Çfarë përfaqëson “30 qershori” shqiptar në historinë politike të demokracisë? Si do intepretohet ai nesër, vite më pas, në katedrat e studimit të politikës dhe shkollave politike? Për çfarë do vlejë si precedent?
Qyshse opozita PD-LSI vendosi të djegë mandatet e dalë në rrugë, ndërkombëtarët u përballën me një çiban që u shfaq në sistem. E kjo në Ballkan, pra në Europë, nën klimën e rënduar të një kërcënimi që i vjen Perëndimit nga shumë faktorë.
Mbi të gjitha, nga projekti rus për sa më shumë destabilitet, sidomos në Ballkan. Dështoi me Malin e Zi e Maqedoninë, mbetet ende dhe Shqipëria.
Nuk mund të thuhet se Moska qëndronte pas dy partive politike, do ishte i tepërt ky aludim, por mund të mendohet se diku puqeshin interesat. Në kohë të tjera, qoftë dhe para 10 vitesh, nuk kishte gjasë që opozita PD-LSI të ndërmerrte një akt të tillë, që më shumë se betejë me PS-në, e ka patur atë me Perëndimin (siç). Dhe ishte ky Perëndim, më saktë SHBA me fjalën e fundit dhe finale, që e vulosën 30 qershorin.
Çfarë ndodhi? Mos vallë anuan nga pushteti padrejtësisht, siç dhe po gjykohet naivisht nga militanca e dy partive? Jo! Mbrojtën sistemin, atë të cilin dikush tentoi t’jua godiste. Pra sistemin, atë klasik me jetë normale parlamentare, pluralizëm, e në fund ndërrim pushtetesh me votë. Thënë ndryshe, mbrojtën gjuhën dhe praktikat institucionale, për t’i mbyllur rrugën politikës së rrugës me bojkote e djegie mandatesh.
Në thelb, vetëdalja jashtë sistemit, është një vetavrasje, është një marrëzi, është një nonsens, që nuk ka si të përfundojë më sens. Nëse nuk do kishte qenë kështu, do ishte një praktikë normale.
Fort mirë mund ta bënte këtë opozita VMRO-DPMNE në Maqedoninë Veriore, ku vërtet, paçka kusureve politike, dje në qeverisje e sot në opozitë, u ndesh me një lloj anshmërie ndërkombëtare, si në rastin e sjelljes në pushtet të Zaevit, të referendumit për emrin, apo të procesve të Prokurorisë Speciale ndaj saj. E megjithatë, as që e ka menduar apo artikuluar ndonjëherë vetëdaljen jashtë sistemit.
Ndaj, 30 qershori është një akt ndërkombëtar, sigurisht me lojtarë shqiptarë, për ta mbytur precedetin me precedent. Këtë nuk duan ta kuptojnë PD-LSI dhe ajo masë që u vjen nga pas. Ose e kuptojnë por nuk duan ta pranojnë.
Prej 16 shkurtit, ku djegia e mandateve u krye nën atmosferë triumfi, nisi një shah jo me Ramën përballë por me Perëndimin. 30 qershori me votime, për më tepër normale, ishte fundi i lojës dhe zënia në mat e dyshes Meta – Berisha që konsiderohen si ideatorët e kësaj lëvizjeje, e kësaj loje. Dhe, pasi dhe Perëndimi e lexon si luftë ndaj Reformës në Drejtësi nga ana e tyre, nevoja për t’i kapur mat u bë dhe më e fortë.
Por mbi të gjitha, e rëndësishme për ta ka qenë shuarja e çdo tentative për ta goditur sistemin që mban në këmbë demokracinë perëndimore. Kjo bën që edhe sikur Rama të donte të shtynte zgjedhjet, nuk do ia lejonin. Madje dhe sikur të donte të dorëhiqej.
PD-LSI dhe militancat përkatëse, por dhe zëra jashtëpartiakë me frymë anti-qeveritare, tentuan e po tentojnë gjatë gjithë këtyre ditëve që të ofrojnë një panoramë kompromentuese të 30 qershorit, duke evokuar në funksion të krahasimit zgjedhjet e dikurshme monopartiake nën komunizëm.
Në krye të këtij aksioni u vu dhe Ilir Meta. Por leximi është tejet semplist, e sigurisht dhe subjektiv. Eshtë e vërtetë se me 30 qershorin pluralizmi ka marrë një goditje, por thjesht është plagosur. Me anullimin e 30 qershorit e shtyerjen e zgjedhjeve, ai futej në kaos, për t’u vrarë dalëngadalë me të tjera rrugë, me të tjera forma.
Me 30 qershor nuk u vra, por u ruajt pluralizmi. Ajo çfarë ka ndodhur në një moment nuk është koha. Koha është vërtetuese e asaj çfarë ndodh në një moment, ku në vështrim të parë mund të jetë e mirë apo e keqe.
Dhe gjykuar me kohën para, e momentin lënë pas, e sigurt është që 30 qershori i jep fund trallisjes për të djegur mandate, bojkotuar zgjedhje, e imponimit me politikën e rrugës, duke zgjedhur të dalësh nga sistemi, të shkosh në mal, e prej atje të sulmosh me molotov duke dashur që të respektohet sistemi – zgjedhje edhe me mua – pasi ke zgjedhur të mos zgjidhesh(!!!). Mbaju mendje!
Dhe tani vijmë të pas-30 qershori. Ç’pritet të shohim? Me gjasë, pasi mbyti precedentin me precedent, Perëndimi do investohet në ringritjen e opozitës së vetëshuar, duke përzgjedhur të komunikojë e bashkëpunojë me atë që pjesë që ishte njëherësh sa lojtare e projektit Meta-Berisha, aq dhe viktimë e tyre. Ndërsa kësaj dysheje do t’i tregojë vendin. Paralajmërimet janë dhënë: Meta, si ende në pozitë institucionale, do përjashtohet si faktor nga çdo negociatë këtej e tutje.
Duke e lexuar pikërisht këtë, presidenti ka radikalizuar qëndrime për t’u imponuar si faktor. Por nga ç’ka ndodhur deri më tani, nuk do ketë rezultat. Në këtë krizë të fundit, sipërfaqësisht kemi parë një Perëndim të ftohtë, gati shpërfillës, por në fakt ka qenë tejet i angazhuar, në një lojë mjeshtërore, për të mos u zënë gafil nga një dyshe ballkanase dhe në Ballkan.
“Po kjo ishte loja…” – do thoshte i ndjeri Ndrek Luca. (Tesheshi)
Pershendetje:Me pak fjale me sa kuptoj une si pa shkolle si jam,ne shqiperi dhe ne cdo shtet te varfer si ka 50 vjet eshte lufta me komandu Amerika ose Rusia,por amerika e ka emrin amerike e jo Bathore dhe ajo ka vendos se me 30 qershor ka zgjedhje dhe mire a keq u bene,Rusia komandon serbine e lulzim pallaveshin po me ameriken i takon sharra ne gozhde.Kjo eshte levizja shah mat qe ta kuptoje mire dhe rusia se ruset e lujne mire shahun,po nga nje her kur zdi me lujt kap veten mat,e keshtu ka mesu dhe lulzim basha,ka kap veten mat me duart e veta.
Hahha,i ka zene goja lesh Rames duke i the Lulit,qe eshte dhsj o mjreshter!ik ore tutttje i pergjigjej Luli,uno dua te luaj dam dhe pik.
artikull i goditur!
përshëndetje!
Artikulimin mundet ta quash si ta mendoshe ti apo une,por gjithcka eshte e dukshme,qe kamdari per artikuj si ky qe lexojme une Edhe juve,eshte artikull qe i fryne eres se ndarjeve si ne kohen e Dulles,keshtuqe ke ta Dobica artikullshkrues ,jo se nuk e dine ,por keshtu marin urdhrat nga Agallarepaguesit e tyre,aqe me shume me binde kjo gazete sa qe me kujtone kur ky pronari gazetes ishte nga ata Burra qe i rrinte Gjithmone Pronto Sales.
Kjo do te thote se nuk pjerdh me njeri per popullin shqiptar.Ketu gjithmone do te behet cfare t’i doje ka… Amerikes RROFTE LIRIA E PAMVARESIA E HUMBUR E ATDHEUT.!
E more Lis i rrèzu pèr tokè, liria dhe pavarsia e Shqipèrisè ka humbur qysh nè ’85 ! Po tè ishim mirè me rusèt nuk do ti largonte Enveri. Ndaj dhe rusèt vazhdojnè pandèrprerje tè ndèrhyjnè nè Shqipèri nèpèrmjet elementève tè tyre qè ndodhen nè PD & LSI ! Ato gjèra qè i kanè punuar kètijè populli Ber Bash Met Mona nuk ka ndodhur nè asnjè vend tè europès lindore. Euro- Amerika vonè i ra hilesè se nè Shqipèri tè gjitha ato qè ndodhin nuk janè asgjè tjetèr veçse politika ruso-serbe qè zbatohet nga vetè shqipètarèt, qè me fjalè lodonin europèn dhe Amerikèn, ndèrsa me vepra dilnin kundès atyre. Kètè e tregon fakti se tè gjitha goricat e lindjes sè europès u bènè dardha vetèm Shqipèria ka mbetur GORICé ! Pavarsinè e Atdheut duhet t’ja besojmè perendimit shumè mè parè qè ata tè katèrt t’na hedhin nè atè greminè ku po rrèshqasin çdo ditè e mè shumè. Varrmihèsi i Vuçidollit dhe ylli nè zbritje do tè bien mbi çiftin presidental si njè thes mu.. !
Me e bukur me keta “partizanet” e PD+LSI, te cilet rrembyen dyfeket e dolen malit per liri, eshte se nuk e kuptojne, ose per me keq, duan ta injorojne kadi’ Daj Samin!? Po nuk e dine keta vrases profesioniste, se ne shqiptaret kemi nje shprehje kuptimplote, qe thote! Kur te qi kadiu nuk ke me ke e ben davane!? E di ti Mona kete, nuk ta ka then Likja? E nese nuk ta ka thene, mesoje tani !
Analize qe koncentron shume sakte dhe realisht krizen politike dhe shoqerore shqiptare. Kjo ishte loja.Nuk mundemi veprojme dhe te vendosim jashte rregullave te demokracise perendimore. Jemi me fat qe kesaj rradhe u ra ndesh me keto parime se per klasen politike shqiptare do ishim kthyer 100 vjet pas.
nuk e di se kush e ka shkruar pasi nuk ka emer por….. e ka qare artilullin
O moj e mjera shqiperi e mjera shqiperi e katandisur nga zvaranaket njerez shpezaraket me te ndyre qe ka njohur kjo natyre me nje pisanos I pa fytyre,nuk duhet lene gjalle asnje dite,ky pisanjos dhe disa maskarenje qe njihen se kush jane fytytyra me rrugecer dhe me te ndyre o zot mos kije meshirre zhduki ne cdo cepe, vraji dhe sakatosi fytyrat qe nuk kane fytyre,asnje meshire per te gjithe rrugecerit e ndyre.
Loja e tyre anti shqiptare duhet te vazhdoje vetem ne ndonje burg te sigurise se larte shqiptare tok me Saliun e Mediun… Kush i mbeshtet financiarisht keta zvarranike qe po e njollosin kombin dhe shtetin shqiptar? Mediat te mos merren me me ta… Nga 30 Qershori “opozita” qe perfaqesojne keta zvarranike e mashtrues eshte vetem “opozite” skenaresh, dhune e perçarjesh te shqiptareve… Nuk duhet t’u degjohet me zeri “ahqiptar” ne Mediat shqiptare…
Kjo “Loje” e tyre “shqiptare” pas 30 Qershorit 2019 e ka vetem nje vend: Ne BIRUCE”…
DRENICA E KUQE
Imagjinoni o miq nje here sikur ne fillimet e largeta te ndryshimit te demokracise te viteve 90 te kishte ndodhur e kunderta.Domethene Partia e Punes apo Socialiste,quajeni si te doni,e ndodhur nen presjonin e Bandes Berishistene zgjedhjet e dyta te saj,kur zjarrvenesi dashnor i me demek “Demokracise”,vicidolasi UDBASH Berishe Karaxhici dhe ceta e tij tradhetore e ketij vendi e te ketij populli kishte uzurpuar PD-ne dhe pushtetin e asaj kohe, te kishte vendosur te mos merrte pjese ne zgjedhje.Thjesht te mos paraqitej dhe jo me te bente te gjitha keto qe ka bere kjo bande politike se bashku me banden e Xhike Qa-metajt e me shebeket e korit opozitar (Gerdecasit Medi, Humoristit Nard apo Carhoshit Dash Rakia e kompani).Imagjinoni se cili do te ishte reagimi i kulishit vicidolas dhe retorika e bythelepiresve kanaliste te paguar te tyre neper studiot televizve.Shtyjeni me teper imagjinaten tuaj duke patur parasysh rezultatin zgjedhor dhe per me teper kur Amerika e BE-ja te njihte rezultatin etj etj.Mund te imagjinohet se c’do ishte bere e se c’do thuhej?!Do ishte njesoj sikur te krahasojme retoriken e pushtit njeri e politikan filoserb nga vicidoli dhe te kuliesheve e tjere pas tij si Monika,Like grabitqari etj etj ne lidhje me demonstratat e famshme te ciftit te dashuruar Lyl-Monika dhe etiketimet e tyre ndaj policise paqesore per ti permbajtur epshet e tyre te cfrenuara sado pak .me veprimet praktike te kriminelit ende te pandeshkuar te ketij vendi,i cile me gjakftohtesine me te madhe guxoi dhe vrau 4 njerez te pafajshem ne mes te bnulevardit dhe plagosi qindra te tjere me duar ne xhepa dhe pasi i vrau akuzoi presidentin Topi e kryeprokuroren Ina Rama, “Laviren e Bulevardit” ,per pucista dhe i pengoi te hetonin krimin e hapur te kryer nga Ai e njerezit e tij diten ne diell,duke folur per thika me helm,stilolapsa pistolete e cmendurira te tilla.Dhe me e bukura,per ironi te fatit dhe per fatin tone te keq,prokuroria e ketij vendi nuk guxon as sot e kesaj dite qe mburrjet e tij neper studiot televizive se kishte gati 5 snajpera dhe te gjashtin e kishte gati ai ne dore te vriste Edi Ramen,po te prekte gardhin e jo me te futrej brenda tij(sic bene partizanet e tij e te Monikes),te hidhnin bojera,kapsolle,shashka e molotovet e dashnores se tyre nga shkodra Voltana Molotovi Ademit e te shkaterronin hyrjen e kryeministrise e te parlamentit,ti sekuestroje dhe ti kete si prova kunder ketij sadisti gjakftohte e ta procedoje,vetem per kete dhe penalisht!Larg qofte te ndodhte qe ndonje polici te asaj kohe ti kishte plasur ne dore ndonje shashke si asajpolices se ngrate qe iu prene gishtat e dores ne nje moshe aq te re,sepse ashtu iu ngrit i fishkuri plakut bandit Berisha!E imagjinoni te dashur bashkekombes se me cfare kerme dhe me cfare banditesh kemi patur e kemi te bejme ketu e 30 vjetesh? E kuptoni se keta jo vetem qe jane bane dhe kriminele dhe duhet te mbajne pergjegjesi per keto,por ketyre as qe u shkon ndermend qe te kthejne rruge e te sillen sic dhe trumbetojne,dmth si demokrate? Keta,pervec emrit si parti”demookratike” s’kane asgje tjeter te perbashket me demokracine? Dhe te njejten gje mund te theme dhe per hamallet e tyre,ordinancat e SHPK-se LSI qe emrin e ka vene te bukur ,por qellimi i vertete i tyre eshte ti ngjitet pushtetit e ta mjele si miza e kalit apo sic thone dhe leberit,si kerpusha kalit.Fare e keqe,e cila sa me shpejt te pastrohet nga politika e nga pushteti i ketij populli aq me mire do ndjehet Demokracia dhe vete populli dhe rruga e tij drejt demokracise reale do te jete me e ndritur.Dhe fillimi sic dhe ka nisur duhet te behet me me demek presidentin e Bandes se vogel,adashin e Berishes,me ate qe ne planet afatgjasta te Berishes do marre ne dorezim “kutine e zeze” te mafjes zyrtare,si koleksionin e cmuar te sekreteve mafjoze te Espinozes tek La Piovra,per ti perdorur duke i shitur e ekspozuar kur ti duhet per te perfituar para dhe pushtet,(sic beri Hajdarmataj me Lylin e me Bildin…)sepse ai eshte me i pershtatshmi per kete pune dhe deri me tani ka marre noten 10 per devotshmeri ndaj Berishes ne funksjon te destabilizimit te vendit per interesat e tij e te Berishes.Sa per Lylin ai e merr noten 10 per nga deshira e devotshmeria,por per nga aftesia merr noten…4.Gjynah,se shpejti do e bejne dalje dhe e pret krahehapur vetem…SPAKU!