Ish kreu i SHISH "degjeneron" Metën: LSI ka shpërndarë lopë për vota, blinte dhe shefat e fiseve

22 Qershor 2019, 18:50Politika TEMA

Ish kreu i SHISH, Fatos Klosi komentoi përgjimet e publikuar nga gazeta prestigjozë gjermane “Bild” për fenomenin e shitblerjes së votave në Shqipëri.

Klosi zbuloi se në fushata elektorale ku edhe ai ka qenë pjesë janë shpërndarë lopë për vota dhe këtë gjë e ka bërë edhe LSI-ja sipas tij.

“Procesi është hapur. Prokuroria e ka problem dhe nëse prej asaj dalin sekrete, e ka problem këtë gjë.

Edhe ata  gabojnë, për mua kanë gabuar. Nuk është për t’u çuditur.

Detyra juaj nuk është për të nxjerrë fajtorë. Bën përshtypje dhe këtu dhe fillon dhe mbaron.

Kam qenë unë në votime.

Kemi dhënë nga një lopë. Unë jam i sigurtë dhe e them.

Kjo është përdorur dikur duke blerë shefat e fiseve dhe nuk bisedohet me të tjerët.

E përdori edhe LSI, kam qenë unë me LSI në atë kohë.

Është një fenomen.

Po nuk pate prova, kjo kthehet në propagandë”,-tha Klosi nga rubrika “Kjo Javë” në Neës 24.

19 komente në “Ish kreu i SHISH “degjeneron” Metën: LSI ka shpërndarë lopë për vota, blinte dhe shefat e fiseve”

  1. Gjergj says:

    Hajde shef shiku qe paskemi patur.Pse nuk i coi ne prokurori, apo i kane perdorur per shantazhe e perfitime personale e famijare karrierash e parash.Abuzues tipik pushteti.

  2. lani says:

    ketyre moterqimeve politikan leket merrujani sepse jane leket tuaj por voton kurr mos e shet

  3. ¬ says:

    Më 30 Qërshor., në zonat problematike të votohet në sinagog, kishë, xhami, teqe, ose përfajqsues të tyre për ” bien déroulement ” të zgjedhjeve.

  4. anastasi says:

    Nuk ka faj ky qafe zagari, ju lumt dhe karaputana,ju lumt floriri dhe 15 apartamente dhe 13 hale,ju lumt kari qe palloshi i gjate e beri president,pse nuk e shkarkoni kete pisanjos te ndyre,pse nuk e shkarkoni kete ndyresire ju o zagar qeveritar,mazhorance te pa fytyre te pa fytyre e ndyre,nje qind here e ndyre.

  5. BENI-VENEZIA says:

    Une smerrem me politike,jam dhe pa shkolle,me i gjimnaz ne kohet te enverit,po tja kishte vu emrin vetes shef LOPESH ne vent te shef i SHISH me i nderu do dilteedhe dicka tjeter se ato si spunojne nuk rrezojne as qeveri e as i gje,se ato jan njerez qe dune me har qyl, se po te ishte ashtu me u rrezu pushteti nga njerez qe nuk punojne po i bien qylit,do ishte rrezu ne France qe ka ka 4 muaj qe bejne protesta,e mos harroni se Franca eshte shteti i 2-te ne europe pas Gjermanise.

    1. Teodor says:

      Jeni keqkuptuar.
      Fatos Klosi, ka qene Shef i SHIK-ut ne vitet 1997 deri 2002. LSI u krijua, pas mosmarreveshjeve te Ilir Metes me Fatos Nanon, ne vitin 2004. Nder themeluesve te saj, eshte edhe Fatos Klosi, sepse edhe ky pati mosmarreveshje me Fatos Nanon. Dhe ne vitin 2005 mori pjese per here te pare ne zgjedhjet per Kuvendin e Shqiperise. Ne keto zgjedhje mori 4 mandate, te cilet ju bashkuan Sali Berishes, me te cilet beri aleance dhe formioi qeverine me 74 deputete ne Parlament. Nismetar i kesaj aleance ka qene i ndjeri Dritan Prifti, deputet i Fierit, dhe konkretisht ne zonen e Libofshes. Dihet boterisht, dhe kete e ka deklaruar edhe vete Dritani, se ne kete zone ju ka dhuruar lope dhe vica, fshatareve te kesaj zone, ne kembim te votave. Fatosi nuk arriti te behej deputet. Ne deklaraten e mesiperme te tij, behet fjale pikerisht per Dritan Priftin.

      1. LG says:

        Faleminderit për sinqeritetin Fatos.Ky është realiteti në Shqipëri.

      2. Petrit says:

        Në fakt aleanca PD- LSI ka ndodhur në 2009-en

      3. Durimi says:

        Teodor eshte e vertete kjo histori vecse ka ngjare ne 2009 dhe jo 2005. Po ne 2017 qe Ilir Meta lshte zgjedhe president, e mban mend ne Lezhe kur zbriti nga shkallet e katit dyte tek ai familjari qe i dha zarfin me leke?

  6. LSI ka blerë vota me Pasaporta për jashtë shtetit dhe me Leje Drejtimi Automjeti says:

    Një grup të rinjsh në njësinë bashkiake nr. 5 në Tiranë, shumicën e të cilëve iu kam pasë njohur në rrethana të caktuara, më kanë bindur me prova konkrete se ata nga LSI-ja, NË NJË PALË VOTIME KANË MARRË FALAS NGA NJË PASAPORTË për jashtë shtetit dhe në zgjedhjet e tjera morën NGA NJË PATENTË PËR DREJTIM AUTOMJETI. Të gjitha ata tani udhëtojnë jashtë shtetit me pasaporta të marra falas si dhe të gjithë ngasin makina me leje drejtimi të marra prej LSI-së, në këmbim të votës.
    Ka qenë një person i caktuar direkt nga Qendra që bënte “rekrutimin” dhe të rinjtë për të cilët flas jepnin fjalën dhe hidhnin firmën se do të votonin sipas marrëveshjes.
    Disa prej tyre morën edhe premtime pune, por pas zgjedhjeve LSI-ja nuk e mbajti fjalën.
    Është 100% e vërtetë!

  7. Rrofte ENVER HOXHA says:

    Beni-Venezia , ju pershendes edhe se nuk ju njoh, Ju shkruani qe jeni pa shkoll, por keni marua gjimnazin ne kohen e ENVERIT, qe per mua do te thot ne kohen e ENVER HOXHES. Nuk e di si e menojn te tjerer e nuk me intereson, per mua ju jeni ma i pregatitur se nje student qe ka marua università Bocconi. Kush e mendon se nuk eshe si them une le te informohet . Ne Garlasco e keni nje qe ka marua Bocconi. Po ku eshte tani?

  8. Thumbi says:

    Flet për kohën kur ishte me LSI pasi e hoqi Nano dhe Berisha nga SHISH.

  9. Deti says:

    LSI eshte parti e degjenetuar. Filozofia politike e LSI ishte lekul, gjithecka permes lekut. Klosi ben shume mire qe deklaron ate punen e lopes. Pse Meta qe kerkoi 700 000 ne nje ore nuk ka blere vota? Vota perhere eshte blere. Kjo eshte e verteta.

  10. Phoenix says:

    O Ben, të mbaroje gjimnazin në kohë të Enverit pilotoje avionin vlla. Pse e thu sikur ke bo noi faj.
    Sa për kryetarët e fiseve, tregon se kemi bërë hapa mbrapa, jemi ende në tribalizëm. Kemi një kryeministër që ka dalë edhe pa gjethe fare. Ndërsa Franca, sado që e kemi dhe do ta kemi gjithmonë kundër, ka shkollë për politikanët dhe nuk i merr nga rruga.

  11. Star says:

    Kjo gje dihej me kohe. Nuk ka nevoje te na e thote askush. Ku ka patur pune lsi ka patur dhe ka pisllek. Bile per te percaktuar karakterin e nje njeriu pyete se ne cfare parti aderon, dhe nqf te thote ne lsi nuk ka nevoje te sqaroje me gjate.

  12. Star says:

    Duam nje prononcim per kete lajm nga shkolleshumi dhe nga Ai teveqeli qe e heq vehten per parimor , nga luani i partise. Sepse Ajo qe porositi Sarkozyne do thote qe kete pune e ka ba Meta.

  13. Titi says:

    Ka vjedhur Meta, hajde t’i futim traktorim dhe mos leme gje.Hajde logjike kali hajde.Kjo eshte logjika e Rilindjes Rames Erjon Veliajt.Keta po i shtrojne rruget jo me asfalt por me flori.

  14. lexusi says:

    S’ka nevoje t’a thote asnje shitblerjen e votave , ajo dihet , c’rendesi ka kush e thote , me miell , me lek me euro e dollare me lope , ne fund te fundit vota jepet atje ku votusi mendon se plotesohen interesat e tij , ose asaj force qe ai ka bindjen se do e beje me mire , dhe keto qe mediat i nxjerin , dhe i trumbetojne thua se kane zbuluar, boten nuk kane asnje impakt .
    Dhunimi, tjetersimi , presioni , manipulimi i asaj vote , qe mbase eshte shitur apo eshte blere , kjo eshte me e e rende dhe s’ka peshore qe mund t’a mbaje .
    Akoma me e rende dhe ironike eshte kjo qe po behet , qe , dhunusit , manipulatoret , tjetersuesit e votes te lire apo te shit blere , qofte dhe brenda familjes te tyre politike , po ”QAJNE” e ”ULERIJNE” me shume !

  15. I drejti says:

    Pse nuk flet njeri dhe per gjithe ato diploma te shkolles se larte qe ka dhene lesh e lija, sidomos ato te bujqesori????!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje