Jemi me “tru” të fikur, të fundit në rajon për kërkimin shkencor

21 Qershor 2019, 11:48Sociale TEMA

Niveli i lartë i edukimit dhe kërkimit shkencor e ndihmon një shtet të orientohet me lehtë drejt zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit me efikasitet të kapitelit njerëzor dhe burimeve natyrore.

Por Shqipëria duket se edhe në këtë drejtim është shumë dobët në raport me vendet e Europës por edhe në rajon.

Shqipëria ka numrin më të ulët të personelit në fushën e kërkim-zhvillimit ( R&D) në rajon e për rrjedhojë është e fundit për sa u përket fondeve që ka përfituar nga programi europian Horizon 2020, sipas një studimi të fundit mbi Edukimin dhe Kërkimin në Ballkanin Perëndimor.

Horizon Europe është një nismë 7-vjeçare e Bashkimit Europian për kërkimin shkencor që synon të aplikohet nëpërmjet programit aktual Horizon 2020.

Komisioni Europian ka hartuar dhe miratuar një plan për Horizon Europe për të rritur nivelet e shpenzimeve të shkencës së BE nga 50% gjatë viteve 2021-2027.

Të dhënat tregojnë se Serbia ka numrin më të lartë të personelit shkencor në  rajon me rreth 2030 persona për 1 milion banorë.

Më pas në renditje vjen Mali i Zi me 847 persona të aktivizuar në R&D për 1 milion banorë, Maqedonia me 754 persona për 1 mln banorë, Bosnja 366 persona për 1 mln banorë dhe e fundit renditet Shqipëria më 262 persona në fushën e kërkim-zhvillimit për 1 mln banorë.

Për rrjedhojë, Shqipëria  renditet e fundit në rajon për fondet që Bashkimi Europian ka vënë për kërkimin shkencor gjatë periudhës 2014-2017.

Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria përfitoi vetëm, 1 9 milionë euro, ndërsa Serbia 60 milionë euro. Maqedonia dhe Bosnja përfituan secila nga 5.3 dhe 3.8 milionë euro.

8 komente në “Jemi me “tru” të fikur, të fundit në rajon për kërkimin shkencor”

  1. Arkimedi says:

    Pse,kot thot dynjoja qe shqiptart jan komb debil ?
    Ja ku e ke,me shifra,me matematik.

  2. Titi i Nuries, i forti i kopshtit says:

    Vetem budallenjte studiojne. Eee tia “fusim” ne pa… eee.

  3. Deti says:

    Keqardhese po e vertete. Tregon nese nje shoqeri synon zhvillim apo vetem konsumon. Universitetet pa berthama studimi, kompanit e medha po ashtu. Keshtu, projektet na I bejne te huajt ndersa ne blejne e nuk shesim, veten paguajm.

  4. Baliu says:

    Qfar R&D more, me se miri rruges se shkelur, mbremje “poetike” me poetesha te reja.

  5. Studenti says:

    S ka gjo..
    Ne ju shesim drog dhe kurva
    Dje ju blejm teknollogji
    Kshtu arrihet zhvillimi ke ne
    Quhet zhvillim shkërdhokarakurvnor..
    Esht specjalitet mbarshqiptar historik.
    Edhe Sknerbeu shquhej per kto.
    A nuk u vran 100 vet e 200 te tjer u plagosn n dasmen e Sknerbeut,vec per nji femen a ?

  6. Totololi says:

    Te fundit ne shkence por te paret per vrasje, vjedhje, mashtrime e cdo lloj pislliku tjeter. Bravo neve.

  7. Ramadan Ramohito says:

    JEMI TE FUNDIT JO NE RAJON POR NE BOT NE CDO FUSH DITURIE. DUHET LIBER VOLUMINOZ TE TREGOHEN TE GJITHA PUNET KOT DHE PUNET GABIM PER MANAXHIMIN E PASURIVE QE KANE BER SHQIPETARET POR UNE DO THEM VETEM NJE RAST QE ESHTE PER TE VEN ULURIMEN. NE SHBA NE HIDROCENTRALIN HOOVER 30 KM LARG LAS VEGASIT NJE TURBINE KA SASI UJI DHE LARTESI ME PAK SE NJE TURBIN E HIDROCENTRALIT BISTRICES NE SHQIPERI DHE JEP SHTATEDHJETMIJ KILOVATOR, KURSE TURBINA E BISTRICES JEP DHJET HER ME PAK VETEM SHTATMIJ KILOVATOR KEJO NDODH VETEM NGA PA AFTESIA SHQIPETAREVE DHE JO NGA TEKNOLOGJIA E VJETER SE HIDROCENTRALI NE SHBA ESHTE 30 VJET ME I VJETER SE HIDROCENTRALI I BISTRICES.

  8. hani mut says:

    Sepse studentet e dhjetorit qe e donin shqiperine si gjithe evropa ishin nje tufe me kara. 30 vjet me vone shqiperia eshte ne erresire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje