Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka përshëndetur deklaratën e Ambasadës amerikane për situatën e tensionuar në vend.
Lleshaj thotë se “Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht”.
Dielli i Shqipërisë lind andej nga perëndon, thotë Lleshaj, duke theksuar se deklarata e SHBA është një kontribut tjetër për të mbështetur një të ardhme të palëkundur euroatlantike të Shqipërisë.
Deklarata e ambasadës amerikane
??️ | Shtetet e Bashkuara duan atë që meriton populli shqiptar: sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht ndëkohë që bën që ata që përfshihen në dhunë të mbajnë përgjegjësi.
Nxisim të gjithë qytetarët dhe të gjitha institucionet kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj, si dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike ndërkohë që lejojnë bashkëqytetarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë.
Po ashtu, iu bëjmë thirrje organizatorëve të protestës së nesërme që të mbajnë përgjegjësi përballë po të njëjtave parime, t’iu bëjnë thirrje publikisht mbështetësve të tyre të mblidhen paqësisht si dhe të refuzojnë energjikisht dhunën në çdo mundësi.
Jo bre, jo nga Lindja thuj?…po cpune ka Amerika me pergjimet e Rames dhe Metes, or Lesh?
MIKU I MIRE NJIHET NE DITE TE VESHTIRE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
BRAVO LLESHAJ JE NJE personalitet I eikulibruar dhe I arsyeshem…//
Kreret e protestave jane terbuar dhe nuk kuptojne me qe kane qene edhe ata deputete e qeveritare. Fatkeqesi per Demokracine ne Shqiperi, dhe keqarrdhje per gjendjen e tyre te terbuar ne menyre te pakurueshme e pasherueshme.
Qendro i forte zoti gjeneral. Deri tani i ke dhene nje mesim te mirw te gjith keqberesve me ne krye kriminelin Sali.
Mos harro policet e rolit baze qe ti shperbleni menjehere, pasi ato po perballojne dhunen e paarsyeshme te nxitur nga Sali krimi, Ilir floriri, Lul hajduti dhe Mona baxhella.
Mbeshtetja financiare e policeve te thjeshte, do jete çelesi i suksesit i operacioneve te ardhshme, te cilat nuk do jene te pakta.
Forca z. Gjeneral. Kurajo dhe suksese.
Sander, amerikaneve duhet tju lexosh gjerat qe nuk shkruajne. Po punoni per ta futur pergjithmone Shqiperine e shqiptaret ne duart e injorances, te lajthiturve, drogaxhinjve, trafikante dhe mafies nderkombetare te drives.Ti kete pune po e ben per pak CV me te mire se nuk di te jesh lekist, dikush politikan e ben per pushtet dhe garanci ekonomike per pasardhesit, dikush per te blere virgjerine para drejtesise, dikush se nuk e do por e urren shqiptarin, ….e te gjitha keto cojne uje ne mullirin e konkurenteve, armiqve e krimineleve te Shqiperise.Dielli lind nga perendon po thua.Mos ju ka rene dielli ne koke e se merrni vesh, qe e keni percare, acaruar, varferuar e fyer popullin e shqipeve?
Ti zotni e verifikove informacionin e top channel e Klan se te burgosur nga fieri do terrorizojne protesten e sotme te opozites? Kjo eshte puna jote.Mos u merr me diellin se ai eshte i sigurt atje ku eshte dhe nuk ka nevoje per bashibozuke e mercenare tokesore.