Don Kishoti ynë!

Nga Mero Baze

Shqipëria po shkonte drejt 30 qershorit si flutura drejt llampës së ndezur për t’u djegur. Falë presidentit të saj Ilir Meta, i cili ndezi flakën e destabilizmit institucional dhe kushtetues në vend, duke ç’dekretuar zgjedhje, e duke dekretuar të reja, në funksion të axhendës së tij politike, shqiptarët u vunë në presionin e një politike talebane, që i kërcënonte me jetë, nëse dilnin të votonin.

Shumë pak vetë besonin se e diela nuk do të ishte një ditë e përgjakur.

Para nesh u shfaqën talebanë që filluan digjnin shkolla dhe qendra votimesh, ca karagjozë, që u vetëshpallën intelektualë dhe rreshtoheshin si kamikazë për të bërë presion ndaj votuesve, dhe një President që mbante në dorë urën e zjarrit para fytyrës së Shqipërisë, duke e kërcënuar të gjunjëzohej para tij, ose të digjej.

Përballë tij, Kryeministri i vendit, i rezistoi në kufijtë e marrëzisë, presionit, dhe nuk i hapi rrugë çmendurisë. Por ai nuk mund ta shmangte gjakderdhjen. Ai mund të ruante vetëm shtetin.

Shqipërinë e shpëtuan nga gjakderdhja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian. Ajo që kanë bërë Shtetet e Bashkuara për 30 qershorin, është një nga mrekullitë që duhet t’i njihet në histori, si rast kur ka shpëtuar Shqipërinë nga përgjakja dhe destabilizimi, e vlefshme me momentet e tjera kritike të historisë sonë.

Pas tyre, dhe Bashkimi Europian dhe vendet e mëdha mike të Shqipërisë, Italia, Gjermania, Britania e Madhe, Austria dhe Franca, shprehën vendosmërinë për 30 qershorin, duke ndarë fatin e Shqipërisë, nga talebanët.

Sot presidenti i Republikës na ka ftuar të zgjedhim mes tij, që donte të digjte Shqipërinë, dhe atyre që e shpëtuan Shqipërinë.

I njoh justifikimet që ai është bipolar, shpesh herë rrëshqet, shpesh herë nuk është njeri normal etj, broçkulla si këto, por e vërteta është se sot Presidenti formal i Shqipërisë, ka ftuar shqiptarët të zgjedhin mes atij dhe SHBA e vendeve të tjera Perëndimore, për atë çfarë ndodhi më 30 qershor.

E kuptoj skenën e sotme në Presidencë, ku ai i ngjante Don Kishotit. Ndryshe nga Don Kishoti që u frymëzua në marrëzitë e tij nga librat kalorsiakë të Alonso Quixanit, Don Kishoti ynë ndjehet i vetëfrymëzuar nga artikujt që porosit vetë në gazetat e portalet e tij, nga “analistët” e paguar prej tij banaqeve televizive, që këto muaj janë kthyer në “Kasandra” për Shqipërinë.

Don Kishoti ynë sot dukej sikur  kishte nxjerr nga sundyqet e historisë armaturën e ndryshkur anti-Perëndimore, dhe ja kishte hipur Rosinantit të tij, për t’i treguar dhëmbët SHBA-së dhe Bashkimit Europian.

Brenda një ore ai na rrëfeu dramën e tij, betejën me mullinjtë e erës, që ishin ambasadorët, betejat me “Kalorësin e Hënës së Bardhë”, që ishte Edi Rama dhe beteja me një turmë të burgosurish, që ishte beteja me shqiptarët që donin të votonin më 30 qershor, dhe që i pandehu se mund t’i shtronte lehtë.

I dërrmuar shpirtërisht, moralisht dhe fizikisht, Don Kishoti ynë sot, pranoi se ishte rraskapitur nga betejat me Perëndimin dhe kundërshtarët dhe kërkoi që shqiptarët të bashkohen dhe një herë rreth tij, me shpresë se ringrihet.

E di përgjigjen e shqiptarëve, por disa pyetje që lindin nga kjo marrëzi politike dhe klinike, duhet të jepen publikisht dhe zyrtarisht.

Parlamenti i Shqipërisë është e nevojshme të ketë një rezolute, ose deklaratë politike zyrtare të protokolluar, ku të distancohet fortë nga qëndrimet e presidentit të Republikës dhe ta shtojë këtë qëndrim, në një nga arsyet përse duhet shkarkuar. Kjo duhet për të qenë të qetë me hsitorinë dhe korrekt me shqiptarët.

Por peshën kryesore të reagimit në këtë histori e ka Partia Demokratike. E di që Ilir Meta i ka vënë në pozitë të vështirë, por ata duhet të shprehen qartë nëse janë me Presidentin, apo me SHBA dhe vendet Perëndimore në këtë rast.

Ai ka ngritur lart “stekën” e luftës kundër SHBA dhe Perëndimit, për të marrë peng pikë së pari Partinë Demokratike. Ai është duke u thënë atyre, ose pas meje në luftë kundër Perëndimit, o këtu rrugët tona ndahen.

Opozita pa LSI dhe Ilir Metën natyrisht mund të ketë shpresa dhe më të pakta për të ardhur në pushtet, por me këtë Ilir Metë ajo ka probleme shumë më të mëdha me shqiptarët.

Përpjekja e Ilir Metës për ta marrë peng PD në rrugëtimin e tij anti-Perëndimor është e qartë, dhe e ka bërë këtë si një “shejtan budalla”.

Heshtja e PD është një miratim i qëndrimit publik të Ilir Metës, i cili e kompletoi skenarin e tij anti-Perëndimor në çdo detaj, deri tek këshillat e kryeministrit hungarez Orban, i cili e paska këshilluar herët kundër Perëndimit, por ky se ka dëgjuar.

Heshtja e PD ndaj tij, është një heshtje e diktuar nga Sali Berisha. Ai është i heshtur dhe i lumtur që Ilir Meta po bën betejën e tij. Por Partia Demokratike, e cila ka në mbështetje të saj qindra mijëra shqiptarë, që kanë qenë burgjeve, vetëm nga dëshira që Shqipëria të kishte aleat SHBA dhe vendet Perëndimore, dhe të “qeverisej nga ambasadori i SHBA dhe jo ai sovjetik”, duhet ta ndajë këtë histori dhe nuk ka pse lidh fatin e saj me Ilir Metën e Sali Berishën.

Kjo nuk është një betejë për t’u distancuar nga Ilir Meta, pasi ai nuk përfaqëson më asgjë në Shqipëri. Kjo është një betejë për të ruajtur dinjitetin si shoqëri, orientimin Perëndimor të politikës shqiptare dhe për të testuar se sa larg dhe thellë mund të jetë rrënjosur bërthama e një politike anti-Perëndimore në Shqipëri.

Ky nuk është një rast për ta justifikuar presidentin si njeri anormal. Si njeri anormal, çohet në spital dhe jo në Presidencë. Nuk është rasti as të relativizojmë të keqen duke thënë se ka makthe nga drejtësia dhe kërkon pazar. Makthin nga drejtësia ta heq vetëm drejtësia.

Njeriu që ka tre javë që terrorizon shqiptarët me urë zjari në dorë, si një taleban, dhe befas kur e kupton që nuk e përfill njeri, çmendet dhe hidhet në luftë kundër Perëndimit, me përkrenaren e presidentit të Republikës në kokë, duhet të izolohet.

Jo se rrezikon të bëhet popullor si anti-Perëndimor, por rrezikon të na bëjë komb qesharak, nëse nuk distancohemi prej tij.

Don Kishoti është pasuri ta kesh personazh qesharak, por jo President. Si President të bën qesharak vendin.

REMOTE_ADDR:[]

62 komente në “Don Kishoti ynë!”

    1. Raimond vlonjati says:

      Nuk ka me Don Kishot se sharlatani Rama . Ai esht qesharak ne cdo gje , ne veshje , ne te folur , ne gjeste
      edhe kur mundohet te behet si zgjuar , sikur thote ndonje mendim te nadh ,
      hajduti Rama flet si halldup turkoshak , Komplet bajat me ate frazeologjine turkoshake qe tregon mangesi te shprehuri

      Meta u tregua burre , ju dhjeu suratin Amerikaneve dhe EU ,
      ,

      Jo si ju more , te gjithe byth-lepiresa dhe e beni kurrizin ure para te huajve ,
      per te mbrojtur ato 5 leke qe vidhni per dite mga populli shqiptar

      Njerez pacavure
      Ikni more dreq se na i neveritet

      1. Grigor says:

        O Raimond,

        Hajde ne vete mor burre se ke marre kot dhe po flet percart. Pse ke humbur nje vend pune qeq ta falte LSI-ja, mos u hidh kinder Shqiperise. Ti po ve shenjen e barazimit midis Edi Rames dhe Shqiperise. Nuk eshte Edi Rama barabar me Shqiperine o gomar i trashe. Edi Rama sot eshte neser nuk eshte. Kur ta mbushe kupen per popullin, do ta heqin me vota. Ndersa Shqiperia do mbetet, sic mbeti edhe kur iku Enver Hoxha, edhe kur populli hoqi Saliun. Pse je kaq idiot mor burre.
        Nuk ta ka fajin Edi Rama, sepse ate e mbajne ne kembe keta debilat qe mbron ti. Edi Rama do ta kishte mbushur kupen me kohe, por ja zbraste Basha me Kryemadhin.
        Ndersa tani nuk ka fare rendesi se kush eshte Edi Rama. Tani eshte ne mes te rruges nderi i kombit tone, qe po turperohet nga Ilir Meta. Ndrsa ti rreshtohesh kunder SHBA dhe Europes, me Ilir Meten. Ore e kupton cfare po ben, apo ta ka marre zoti edhe ate pak tru qe kishe.
        Vetem ne qofte se je komunist i terbuar qe urren kaq shume “imperialistet” euro-amerikane sepse nuk ka mundesi.
        Hajde ne vete, dhe shiko pertej asaj pune te qelbur qe te kishte premtuar Ilir Meta. Ne qofte se nuk te kishte premtuar pune, aq me keq. Sepse atehere del qe je semure rende dhe nuk ka doktor qe te te sheroje. Sepse me justifikimin e punes ja hedh me ceshtjen e interesit. Ne fund te fiundit politika eshte ceshtje interesash. Por kur keto interesa personale dalin mbi interesin e kombit, atehere natyrisht qe do kesh shumicen kunder dhe do etiketohesh anti-shqipetar dhe idiot.
        Edhe nje here, hajde ne vete. Shaje Edi Ramen sa te duash, por mos mbro Ilir Meten, sepse automatikisht te bien poshte te tera ato qe thua per Ramen, edhe ne qofte se i ke drejt.
        Je bere njesoj si ai qe vrau kalamajte e vet sepse e kishte tradhetuar gruaja. Tani. gruan shaje dhe ndaje, por me femijet cfare ke? Pra, Ramen shaje sa te duash, por me Shqiperine cfare ke? Apo je idiot?

      2. Hysen Lila says:

        Ti je Raimond shpellari jo vlonjati. Vlora eshte shquar per burra te rende ne mendim dhe pjekuri dhe jo kastraveca tip raimondushesh qe i ngjiten blogut si vemje(se sdua te permend ate objektin qe ngjitet pas kepuce). USA dhe BE nuk marrin mundimin ta perdorin as per leter higjenike kete koketrungun e Skraparit. Askush nuk e ka fituar luften me USA o raimond bolja

  1. Rozinanti says:

    Bravo Z. Mero Baze!
    Bravo fare!

  2. cris says:

    Pavaresisht se te gjithe qeshim me kete debil president, ky eshte nje turp per kombin te zgjedhesh nje idiot president. Dhe ketu ka faj edhe PS . Deklaratat e tij prej don kishoti na bejne te qeshim dhe qajme ne te njejten kohe pasi si ka mundesi qe ky individ eshte zgjedhur president. Turp.

  3. Iliri nga Gjermania says:

    Ky Artikull ishte nje Kryeveper.
    Tani duhet ta ndajne ata te PD çfare do bejne, se si i thone atij llafit “U mbush Kupa nuk mban me” .

    1. Dori says:

      As te mos i shkoje kurre ndermend ndonjerit se Sali Berisha dhe PD-ja e tij do te distancohet nga karrieristi hajdut dhe aventurier, Ilir Meta; edhe ne burgun e Recit do ta pronotojne dhomen bashke.

  4. Amy says:

    te lumte Mero, cdo gje e sakte ne raport me kete palo president qe kemi. Une do suugjeroja per Edi Ramen ti rrij larg atij njeriu, ai ben edhe kamikazin ate qe Mona donte te bente, ta merrte edhe Ramen me vete, ate do te bej tani ky president i lene nga mendja, do bej kamikazin, te vrase Edin, kjo eshte kokefortesia qe ai permendi per veten e tij, mos e merrni me shaka, ajo familje e ben, me mire te vriten por bashke me Edin sa te shkojne ne burg ose te mos jen asgje me ne kete vend, Rama ti rrij larg dhe te bej kujdes, as ne zyre po ta therrase te mos i shkoj,

    Meta kujton se ka popullin pas, dhe do qe te rizgjidhet nga populli, O zot, ky nuk kap as 3 % si parti, dhe pretendon ta zgjedhi populli me vote, sa i cmendur dhe idiot qe eshte, le ta provoje po mundi ne 13 tetor, se do skandalizohet, do ta shikoj sa vota do marri, ate te tit vasilit !!!!!

  5. Bushtra-ti says:

    Edi Rama dhe PS na i bene president te vendit,Edi Rama dhe PS duhet ta shkarkojne sa me pare.

  6. Zen says:

    Presidenti mori sot kupen e populzmit ne Evrope dhe shenoi fillimin e Orbanizimit te politikes shqiptare. Nuk shkohet me Orbanin ne Evrope as me teorite konspirative anti Soros te gatuara ne kuzhinen ruso polake hungareze.

  7. Boston says:

    Urimet me te mira Mero!
    Artikull me aresye te shendosha dhe teper e sakte.

  8. lisi says:

    He mo te lumte se me kte shkrim them qe ilir kokelopes ja ke mbyllur kohen e kolltukut si i pari shtete,tani eshte amerika qe do ja zberthej xhaketen tja shikoj cfare force mban ky hajdut.

  9. E ke qare dhe thene te vertetat.
    Duhet ta lexoj lulushi me babe saliun.
    Ky komb po degradon nga dita ne dite dhe nuk po nxjere nje burre shteti

  10. Indinjata says:

    Analize imediate nga ku duhet te nxirreen konkluzione te medha per Shqiptarine e marre peng nga disaa horra qe pasi e volen kete vend tashme jane te sigurte qe pa ta jo vetem qe nuk ben dot perpara por s te qendroje ne kembe!Fatkeqesi per kete vend por njekohesisht edhe krenari qe mbritem deri ne kete pike vlimi ku te ndahet llumi nga floriri!Populli shqipetar e kupton teresisht tere kete skenar tashme te dale boje nga treshja LSII+ M !Kuvendi duhet te mblidhet urgjentisht duke marre ne shqyrtim rezimin e tij te menjehereshem e daljen me nje deklarate duke i kerkuar falje miqeve tane qe na jane gjendur prane ne te tilla fatkeqesira per kete komb duke na dhene dore e kurajon qe te ecim perpara!Ilir Meta duhet te izolohet si cenues e prishes i marredhenieve me perendimin e veçanerishte me SHBA ku as Enver Hoxha nuk kishte guxuar te dilte kaq hapur!Ai nga lajthitja (çka e detyronte ne çdo 15 sekonda te pinte uje a raki skrapari)na tregoi edhe pallatin e Monikes duke na thene qe “mos i qani hallin se ka nje pallat te madh ku ka siguruar vehten e femijet” ku siç duket pronat e tjera jane ne pronesi nga vete ky mafioz qe mendon se tashme ka nen hyqem “ata qe nuk i hodhi per aksion ne 30 Qershor” e mund te beje namin duke na detyruar qe te rimarim arratine me anije e femijet e Monikes te kthehen si bej e agallare ne pronat qe kane vjedhur Monika e te trashegojne pasurine qe ka bere me djersen e ballit ky sharlatan donkishotesk! Me e mundeshmja eshte qe Saliu ti kete dhene ndonje doze nga ato qe ai ka percjelle te gjithe bashkepunetoret e tij duke i çuar pertej kesaj bote e ti ete mbushur mendjen te thote ç’te doe se nuk kane ç’fare te te bejne (jo per nga mundesia por se nuk do kene kohe),ose i ka sjelle ndonje stilolaps pistolete nga ato qe i mbante ne rezervat e shtetit ne Mullet per ta patur gjithnje nen nevoje!Ai minimalisht sot duhet te ishte izoluar si nje kercenues per vrasje duke permendur jo rastesisht te gjithe ata qe jane treguar te afte per te vrare!Izoloheni sa nuk eshte vone se ndaj SHBA ai s’ka çfare ben dot por ndaj ketij vendi e populli ai eshte ne gjendje qe te na tregoje ne sy te botes perendimore se ne nuk e durojme dot Ameriken!Sa turp aq edhe naivitet idotesk i tij!

  11. Toni says:

    Mere ketu ke qene zoterote dhe shkruaje e keshilloje berishen dhe liken vite perpara kur digjej dhe pasi digjej ky vend .nuk dime pse se shkruajte atehere kete artikull? Por prite te kalonin 20 e kusur vite , te zbrazej vendi, te digjej, te behej byth pasuria, drejtesia , zyrat e shtetit, ne dhe kalamajte etj etj.
    Mos thuaj qe e kuptove sot kush e sala e kish eshte likja, ti dhe te gjithe.
    S dime pse e doni njehere byth vendin dhe pastaj ta ngrini ?
    Sh vone.30 vite demokraci gati .
    Unplackit gjithcka .
    Na thuaj ndoj gje per te ardhmen se deri ketu jemi te qarte.

  12. ISefer says:

    Bravo Mero per fare, fare ,fare ku nuk ka me vend per me teper per nje taleban qe ka zene vendin e presidentit e shkumoset kunder SHBA- ve qe na jane prane gjate gjithe historise e sot e ne vazhdim. SHBA shpetoi shqiperine me 30 qershor se i hoqi nga dora Ilir Metes uren e zjarrit per te djegur shqiperine dhe gjakosjen e shqiptareve me lufte civile ku ne krye te kesaj menxyre u emerua Ilir Meta. Ilir Meta deshtoi ne kete katraure dhe politika perendimore me USA ne krye triumfoi dhe prandaj shkumoset e turfulloset Ilir Meta. Mero Baze si perhere edhe ketu ne kete analize shkelqyshem e ke realizuar, te gjitha i ke thene e duhet te zbatohen me shpejesi per te miren e Shqiperise dhe popullit shqipar.

  13. 🇦🇱🇦🇱🇱🇷🇱🇷🇪🇺🇪🇺 says:

    Mero ti vjen hakut ketij zullumqari.I ke bere nje skanim te perkryer rolit te tij ne kurthin qe ishte ngritur Shqiperise e shqiptarve nga dueti Berisha Meta. Ne menyre te vecante krahasimi i tij me Don Kishotin ne luften me SHBA dhe BE dhe sidomos me perfaqesuesit e tyre ne Tirane (mullinjt e eres), eshte fantastik.
    Grotesku i sotem ne konferencen e shtypit ishte i papare ne keto 30 vite demokraci, por vertete te vjen dhe per te qare kur shikon se ke ke president te vendit,nje halldup qe i ben karshillek Amerikes e Europes.

  14. ppa says:

    Perfundimisht M. Baze, je analist brilant .

  15. nepravishta says:

    Mero Baze je gjigand….. Ilir FLORIRI do te mbetet ne histori si njeriu me skandaloz, president i turpshem, hajdut ordiner…..

  16. Gjenerata 1964 says:

    Editorialet e zotit Baze jan si nje hymne per situaten politike ne vend.Bravo.

  17. LILOLABJA says:

    Zoti Baze te ka perkedhelur natyra !
    Je lab dhe inteligjent .E ther pa i nxjerre pike gjaku.
    Faleminderit Zoti Baze per keto lloj analizash exelente !
    Jetojme ne kohen e opinionisteve gdheeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee !!!!

  18. Olimpia says:

    Sa per informacion te gjithe shqiptareve normale ..Asnje vend perendimor,perfshi Francen ,Gjermanine ,Britanine apo Italine nuk la guxuar te flase me kete gjuhe kunder SHBA ,edhe kur kjo e fundit per interesa komplekse la nderhyre ne meynre te hapur ne punet e brendeshme.Dalja e sotme e Metes eshte nje rrugaceri politike,eshte nje akt tradhetie kombetare,eshte nje ndyresi kriminale e pafaleshme.Meta eshte thjesht nje bandit ne krye te shtetit i rrezikshem deri ne tejskajshmeri.Cdo ore e tij ne are zyre pjell vetem helm antikombetar dhe vendime te rrezikshme per te gjithe shqiptare.Ky provincial hajdut i certifikuar la kaluar ne skizofreni politike dhe kushdo qe zbaton vendimet e tij kthehet ne nje bashkepunetor ne krim .Parlamenti ,shoqeria civile,partite politike ,drejtuesit fetare ,bota akademike ,universitarie, shkencore , rinia ,media ,forcat a armatosura,drejtesia ,punetoret dhe fermeret ,biznesi dhe kultura ,bariu ne mal dhe pastruesi ne bulevard,te gjithe PA perjashtim duhet te distancohen NGA psikopati i rrezikshem qe qendron ne zyren e presidences.Asnje minute me shume nuk duhet te qendroje ne presidence ky i cmendur.Ju ben thirrje te gjitheve te grumbullon te shtunen prepara presidences ,ne heshtje ,Duke i kthyer kurrizin ,PA Asnje ,zhurme,ashtu le ta detyrojme te largohet kete bandit ordiner nga shtepia e popullit sepse edhe fshataret e tij e kane bere lanet .

  19. `ptuuuu jazek! says:

    Une them se Meta nuk ka cte humbase! Po qe se e kane ne shenjester per pislliqe perfundon ne burg! Shan apo levdon njeri nuk I hyn me ne pune njeriu.

  20. Kozmos says:

    FIGURA E METES , KA QEND GJITHMKN E PERFOLUR VETEM PER SHUME KEQ , POR SHQIPERINE E LANE NDERKOMBETARET MBAS DORE . KJO BERI QE ZULLUMET POLITIKANET TI SHTONIN CDO DITE PA PATUR FRIKE ASNJE NJERI . SHQIPERINE E KTHYEN NE NJE PRONE PRIVATE , KU BENIN CFARE TE DONIN . DHE JA VJEN NJE DITE QE , ZULLUMET I BEREN POLITIKANET TANE , TI SHPALLIN LUFTE AMERIKES , TINGELLON SHUME KOMIKE , SHUME IDIOTESKE , POR. META ME SHOKET BESNIK TE TIJ , TE VENDOSUR TE MOS PUSHOJNE LUFTEN , MEGJITHESE SHJME NJERI I VOGEL , POR HALLI I MADH TE BEN TE KALOSH NE MARREZI .
    RROFTE AMERIKA ,QE NA KA NDIHMUAR GJITHMON , SA PER EUROPEN KARAKURVEN E RUSISE , SOT SHQIPERIA DO TE ISHTE NDARE COPA COPA .

  21. NjeQytetarOptimist says:

    Ky palaco qenka me I marr se cmendoja.. Gje e mire qe foli se tani ja kuptoj ne cfare “mental state” eshte.. Ka rrjedh.. Hiqeni nga ai post..

  22. Terminator says:

    Dy rrjeshtat e fundit duhet ti patentosh – jane pasuri kombetare.
    Edi Rama prandaj e vuri Meten president, pikerisht per ta vene ne qender te vemendjes dhe, kur ti vije momentim i duhur, ta leje te diskretitohet dhe ti jape dermen perfundimtare. Ilir Meta eshte njeri dinak por aspak inteligjent, ka nje deficense tronditese ne raport me kryeministrin. E ndjen si minjte, qe ndjejne termetin dhe dalin te coroditur nga strofkullat, se po i mblidhet laku perhere e me shume. Prandaj keto lajthitje njera pas tjetres. Por e ka kot, nuk ka asnje shans te shpetoje, do ti paguaje nje per nje te gjitha zullumet qe ka bere dhe burgu e pret…

  23. Gjergj says:

    Ju qe hiqeni si dashnore te perendimit deri dje I lepinit prap…. Stalinit e Mao Ce Dunit. Ju niseni nga aksioma se nuk ka kala qe nuk merrni ju si komuniste.Por perendimin nuk e merrni dot.Ne jemi me perendimin formal e jo kerpudhat qe mbijne pas shirave ideologjike si fondacioni soros etj. Qeniet e shtetet pa dinjitet ne thelb perendimi nuk i do. Dhe presidentet e tille. Perendimi nuk do tw zhvarrose kufomen sllavo komuniste qe vete e varrosi , qe te qelbe e helmoje dynjane. Dicka mund tw themi: ne rast se personalitete politike e publike do te kishin sqaruar e debatuar me perendimoret ne 1945 sistemi komunist ndoshta nyk do ish instaluar, pasi marreveshja e jaltes nuk percaktonte asgje per fatin e sistemit politik ne shqiperise. Askush nuk mund ti fyeje e zhvleresoje tjetrin pa deshiren e ketyre te fundit.Perfundimisht dhe perendimi nuk eshte perendia ndaj e verteta vecsw e shendosh marredhenien me perendimin.

  24. 👏👍🏻 says:

    A MË TË LUMTË , DE !!

  25. Ervin Dushi says:

    Nje nga artikujt me te turpshem qe kam lexuar. Ju nuk beni gazetari. Asnjeri nga ju JOOO !
    Ju shkoni pas tenderave dhe lekut.
    Presidenti,Edi,Luli duan burg padiskutim. Por mbi te gjithe burgun e doni ju qe mbeshtetni keta zuzare qe vjedhin popullin 30 vite. Jeni bere si tarzani sa ne nje peme partie ne tjetren.

  26. Zhzh says:

    ANALIZE BRILANTE. JE GAZETAR DHE ANALIST I SHKELQYER MERO.

  27. Albanistanzgjedhje says:

    Prandaj tha rama qe grate e bashkive nuk do hiqen nga puna qe te mos jene neper zyra kur policia te shkoje te nxjerre punonjesut e bashkive te PD dhe Jo se I dhimbsen grate e dwmokrateve

  28. PPPP says:

    Une jam me presidentin, prith o prift ne prill pirth

  29. Nje analze me vlera kombetare. Armiqte e Shqiperise me Serbin Saleh dhe Baba Xhiken (Amanet mushkat ,,,,) sot i vune damken vehtes se tyre. Ata sot dolen hapur si pro rus (te paguar te Putinit.

  30. Pamija says:

    I madh Mero. Je i sakte dhe i qarte ne c’do gje. Te admiroj. Respekte.

  31. ALBAN DEGA says:

    URRA URRA URRA URRA
    ILIR META ME DY BURRA
    SALEH PUTINI E MONA SURA !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Like Floriri me ne fund pohon me zerin e figuren e tij jo nga Cepani as nga Maja e Jezerces, por nga Presidenca e Shqiperise faqe shqiptareve dhe mbare Botes te verteten, vetem te verteten dhe asgje tjeter pervecse se vertetes !
    Monika nuk eshte gruaja ime!
    Ai kurre nuk ka qene burri i Monikes!!
    Krejt e kunderta !
    Mona Cizmja ka qene burri i tij !
    Jo vetem Mona, por edhe Saleh Ramollah Ajotallah Milloshevic Putanini!
    I bashkon Athina, Beogradi dhe
    “ Perandoria e Djallit” Putin e se fundi edhe Salvin Putanini !
    A nuk e ka deklaruar me dhjetra here me ze e me figure deri edhe nga tribuna e Altarit te demokracise shqiptare se :
    “ Doktori eshte pika ime e dobet …!?

  32. Alban says:

    Editorial me pese fjali

    EMERGJENCE KOMBETARE…SHQIPERIA NE RREZIK ! …SOS !

    PRESIHORI I SHQIPERISE LIKE FLORIRI
    KA LUAJTUR NGA FIQIRI

    – ILIR META ESHTE CMENDUR !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Te shkarkohet menjehere dhe te dergohet per kurim te detyruar ne psikiatrine e Elbasanit ose Vlores.
    Perben rrezik seioz shoqeror dhe kercenon sigurine kombetare !
    Shqiperia ne rrezik…. SOS !
    Shkarkimi dhe izolimi i tij i tij eshte urgjence kombetare

  33. alphade says:

    -Ketu prehet Donkishoti,
    -Ish aq i mire e aq i zoti,
    – boten mbrapsht desh t’a kthente,
    -Dhe USHTE t’a mberthenete !
    …………………………… ……….. …..
    -Ketu prehet Rosinanti,
    -Ish me interesanti,
    – Barin qe i dha i zoti,
    – Asnje here s’e kulloti
    …………………. ……………..
    -Ketu prehet Sancho Pancho,
    -Si Ai s’kish pare Mancha ,
    -E kish barkun sa nje kosh
    -Edhe mendjen fare bosh.
    ————————————
    -Ketu prehet Dulqinja,
    – Ish e rrumbullaket si mellinja,
    – Ne nje katund te Dibres lindi,
    – Ilirin per nuse e bindi…..
    Shenim : Keto EPITAFE i shkojne per shtat , Ilir Floririt BIPOLAR !
    Si nje pasardhes i vertete i Donkishotit sot po lufton me ” Mu-
    llijt e Eres” dhe me “Shakujt e Veres”……….!
    Duke perfunduar keto strofa te Donkishotit te bazuar ne memorien
    time rreth 80 vjecare, shtoj se me kete rast te pershendes gazetarin
    me emblematik te gazetarise sone te sotme, me falni per kakafonine,
    Zotin Mero Baze, i cili me penen e tij, top, na hedh drite cdo dite mbi
    ngjarjet e dhimbeshme te vendit tone qe forca te errta si ky qe sot
    eshte objekt i kesaj analize ekzaustive nga ana e zotit Mero..!
    Edhe nje here te pershendes nga LARG juve, zoti Mero dhe ekipin
    tuaj te mrekullueshem ! Faleminderit ….!

  34. the american says:

    mero,
    meta kështu ka qenë gjithmonë… nuk e di pse e vutë re vetëm së fundmi.
    metaforë e goditur ajo e don kishotit…
    cheers!

  35. Nikolli says:

    Per sa kohe eshte ne zyren e presidentit te repuublikes, vendi yne ndodhet perpara nje fatkeq esie te madhe kombetare. Sa me shpejt te ngrihen institucionet dhe ai duhet futur ne burg, perdryshe do e qoje popullin ne lufte civile

  36. 01 vlora says:

    Shumë i sakt Mero

  37. Dash says:

    ME SAKTE SKA KU TE VEJE , SHPRESOJ TA LEXOJE Rama…

  38. FLUTURA says:

    Ne fakt eshte momenti per te mos bere shaka. O ti shkohet deri ne fund shkarkimit te Presidentit o do mbetemi nje vend afrikan ne mes te evropes. Lojra hidh e prit mes politikanesh nuk mund ti tolerojme me. Mjaft eshte mjaft!!!!

  39. D. S. says:

    E ke kapur shah-mat qenin. Jam i sigurte qe do ta lidhim…
    shume respekt per ty Z. Mero

  40. @autori says:

    Asnje lidhje me Don Kishotin, nuk kane personazhet e Shqiperise. Ai ishte nje idealist i semure qe besonte vetem tek ndershmeria, keta jane materialiste te shendetshem ku babezija dhe krimi kane zevendesuar nderin dhe moralin. Nga ana tjeter, Meroja behet konfuz dhe i pa vertete kur vecon nga tufa e Hajduteve, vetem nje pjese te tyre.

    1. Dima says:

      Unè mendoj qè Meta t’i rikthehet edhe njè here fjalimit,me qetèsi dhe dashuri…

  41. UK says:

    Ju lutem jepjani te ashtuquajturit president zhikja ta lexoje kete shkrim se ndoshta kthjellohet!

  42. Elektricisti60 says:

    Pene gjigande,te lumte dora, je njeshi i pa krahasueshem, editorial perfekt,Si gjithmone analize e shkelqyer .Falemnderit dhe urime per shkrimet,qe mezi i presim ti lezojme me kenaqesi.

  43. Trump says:

    Mero, sa te merreni me komentet e telenovelave Idajeti e Dekreti e Likjs e Xhikja merruni me pergjysmimin e rritjes ekonomike, papunesine varferine, korrupsionin e papergjegjshmerine.Diktatura e Papergjegjshmrrise eshte kembekryq.Heret a vone te gjithe do jene viktima te saj.

  44. UDO says:

    PRESIDENTI MUND TE KETE BERE EDHE GABIME, POR AMA NE NJE GJE NUK GABON. SOROS ESHTE ARMIKU ME I MADH I EUROPES, PO E MBUSH ME EMIGRANTE DUKE KRIJUAR KAOS DHE VARFERI. BRAVO ILIR META.

  45. Realisti says:

    TE LUMTE MENDJA E PENA Z.MERO

    E KE PERSHKRUAR SHUME SAKT …DON KISHOTIN TONE.
    PS DHE EDI RAMA DO E BEJNE SHQIPERINE.
    PER KETE TE JENE TE SIGURT GJITHE POPULLI.

  46. dhembeli says:

    Nje leksion per politikane, partite dhe partickat si dhe institucionet e shtetit, per gazetare e analiste, dhe ate pjese te lexuseve qe duan te qartesojne situaten.
    Faleminderit Mero Baze !

  47. Alban Dega says:

    ACHTUNG !

    ILIR META NE REVAN DREJT BURGUT TE PERJETSHEM

    – Ilir Meta vetshpallet monark absolut i Shqiperise ! I shton edhe 7 krime te renda malit me krime te tij!

    – Cfare pret kryeligjzbatuesja e Shqiperise Zj. Arta Marku !? Pse nuk jep urdher arrestin e tij!

    – Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj

    – Akti i Ilir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues .

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot Ilir Rexhep Meta u vetshpall monark absolut i Shqiperise ! I shtoi edhe 7 krime te renda malit me krime te tijPresidenti i turpit te Shqiperise Ilir Meta cdekretoi daten e zgjedhjeve per organet drejtuese te pushtetit lokal.
    Akti i sotem i iIlir Metes eshte 24 karat grusht shteti antikushtetues!
    Qysh me 8 qershor ai u kthye de jure e de facto ne kryetar i opozites destruktive dhe antishqiptare.
    Qys me 8 qershor Presidenti i Shqperise hoqi edhe masken e fundit dhe u vetdekretue si kryetari e Molotovi dhe Mina e fundit me sahat e Bandes se Gangstereve politike, biologjike e oturako- mediatike te Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevic Putinit, Like Flori Mona Cizmes , Lulush Karabush Mul Stanishiciit, Fatmir Mehdihoxhe Narko e Human Trafikanti i Prostitucionit… e Mafias krejt jashte kontrollit te tyre !
    Eshte mjerim intelektual per nje profesor si Zoti Kume behet papagall dhunuesish te Kushtetutes e kusaresh te vetekapur ne flagrance me € 700 000 Euro faqja ose dora, nga krahu i djathte i tij ne qeveri dhe ne parti Z. Dritan Prifti, drite paste ne Parajse !
    Kushtetuta eshte e qarte si drita e Diellit: Presidenti dekreton daten e zgjedhjeve .
    Nuk ka tager per c’dekretim.
    Nuk ka asnje hapesire per argumentim, per interpretim ne kete rast.
    Kushtetuta nuk eshte as film qe intepretohet, as pacavure qe argumentohet nga gangsteret ligjore te Sali Berishes, ala Enkeled Alibe Gebelsi, Gazmend Babale Bardhi, Clirim VeshGjata e profesore Plepash e akademike Domosdove.
    Kushtetuta e Shqiperise nuk eshte blloku personal i kusarise se tij me ze e me figure € 700 mije euro faqja qe e ktheni nga e si te doje ai dhe Banda e tij.
    Asnje interpretim, asnje argumentim dhe askush as Gjykata Kushtetuese vete nuk eshte mbi Kushtetuten. A-ja dhe ZH-ja e saj eshte zbatimi!
    Gjykata Kushtetuese eshte produkt, sherbetor e jo instructor e aq me pak komandues i Kushtetutes!
    Kushtetuta eshte kryeligji i te te gjitha ligjeve, eshte BIbla dhe Kurani, eshte Carta Magna e cdo shteti.
    Logjika e Ilir Metes dhe keshilltareve te tij produkt Universitetesh Plepash e Akademish Domosdove eshte ligjike kusari e vrasesin serial intelektual si krimi kunder nherezimit i 21 janarit 2011 …
    E vetmja logjike kushtetuese jane dispozitat dhe nenet e saj kurse logjika e secilit, aq me teper te nje Presidenti te inkriminuar me ze e me figure, eshte ceshtje personale e tij jo detyrim kushtetues.
    Me veprimet e tij jologjike e despotike qe ka bere :
    1- me dekretimin e vonuar te ministrit te Brendshem,
    2- me mosdekretimin e ministrit te Jashtem ne keto caste historike per te ardhmen e Shqiperise ne gjirin e familjes natyrore Evropiane,
    3- me parullen e tij leniniste “nje hap mbrapa” per opoziten e cmendur antishtet ligjor dhe “dy hapa mbrapa” per qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nga populli dhe per kryeministrin, qe rrezikoi tri here permbysjen e saj dhe te tij personalisht per shkak te kembenguljes per jetesimin e Reformes ne Drejtesi dhe Vetingun, si premtimi tij madhor per popullin shqiptar qysh ne fushaten e 23 qershorit 2013, Ilir Meta jo vetem shkeli rende por edhe pshurri mbi Kushtetuten.
    Me aktin e sotem ai e dhunoi dhe mbivendosi veten mbi Kushtetuten dhe u be kryetari de facto me nje opozite te terbuar dhe shkalluar nga tmerri i jetesimit te SPAK- ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, objekt e subjekt madhor i te cilave eshte edhe vete ai dhe bashkeshortja e tij .
    Ky akt antikushtetues i shton efhe 7 akuza e konfliktit te interesit mbi 52 akuzave per krime te renda, dy te tretat e te cilave me zerin e figuren e tij dhe te bashkeshortes se tij.
    Kjo eshte aresyeja kryesore pse Ilir Meta e ka humbur jo vetem logjiken, por de jure e ka shkarkuar vetveten.
    Ky akt antikushtetues bashke me dekretin per cdekretimin e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit 2019, shenon edhe vetvrasjen e tij politike dhe ligjore .
    Ai eshte nje akt jo vetem nul, por edhe aresye madhore e percaktuar qarte e prere ne Kushtetute per shkarkimin e tij nga posti i Presidentit te Shqiperise, qe nuk duhet ti ishte dhuruar kurrsesi nga Edi Rama dhe mazhoranca!
    Kushtetuta e miratuar me shumicen absolute te cilesuar te Kuvendit te Shqiperise vetem zbatohet fjale per fjale e pike per pike, sic eshte, nga cdo qytetar e shtetas, nga cdo qelize e shtetit shqiptar e jo me nga Presidenti si garanti i saj.
    Ne emer te atdhetarise shqiptare, ne emer te qyteterimit mijeravjecar iliro- shqiptar, ne emer te aspiratave per liri e demokraci, ne emer te Kultit properendimor, sidomos proamerikan te 95 per qind te shqiptareve kudo ne Bote, ne emer te Kushtetutes se dhunuar te Republikes se Shqiperise, u bej thirrje Kryetarit, Kryesise dhe cdo deputeti te Kuvendit shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje e anetaresie politike, te votojne qe te shkarkojne me procedure urgjente kryemafiozin e krye- Padrinon, kryekusarin e Shqiperise, Ilir Meta.
    Ky eshte vetem hapi i pare i ligjit dhe drejtesise, i mbrojtjes dhe zbatimit te Kushtetutes se Shqiperise, qe e perdhosi dhe perdhunoi ne menyren me brutale duke e mbivendosur vetveten ndaj saj dhe organit me te larte legjislativ dhe shteteror te Republikes se Shqiperise, Kuvendit te saj!
    Eshte koha qe kryeprokurorja e – Kryeligjzbatuesja e Shqiperise Z. Arta Marku te nenshkruaje urdherin e arrestit ne flagrance te Ilir Metes per shkelje flagrante te te gjithe neneve qe percaktojne shkarkimin e tij, per destabilizim te rendit kushtetues, per nxitje te luftes civile ne Shqiperi!
    Sot… Neser eshte teper vone !

  48. ©KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ky eshte Presidenti origjinal,pa keshilltaret , Meta !😢
    Me te “mire” nuk gjeni.
    Ne ndryshim nga Don Kishoti,ky ka hipur mbi “pele” ,ku nuk kuptohen kush eshte i pare ,por ne mos gaboj, pela eshte e papermbajteshme ne te gjitha drejtimet !
    Po “terorizon” me alternativat e fundit,sidomos me zgjedhjen e tij nga populli .
    Mos njohjen e zgjedhjeve e kerkon nepermjet perseritjes se tyre !
    E treta me shperndarjen e Parlamentit, kerkon zgjedhje te reja !
    E pranoni qe eshte i cmendur ?
    vetem nje i lojtur nga mendja e merr kete guxim .!
    Tani ai po thote,nuk kam pune me Parlamentin,dua te zgjidhem nga populli ,nuk largohem nga Presidenca.
    Ofrohuni po ja u mbajti !!!!!
    Imperializmit amerikan dhe borgjezise europiane ,do ti pergjigjet me veprat e E.Hoxhes.
    Jemi ne pritje te opinioneve te Berishes,por kur ai nuk kundershton, korri i ushtrise tek shqupi kendon: “Shkrep me zjarr porsi rrufeja “.

  49. DEMOKRATI says:

    ILIR META TE ARRSETOHET SA ME PARE, ishte ai me DEKRETET ANTIKOMBETARE, qe pershkallezoj Dhunen..dhe Justifikonte Maskarenjte :Se do te Zbatoj Dekretin e Presidentit…lol

  50. ann says:

    Te falnderoj Mero,qe zoti te paska bere per qejf te tije. Te ka dhene mente edhe per analistet pa mente si:Zhei, Andi ,Mark, e te tij .

  51. texas says:

    Ne te gjitha rastet Don kishoti eshte me I pranueshem se buratinet e don-et e tjere.Le ta shantazhojne gjithe diten luli nuk do te persekutoje listen me emra intelektualesh, njerezish e familjesh te medha patriotike te Dibres e Veriut qe i eshte dhene me goje e shkrim nga udheheqesi i rilindjes.Ai do ti rehabilitoje e tju jape hakun.Ata jane e do te jene bodigardet e lirise se Shqiperise e mireqeverisjes se saj.Me kot e kercenojne.Eshte kohe shqiptaresh, me ne fund pas 2000 vitesh sunduar nga pushtues e mbetjet e tyre.

  52. zgjedhjeallakubaneze says:

    A ka ndonje media te lire ne Shqiperi qe te detyroje kqz te publikoje listen e votuesve,per me shume se nje arsye, do isjte sherbim i cmuar per demokracine e te verteten, per paqen e integrimin?

  53. Vangjeli says:

    Ketij artikulli nuk ke ci shton.I thote te gjitha troc.E ka nxjerre Meten lakuriq bythe jashte.Bile Meta bythejashte ka dale vete.Cfare mund te presesh nga nje koketrung dhe te lig si Meta.Po turpi yne eshte qe e kemi president nje teveqel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *