Dalai Lama: Nëse refugjatët nuk kthehen në shtëpi, Evropa do të myslimanizohet ose afrikanizohet

27 Qershor 2019, 19:21Bota TEMA

Dalai Lama është shprehur se Evropa mund të kthehet “myslimane ose afrikane” nëse refugjatët nuk kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Udhëheqësi shpirtëror budist, i cili ka jetuar si refugjat në Indi që kur u arratis nga Tibeti në vitin 1959, tha se vetëm një “numër i kufizuar emigrantësh” duhen lejuar që të qëndrojnë në Evropë.

Dalai Lama theksoi se Evropa ishte e detyruar t’i pranonte refugjatët të cilët kërkonin ndihmë, por, sipas tij, ata duhet që të kthehen në shtëpi një ditë.

“Evropa duhet t’i arsimojë dhe t’i japë zanat, me qëllim që të kthehen në shtëpitë e tyre të aftë për punë. Vetëm një numër i kufizuar duhet të qëndrojë, pasi përndryshe e gjithë Evropa do të bëhet vend mysliman ose afrikan. Kjo është e pamundur”, deklaroi 83-vjeçari.

4 komente në “Dalai Lama: Nëse refugjatët nuk kthehen në shtëpi, Evropa do të myslimanizohet ose afrikanizohet”

  1. o tourkos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    dhe kjo eshte fatale,shembulli me fatkeq i tokes se arberit,katandisur sot ne nje hale turkoshakesh………….

  2. Maksi says:

    Po ky cfar halli ka. Ky eshte dhe kinez.

  3. Game over says:

    Mos thuaj gjera te tilla se do te thone rracist.

  4. mema says:

    Shpesh po ndegjohet sllogani ,,ta bajmë shqiperin si gjith evropa ,, thelbi i kesaj si duket eshte,, ta bejmë evropen si gjithë shqiperija apo si gjith lindja,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje