Kriza politike nuk pengon shqiptarët e Kosovës, çdo fundjavë radhë të gjata drejt bregdetit

22 Qershor 2019, 15:45Rajoni TEMA

Protestat që po zhvillohen nga opozita në Shqipëri, nuk po u pengojnë turistëve nga Kosova.

Pjesa më e pëlqyer për një pushim vikendi është veriu i Shqipërisë për shkak të afërsisë dhe kostos.

Zëvendëskomandanti i pikës kufitare, Ismet Hodaj tregon se sezoni turistik këtë vit ka nisur më herët.

Fluksi më i madh i veturave për të hyrë në Shqipëri është nga ora 5 deri në 10 të mëngjesit, ndërsa për t’u kthyer në Kosovë nga ora 17 deri në 23.

Vetëm gjatë muajit qershor, 350 mijë persona me 122 mijë vetura kanë shfrytëzuar pikën kufitare të Vermicës.

Ndërsa, gjatë tre muajve sezoni të vitit të kaluar, 3 milionë e 500 mijë persona.

2 komente në “Kriza politike nuk pengon shqiptarët e Kosovës, çdo fundjavë radhë të gjata drejt bregdetit”

  1. Taku says:

    Welcome. Ata nuk e rrujn shume se jane mesuar me kesi monstrash, i kane edhe vet me shumice

  2. kosova brother says:

    Faleminderit vellezer kosovare se sic kane vajtur punet ketu, askush nuk na begenis. Uroj qe veres tju heqin taksen e rruges vellezer.Nese ka ende shqiptare ne qeverine e shqiperise.Pushime te mbara ketu, ne shtepine tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje