Në vend të mandateve, Presidenti duhet të numërojë ditët!

21 Qershor 2019, 20:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti Meta ka investuar për një kohë të gjatë, sidomos vitin e fundit, të mbajë nën tension qeverinë, duke paralajmëruar dorëheqje të tij. Sa herë që diçka nuk funksiononte, sa herë tejkalonte kompetencat e veta dhe bllokonte emërime ministrash, përfshi dhe krizën me zgjedhjet e fundit, dërgonte kasnecë tek Edi Rama, të cilët të “alarmuar”, përcillnin lajmin se Ilir Meta mund të dorëhiqet e të bëhet krizë.

Nuk është se u shqetësua njeri prej këtyre skenareve, por ishte një tregues, që Presidenti mendonte se ishte i rëndësishëm për kundërshtarët e tij.

Tani po shikojmë anën tjetër të medaljes. Presidenti Ilir Meta ka dhjetë ditë që jep e merr letra me KQZ-në, në fillim për të numëruar deputetët, pastaj për të treguar si i kanë dorëzuar mandatet, ata që ikën. Pra do të dijë a është e ligjshme ajo që ka bërë gruaja e tij dhe Lulzim Basha.

Paraktikisht e ka nxjerrë përfundimin. Ai mendon se ata kanë bërë diçka të paligjshme, por të drejtë. D.m.th, sipas tij, ata duhet të jenë edhe deputetë, kur i duhen atij, për të mos e shkarkuar si President, edhe deputetë me mandate të djegura, kur duhet të sulmojë qeverinë.

Dhe sot gjendemi para një skene qesharake, ku Presidenti po verifikon procedurën administrative, se si i kanë dorëzuar mandatet ish- deputet e opozitës, për të konstatuar, se nuk i kanë dorëzuar në rregull. Duhet të paraqiteshin një nga një në sallë dhe të thoshin me zë të lartë: “Nuk e duam mandatin”.

Kur ata i dorëzuan, kolektivisht në grup, me letra të bëra gati, nga gruaja e tij dhe Lulzim Basha dhe të diktuara po nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, për Presidentin ishte në rregull.

Atij i duhej që ata të iknin nga Parlamenti për të rrëzuar Ramën, por meqë nuk e rrëzuan, por e forcuan, pasi i çuan dhuratë nja 40 deputetë të tjerë, tani po përpiqet t’i rikthejë, duke na mbushur mendjen të gjithëve “se ishte më mirë kur ishim keq”. Pra, ishte më mirë kur ata ishin në Parlament.

E gjithë kjo përpiqet të mbajë gjallë shpresën e tij të vakët, se duke mos i quajtur të ligjshëm djegiet e mandateve, ai do të quajë të paligjshme dhe shkarkimin me vota të opozitës së re.

Pra kemi një President, që shkatërroi Parlamentin me shpresë të rrëzonte qeverinë, dhe po përfundon i shkarkuar nga ky Parlament.

Tentoi të shkatërrojë zgjedhjet, duke nxjerrë një dekret anulimi, dhe tani po rrëzohet përfundimisht nga ajo që prodhoi, duke i bojkotuar ato.

Dhe duke tentuar ta bëjë çdo gjë relative në këtë vend, edhe djegien e mandateve, edhe bojkotin, edhe zgjedhjet, shpreson se do ta fusë më në fund vendin në kaos, ku secili të mbrojë të drejtën e tij në rrugë primitive. Shumica, Parlamentin dhe zgjedhjet, ai ish- Parlamentin dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Dhe e gjithë kjo, tani nuk bëhet më as për të shpëtuar opozitën, as për të shpëtuar nderin e Parlamentit, as për të shpëtuar zgjedhjet, por për të shpëtuar mandatin e tij të Presidentit.

Atë mandat me të cilin disa muaj më parë kërcënonte, se duke hequr dorë, do shkatërronte shumicën.

Tani po përpiqet të numërojë “mandate të paligjshme” për t’u mbrojtur nga shumica. Në fakt, më lehtë e ka të numërojë ditët.

35 komente në “Në vend të mandateve, Presidenti duhet të numërojë ditët!”

  1. ALBAN DEGA says:

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    From: Alban Dega
    Date: June 20, 2019 at 9:22:35 PM EDT

    SHBA TE QOFSHIM FALE !

    Te kemi Nene
    e na djale
    Ke shume vepra
    e pak fjale!
    Ca te degjuar
    ca bukeshkale
    Ca skiftere
    e ca si Sale
    Nga fiqiri
    krejt kane dale!
    Nga SPAK BKH
    e Vetingu
    Si qene lehin
    nga veringu
    Si Gebelsi
    si Geringu !
    Cjerrur zeri
    care laringu!
    Molotove e
    bomba tymi
    Me Fake news
    Nga Djall Putini !
    Se vetingu me
    drejtesine
    U kane kallur l
    lemerine!
    Tym e flake
    duan Shqiperine!
    Si Likja me Saline
    Te shpetojne
    SaLikekracine!
    Serial vrasjet
    kusarine
    Krime Hage
    mbajne mbi shpine!
    Mina tritol
    nen lirine
    E rrenuan
    demokracine!
    Mbi 15 here
    e zhbene Shqiperine!
    Nene e babe
    e kane Rusine!
    Amerike o nenemadhe
    Fjala jote peshe sa male!
    Veprat tua monumentale!
    E duam Shqiperine
    si Amerika Demokratike !
    Se eshte
    Ora jone mitike !
    Eshte nena e lirise
    Eshte Shpetimi
    I Shqiperise
    Fatbardhesia
    e Shqiptarise !
    Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
    te Amerikes!
    God bless USA !

    1. arber says:

      Hamdi Dega . Nene dhe Babe kemi vetem Shqiperine

      1. Lindi says:

        Hamdiu eshte kopil qe dje kishte nene partine dhe enverin so te ka nene e babe ameriken. Shyqyr qe nuk do jetoje deri diten qe nene e babe te kete Kinen

        1. Alban Dega says:

          BABAI I PAVARESISE SE SHQIPERISE PER NENEN BOTERORE TE DEMOKRACISE

          – 4 dite para shpalljes se saj

          “ Nese do te behej sot nje Referendum ne Shqiperi, Rusvelti ( President i SHBA-se) do te zgjidhej kryetar ( President ) i saj me shumice votash …!”
          ISMAIL QEMALI – 24 Nentor 1912
          Bari- Itali

          “ Kam vetem nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine “
          Wodrow Vilson- President i SHBA-se

          ……

  2. Realisti says:

    Analize me saktesin e nje matematicieni.Rrofsh qe na ndihmon te qartesohemi me mire!

    1. ben says:

      Mero
      Po ky keshilltari I rames ,baton haxhiu pse deklaroi te fevziu se rama eshte ne fundin e tij politik?????
      Shume njerez dje te protesta, fillonin te skenderbeu e mbaronin te presidenca, a thua prandaj I ka ditet e numuruara meta????? Mbas cdo proteste sikur shtohen jo te pakesohen keta te uruar.

      1. cccp says:

        O ben dhia, ku i pe aq shume njerez – droni me pamje direkt sipas Report TV tregonte jo me shume se pese mije vete , vertete te shperndare ishin nga Skenderbeu te presidenca…. te mos shikoni edhe kete gje, do te thote qe jeni te semure per mendje.

      2. ilir says:

        O Beno! a e di ti sa paguan opozita per ti nxjerre ne shesh? Nqse jo interesohu pak. Leket e vjedhura shqiptareve

        1. ..... says:

          Mos i veni shume rendesi [email protected]…eshte zagare i Anastasit dhe automatikisht ne krahun antishqiptare te Saliut Lulit Likes e Monikes….thjeshte nje plere qe kundermon….pune jevgjiti..

  3. Alban says:

    ACHTUNG !

    ILIR META NE REVAN DREJT BURGUT TE PERJETSHEM

    – Ilir Meta vetshpallet monark absolut i Shqiperise ! I shton edhe 7 krime te renda malit me krime te tij!

    – Cfare pret kryeligjzbatuesja e Shqiperise Zj. Arta Marku !? Pse nuk jep urdher arrestin e tij!

    – Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj

    – Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues .

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot Ilir Rexhep Meta u vetshpall monark absolut i Shqiperise ! I shtoi edhe 7 krime te renda malit me krime te tijPresidenti i turpit te Shqiperise Ilir Meta cdekretoi daten e zgjedhjeve per organet drejtuese te pushtetit lokal.
    Akti i sotem i iIlir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
    Qysh me 8 qershor ai u kthye de jure e de facto ne kryetar i opozites destruktive dhe antishqiptare.
    Qys me 8 qershor Presidenti i Shqperise hoqi edhe masken e fundit dhe u vetdekretue si kryetari e Molotovi dhe Mina e fundit me sahat e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e oturako- mediatike te Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit, Like Flori Mona Cizmes , Lulush Karabush Mul Stanishiciit, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… e Mafias krejt jashte kontrollit te tyre !
    Eshte mjerim intelektual per nje profesor si Zoti Kume behet papagall dhunuesish te Kushtetutes e kusaresh te vetekapur ne flagrance me € 700 000 Euro faqja ose dora, nga krahu i djathte i tij ne qeveri dhe ne parti Z. Dritan Prifti, drite paste ne Parajse !
    Kushtetuta eshte e qarte si drita e Diellit: Presidenti dekreton daten e zgjedhjeve .
    Nuk ka tager per c’dekretim.
    Nuk ka asnje hapesire per argumentim, per interpretim ne kete rast.
    Kushtetuta nuk eshte as film qe intepretohet, as pacavure qe argumentohet nga gangsteret ligjore te Sali Berishes, ala Enkeled Alibe Gebelsi, Gazmend Babale Bardhi, Clirim VeshGjata e profesore Plepash e akademike Domosdove.
    Kushtetuta e Shqiperise nuk eshte blloku personal i kusarise se tij me ze e me figure € 700 mije euro faqja qe e ktheni nga e si te doje ai dhe Banda e tij.
    Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush as Gjykata Kushtetuese vete nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi!
    Gjykata Kushtetuese eshte produkt, sherbetor e jo instructor e aq me pak komandues i Kushtetutes!
    Kushtetuta eshte kryeligji i te te gjitha ligjeve, eshte BIbla dhe Kurani, eshte Carta Magna e cdo shteti.
    Logjika e Ilir Metes dhe keshilltareve te tij produkt Universitetesh Plepash e Akademish Domosdove eshte ligjike kusari e vrasesin serial intelektual si krimi kunder nherezimit i 21 janarit 2011 …
    E vetmja logjike kushtetuese jane dispozitat dhe nenet e saj kurse logjika e secilit, aq me teper te nje Presidenti te inkriminuar me ze e me figure, eshte ceshtje personale e tij jo detyrim kushtetues.
    Me veprimet e tij jologjike e despotike qe ka bere :
    1- me dekretimin e vonuar te ministrit te Brendshem,
    2- me mosdekretimin e ministrit te Jashtem ne keto caste historike per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e familjes natyrore Evropiane,
    3- me parullen e tij leniniste “nje hap mbrapa” per opoziten e cmendur antishtet ligjor dhe “dy hapa mbrapa” per qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga populli dhe per kryeministrin, qe rrezikoi tri here permbysjen e saj dhe te tij personalisht per shkak te kembenguljes per jetesimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si premtimi tij madhor per popullin shqiptar qysh ne fushaten e 23 qershorit 2013, Ilir Meta jo vetem shkeli rende por edhe pshurri mbi Kushtetuten.
    Me aktin e sotem ai e dhunoi dhe mbivendosi veten mbi Kushtetuten dhe u be kryetari de facto me nje opozite te terbuar dhe shkalluar nga tmerri i jetesimit te SPAK- ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, objekt e subjekt madhor i te cilave eshte edhe vete ai dhe bashkeshortja e tij .
    Ky akt antikushtetues i shton efhe 7 akuza e konfliktit te interesit mbi 52 akuzave per krime te renda, dy te tretat e te cilave me zerin e figuren e tij dhe te bashkeshortes se tij.
    Kjo eshte aresyeja kryesore pse Ilir Meta e ka humbur jo vetem logjiken, por de jure e ka shkarkuar vetveten.
    Ky akt antikushtetues bashke me dekretin per cdekretimin e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit 2019, shenon edhe vetvrasjen e tij politike dhe ligjore .
    Ai eshte nje akt jo vetem nul, por edhe aresye madhore e percaktuar qarte e prere ne Kushtetute per shkarkimin e tij nga posti i Presidentit te Shqiperise, qe nuk duhet ti ishte dhuruar kurrsesi nga Edi Rama dhe mazhoranca!
    Kushtetuta e miratuar me shumicen absolute te cilesuar te Kuvendit te Shqiperise vetem zbatohet fjale per fjale e pike per pike, sic eshte, nga cdo qytetar e shtetas, nga cdo qelize e shtetit shqiptar e jo me nga Presidenti si garanti i saj.
    Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijeravjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve kudo ne Bote, ne emer te Kushtetutes se dhunuar te Republikes se Shqiperise, u bej thirrje Kryetarit, Kryesise dhe cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike, te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente kryemafiozin e krye- Padrinon, kryekusarin e Shqiperise, Ilir Meta.
    Ky eshte vetem hapi i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise, qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Republikes se Shqiperise, Kuvendit te saj!
    Eshte koha qe kryeprokurorja e – Kryeligjzbatuesja e Shqiperise Z. Arta Marku te nenshkruaje urdherin e arrestit ne flagrance te Ilir Metes per shkelje flagrante te te gjithe neneve qe percaktojne shkarkimin e tij, per destabilizim te rendit kushtetues, per nxitje te luftes civile ne Shqiperi!
    Sot… Neser eshte teper vone !

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Yes sir..

  5. Ky kok tul numron eurot me vidio dhe ti shpreson se po numron ditet.
    Derisa te jete kjo drejtesi ,ky shtet me edi ramen qe ben gallat dhe kriminelin sali qe mbron ilirfloririn,asgje nuk do te ndodh.

  6. ????????????????⚖️⚖️ says:

    ???

  7. durrsaku says:

    Duhet te shduket nga faqia e tokes Meta Basha dhe Berisha,boll e kane vjedhur kete vend.Duhet sa me shpejt te funksionoje Drejtesia.e te futen ne burg e ti sekuestrohen te gjitha pasurite e vena me vjedhje.Z Mero nje gje nuk kuptoj perse partia socialiste nuk ben nje mitng ne tirane e te shikojme kush eshte populli i vertete

  8. REZI says:

    Po që s’e luan topi atë që thotë mero Baze! Është kjo lojë që bën Iliri me bashibozukët e tij. Ai që do të bëhet kryeministër, lajmëron protestë dhe vjen vetë 45 minuta me vonesë. Cili është mesazhi që përcjell? Se unë jam ai i rëndësishmi, ju njerëz vetëm mblidhuni, ma bëni gati vëndin dhe unë vi me gruan e fëmijët që me dokumenta nuk janë shqiptarë, jetojnë në luksin hollandez.
    Marrim frymë kur lexojmë argumentat që jep Mero me objektivitet, dhe s’është faji i Meros se kryetari i opozitës (ilir Meta de fakto) ka shkuar në rrugë pa krye.
    Dhe ju që jeni pro Salës, mos na quani freshista ne që komentojmë për atë që është e drejtë, ndonëse e drejta, duam apo s’duam ne është me qeverinë, që përpiqet të jetë me ligjin. Nuk mundet Shqipëria të kthehet 30 vjet prapa se do Meta e Monika. Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e disa personave. Ne s’jemi me asnjë parti, jemi me Shqipërinë dhe ligjin.

  9. Drejtesi says:

    Kot lodhesh morr burre. Thjesht duan kaos, duan qe USA te thote “nuk merrem me me ju”, qe te mbreterojne hienat edhe 100 vite te tjera, me gjakun e popullit. Uroj qe USA te coje me vendosmeti reformen de brejtesi, qe ti shohim prapa hekurave keta vampire.

  10. FLUTURA says:

    E ke mberthyer me gozhde!

  11. Artibr says:

    Eeé nuk ke numra o meta ngele duke ber pyetje sikur te jesh mrokuror po shte duhet ty sa deputet ka apo si jan zgjedhur kush je ti qe ben keto provokime po jan ata budallenj qe te japin pergjigje. Tani po te bej un nje l’éternité sa vrima ka pidhi.

  12. Koba says:

    Ekselent Mero.Pergatisni Qefinin ketij Edepsezi

  13. Lame Kodra says:

    Mero djali, desha te pyes, Rama, Basha, dhe Meta sa dite kane?

    1. Nexhat says:

      Per Ramen mos e pyet se keto zagzaret ,me ne krye Mero Gelbazen nga Rama ushqehen, dhe ik Rama keta do ikin per lesh. Kur ishte Saliu e Meta keta zagaret tere dite per ta lehshin se ky Meroja edhe per çobane lopesh nuk be dhe jo vetem ky.

  14. Dumbabist says:

    Saliun na i la peshqesh, ramizi me nexhin,.

  15. Timi says:

    Sa me shpejt ta heqin aq me mire eshte per Shqiperine

  16. Komentuesi says:

    Sot po del se Berisha,Basha,Meta dhe Monka qenkan me te forte se Amerika.Nuk qenka gje edhe Amerika.Ata e shajne e si lene gje pa ofenduar e akuzuar Amerikes dhe Amerika nuk qenka ne gjendje ti verin frerin ketyre mytebereve te opozites shqipetare.Ndoshta i shtyn vete Amerika keta qe veprojne kaq dhunshem ne protesta dhe te bejne shume poshtersira.

  17. Nexhat says:

    O Mero gel- Bazja ty numroi ditet e tua se Rama thehu qafen. Ai (Meta) qe e pru ne pushtete ai edhe do ta heqe qafet, po te mos kishte ndegjuare Meta Tadiçin ne konferencen e PS ve te Ballkanit ne Shkoder qe te le Berishen dhe te shkoje te koke palari per ta pru ne pushtet. Meta e diktoi ate gabimin qe beri Rama me intervisten e famshme qe e shtyne Serbet para zgjedhjeve per kryetare Amerike. Ky bythe lakuriqi deshte tu jepe mende Amerikes dhe botes nje rrugaçe i droguare dhe ja tash ai qe Rama e quajti rezike per boten u be rezike shume i tmershem per Ramen.

  18. Nexhat says:

    Ke te drejte te friksohesh or Mero Gelbazja.

    1. Pd rrumpalla says:

      NEXHAT qurja….shiko familjen se po te shkerdhehet, lere Meron, te kane dale nga rrjeshti femrat e shtepise dhe kene hequr recipinat, ,,,mblidhi

  19. Ujku Plak says:

    MERO BAZES !
    Do te doja qe te ishje realist dhe koherent pavarsisht se momentalisht e ke lidhur Kalin ne nje Grazhd me shume tagji .
    I vetmi Politikan momentalisht (( pavarsisht se cili eshte ne fakt )) qe eshte me Komod dhe vepron ne perputhje me ligjin dhe qe ka aleat te jashtezakonshem Mungesen e Gjykates Kudhtetuese eshte Like Floriri i cili i leviz i vetmi te gjithe Guret e Shahut si te Tijte ashtu dhe te Kundershtarit ( 32 guret ) .
    Likes po ti teket e Shperndan Parlamentin perpara dates 30.6.2019 dhe eshte ne te drejten e ti kushtetuese .
    Prandaj Z.Mero tregohu i Sinqerte me Vehten tende , pastaj me lexuesit qe te thurin Ditirambe .

  20. TIRANA says:

    Presidenca harxhon paret kote, fare kote! Te zevendesohet me nje keshill te 4-5 ambasadoreve!!
    RRegullohen te gjitha hallet! Se na çau menderen kjo fytyra e Metes! Ik Meta!!

  21. ETHEM LALAJ says:

    TE LUMTE MERO BAZE.NE KTO 30 VITE KAM QARE E QESHUR ME QENDRIMIN IDIOT TE SHUME POLITIKANVE ME NE KRYE GJEME-MADHIN SB.
    -PER TE QARE PER VENDIN TIM QE U VODH,SHKATERRUA,DOGJ,VRA,SAKATUA…SA QE EDHE EUROPA E BOTA PO ÇUDITET.DHE SOT SHBA+BE PO DREJTOJNE ME DISA MESAZHE PAQTIMI DHE NUK I NDIHMPN ME POLITIKANET QE DUHET TE ISHIN NE BURG.POR PYETJA E MADHE QEBDRON SI SHPATA E DEMOKLEUT:KUSH DO TI FUSI NE BURG..!? ATA NUK MUND TE FUTEN NE BURG NGA KURSANTET 6 MUJOR TE PLEPWVE SALISTE.
    -POPULKI THOT”AI QE BERI SHTEMEN I VURI EDHE VJEGEN..”ISHTE DHE ESHTE KJO ARSYEJA QE HAJDUTET E KRIMINELET NUK U DENUAN POR JU MOREN PARAT,I NXOREN NGA BURGU…DHE CIKLI VAZHDON NE 30 VITE.
    -PER TE QESHUR,KUR SHOF LIJEN QE TE SILLET SI PIRDHA NE BREKE DUKE KERKUARE GJILPEREN NEPER KASHTE.
    -POR UNE MENDOJ SE PER KTE GJENDJE ABARSHI KAN FAJ DHE ND/KOMBERET.PSE:
    1-NE 97,98 NUK ISHIN DAKORT ME ARRESTIMIN E SB PASI PRITESHIN NDIHMAT..DHE SE THELLOHEJ DESTABILIZIMI SERBO-RUS-GREK.KETE E KAN DEKLARUARE POLITIKAN TE LARTE.KJO DO TE THOT SE SB NA E PRUNE DHE NA E LAN PESHQESH NE DERE ATA..RAJERSONET E ELEZ BIBERET ME OK E RAMIZ ALISE.PIKE.

  22. Andi says:

    Iliri nje hajdut eshte por ne fund te fundit Rama e beri President dhe tani te zbatoje kushtetuten .
    Kurse ju Mero jeni po i njejti Lepires qe lepin djathtas e majtas si te te afrohet mollaqeja.

  23. Milan says:

    O shqiptar si mund te ikim perpara ne si vend kur nje pjese mbron Saliun e kompani e nje pjese tjeter Ramen e te tjere,ne nuk duhet te shahemi me njeri tjetrin per keq qeverisjen e politkaneve tane.Ne ne asnje menyre nuk duhet ti ngreme kenge e buste ayre edhe kur bejne mire sepse eshte detyre e tyre te zgjidhin problemet e popullit,me pak fjale nuk duhet te bejme tifosllek per asnje,se do na kolojne vitet e shekujt duke u share e vrare me njeri tjetrin.Duhet menduar per femijet tane per brezat qe do vijne per nje shqiperi te forte e te begate.

  24. Alban Dega says:

    KUR SHKRUAJNE TITANET…

    Te heshtin hajvanet !
    U dridhen tiranet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje