot.
    Sa e mori Rama pushtetin per gjithe horrat, sharlatanet dhe gazetarucet erdhi demokracia e vertete dhe filluan te flasin e bertasin per bemat e tij, sikur ato nuk kishin ndodhur kurre me pare.
    Sepse e dine qe nga Rama kane nga 100 vjet jete.
    Muci, i ke degjuar sesi i hakerrohen Rames. – Po ndodhi gje, per kete, apo per ate, do te pergjigjesh personalisht. Do kalosh tek porta ime, do kalosh…

  6. saliu says:

    Bravo e madhe Z.Nano. Me bukur dhe mencur nuk ka ku te shkoje. E gjithe analiza eshte e sakte pa emocione e pa anesi.
    Je shiptare e vertete jo “fake”. Ju e doni kete vend si nje patriot i madh dhe pa interesa. Ju vleresoj per kurajon dhe integritetin qe keni.
    Jam nje ndjekes e rregullt i te gjitha debateve dhe programeve ku merrni pjese.
    Me respekt te vecante.
    Faleminderit per sherbimin e pacmuar qe i beni vendit.

  7. katarakti says:

    Fantastike. Nje nga analizat me te goditura qe shpjegon gjithçka ne kete rremujen e sotme. Dhe nje nga shkrimet më te mira te Muç Nanos. Per te miren e vendit ky shkrim duhet botuar nga sa me shume media, që njerezve tu hapen syte. Shqiperia eshte perseri ne rrezik nga ata qe e plandosen per toke me 1997=ten.

  8. Vjola says:

    Shume mire edhe une po e me kaq .

  9. Robshi says:

    Po ky more qe therriste te mblidheshin ne 2013 drogaxhi e vrases perdhunues e mashtrues vetem te rrezonin berishen nga pushteti…sot qe po vertetohet se realisht u mblodhen kjo kategori njerezish te qeverisin akoma ka goje te flase… yttt mendermethene i pavarur

  10. Rafti says:

    No partiakce. Shqiptarce, bravo te qofte! Se e vetmja gje qe mund te na mbroje nga rikthimi i diktaturave jane institucionet. Qe po sulmohen sot por qe gjithmone duhen edhe sot edhe neser. Se demokracia eshte ushtrim qe nuk evitohet po i cili meson nga deshtimet e veta, pak a shume sic duhet te bejne dhe shqiptaret. Se e drejta per vote eshte dicka qe eshte themeli i gjithckaje.

  11. lani says:

    Shyqyr qe u duke me ne fund.Te kishim harruar.

  12. ta shpif??? says:

    Ma shpif si mercenar dhe ti. Do bjere vete thote ky tinzari , ja sa te marre dhe gjithe bashkite e hajde munde pastaj.Nuk qenka diktator? Te ishte keshtu do kishte dhene dhjetera here doreheqje o zotni. Motivet e rezistences ne pushtet nen zjarre e skandalet e dekonspiriojne si qenie.

  13. Qyteti says:

    Apsolutisht e vertete sa s ka ku te shkoi me . Eshte e ndyre kur keto monstra flasin ne emer te popullit dhe vlerave demokratike . Eshte kaq e vertete se shumica dermuse e popullit eshte kundra kesaj bande ( kursesi nuk e quaj opozite) Eshte e vertete qe Rama ka gjynafet e veta por eshte si nata me diten me keto mbeturina qe duhet te ishin me kohe aty ku e kane vendin. Bravo Muci

  14. Virusi says:

    Ne nuk e duam ligjin. Duam kanunin. Njerezit Jane bere te dobet e dembel, duan te fitojne Jo me pune po duke vjedhur. Rama po synon ndryshime ekonomike, ligjore dhe kulturore. Ai kerkon ta beje Tiranen evropiane dhe Tropojen e Matin si tirana (sheshi skenderbej fitoi cmimin evropian). Ndersa opozita kerkon ta beje shqiperine tropoje. Pas 30 vjet rremuje nuk eshte e lehte. Te pamesuar me lirine e mendojme ate rremuje.

  15. Latif Dreqi says:

    Perfekte. Sikur me ka lexuar mendimet…sidomos me zgjyren me te madhe qe ka prodhuar ky vend..Ali pasha, Enveri dhe Berisha…

  16. Den says:

    Muci padyshim ben diference nga shume “gazetare and opionberes” oborri qe ne fund te muajit duan haracin per sherbimin e kryer padronit. Ne fakt kane ngelur shume pak gazetare te lire ne mendiment e tyre . Ketu mund te fuse vetem Minxhozin e ndonje tjeter qe sme vjen ndermend tani qe per momentin jane vertete profesionist .Muci megjithse me I balancuar e duhet ta vecoj edhe atdhedashes , te tjeret jane per ti qare hallin . Por edhe Muc Nano nuk I shpeton dot autocensures dhe rrakapjerdhjes se mendejes kur vjen fjala te gjykimi per Ramen. Nje gazetare nuk duhet tja lejoje vetes te merret me komentet e pergjimeve te cilat mund te jene te shkeputura e te nxjerra totalisht nga kontesti por let tja lene fjalen drejtesise te flase e pastaj edhe mund te komentojne e te bejne ndonje deduksion.
    Kam kritikat e mia per Qeverisjen e majte per menyren se si po qeveris por kur shohe Saliun e plot mostra te tjera ne balle te flaket them me vehte RAMA eshte LULE. Eshte me I miri I mundshem ne keto momente.
    J

  17. MH says:

    Bravo Mustafa i Nanos.
    Sot je tregue objektivisht me rrealitetin.Shto dhe qendrimin qe po mbajne e do mbajne OSBE & ODHIR ndaj opozitarve dhunues mbajme me durim e siklet qe 30 qershori do jete dite lirie votimi.

  18. Deshmitari. says:

    Zoti Nano! Nuk e kam zakon te shprehem kurre me superlativa, por ndaj ketij shkrimi jam i mrekulluar dhe ndiej lehtesim prej analizes, nervit dhe drejtesise me te cilen e pasqyroni kete lloj mishmashi shqiptar. Kesaj i thone ta shposh qelbin aty ki ka mbledhur me shume. U bajatem me analistet servile, moraliste, lehaqensh zyrash partiake nga mengjesi ne darke e ne mbremje te cajne trapin neper studio me moral e parime gjasme puritane. Po ndjehem krenar me ju si patriot aq sa ndjehem i turperuar nga nje tjeter patriot te kthyer ne monster politike, grykes si ujk i zbritur i uritur nga mali me debore i Ramies…

  19. Njutoni says:

    Prap shqiptarqiqat po diskutojn ekzistencen e shtetit te tyre prej shqiptarqirve qe gerthasin zjarr nga goja !?

  20. Petrit says:

    Na plasi edi se ta shpifin protestuesit.
    Ata jane ne te drejten e tyre te protestojne.
    Ndersa ti , mero baze dhe motrat minxhozi jeni ne te drejten tuaj ti lepiheni pushtetit te radhes.
    E rendesishme eshte qe populli eshte zgjuar dhe Po merr ne dore fatet e veta.

    1. atdhetari says:

      O Peco, shko pij pak une se te ka zene vapa dhe te ka ngordhur truri. Kush popull ngriehet mor, ata lamashet e berishes dhe metes, ngrihen per ty e per mua, apo per te shpetuar veten e tyre se shume shpejt po u vjen ora. Po si nuk u vjen turp, late nam, vetem tek dhuna e flaka e huri e keni mendjen mo Peco quqari, njerezit bejne perpare ju akoma mbrapa me kohen e babqemos mo korb, qe ti kane marre trute. Pse kjo eshte zgjidhja tu vini flaken o qyqar, ata i kane mbushur xhepat duke vjedhur, femijet i kane nxjerre jashte shtetit, po tij mor korb mish per top do shkosh per ta????

  21. Black jack says:

    Merreni seriozizht o popull. Situata eshte Shute keq. MOs beni lojera pa lidhje. Do u hyj sherri dhe sdo dilni kollaj nga Sherri qe po gatuni. Do boheni me keq se Siria. Thirrini menjes sa nuk eshte vone. Zoti ju rujt nga idiotlliku qe ju ka pushtu. Amen

  22. Ilir says:

    Si eshte e mundur te botohet nje hajvan snob si ky?!
    I paditur e I palexuar, majmun qe vjedh tema dhe zhvillim temash nga te tjere nepet bote dhe i shet si origjinale.
    Nje kone lehtesisht i influencueshem, nje njeri pa pike konistence.

    1. Alberti says:

      Ke nje bravo te madhe i nderuar gazetar e analist shqiptar i vertete.ke bere nje analize perfekte .qe ne keto momente duhet cdo shqiptar ti therase mendjes dhe ti vere ne peshore kete 4 politikanesh dhe konkluzionet jane ato qe thua ti dhe pike.bravo gazeyar i vertete bravo 10000 here te lumte e hallall qumeshti i nenes .

  23. Miri says:

    Nuk ke perse te besh kritike ndaj Rames shoku Mustafa,se te dha apartament ne mes te Tiranes se gjoja ishe i pastrehe.
    Me e forta eshte se nuk pagove asnje lek per apartamentin,kur te tjeret paguajne 200 mije euro e me shume te marrin nje apartament te ngjeshem me tendin.

    …socialistet te dalin kunder Rames….

    Hahaha,
    Me te vertete i beson keto perralla?

    Dmth persa kohe eshte Berisha gjalle, i bie qe Rama te beje korrupsion dhe te vjedhe para si ti doje qefi dhe te mos e ngacmoje njeri,bile duhet ti themi “te lumte” se Berisha eshte akoma gjalle.

    Hajde llogjike hajde!

  24. Plaku says:

    Nuk bëhen analiza me hamëndësime,si mund të vendosësh barazi në qeverisjen e Berishizmit me qeverisjen e Ramës,Berisha nuk qeverisi kurrë shtetin ai.bëri për shërbëtorët e tij jo për shtetin e gjithë shqiptarëve ?!
    Këtu është difekti i shkrimit .
    Për të tjerat dakord.

  25. FLUTURA says:

    Analize SWOT!
    Vetem se nuk ka baze krahasimi i Edi Rames me Saliun dhe Ilirin. Edi ka deshire dhe aftesi shtetformuese. Sa per korrupsionin, eshte ceshtje perceptimi, por mbi te gjitha Edi e do pushtetin per ta ushtruar dhe vjedhja nuk eshte qellimi i tij.
    Nje artist eshte larg babezise per para. Edi me gjith gabimet e tij eshte bote tjeter.

  26. demokrati says:

    sharlatan qe ske te dyte.Shqiprine po e djeg dhe ti kerme qe su bere nje here te vetme i vertete.Shko shiko per ndonje pale cica Ti sje kazan por pervers politik

  27. Petriti says:

    Protestues, ju ma shpifni, nuk i shkon fare situates ku jemi sot! Fjala “shpifni”, nuk gjen terren ne kete artikull, duket sikur protestuesit po perkedhelen nga Nano, pavaresisht nga shtjellimi i artikullit!
    Si duhet thene? Ja: Protestues ju po ba tmerroni, po na rrezikoni jeten, tonen dhe te femijve tane etj., etj!
    Kujdes Z. Nano, se mos na shqetesosh Z. Berisha me keto fjale!

  28. jaku says:

    KERKIMI NGA LULI I BERISHES ,,RAMA IK ,,ESHTE URDHER NGA SERBET E RUSET,
    SHQIPERIA NUK KA PASUR DHE NUK DO TE KETE KRYEMINISTER SI EDI RAMA
    NE THOSHTE XHAXHAI IM NJIHEMI THJESHTE
    SEPSE NJERIU ESHTE
    AJO QE MENDON
    AJO QE FLET
    AJO QE BEN
    SHIKONI OPOZITEN SALIUN,LULIN KRYEMADHIN ILIRIN E TJERE,BEJNE THIRRJE PER VELLAZRASJE, PRA KETO JANE KRIMINELET E SHQIPERISE

  29. Roland says:

    duket sikur rama do marre gjithe bashkite ne fakt po ja bejne dhurate vete pd ,qe i la mendja dhe lane mandatet dhe tani nuk dine cfare te bejnedhe duan pushtet me dhune gje qe akoma shqiptaret nuk u kane mesur se edhe me mira po te vdesin pushteti nuk merret me dhune se nuk te len europa apo bote qe ti te vish ne pushtet me dhune dhe po te mos njoh bota dote thote qe je nje qeveri diktatoriale pradaj une si shqitare qe jetoj jashte do te doja qe njerzit duhet te kuptone se duke thyer ligjin i bejne keq vetes se tyre dhe jo atyre qe shtyne qe duan pushtet dhe me pretendim se po te marrin pushtetin ju dokeni punet me te mira ,une them jo
    Arsyet:
    1) kur te marrin pushteti do te thone qe te kemi paguar per te adhur ne demostrad
    2)njerzit qe kane vepra kriminale nuk kane te drejte te punojne ne instuticine shteterore,kjo eshte kryesoria
    3) nuk ke arsimin e duhuer
    4)nuk keni zenatin qe duhet
    populi duhet ta kuptoje jo te gjitha punet vine nga qeveria ,po te jete per qeverri edhe ketu ne angli ku une punoj do isha i pa pune
    ju falemiderit

  30. demokrati says:

    lokalist mendjeshkurter, edhe hazbi lika e ka ironine me te qemtuar. maraz e ka i lumi muc qe skraparliu tek i cili shihte te misheruar sublimen
    ia tradhetoi ne menyren me diabolike endrren per ta kunderstuar ne realitet potretizimin qe NOLI i beri sojit te tij. dhe ngushellimin e gjen, kamzhik mbi Ramen. haha e mucit tregon mungese te theksuar stili.

  31. Atdhetari says:

    Nje bravo te madhe zoti Nano me ne fund e cave akullin,dhe i re mu ne koket hallit qe ka shqiperia ketu e afro tridhjete vjet. Kete qe bere sot ti duhet ta bejne te gjithe intelektualet gjithe te shkollumit qe kane qene duke perfituar nga ky shtet keto vite. Po nuk e bejne se kane frike se mos vjen ne pushtet prap berisha dhe i flak ne rruge ose i con nga mali me gropa ,se e dine keta se nga Rama nuk te gjen gje se ai nuk eshte diktator,po dhe gabimet qe po i ben eshte se po i terheq opozita me veprimet qe ben. Me pelqeve Nano me fjalen qe the se nuk do te shkruaj me per qeverine se mire e ke con uje ne mullirin e shkaterrusve te SHqiperise,po kete duhet ta beje sot me ze dhe me force cdo shqiptar i ndershem.

  32. ducati says:

    Te gjitha keto qe Mustafa Nano ka shkruajtur nuk jane analize qe ti themi bravo,me gjithe respektin per komentuesit,keto jane fakte te bera gjate ketyre 30 viteve te fundut,kjo nuk do te thote qe Z Nano nuk eshte inteligjent dhe i zgjuar ne te kundert eshte sh i zgjuar.Prandaj cfardo qe te ndodhi dhe ne bashkimin europian te futemi,do te jete shume e veshtire qe populli shqiptare te jete i lumtur me keta politikan qe i rane per pjese.Shpresoj qe femijet tane te kene nje jet me te mire.pa droge se po mbolle droge ka mosmarveshje ka banda ,bandat kane arme,armet te vrasin keshtu nuk behet siguria,duhen zhdukur te gjitha qe te shpresojme per dite me te mira.por keto duan vullnet politik dhe njerez fisnik nga te ghitha partite.flm

  33. ATI says:

    Bravo me vote PD nuk vjen kurre ne pushtet dhe krijon gjithe kete katrahure. Populli e ka kuptuar se kush jane keta perbindsha qe duan te shkaterojne Shqiperine.Nuk e kuptoni qe ne situatat me te rendesishme per Kosoven e Shqiperine gjithmon kane krijuar probleme e trazira…..
    Perse nuk flasin per bashkepunim por vene kushte te pa realizueshme
    Perse presidenti i paanshem krijoi kete paligjshmeri
    Perse ,perse perse………??????????

  34. Alb says:

    @Ducati
    Droga ka lindur para nesh dhe nuk do te vdese kurre, pra ne do ta leme mbrapa. Por shteti ka per detyre ta luftoje, megjithese luften nuk do ta fitoje kurre si gjithe shtetet e botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje