Deri në mesditë, pjesëmarrja sa në 2015

30 Qershor 2019, 15:12Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi pak pas orës 11:00 se pjesëmarrja në votime deri në atë moment, sipas të dhënave të marra nga komisionet e qendrave të votimit ishte diku tek 12 për qind e personave më të drejtë vote.

Shifra e KQZ-së sugjeron një pjesëmarrje të kënaqshme nëse krahasohet me zgjedhjet vendore të katër viteve më parë. Në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, pjesëmarrja deri në mesditë e raportuar nga KQZ në atë kohë varionet nga 9.45 për qind në Qarkun e Vlorës deri në 14.41 për qind në Lezhë.

Sipas këtyre të dhënave, thirrja e opozitës për të bojkotuar këto zgjedhje nuk ka dhënë asnjë efekt deri më tani, por mbetet për t’u parë në përfundim të të gjithë procesit, nëse pjesëmarrja do të kapë nivelin e 48 përqindëshit, aq sa ishte pjesëmarrja në 2015.

1 komente në “Deri në mesditë, pjesëmarrja sa në 2015”

  1. Bureto says:

    Po të marrësh në konsideratë bojkotin e PD dhe LSI në masën 50%, atëhere mjafton shifra (24-25) %, që votimi të jetë sa apo diçka më i mirë se 2015-ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje