Sekretari socialist, ironi me dekretin e ri të Metës: Xhelal Mziu fiton "bingon", zgjedhjet më 13 tetor

27 Qershor 2019, 14:56Politika TEMA
Sekretari socialist, ironi me dekretin e ri të Metës: Xhelal Mziu

Sekretari për Marrëdhëniet me Median në PS, Alfred Peza bën ironi me dekretin e ri të Presidentit Ilir Meta për datën e zgjedhjeve më 13 tetor.

Peza thotë se kreu i bashkisë së Kamzës bëri “bingo” duke fituar bastin për zgjedhjet në tetor, megjithëse kreu i shtetit u mendua plot dy javë për të ndryshuar vetëm me një javë datën që i caktoi Xhelalin.

Postimi i plotë i Pezës:

Xhelal Mziu fiton “bingon”: Zgjedhjet më 13 Tetor???

Kryetari i Opozitës së Rrugës, nuk e zhgënjeu Kryetarin e Bashkisë së Kamzës i cili kishte deklaruar më 13 Qershor, se 20 Tetori 2019, do të jetë data e zgjedhjeve të reja lokale.

Ilir Meta u mendua plot dy javë, për ta ndryshuar vetëm me një javë, datën që i caktoi Xhelali. 

Meqë janë mbyllur lojrat e fatit, kjo mund të ketë ndikuar edhe tek humbja e reflekseve për ti rënë në kokë datës që firmosi sot udhëheqësi i madh i revolucionit të rrugës.

Ndaj, besoj se nuk i mbetet hatri asnjërit, që skedinën e sotme, ta fitojë Xhelal Mziu. 

“Viva la revolucion”! 

1 komente në “Sekretari socialist, ironi me dekretin e ri të Metës: Xhelal Mziu fiton “bingon”, zgjedhjet më 13 tetor”

  1. D.H says:

    E kur ka arrit puna te xhelal mziu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje