Tërhiqen nga qarkullimi mijëra Mercedes Benz

Organet zyrtare tërheqin nga qarkullimi mijëra Mercedes me naftë. Prodhuesi i makinave Mercedes mendohet të ketë instaluar një aparaturë fikjeje. Daimleri i mohon akuzat.

60 mijë makina me naftë janë të prekura nga tërheqja e detyruar nga qarkullimi. Nga tërheqja zyrtare e komunikuar nga Zyra Federale e Automjeteve bëhet fjalë për vetura të modelit “Mercedes-Benz GLK 220 CDI”, të prodhuara në intervalin kohor midis viteve 2012 dhe 2015. Një zëdhënës i koncernit Daimler e konfirmoi këtë njoftim të botuar në  “Bild am Sonntag”.

Prodhuesi i automjeteve akuzohet të ketë montuar në fuori stradat sportive me naftë me një normë gazrash Euro-5, një aparaturë ilegale që manipulon kuotat e emetimit. Daimleri nuk e pranon këtë akuzë dhe zëdhënësi thotë se kompania do të kërkojë mbrojtje juridike.

A janë të prekura edhe modele të tjera?

Sipas informacionit të “Bild am Sonntag”, zyra federale do të shtrijë hetimet kundër Damlerit, sepse softwari manipulues mund të gjendet edhe në modele të tjera. Zëdhënësi i prodhuesit të makinave tha, se ka kontakte midis kompanisë dhe zyrtarëve rreth kësaj teme.

Dyshimi kundrejt modelit “GLK 220 CDI” u bë publik në Prill. Atëhere u tha se zyra federale qysh në vjeshtë të vitit 2018 kishte njoftime për një software të dyshimtë në motorin “OM651”, që mundësonte të ulte vlerat e gazrave të prodhuara me anën e një programi kompjuterik. Kjo gjë ishte e mundur vetëm në stacionin e testimit, por jo në trafikun e përditshëm. Për këtë arsye zyra federale ka nisur hetimet kundër Daimlerit me seanca dëgjimore qysh në Prill këtij viti.  Kompania deklaroi në atë kohë, se do të bashkëpunonte me zyrën federale në mënyrë gjithëpërfshirëse për të sqaruar çështjen në fjalë.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Tërhiqen nga qarkullimi mijëra Mercedes Benz”

  1. Tim Lleshniku says:

    Dhe gjermanet rrekan,
    Edhe prifti perdhunon
    Myslimanet po se po
    Pijn alkol per ramazon.
    Esht e pjerdhur bota
    Gjithkush me ta fut,
    Di vij ajo rrota
    Me i shtyp si rrush?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *