Nga Eduard Zaloshnja
Në listat e zgjedhësve në 30 qershor figuronin rreth 3.54 milionë shtetas shqiptarë.
Sipas studimit vjetor të Pew Research Center mbi emigracionin në botë, rreth 41% e shtetasve shqiptarë në moshë votimi (rreth 1.44 milionë) jetojnë jashtë Shqipërisë.
Nga këta, sipas sistemit TIMS, vetëm 8 mijë erdhën në atdhe gjatë fundjavës së votimit.
Me pak fjalë, vetëm 59% e zgjedhësve ishin në Shqipëri ditën e votimit.
Nga këta, rreth 14% mund të konsiderohen mosvotues kronikë, bazuar në të dhënat e tre zgjedhjeve të fundit lokale.
Më tej, sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 22% votuan të djelën.
Pra, rezulton se votuesit aktivë që nuk votuan të djelën përbëjnë rreth 23% të 3.54 milionë shtetasve në moshë për votim.
dmth Zaloshnja thoshte ( nje nje shkrim te meparshem) qe PS duhet te tejkalonte me duket 765mije vota……pra 778mije jane rezultat shume pozitiv duke qene se nja 100/150 mije (ta pakten) socialiste skane vajtur fare sepse kesaj rradhe nuk ekzistonte fare rreziku i ardhjes si Birishes ne pushtet…!!! per vete ika ne plazh, kshu qe Basha ska pse me falenderon mua qe nuk votova se nuk e bera per Bashen
po mor vllai i k… po, mos ki merak hic, se edhe Basha edhe Mona, te kane numeruar qe dje ne 85% e perkrahesve te tyre…
Edhe e di se sa u rruhet qe je apo s’je dakord ti me kete fakt????
vazhdo ik ne plazh edhe shaj “Birishen”
Cfarë mrekullije! Popullsia e Shqipërisë qenka rritur! Vetem ne moshë votimi 3,54 miljon. Nga mosha 1 ditore e deri ne moshën e votimit janë 1,36 miljon dhe del gjithsejt 3,54+1,36=4,89 miljon
Po Z. Zaloshnjs a nuk do ishte me mire te llogsrise se sa shqiptare u larguan nga shqiperia kete jave per sresye te ndryshme.
Ja persh familja ime qe voton te majten perbehet prej 4 votash.dhe perarsy shume te forte ne nuk patem mundesi te votonim u larguam jadhte vendit ne date 30.06.
Me thuaj.
Mendoj se nuk ka shume sensqe ata qe nuk garojne
Te kerkojne se kane fituar ,kjo per mua eshte budallek me brire . Si ore duhet thene troc ooozites
Qe ka frike qofte dhe nga marrja e pushtetit.
Shikoni Zoti Zaloshnja numerat i thate.
Thojan shqeto opozites ne se e dini kete vend.
Nuk bej moral po kjo eshte ajo qe shohim .
Merni ne analize trupen e drejtimit te gjitha partive dhe kjo do jete historike ne se dini te vlereson se kush do dhe kush qeveris shqiperine pa etiketime jo enverist apo ballist e ku ta di une.
Ne se keni mendere bejen troc zaloshnja.
Me vjen keq per shkrimin tend,por qytetaret mund te largohen nga shqiperia cdo dite, pooor ata jane ne librin themeltar te shtetit. dhe ata figurojne si qytetar te shqiperise me te drejte vote. prandaj ti mos i thua Zaloshnjes qe gabon, seai i ka ber korrekte llogaritjet..gjysma eshte jashte shqiperise,ca nuk votojne fare, dhe keshtu i bie qe 22% kan votuar, 23% nuk kanvotuar me 30 QERSHOR. OK???? DHE MOS U MERR ME LULIN SE ESHTE ANALFABET, SE 7X7=42 DHE MONA NGAQE ESHTE MAGJISTARE DOKTORESH ME DYPLLOMFALLCO, AJO SDI TE BEJE KESHTU LLOGARISH…. OK ZOTNI????? NESE KE PAKSHKOLLE BEJE LLOGARIT VETE, DHE DO JESH ME MENDIMIN E ZALOSHNJES!!!!!NINA
persh familja ime qe voton te majten perbehet prej 4 votash.dhe perarsy shume te forte ne nuk patem mundesi te votonim u larguam jadhte vendit ne date 30.06.
Me thuaj.
Mendoj se nuk ka shume sensqe ata qe nuk garojne
Te kerkojne se kane fituar ,kjo per mua eshte budallek me brire . Si ore duhet thene troc ooozites
Qe ka frike qofte dhe nga marrja e pushtetit.
Shikoni Zoti Zaloshnja numerat i thate.
Thojan shqeto opozites ne se e dini kete vend.
Nuk bej moral po kjo eshte ajo qe shohim .
Merni ne analize trupen e drejtimit te gjitha partive dhe kjo do jete historike ne se dini te vlereson se kush do dhe kush qeveris shqiperine pa etiketime jo enverist apo ballist e ku ta di une.
Ne se keni mendere bejen troc zaloshnja.
SI GJITHMON ZALOSHNJA JO FUT KOTE???
KUR NA KENI MOHUAR TË DREJTËN E VOTËS TË PAKTËN MOS U TALLNI
Për ne askush nuk flet, përveçse kur është fjala për remitancat që sjellim në Shqipëri dhe i kemi mbushur asaj “barkun me bukë”.
Më në fund 30 qershori iku për të mbetur si një njollë e zezë në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Iku me daulle, curle, valle e këngë për Enverin gjë që po të ishte bërë nga ithtarët e tij do të ishte kryefjalë e gazetave dhe dritare e parë e televizioneve, kërkesë prokurorisë për linçim të nostalgjikëve.
Numri i votuesve, me gjithë reprezaljet bidat i ri në zgjedhjet allashqiptarçe ishte 21.6 për qind kundrejt 46.5 për qind (i përbashkët PD:PS) në zgjedhjet e qershorit 2017, 3.3 për qind më i vogël se sa numri i votuesve “të majtë” në zgjedhjet e kaluara.
Kryemadhi dhe “kryemëdhenjtë” analistë bërtasin se në Shqipëri nuk votuan 85 për qind e votuesve.
Në këtë 85 për qind-ësh i bie të jem edhe unë që e kam emrin në listë dhe nuk kam votuar, i kam thënë “jo” 30 qershorit (!)
Në këtë përqindje i bie që të jenë edhe një e treta e shqiptarëve me emër në listën zgjedhore, mërgimtarë me banim të përhershëm apo të përkohshëm, legalë e ilegalë në mbarë botën.
Për ne askush nuk flet, përveçse kur është fjala për remitancat që sjellim në Shqipëri dhe i kemi mbushur asaj “barkun me bukë”.
Është folur deri në ngjirje për regjistrimin e emigrantëve. Edhe me vendim Kuvendi.
U krijua nën qeverinë Rama një ministri e veçantë për Diasporën. Majko, ministri i diasporës premtim të parë (gati betim) bëri “Regjistrimin e Diasporës”.
U bënë tashmë tre vite nga ngjitja e tij në drejtim të këtij dikasteri dhe asnjë emigrant nuk është regjistruar me emër e mbiemër, me letërnjoftim e me adresë fizike e elektronike në vendin ku punon dhe jeton si emigrant apo rezident.
Emigranti shqiptar vazhdon të jetë jetim, i harruar nga shteti dhe shoqëria shqiptare. Kjo sikur ta ketë zënë nëma “Tu harroftë emri”!
E deklaroj këtë unë për 5 pjesëtarë të familjes sime, me 4 vota, banues në Athinë të Greqisë.
Në regjistrin kombëtar për votimet flitet për 3.536.015 votues.
Sipas të dhënave zyrtare popullsia në Shqipëri në janar 2018 ishte 2.870.324 banorë me një diferencë prej 660.691 banorësh.
Një vështrim diagonal në zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri të nxjerr një numër prej 1.606.231 votuesish.
Diferenca midis numrit të votuesve në librin kombëtar të zgjedhjeve dhe votuesve realë është afro 2 milionë.
Më shumë se gjysma e votuesve shqiptarë nuk ka votuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara.
Në këtë shifër përqindjen më të madhe, determinuese e kanë emigrantët, farë e shpërndarë në të gjithë botën.
Në zgjedhjet e kaluara (vendore e kuvendare) e majta dhe e djathta, hapur, me para të dyshimta, kanë organizuar lëvizje në ditë votimesh të emigrantëve shqiptarë në Greqi me autobusë “blu” apo “rozë”, për votime në bashkitë kufitare.
Kjo ka qenë e vetmja “votë e emigrantëve” në këto tre dekada, në adresë të partive politike apo të minoritetit grek në Shqipëri.
Emigrantë nuk kanë dhe nuk kanë pas asnjë hapësirë për të thënë fjalën e tyre, në atdheun e tyre, për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Nuk e thanë as edhe më 30 qershor 2019.
Kësaj here në mënyrë absolute. Asnjë autobus nuk u mbush për të përcjellë emigrantët nga Greqia për të votuar.
ASNJË.
Nuk kemi votuar dhe (siç duken bathët) nuk do të votojmë.
E derisa nuk na keni krijuar hapësirën për të votuar, mos na fusni në “85 për qind-sha”…
Kur na keni mohuar të drejtën e votës të paktën mos u tallni me ne.
Dhe dridhuni kur, më në fund, do të kemi në dorë “kartën votuese”…
Abdurahim Ashiku
Athinë 1 korrik 2019
O Ashik, ne pergjithesi je i pranushem ne shkrimet e tua dhe komentet
Po si ia fut kot kesaj radhe, ke gjysmen e jetes ne Greqi si emigrant, si nuk ke mundur te kursesh 50-60 euro (vajtje – ardhje) e t’i kesh per patriotizem (hiqesh teper patriot bashke me ca te tjere) por ankohesh se nuk u kane vene asnje autobuz ne dispozicion per te ardhur per te votuar. A nuk eshte marre o dibran? Turp, sidomos per ty, si gazetar i ZP dikur.
)